Mbrojtësit e “thesarit” të Millosheviqit

Beograd Sep 29, 2001

Dhjetëvjetorin e shpërbërjes së Jugosllavisë “së madhe” kjo e reja, RF Jugosllave, po e pret me bindje për zvoglim të mëtejshëm. Ajo që është paradoksale, në skenën e saj politike dominojnë forca të cilat në programet e tyre mbrojtjen e Jugosllavisë e kanë ofertë kryesore ndaj zgjedhësve të vet. Këtë ofertë në zgjedhje qytetarët e pranuan, mirëpo fituesit, tani në pushtet, premtimin e braktisën.

AIM, Beograd, 26.9.2001.

Në fushatën elektorale të vitit të kaluar koalicioni i nja njëzet partive të mbledhura në Opozitën Demokratike Serbe (DOS) dhanë fjalën se do të mbronin shtetin e përbashkët të Malit të Zi dhe Serbisë, kurse Vojisllav Koshtunica, i cili pas zgjedhjeve do të bëhej kryetar i RFJ-së, paralajmëroi se brenda një viti e gjysëm shteti do të vendosej në baza të reja të qëndrueshme demokratike kushtetutare. Deri në fund të këtij afati nuk kanë ngelur më shumë se gjashtë muaj, por gjasat janë gjithnjë më të vogla se do të vijë deri në biseda serioze rreth kësaj teme, kurse raportet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi kanë rënë në një numër më të vogël funkcionesh të përbashkëta nga që janë, për shembull, ato midis Francës dhe Gjermanisë. Ajo që poashtu është paradoksale, mund të thuhet se pushteti i ri në Serbi gjatë vitit të kaluar më shumë ka bërë për “mbetjen” formale të Kosovës, se që ka treguar interesim për “ ikjen” e Malit të Zi nga Jugosllavija. Ajo që është poashtu e vërtetë të gjitha përpjekjet lidhur me bisedat për fatin e RFJ-së Podgorica i ka dekurajuar vendosmërisht, duke kushtëzuar ekzistimin e shtetit të përbashkët me - më shpërbërjen e saj paraprake.

Millo Gjukanoviq gabimin politik të refuzimit të zgjedhjeve federative të shtatorit të vitit të kaluar, në të cilat regjimi i Sllobodan Millosheviqit u rënua, vetëm e shtoi dhe zmadhoi me mospranimin e mëvonshëm të rezultateve zgjedhore. Më drejtë, me “mospranimin e pjesërishëm” të legjitimitetit të përfaqësuesve malazez në qeverinë dhe kuvendin federativ, me të cilën vetë ai, me vendimin që Partia Demokratike Socialiste (DPS) mos dalë në zgjedhje, ndihmoi fitoren e të tjerëve. Millo Gjukanoviq taniVojisllav Koshtunicën “e njeh”për kryetar të RFJ-së, por jo edhe kryeministrin federativ i cili, sipas Gjukanoviqit, përfaqëson “pakicën” e Malit të Zi.

