Burgosje dhe hetime te reja per shkak të krimeve te luftes

Zagreb Sep 30, 2001

AIM, Zagreb, 28.09.2001

Njërën nga vetitë e tij më të njohura në veprimin e vet politik - teatralizmën - ish zhupani shumëvjeçar i Osijekut dhe Baranjës, gjenerali në pension i Ushtrisë kroate dhe përfaqësuesi aktual i HDZ-s në Saborin e Kroacisë, Branimir Gllavash, të premten e kaluar, më 29 shtator, e ngriti në shkallë perfeksionimi. Në vend që t'i përgjigjej bisedës së paralajmëruar për të cilën ishte ftuar nga ana e policisë së Osijekut, me qëllim që prej tij të marrë informata për krimet e luftës të bëra në Osijek kah fundi i vitit të luftës 1991 dhe në fillim të vitit 1992, Gllavash-i me një grup bashkëmendimtarësh të tij - anëtarë të bazës lokale për mbrojtjen e dinjitetit të luftës Atdhetare, të cilët i duartrokitnin fuqishëm dhe e inkurajonin zëshëm - u paraqit para ndërtesës së postkomandës së policisë së Osijekut dhe para gazetarëve të tubuar derdhi një varg deklaratash fyese kundër pushtetit aktual, duke e quajtur disa herë " regjim tradhëtar". Duke përfunduar tiradën e shkurtër të kripur me fyerje dhe kërcënime, Gllavashi, komandanti i dikurshëm i mbrojtjes së Osijekut, u largua nga vendi para postkomandës së policisë së Osijekut, duke thënë se si në bisedë do të përgjigjej vetëm atëherë kur pushteti kroat të përgjigjej se cili i vrau shumë mbrojtës kroat, disa prej të cilëve i përmendi edhe me emër. Në këtë mënyrë, duke demonstruar revoltin në mënyrë teatrale, iu largua përgjigjes në pyetjet për anët e errëta të luftës Atdhetare të Osijekut, qytetit për mbrojtjen e të cilit në atë kohë komandonte vetë ai. Edhe pse në Osijek ndodhën likuidime të shumta civilësh; ndodhën vrasje që asnjëherë nuk u sqaruan, si ajo e Josip Reihl Kiras, komandantit të dikurshëm të policisë së Osijekut, ose e Mate Shabiqit, komandantit të vendbanimit Jug II të Osijekut; edhe pse qindra shtëpi serbe dhe objekte

afariste u ngritën në ajër, të gjitha këto ngjarje ngelën të shënuara vetëm në raportet policore, pa vullnet që të gjinden shkaktarët e tyre. Vetëm disa media më vonë u muarën me disa nga këto krime - sidomos me vrasjen e dhjeta serbëve të njohur, që ndodhën në një distancë të vogël kohore në dhjetorin e vitit 1991 dhe u pa qartë se - sipas mënyrës si ishin kryer

  • kishin qënë vepër e një grupi të njëjtë. Të gjithë në të vërtetë janë likuiduar me plumb pas qafe dhe të hudhur me duar të lidhura me tel në lumin Drava. Ngeli gjallë vetëm Radosllav Ratkoviq, të cilin e gjet në bregun e Dravës, të plagosur rëndë patrolla e policisë së Osijekut. Ratkoviq, pas shërimit të nevojshëm në spitalin e Osijekut, nëpërmjet Bosnjës iku në Serbi. Dëshminë e tij e publikoi Televizioni i Novi Sadit, mirëpo pushteti kroat në kohën e HDZ-s nuk tregoi kurrfarë interesimi që të kuptojë se cili ishte ekzekutori i Serbëve të Osijekut.

Krimi tjetër i rëndë, që ndodhi në kohën e komandës së Gllavashit për mbrojtjen e Osijekut, për të cilin poashtu shkruajtën mediat e pavarura

  • ka ndodhur në fshatin e afërm Paulin Dvor. Në natën ndërmjet 11 dhe 12 dhjetorit të vitit 1991, në shtëpinë numër 40 të serbit të atjeshëm Andrija Bukviq, pjesëtarët e ushtrisë kroate likuiduan 19 vendas - 18 të nacionalitetit serb dhe një të nacionalitetit hungarez - të cilët ishin strehuar në atë shtëpi. Të gjithë kryesisht kanë qenë pleq dhe gra. Në librin " Dënimi pa krim", të cilin në vitin 1997 e botoi Lidhja e grave të qytetit të Vukovarit, autorë të të cilit janë Vojin Dabiq dhe Ksenija Llukiq, janë shënuar emrat e të gjithë viktimave. Autorët vërtetojnë se pjesëtarët e ushtrisë kroate, të cilët kanë marrë pjesë në ato vrasje, po atë natë të gjithë trupat i kanë transportuar në një vend të panjohur me një kamion të vogël të markës TAM, kurse shtëpinë e kanë minuar. Autorët poashtu vërtetojnë se vendi ku janë varrosur të gjithë të vrarët është zbuluar më vonë, mirëpo pushteti kroat, pa marrë parasysh insistimet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ka refuzuar që t'u jap çfarëdo informacioni lidhur me këtë qeveritarëve jugosllavë.

