Gogoli i terrorizmit bashkon politikanet

Sarajevo Sep 30, 2001

Tregimi për Bosnjen fitoi popullaritet te madh

AIM, Sarajevë, 28.09.2001

Pushteti aktual në BeH amortizoi në masë të madhe fushatën antiboshnjake dhe antimyslimane, e cila mori vrap të madh pas akteve terroriste në Amerikë, gjatë së cilës Bosnja u fokusua si zonë e rrezikut të mundshëm terrorist. Pushteti dënoi terrorizmin, bëri atë që kërkonin aleatët perëndimorë (kontrollin e 18 personave nga fletëarresti i Interpolit), tregoi gadishmëri që t'i dorëzojë të huajt e dyshimtë dhe shfrytëzoi rastin që që të përmirësoj sistemin e copëtuar të sigurimit. Qeveria e Bosnjës ( Këshilli ministror) të cilës i prin Zllatko Llagumxhija, të martën më 25 shtator miratoi planin e luftës kundër terrorizmit, i cili përfshin pesë kapituj. Pika kryesore është vënia e kontrollit në tërë kufirin shtetror, një e katërta e të cilit është e pasiguruar dhe kontrolli i të gjithë pasaportave që u janë dhënë të huajve deri më 15 tetor. Detyrat tjera ndërlidhen me sigurimin e një qarkores ligjore që ende mungon ( nga sistemi i mbrojtjes së të dhënave personale - CIPS, hulumtimi i terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar etj.), kontrolli i llogarive bankiere nëpërmjet të cilave eventualisht financohen rrjetat terroriste, si edhe masat e sigurimit të

hapsirës ajrore dhe një varg aktivitetesh të tjera. Frika nga terrorizmi dhe globalizimi i kësaj të keqeje ofruan shanse të mëdha që shteti të fillojë të formojë qarkoren e nevojshme të sigurimit për të cilën para kësaj ngjarjeje tragjike të terrorizmit në ShBA, nuk kishte angazhim të nevojshëm politik. Në ditët e para pas sulmeve terroriste në Njujork dhe Uashington, Bosnja dhe Hercegovina, në të cilën jeton shumica myslimane (Boshnjakët) nga mediat u damkos si vendi i cili u ofron strehim terroristëve, sipas formulës së barazimit të fesë me terrorizmin. Me këtë ndërlidhet edhe fakti se në kohën e luftës në anën e ushtrisë boshnjake luftonin vullnetarë të vendeve islamike dhe se disa prej tyre pranuan nënshtetësinë boshnjakohercegovase. Në vend dhe më gjerë u krijuan të gjitha parakushtet edhe për luftë mediale dhe keqpërdorim politik, rrethana që kërcnonin të lënë pasoja të rënda në shoqërinë dhe shtetin edhe ashtu të luhatshëm dhe të pa këndellur ende nga lufta e viteve 1992 deri më 1995.

Televizioni i Republikës Serbe i Banjallukës në lajmet menjëherë pas sulmit terrorist, porositi se pas tërë kësaj qëndronte disidenti dhe terroristi saudit Osama bin Lladen "i cili ka pasaportë boshnjakohercegovase". Një pohim i ngjashëm u paraqit edhe në disa media botërore. Akuzën më serioze e shprehu në Zërin e Amerikës (VOA) gazetari Beri Vud më 18 shtator, në një paraqitje më të gjerë për veprimet e organizatës së Al

  • Qaida në Ballkan. Saktësohej se organizata e Bin Lladenit në vitin 1994 kishte vepruar në Shqipëri, por shprehej poashtu dyshim serioz se si "disa grupe radikale islamiste të BeH janë të lidhura me rrjetin e tij".Por, derisa vihej në dyshim prezenca e vetë Bin Lladenit në BeH, pohimi se në territorin e BeH janë prezent ithtarët e tij të cilët përbëhen nga njerëzit vendas nuk vihej në dyshim aspak.

Tregimi për Bosnjën dhe muxhahedinët fitoi popullaritet të madh. Në një koment të të përditshmes "Vjesnik" të 17 shtatorit, porositet se si " Kroacija nuk dëshiron të rradhitet në shoqërinë e vendeve në të cilat p.sh, fanatikët islamist shetisin lart e posht pa pengesa. Bosnja dhe Hercegovina në të vërtetë është e tillë". Nga ana tjetër, në një intervistë për një gazetë beogradase, komentatori Mirosllav Llazanski, i cili vlerësohet se është i informuar për fshehtësitë ushtarako-informative botërore, vërteton se si në afërsi të Zenicës ndodhet një llogor në të cilin stërviten muxhahedinët dhe se në atë fshat pjesëtarët e batalionit polako-norvegjez të përbërjes së SFOR-it nuk guxojnë as të afrohen.