Nga ana tjetër, antarja më e fortë e DOS-it, Partia Demokratike Serbe e Koshtunicës (DSS), hyri në konflikt të hapur me qeverinë e Serbisë të udhëhequr nga Zoran Gjingjiqi, të përkrahur nga një pjesë e koalicionit qeveritar. Shkak për shpërthimin e konfliktit ishte arestimi i një prillit, pastaj dorëzimi i Sllobodan Millosheviqit në tribunalin e Hagës në ditën e Vidovdanit, dhe, më në fund, vrasja e pasqaruar e një ish puntori të sigurimit shtetor në muajin gusht, në ditën kur ishte takuar me ndonjërin nga antarët e kabinetit të Koshtunicës. Në ndërkohë, ashpërsia e akuzave të ndërsjella brenda DOS-it i arriti dhe thuaj i tejkaloi caqet verbale me të cilat në kohën e tij regjimi i Millosheviqit u vërsulej kundërshtarëve të vet. Në rrethana të tilla Vojisllav Koshtunica arrin të vërë kontakt të drejtpërdrejtë me Millo Gjukanoviqin me anë të Këshillit Suprem diç të fyer të mbrojtjes, organit që vendos për çështjet më të rëndësishme të sigurimit ushtarak dhe të mbrojtjes së vendit. Në mbledhjen që rastësisht qëlloi të mbahet në Podgoricë më 11 shtator, në ditën kur ndodhi sulmi terrorist ndaj SHBA-ve, morën pjesë, përveç tre kryetarëve (Koshtunica, Gjukanoviq, Millutinoviq) edhe kryeministri federativ Dragisha Peshiq, ministri i mbrojtjes Sllobodan Krapoviq dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së UJ, Nebojsha Pavkoviq. Në mbledhje u shqurtuan çështjet e sigurimit të kufirit shtetor me Maqedoninë dhe Shqipërinë, gjegjësisht vija e ndarjes me Kosovën dhe transformimi i UJ-së; vendimi për hyrjen e RFJ-së në Partneritetin për paqë u anulua për “ pas zgjidhjes demokratike të çështjes së marrëdhënieve të ardhshme ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi”. Atëherë dukej se biseda serioze për ardhmërinë ishte çelur në takimet e veçanta të Vojisllav Koshtunicës me Millo Gjukanoviqin, të mbajtura po atë ditë. Koshtunica konstatoi se “ekzistonin dallime rreth çështjes së zgjidhjes së statusit shtetror, të “ pyetjes mbi të gjitha pyetjet tjera”” mirëpo dialogu ndërmjet organeve federative dhe përfaqësuesve të pushtetit Serb dhe atij Malazez duhet të shpejtohej sa më shumë që të vinte deri në zgjidhje”. Sa i përkiste atij vetë, ai ngelte në bindjen se zgjidhja më e mirë e marrëdhënieve të Serbisë me Malin e Zi ishte njëlloj shteti me një numër të caktuar funkcionesh të përbashkëta, mirëpo që ishte i mirëseardhur dialogu për platformat e qeverisë jugosllave dhe serbe nga njera anë dhe qeverisë së Malit të Zi, nga ana tjetër. Gjukanoviq, ndërmjet tjerave, deklaroi se dallimet egzistuese rreth rregullimit të bashkësisë shtetrore nuk mund të tejkaloheshin vetëm me një mbledhje, por edhe se “ shfaqim pajtimin tonë rreth asaj se kjo pyetje duhet të zgjidhet për një afat mundësisht sa më të shkurtër dhenë mënyrë demokratike”.

Leximi i mundshëm inkurajues i porosive të theksuara ose madje vetë fakti se erdhi deri në mbledhjen e Këshillit suprem të mbrojtjes dhe në ndalimin e menjëhershëm të shpjegimeve të këshilltarëve zyrtarë dhe jozyrtarë, grada të cilat në Serbi dhe Mal të Zi përjetuan një lulëzim të paparë gjatë vitit të kaluar. Kështu për shembull, Bllagoje Grahovac, këshilltari i Millo Gjukanoviqit për çështje ushtarake, mbledhjen e vlerësoi si farsë, sepse në të kishte marrë pjesë Gjukanoviqi! i cili “nuk pranon shtetin federativ” dhe Millan Millutinoviq-i, i cili vetëm formalisht quhet kryetar i Serbisë”. Nga ana “serbe” u paraqit koloneli Dragan Vukshiq,deputeti i Lëvizjes për Serbinë demokratike (PDS), i cili ndërrimet në UJ i vlerësoi si formale, gjegjësiht se ato “zhvilloheshin ashtu siç dëshironin kryetari Koshtunica dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë, Nebojsha Pavkoviq, i cili duhet të ndërrohej i pari”.Vlerësimet e sipërme në lexim të drejtë tregojnë qartë vetëm atë se njërin nga institucionet më të rëndësishme, sadoqoftë “ të dyshimtë” - nuk e pranon askush, ose vetë ata që qëndrojnë në të nuk i pranojnë antarët tjerë.Që e tërë kjo të bëhet ende më e paqartë ka ndikuar edhe Sllavko Peroviq, zëdhënësi i Lidhjes liberale të Malit të Zi (LSCG) - partisë së vetme e cila aktualisht mundëson ushtrimin e qeverisjes së DPS-it të Gjukanoviqit - duke vlerësuar mbledhjen e Këshillit Suprem të mbrojtjes si “opstrukcion të konstituimit të Malit të Zi si shtet i pavarur” dhe sinjal “se është e mundur që të jenë arritur disa marrëveshje rreth bashkësisë së ardhshme dhe se Gjukanoviq me kohë është i informuar për ato”.

