Fundi i kontrabandes se automobilave

Podgorica Sep 30, 2001

Derisa institucionet shtetrore ia hudhin topin njeri tjetrit, pronarët e automjeteve të parregullta kanë drojë se automobilat do të përplasen mbi ta.

AIM, Podgoricë, 28.09.2001

Nuk është kurrfarë fshehtësie - Mali i Zi gjatë dhjetë vjetëve të fundit

është bërë njëri nga destinacionet më atraktive në zinxhirin ndërkombëtar të kotrabandës dhe tregëtisë me automobila të vjedhur. Rrugët e Malit të Zi, në vend të automjeteve të përfolura dhe të këqia të prodhimeve të Zastavës, i kanë vërshuar automobilat e shtrenjtë të prodhuesve të njohur të jashtëm dhe një det automobilësh të tjerë, të cilët ka kohë që nuk plotësojnë rregullat rigoroze teknike të shteteve perëndimore.

Në këtë mënyrë, relativisht për pak të holla, madje edhe nëpërmjet shpalljeve ditore, mund të blihen automjete, të cilat edhe në Perëndim vlerësohen si simbol i prestigjit. Audi 6 mund të blehet për diç më shumë se 20.000 DM, Golf 4 prej dhjetë deri më katërmbëdhjetë DM, varësisht prej modelit Madje edhe ato automobilë që mashtrojnë shikimet lakmuese të kalimtarëve në kryeqytetet botërore - Jaguari, Bentili, Ferari - vështirë se mund të tërheqin vëmendjen e qytetarëve malazez, syri i të cilëve është mësuar me pamje të këtilla. Ka kohë që cinikët kanë formuar trillin turistik për Malin e Zi :"Ejani në Mal të Zi, vetura juaj tani më ndodhet këtu".

Mirëpo edhe idila ka fundin e vet. Kah fundi i muajit të kaluar papritur

erdhën paralajmërimet. Më parë disa gazeta malazeze, ashtu si me turp, duke u thirr në burime të paemruara, paralajmëruan se MUP-i (Ministria e Punëve të Brendshme) i Malit të Zi përgatit akcion të përgjithshëm për zhdukjen e importit dhe regjistrimit të automjeteve të vjedhura dhe të fshehura nga jasht. Përveç ndërprerjes së kanaleve të kotrabandës, paralajmëruan se akcioni policor do të përfshijë edhe marrjen e të gjithë automjeteve të paligjshme, pa marrë parasysh vjetërsinë e tyre.

"Më parë e më lehtë do ta thyej ose do ta djeg në semafor, se sa t'ia dorëzojë policisë" - thot një i ri nga Podgorica, pronar i "Mercedesit" të modelit më të ri, i cili dëshiroi të ngelë anonim. "Ku e di unë vallë kjo veturë është apo nuk është e vjedhur. Unë vetëm mund të flasë. Ajo që mund të vërtetoj është se kjo veturë është e regjistruar sipas ligjit në MUP-in e Malit të Zi, dhe në rast se është e vjedhur, këtë duhet ta dinin ata dhe jo unë. Por, kështu nuk shkon, njëherë i morën paratë për regjistrim, kurse tani duan të ma marrin veturën" - thot ky "pronar" i dëshpruar. Është e vërtetë, ndërkaq, se nuk dinte të sqarojë të dhënën shokante : si është e mundshme që "Mercedesi" i klasit S të cilin e vozit ai të ketë kushtuar gjithësejt 18 mijë marka, derisa çmimi i veturave të tilla në Evropë është trefish më i lartë?

Me kohë edhe shteti shpejtoi të distancohet. " Me ndarjen e drejtorisë së doganës nga RFJ dhe nga Organizata botërore doganore, assesi nuk kishim mundësi që në mënyrë të sigurtë të kontrollojmë automjetet të cilat nga aspekti i Interpolit ishin të vjedhura ose të kontrabanduara" - thot

drejtori i Drejtorisë doganore të Malit të Zi, Miodrag Radusinoviq. Është e qartë se edhe pse të gjithë përpiqen t'i largohen fajit, e tërë kjo nuk do të kalojë aq lehtë..Sidomos kur dihet se nuk bëhet fjalë vetëm për disa automjete, porse, siç vlerësohet, për disa dhjetra mija. Një pjesë e madhe e tyre, të cilat shkelnin rrugët e Malit të Zi, janë të vjedhura. Nuk është i vogël edhe numri i automobilave të tillë të cilët në zhargonin e

stërshitësve emrohen si të "fshirë nga rregjistri i sigurimit". Dallimi i vetëm është që pronarët e vërtetë për disa mijra marka ua kanë dorëzuar automobilat e vetë stërshitësve dhe i kanë paraqitur si të humbur pasi ata të kenë dalur të sigurtë në ndonjë shtet tjetër, që nuk mba kontakte me Interpolin. Në të dyja rastet në humbje të vërtetë janë shoqëritë siguruese të cilat pronarëve pas humbjes së automobilave janë të obliguara t'ua kompenzojnë dëmin.