Zëdhënësi i SFOR-it në Sarajevë pohimet e Llazanskit i quajti marrëzi, duke thënë se Forcat e stabilizimit e mbikqyrin tërë territorin e BeH, se nuk egzistojnë kurrfarë llogoresh dhe se në rrethinën e Zenicës është i vendosur kontingenti ushtarak turk. Llazanski kësaj rradhe u demantua zyrtarisht si edhe në Sarajevë ( në këtë qytet komentet e tij pas masakrës në tregun Markale, ku në shkurtin e vitit 1994 u vranë ose u plagosën rëndë mbi 150 civilë dhe kur ai vërtetonte se nuk ishte gjuajtur granatë porse "myslimanët kishin aktivizuar minat shpërthyese"), kështu që fjalët e tij vlerësohen si sharllatantizëm, mirëpo në Beograd ka shumë lexues të rëndomtë të cilët ende i besojnë dhe frikësohen nga " fundamentalizmi i luftëtarëve të xhihadit të cilët kanosen nga Bosnja".

Në një emison të televizionit kroat (18 shtator) në kuadrin e serialit që shfaqej me temën "Lufta e re?" - kushtuar reperkusioneve të akteve terroriste të cilat dridhën Amerikën dhe reflekset eventuale të tyre - disa kontribute janë paketuar në atë mënyrë që Bosnja fokusohet si vend që paraqet kanosje potenciale terroriste për stabilitetin e tërë rajonit. Një perceptim i tillë është poentuar në pyetjen që i shtrohet mysafirit në studio se " Në çfarë mënyre " Kroacia, që ka kufirin më të gjatë me BeH të mbrohet nga rreziku potencial i terrorizmit"? Për fat të mirë mysafir në studio qëlloi Tomisllav Jakiq, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit kroat, i cili atë rast demonstroi dituri dhe qasje të plotë racionale. Teza e tij bazohet në atë se është fort pak e besueshme se në Kroaci terroristi i mundshëm do të vijë nëpërmjet BeH, duke porositur që

Kroacia të forcojë kontrollin kufitar me Hungarinë dhe Italinë.

Bosnja dhe Hercegovina u gjetën në fokus të tillë për dy shkaqe: nga njera anë është krijuar stereotip planetar, i cili vë shenjën e barazimit midis islamit dhe terrorizmit; nga ana tjetër, në BeH populli shumicë janë Boshnjakët (myslimanët), kurse gjatë luftës në rradhët e Armatës BeH luftuan edhe vullnetarë nga vendet islamike (muxhahedinët) shumë prej të cilëve pas luftës ngelën aty. Presidenti i ndjerë kroat, Franjo Tugjman, hyrjen e Kroacisë në luftë e arsyetonte duke përhapur kërcnimin prej " rrezikut islamik që vinte prej BeH "dhe duke marrë mbi vete edhe shtetin e vet" rolin historik si mbrojtës i krishtërimit". Gjatë luftës së kaluar komponenti islamist në BeH u shërbeu si armë e fuqishme propagandistike edhe Millosheviqit edhe Tugjmanit, edhe pse edhe njëri edhe tjetri në ditët para dhe gjatë luftës Izetbegoviqit i ofronin formimin e "shtetit të vogël mysliman në kuadër të BeH". Kjo ofertë u refuzua me vendosmëri. Sikur të ishte pranuar do të ishte varrosëse edhe për ardhmërinë e BeH edhe për popullin e saj më të shumtë (Boshnjakët) të cilët u ndodhën në izolim të plotë si në një lloj Palestine ballkanike.

Mirëpo sado që percepcioni negativ të bazohet në stereotipet e njohura të cilat burojnë nga "tradita kulturore evropiane e krishterizmit" (Zbignjev Bzhezhinski), ai buron edhe nga gabimet e ish pushtetit të Izetbegoviqit. Me ardhjen në pushtet të partisë SDA, feja e cila gjatë 50 vjetëve të kaluara ishte plotësisht e shtypur, menjëherë doli në skenën publike dhe u bë bazë ideologjike e politikës. Simbolika fetare u bë agresive, depërtoi në jetën politike dhe publike, por me një pjesë të madhe islamizmi përfshiu edhe Armatën, sidomos gjatë vitit kritik 1993 kur luftohej në dy fronte - kundër ushtrisë serbe dhe asaj kroate. Feja u bë shpresa e vetme, kurse çdo aleat ishte i mirëseardhur. Qindra vullnetarë erdhën që të luftojnë në BeH. Motivet e tyre ishin të dyfishta: erdhën që të mbrojnë vëllezëit e fesë të cilëve u kanosej zhdukja dhe vetë fenë e cila objektivisht ishte e rrezikuar. Po këta vullnetarë, në Zenicë formuan aradhën e tyre "El muxhahid", të organizuar në bazë fetare, dhe më vonë u vërtetua se nuk ishin përfshirë në një formacion të vetëm ushtarak. Prezenca e saj ishte armë e fuqishme propagandistike për regjimet në Beograd dhe në Zagreb. Mirëpo, lidhur me këtë, këtu gjatë kohë shtrohet pyetja se në çfarë mënyre muxhahedinët kanë mundur të vijnë në Bosnjë nëpërmjet të Kroacisë dhe territorit i cili ishte nën kontrollin e HVO (Mbrojtjes ushtarake kroate)? Përgjigjja në këtë pyetje, në rast se vjen ndonjëherë, do të kishte sqaruar shumë të fshehta të luftës boshnjake.