Deklaratën e vet për atë se çka din për vrasjet gjatë luftës në kohën që

komandonte me mbrojtjen e Osijekut, Gllavash duhet t'ia jepte policisë vetëm një ditë pasi policia e Splitit arrestoi tetë pjesëtarët e dikurshëm të policisë së atjeshme ushtarake. Ata janë të dyshuar se kanë marrë pjesë në mundimet dhe vrasjet e civilëve dhe luftëtarëve të zënë rob. Në mesin e të vrarëve në Lori në v. 1991 dhe 1992 përmenden edhe emrat e vëllezërve Gojko dhe Uglesha Buloviq, dhe serbit të Kashtelit, Nenad Knezheviq. Në Lori është rrahur për vdekje edhe ushtari kroat Dalibor Sardeliq, mirëpo vrasja e tij me siguri është bërë për motive të tjera nga ato për të cilat janë vrarë tre serbët e sipërpërmendur. Për Sardeliqin dihet se në Split ka qenë diler i njohur i drogës, kështu që vrasja e tij besohet të ketë qenë pasojë e llogaritjeve në nëntokën e drogës, në të cilën kanë qenë zhytur thellë edhe disa eprorë të lartë të ushtrisë kroate. Por, në Lori janë likuiduar edhe dy të robëruar të tjerë, ushtarë serbë të cilët kanë qenë dorëzuar në Hercegovinë, gjë për të cilën qeveritarët kroatë kanë qenë të informuar me kohë. Mirëpo asgjë nga tëra këto në kohën e pushtetit të HDZ-s nuk ka qenë evidentuar, sepse në atë kohë, nëse bëhej fjalë për krimet e luftës ndaj Serbëve, politika zyrtare e Tugjmanit ishte përmbyll në shprehjen e kryetarit të atëhershëm të Gjyqit suprem (sot anëtar i Gjyqit kushtetues!) Millan Vukoviq, i cili pat thënë se si kroatët nuk kishin bërë krime lufte, duke qenë se ata kishin mbrojtur atdheun e vet të sulmuar.

Fushata e shpejtuar policoro-gjyqësore lidhur me krimet e luftës të kryera ndaj Serbëve në Luftën Atdhetare, gjatë javëve të fundit po zhvillohet mjaft e zgjeruar. Një javë para se të thirrej në polici në bisedë informative Branimir Gllavash, në policinë e Osijekut është marrë në bisedë Ivan Vekiq, ministri i mëparëshëm i punëve të brendshme në Qeverinë e Bashkimit kombëtar të vitit 1991 të Tugjmanit. Emri i Vekiqit është përmendur edhe më parë lidhur me krimet e luftës, por sidomos është kujtuar lidhur me ngjarjet në Pakraçka Poljana, ku sipas shumë dëshmitarëve arradha e Tomisllav Merçep-it ka kryer krime lufte, sidomos pas vrasjes së familjes serbe Zec,të Zagrebit. Por, pas hetimeve në Osijek, Vjekiq deklaroi se si pyetjet e policisë nuk kishin patur lidhje me ato ngjarje, porse kishin të bëjnë me vrasjen e shefit të dikurshëm të policisë së Osijekut, Josip Reihl Kira, i cili në automobil, në rajonin e policisë kroate, është vrarë në hyrje të Osijekut më 1 korrik të vitit 1991 sëbashku me dy njerëz të tjerë. Edhe pse vrasësi i tij, Antun Gudelj, për policinë ka qenë i njohur nga çasti i parë, ai iku nga vendi i ngjarjes dhe, pas kthimit në Kroaci prej Australie ku qëndroi i fshehur disa vjet, pas një farse gjyqësore u lëshua në liri sepse ndaj tij është zbatuar ligji i amnestisë.

Një fushatë e këtillë e gjerë hetuese, të cilën po e zhvillon qeveria e kryeministrit Ivica Raçan, sipas mendimit të një pjese të analistëve dhe

mediave, është fillim i krijimit të mashtrimit kinse policia dhe gjyqi po bëjnë pjesën e tyre të punës dhe se më në fund po merren me rastet të cilat me vite kanë qëndruar në fundin e sirtarëve të tyre. Ata shprehen se bëhet fjalë për formimin e alibit për Gjyqin e Hagës, i cili po bëhet gjithnjë më i padurueshëm për shkak se i pandehuri dhe i dyshuari për krime lufte, gjenerali Ante Gotovina, kundër të cilit ICTY, për shkak të krimeve që ka bërë gjatë dhe pas kohës së akcionit luftarak Olluja, në gusht të vitit 1995, ka ngritur aktpadinë, ende nuk është zënë dhe dorëzuar hetuesve të Hagës. Tani me thirrjet në biseda informative dhe kapjen e "peshqëve të vegjël", Hagës duan t'i tregojnë për angazhimin e madh të pushtetit aktual që të bëjë atë që nuk kishte bërë qeveria e mëparëshme. Mirëpo, dëshira që qeveria e Raçanit të kryej këtë punë nuk është e sinqertë, vlerësojnë

analistët. Raçani - thonë ata- e di fare mirë se sa larg mund të shkojë në këtë drejtim, në mënyrë që të mos shkaktojë reagimin e ashpër të të djathtës, e cila mund t'ia rrezikojë pushtetin. Për këtë shkak, në të njëjtën kohë dhe poashtu me akcion të shpejtuar si në hulumtimin e krimeve të Luftës atdhetare, shpejtoi të procesojë edhe krimet e luftës të bëra në Kroaci në kohën e partizanëve të Titos, në mënyrë që të tregojë se angazhohet për dënimin e të gjitha krimeve, pa marrë parasysh kush dhe kur janë bërë.

Kjo është mënyrë që tërë ky tregim të zgjatet deri në pakuptim.Kur të dalin para gjyqit pleqët e matufosur të akuzuar se para gjashtëdhjetë vjetësh,

duke luftuar si partizanë, kanë bërë krime lufte, Raçani pa dyshim do ta

realizojë atë që ka menduar. Sepse, harresa është më e lehtë kur tërë puna shndërrohet në komedi.

DRAGO HEDL