Megjithatë Vojisllav Koshtunica rundin e parë të bisedave për ardhmërinë e RFJ-së e cakton për 19 shtator. Qeveria serbe që në fillim i miratoi orientimet themelore për rregullimin kushtetues të shtetit të përbashkët, propozim ky i cili i kundërvihet konceptit të Gjukanoviqit sipas të cilit RFJ më parë duhet të ndahet në dy shtete të pranuara ndërkombëtare dhe vetëm atëherë të bashkohet në ndonjë lloj bashkësie. Dragan Shoq, kryetar i Partisë Popullore Malazeze (NS), vlerëson se “ ekziston një konsenzus i heshtur politik që të gjindet zgjidhje e përherëshme, e cila të mos shpjerë kah destabilizimi i mëtejshëm në këto hapsira” dhe mendon se deri te zgjidhja do të vijë më së voni deri në fund të majit të vitit të ardhshëm ( afat që përputhet me mbarimin e një viti e gjysëm nga zgjedhja e Koshtunicës). Nevojën e domosdoshme për bisedime e thekson edhe Partia Popullore Socialiste (SNP), partner i koalicionit të DOS-it në qeverinë federative dhe njëkohësisht kundërshtari më i fortë i Millo Gjukanoviqit në Mal të Zi, partia që refuzon ofertën për formimin e qeverisë së koncentruar, të propozuar nga Gjukanoviqi, qëllimi i fshehtë i të cilit është që të dobësoj presionin e Partisë liberale për ndarje të pakushtëzuar të Malit të Zi.

Në biseda ishin ftuar kryeministri federativ Dragisha Peshiq, kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri malazez Filip Vujanoviq dhe kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiq. Një ditë pas shpalljes së ftesës, më 15 shtator, këshilltari i Gjukanoviqit Miodrag Vukoviq vërtetoi pjesëmarrjen e kryetarit malazias, duke theksuar se biseda e caktuar do të jetë “ rast që përfundimisht të krahasojmë argumentet e dy platformave”, gjegjësisht se “ të gjithë argumentet janë në anën tonë dhe se Serbia gjithnjë më shumë i afrohet ofertës sonë” sepse Jugosllavija është një “ide e shpenzuar”. Liberalët e përsëritën atë se bisedat e paralajmëruara “ vërtetojnë se kryetari i Malit të Zi i afrohet idesë për shtetin e përbashkët”, e cila është një taktizim që vërteton edhe për “ikjen e Gjukanoviqit nga referendumi, gjegjësisht paralajmëron qeverinë e koncentruar”.

Dy ditë më vonë një funkcionar i paemruar i DPS-it lajmëron se Gjukanoviqi nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Beograd “sepse Koshtunica nuk ka pranuar kërkesën e tij që në biseda të mos marrë pjesë kryeministri federativ Dragisha Peshiq”. Përkundër kësaj, mbledhja nuk është anuluar deri në pasditën e 19 shtatorit, kur në Pallatin e Federatës në Beograd nuk u paraqitën jo vetëm Gjukanoviqi dhe Vujanoviqi, por as edhe Zoran Gjingjiqi. Në përgjigjen e parë të Podgoricës u përsërit idea e vjetër e Gjukanoviqit se do të bisedonte vetëm me përfaqësuesit e Serbisë, sepse Mali i Zi nuk njeh qeverinë federative. Nuk kishte shpjegim se si tolerohej prezenca e kryeministrit federativ në mbledhjen e Këshillit Suprem të mbrojtjes, kurse nuk tolerohej në bisedat për ardhmërinë e shtetit të përbashkët. Në reagimin e parë të Koshtunicës, në mbrëmjen e 19 shtatorit, u theksua pikërisht kjo çështje, si edhe fakti se Mali i Zi plus (ose shteti federtativ i Gjukanoviqit plus) ose kryeministri federativ bartin përgjegjësi kur është në pyetje mbrojtja e kufinjve (edhe të Malit të Zi), konferenca e donatorëve për ndihmë RF Jugosllavisë, por jo edhe kur bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit të përbashkët.

Zoran Gjingjiq mosardhjen e vet e arsyetoi duke u shërbyer me fjalorin sportiv: “Nëse keni lojë dhe një skuadër nuk vjen, sa vlen ajo që të 11 lojtarët e skuadrës kundërshtare dalin në fushëlojë - lojë nuk mund të ketë”. Në atë mes nuk u gjend ndonjë gazetar i sportit që t'i tregonte se në raste të tilla skuadra që nuk shfaqet në fushën e lojës e humb ndeshjen me 3:0. Mirëpo, pavarësisht nga krahasimi jo i qëlluar, Gjingjiq-sipas qëndrimit të vet “pragmatik” -i bëri kritikë mbledhjes derisa këshilltarët dhe ekspertët e të gjithë pjesëmarrësve paraprakisht nuk ishin dakorduar për çështjet rreth të cilave lojtarët kryesorë ishin pajtuar; deklaratë kjo vërtetë e pakuptueshme derisa dihet se qeveria e Gjingjiqit përkrah platformën “jugosllave” për ridefinimin e marrëdhënieve në RFJ.