Sipas urdhëresës së Kryesisë luftarake të BeH, të vitit 1993, të gjithë vullnetarët e Armatës së BeH mund të fitonin të drejtën e nënshtetësisë (identike ishte përvoja edhe në rradhët e HVO-s dhe Ushtrisë së Serbve të Bosnjës), e drejtë të cilën e pranuan një numër i të huajve. Ky fakt është shkas për shpekulimet e mëvonëshme. Në ditët pas aktit terrorist në Amerikë, në media dhe në deklaratat e politikanëve në opinion dilej me shifra bombastike prej pesë deri më 12.000 pasaportësh të ndarë muxhahedinëve dhe pyetjen se sa vallë terroristë potencialë me beh. pasaporta udhëtonin nëpër botë? Ministria për çeshtje civile doli me informatë zyrtare se gjatë luftës në bh. nënshtetësi kishin fituar afër 12.000 të huaj, kurse vetëm 420 vetë kishin qënë me origjinë arabe. Në mesin e tyre vetëm 70 janë luftëtarë-vullnetarë të cilët kanë ngelur në BeH për shkaqe private ose politike. Askush nuk vërteton se në mesin e tyre nuk ka njerëz të dyshimtë, për çka do të vërtetojë kontrolli i pasaportave të dhënë, i cili duhet të përfundojë deri më 15 tetor.

Bashkësia e vogël muxhahedine në vitet pas Dejtonit dhe pas një sërë akcionesh policore gjatë vitit 1997 dhe 1998 u gjind krejtësisht në margjinat e shoqërisë boshnjake, e izoluar dhe e papranuar nga rrethi vendor. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit, Amerikanët kërkuan që brenda afatit prej 45 ditësh vullnetarët nga vendet islamike të lëshojnë vendin. Aradha e tyre është shpërndarë, shumica janë kthyer në shtëpia ose kanë shkuar në fronte të tjera luftarake, kurse një numër i vogël i këtij grupi kanë formuar familje në Bosnjë dhe aty vazhdojnë jetën. Në mesin e

tyre janë zbuluar edhe disa vetë nga lista e fletëndjekjes së Interpolit

Abu Hamza, Handala i dëgjuar ( i dyshuar për vendosjen e autobombës në Mostar), Frang Dumont, plaçkitësi i bankës i cili ndërroi fenë dhe u fsheh në Bosnjë që t'i shpëtojë burgut.

Tregimi për Bosnjën si rrezik potencial i terrorizmit është, sidoqoftë ,

disafish i tepruar. E para, vendi ndodhet nën protektoratin e drejtpërdrejtë ushtarak të Aliansës perëndimore, e cila ka mbikqyrje të plotë. E dyta, shtrohet pyetja se sa qenia sociale e myslimanit boshnjak është e përshtatshme për radikalizëm islamik dhe, e treta, këtu pushtetin e ka në dorë Aliansa, sëcilës nuk mund t'i përshkruhet lidhja me qarqet radikale

islamike as në vend dhe as në botë. E tërë kjo në sasi të konsiderueshme ka ndikuar që të amortizohet fokusimi i Bosnjës si vendstrehim i radikalizmit islamik. Veç asaj, kreu shtetror pa kurrfarë dileme u rradhit në blokun botëror antiterrorist, gjë prej së cilës BeH mund të ketë fitim.

Tentativat e mëherëshme që të sigurohet kufiri shtetror ose të bëhet një

minimum koordinimi i sigurimit në nivel shtetëror, nga ana e qarqeve nacionaliste serbe dhe kroate është refuzuar si tentim për unitarizimin e BeH. Sulmet më të reja terroriste kanë vërtetuar se terrorizmi është një

problem global dhe tërheq vërrejtjen për mosndarjen e sipërfaqes së sigurimit të BeH. BeH nuk mund të luftojë kundër kësaj dukurie me dy shërbime të sigurimit kufitar nacional që ka Federata dhe me atë të veçantin serb në entitetin serb (Republika Serbe), me policitë e copëzuara nacionale, tri ushtritë dhe me një të katërtën e kufirit shtetror fare të pambrojtur. Tani është shansi që BeH të organizohet si shtet i cili do të jetë në gjendje që të mbrohet vetë dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në luftën kundër terrorizmit në rajon. Nga e tërë e keqja, kjo mund të jetë një fitim për Bosnjën dhe Hercegovinën. Sepse, në rast se kryeministri federativ i BeH Zllatko Llagumxhija para disa muajsh propozonte koordinimin më të fortë të sistemit të sigurimit, me siguri do të etiketohej si unitarist. Në këtë mënyrë, rreziku nga terrorizmi bashkon politikanët e përçarë të Bosnjë e Hercegovinës.

EMIR HABUL