Tërë ky tregim që nga ana e opinionit malazez është pritur me mosbesim prej në javën e kaluar, pas pranimit të sërishëm të RFJ për anëtare të Interpolit, po bëhet i vërtetë dhe më serioz. Ministri federativ Zoran Zhivkoviq menjëherë pas këtij pranimi deklaroi se problemi i automobilave të vjedhur, të cilët janë në qarkullim ose që janë të regjistruar, do të fillojë të zgjidhet gjatë javëve të ardhshme. Zhivkoviq shtoi se byroja nacionale e Interpolit dëshiron të çelë filialën e vet në Podgoricë. Mirëpo Zhivkoviq nuk e zgjidhi dilemën kryesore, gjegjësisht mënyrën se si do të zgjidhet problemi në fjalë. "Nuk do të flas për detajet, sepse ekzistojnë situata dhe variante të ndryshme të zgjedhjes së tyre, por ajo që është me rëndësi në mënyrë të prerë u them se askend nuk do ta kisha porositur të blejë automobilin për të cilin dyshohet se është i vjedhur, pa marrë parasysh a është apo nuk është i regjistruar", paralajmëroi Zhivkoviq.

Në qarqet e policisë malazeze ka, ndërkaq, edhe të tillë të cilët dallojnë edhe dimensionin tjetër të këtij problemi dhe të cilët vlerësojnë se një

akcion i tillë nuk do të shkojë aq lehtë. "Paralajmërimi i ministrit federativ se menjëherë do të fillohet me zgjidhjen e problemit të automobilave të vjedhur nuk është aspak serioz" - vlerëson një burim i paemruar i afërt me MUP-in e Malit të Zi, i cili i është rrëfyer gazetës së përditshme të Podgoricës "Vijesti". "Për të filluar me marrjen e automjeteve dhe ndalimin e tregëtisë me to së pari duhet të rregullohet baza ligjore.Njerëzit që posedojnë automjete të vjedhura, të njëjtat është dashur së pari që t'i regjistrojnë, gjë të cilën gjyqi është dashur ta dijë. Kështu tani të gjithë i drejtohen policisë, duke mos menduar se ajo bën një shërbim ekzekutiv dhe jo urdhërdhënës" - thotë ai me ton kategorik. As gjyqi nuk është i disponuar të pranojë përgjegjësinë. "Ligjet janë të

qarta, por ajo që dikujt i ka shkuar për interes t'u shmanget, kjo është

diçka tjetër. Shteti në këtë mënyrë, nëpërmjet tatimeve, e ka mbushur buxhetin" - thot Miliq Mededoviq, kryetar i gjyqit themelor të Podgoricës. Dhe në ndërkohë që institucionet shtetrore ia hudhin topin njëri tjetrit, pronarët e automobilave të parregullt frikësohen se veturat megjithatë do të përplasen sipër tyre. " Kështu ka qenë çdoherë, sëpari na samarojnë, na i marrin paratë, pastaj lajnë duart dhe i largohen punës sikur atë gjë të mos e kenë bërë kurrë. Është e vërtetë se të gjithë e kemi ditur se automobilat kanë qenë të vjedhur dhe prandaj përgjegjësinë duhet ta ndajmë sëbashku", - thot Pavle Bijeteliq - nga Podgorica.

Në konkurencë është, vërtetë sipas burimeve jozyrtare, edhe varianti i cili kishte mund të kënaq bashkëbiseduesin tonë. Shpekulohet, në të vërtetë, se tërë puna mund të zgjidhet sipas shembullit të disa shteteve tjera të

rajonit, të cilët më e kanë zgjidhur problemin e njëjtë. Sipas këtij modeli, shteti do të duhej që nga buxheti i vet të ndajë një shumë të caktuar në

emër të dëmshpërblimit ndaj shoqatave të jashtme siguruese. Në pagimin e saj do të merrnin pjesë edhe pronarët e automjeteve të kontestuara, të cilët gjatë regjistrimit në atë fond të njëjtë do të bënin pagesën, varësisht prej klasës dhe vjetërsisë, vitit të prodhimit të të adhuruerit të tyre të llamarintë. Në këtë mënyrë, flitet në qarqet e afërta me policinë malazeze, shoqatat siguruese do të rregullonin kërkesat apo borxhet e tyre, shteti do të zgjidhte këtë akcion tejet të ndishëm, i cili, sipas shumicës, do të shndërrohej në revolt të vërtetë dhe rebelim qytetar, kurse pronarët tani e tutje do t'i kishin mbajtur automjetet e veta pa probleme.

Varianti i këtillë besohet të jetë më i ndershëm, sepse në këtë zinxhir, siç dihet fare mirë, nuk ka të pafajshëm. Shteti vite me rradhë ka mbyllur sytë para kësaj loje duke pranuar këtë shans për të mbushur arkën plot vrima të buxhetit; kanë përfituar poashtu edhe pronarët të cilët, të vetëdijshëm për rrezikun, për pak të holla, nga veturat e lira të prodhimit të vendit kanë kaluar në ato të jashtmet dhe me kualitet të lartë. Do të kishte qenë mëkat sikur pagesës së këtillë t'i shmangeshin dhe t'i bishtnonin qoftë të parët qoftë të dytët.

PETAR KOMNENIQ