Vojisllav Koshtunica po atë ditë lajmëroi se ftesa për mbledhje do t'u dërgohet rishtas të gjithë atyreve që nuk u përgjigjën, kësaj rradhe me kërkesë që të vërtetonin edhe me shkrim pjesëmarrjen ose argumentet për refuzimin e saj. “Nëse kanë ndonjë vërrejtje për pjesëmarrësit e bisedimeve, për vendin e mbajtjes së bisedimeve, për kohën në të cilën mbahen, ndoshta edhe për stinën e vitit, vërrejtjet e tilla thjeshtë le të na i sjellin edhe me shkrim”, tha Koshtunica, duke shtuar se, nëqoftë se bisedat për shtetin e përbashkët nuk fillojnë, “atëherë përgjegjësia, me emër dhe mbiemër, do të bjerë në të gjithë ata të cilët nuk kanë qenë të disponuar për biseda të këtilla”. I shqetësuar pak më tepër se herë tjera, Koshtunica konstatoi se personalisht atij si kryetar shteti nuk i pengonte aq shumë nënçmimi, por se nuk do të lejonte të nënçmohej shtetit federativ.

Siç duket jo aq i shqetësuar me vlerësimet e SNP-së rivale se si “ befasi më e madhe do të kishte qenë sikur të kishte shkuar në bisedimet në Beograd, se sa që kish apstenuar” sepse kjo ishte “edhe një luping në varguan e lupingjeve politike të Gjukanoviqit”, kryetari i Malit të Zi herën e parë deklaroi se Malit të Zi “nuk mund t'i hudhet faji për mosgadishmëri për dialog”, se “qeveria malazeze sinqerisht dhe me vendosmëri i është përkushtuar ripërtrirjes së shtetësisë së Malit të Zi, sepse këtë e vlerëson si kusht për ardhmërinë e sigurtë të Malit të Zi në Evropën e zhvilluar dhe se prandaj përpiqet për biseda të hapura me të gjitha subjektet politike”, kurse me Serbinë! vetëm “pas harmonizit paraprak të elementeve të dialogut”.Analistët partiakë, dëgjuesit dhe shikuesit e habitur heshtnin para qëndrimeve të liderëve të tyre: DSS i Koshtunicës për të gjitha mossukseset akuzonte ata që nuk kishin ardhur, kurse DS i Gjingjiqit ata të cilët nuk e kishin përgaditur mbledhjen siç duhet; disa anëtarë të SPS të Millosheviqit pa emocione të dukshme vlerësonin se si “ në mesin e përfaqësuesve të pushtetit nuk ekzistonte vullnet i mirë për zgjidhjen e krizës në marrëdhëniet ndërmjet njësive të federatës. Në rast se regjimi në Beograd dhe Podgoricë do ta kishin kuptuar ashtu si duhet interesin nacional ata do ta kishin organizuar mirë atë mbledhje dhe do të ishin marrë vesh shumë shpejt”. Një antar i SPS përkujtoi se DOS-i në fushatën e vet paraelektorale kishte thënë se problemi me Malin e Zi do të zgjidhej kur të shkonte Sllobodan Millosheviqi, “ mirëpo kjo nuk kishte ndodhur. Fjala është për shkatërimin e mëtejshëm të Jugosllavisë”.

Në vigjiljen e përvjetorit të “revolucionit të tetorit” shihet se, sa i takon rregullimit të statusit të vet të brendshëm, RF Jugosllavisë nuk ka bërë as një hap të sigurtë përpara. Mali i Zi është më larg se në kohën e regjimit të Millosheviqit, DOS-i është aq keq i përçarë sa nuk do ta kishin bërë të tillë as kundërshtarët e tij më të mëdhenj, opozita

  • e margjinalizuar si kurrë më parë, përçarja e Malit të Zi gjithnjë më e shprehur. Krahas të gjithave, DPS- i Gjukanoviqit - nëpërmjet juniorëve të vet, të cilëve u prin Sasha Millosheviq-i - më 21 shtator akuzon Koshtunicën se “ tubon, tërheq dhe promovon politikisht ato forca të cilat ishin mbështetje e diktaturës së rrëzuar në Serbi”. Edhe më tej, se “nën pamjen e legalizmit, kurse në të vërtetë me ruajtjen e mekanizmave të pushtetit të vjetër, Koshtunica, mbron trashgiminë e së kaluarës, duke penguar ndryshimet me arësyetime formale dhe mesazhe pseudopatriotike”. Si plotësisht e qëlluar për këtë mund të citohet sentenca de te fabula narratur. Për këtu pyetja e besimit ndaj politikanëve jugosllav, ndoshta në nivel relevant, mund të barazohet me atë vallë njeriu atyre do t'ua besonte që t'ia ruajnë delen e vizatuar. Delen apo dhentë, në këtë rast trupin zgjedhor dhe zgjedhjet, tani dhe në kësi kohe nuk i kujton më askush.

ALEKSANDAR QIRIQ