Haga "shkruan" historinë e re të bh.

Sarajevo Sep 25, 2001

Pa procesverbalin e kryesisë së luftës

AIM, Sarajevë, 19.09.2001.

Një numër i anëtarëve të Kryesisë së BeH në fillim të luftës mendonin se nuk ka hapësirë për përgjegjësinë e tyre për gjithçka ndodhi gjatë luftës, sepse pa marrë parasyshë se Kryesia ishte komandë supreme ata asnjëherë nuk kishin marrë pjesë në sjelljen ndonjë vendimi ushtarak. Thjeshtë, siç e pranuan disa prej tyre, kishin pranuar të ishin të përjashtuar, gjegjësisht të ishin vetëm numër votash në makinerinë votuese, "ikebanë", e individëve të autorizuar... Athua vërtet ishte kështu dhe athua ndonjërin nga këta ky justifikim për mospërzierje në punët zyrtare mund ta çojë në Gjyqin e Hagës? Edhe nëse nuk merret përgjigje pozitive në këto dy pyetje mirë që ndodh kështu, sepse opinioni publik boshnjako - hercegovinas mësoi se çka kishin bërë në fillim të luftës të zgjedhurit e tij dhe përfaqësuesit e pushtetit, disa nga të cilët edhe tni ose nuk janë larg pushtetit ose ende participojnë në të, vetëm se në pozicione tjera.

Përgjigjet/konstatim u thanë brenda muajit, sa i duheshin Kryesisë së tanishme të B eH që me kërkesë të kryeprokurores së Hagës Carla del Pontes të mblidhte procesverbalet nga seancat e Kryesisë gjatë periudhës nga dhjetori i vitit 1990 deri në shkurt të vitit 1993. As pas grumbullimit, "pakoja" për në Hagë nuk është kompletuar - dhjetë procesverbale pa kurfarë sqarimi mungojnë nga arkivi, kurse një numër i madh i tyre, përfshirë periudhën prej para fundit të 1992 deri në fillim të vitit 1993 nuk ekzistojnë fare(!?) Sqarimi zyrtar është se "shkaku i ndërprerjes së shpeshtë të rrymës elektrike në Sarajevën e asaj kohe, seancat e kryesisë nuk janë xhiruar, prandaj nuk janë bërë as procesverbalet". Dëshmitarët thonë se kryeprokurorja e Gjyqit të Hagës, gjatë qëndrimit në Sarajevë, e kishte pritur këtë justifikim me një buzëqeshje të fshehur.

Sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së asaj kohe, rreth asaj se çka do të bënte ai nëse Tribunali mund të kontaktonte me të për të mësuar se ku janë procesverbalet, u përgjigj shkurtë duke thënë se tani ishte nënpunës i misionit të OSBE-së në BeH, prandaj Tribunali nuk mund ta ftonte aq lehtë për përgjegjësi, se ekzistonin rregulla komunikimi me zyrtarët e misionit të OSBE-së, kurse përndryshe ai nuk kishte të fliste asgjë për ato procesverbale... Anëtarë të kryesisë në atë kohë ishin: Alija Izetbegoviç, gjatë gjithë kohës si i pari mes të barabartëve, pastaj Fikret Abdiç, Biljana Plavshiç, Nikola Koljeviç, Franjo Boras, Nenad Keçmanoviç, Ejup Ganiç, Nijaz Durakoviç, Stjepan Klluiç, Ivo Komshiç, Mirko Pejanoviç, pastaj edhe Jure Pelivan dhe Rusmir Mahmutçehajiç, si kryeministër republikan dhe kokryeministër, pastaj Haris Silajxhiq në të njëjtët funksione dhe gjithashtu edhe Sefer Haliloviç, si komandant i Armatës së BeH dhe Jusuf Pushina si personi i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse më pas në të njëjtat pozicione edhe Rasim Deliç dhe Bakir Alispahiç dhe në fund si kryetar të Kuvendit të BeH Mariofil Lubiç, gjegjësisht Miro Lazoviç.

Rrëfimi për kërkesën e Hagës u bë publik për opinionin shumë ngathtë, disa ditë pas dorëzimit (vullnetar) të eprorëve të lartë të Armatës së BeH nga ajo periudhë: gjeneralëve Mehmed Alagiç dhe Enver Haxhihasanoviçit dhe kolonelit Amir Kubure. Së pari gazeta e Splitit "Slobodna Dalmacija" botoi informacionin rreth kësaj kërkese, që e kishin transmetuar mediat sarajevase, njëkohësisht kishin tentuar ta vërtetonin në vetë Kryesinë e BeH. Së pari u prononcua sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së BeH Ante Grbica, i cili tha se nuk mundej "asgjë as të vërtetonte, as të mohonte, sepse unë nuk kam parë një kërkesë të këtillë, por për të ishte folur nëpër korridoret e Kryesisë". Pesëmbëdhjetë ditë më vonë anëtari aktual i Kryesisë së BeH Beriz Belkiç, do të thoshte se i pari e kishte pranuar këtë kërkesë dhe se Kryesia kishte gabuar që nuk e kishte informuar menjëherë opinionin publik për këtë gjë, sepse BeH ka obligim që të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës. Për të njëtin rast Belkiç sqaroi se në aspektin teknik kjo paraqiste një punë mjaft voluminoze. Siç u morr vesh më vonë bëhet fjalë për 175 procesverbale me rreth 17.500 faqe të shkruara, që duhej kopjuar, nënshkruar, vërtetuar...

Duke shprehur pakënaqësi rreth asaj se çka kërkon Tribunali i Hagës në procesverbale (legalizimi i hyrjes së muxhahedinëve në BeH, krimet ndaj serbëve të bërë në Sarajevë, përgjegjësia komanduese për veprimin e përgjithshëm, gjetja e çelësit për të kuptuar logjikën e sjelljes së autoriteteve në BeH gjatë asaj periudhe, konfliktet me kroatët e BeH, më shumë detaje për shpërbërjen e pushtetit të parë multietnik në kohë lufte, angazhimi i Biljana Plavshiçit ose ndonjë tjetri...) anëtarët e atëhershëm të Kryesisë bh., që ishin pjesë e komandës supreme të Armatës së BeH, reagojnë në mënyrë mjaft interesante - se askush asgjë nuk i ka pyetur apo inkuadruar në sjelljen e ndonjë vendimi të rëndësishëm të natyrës ushtarake, se komanda tërësisht ishte në duart e një njeriu - Alija Izetbegoviçit! Kështu Nijaz Durakoviç mes të parëve deklaroi se "nuk ndjen kurfarë përgjegjësie sepse vendimet e rëndësishme të natyrës ushtarake nuk i kam sjellur si anëtar i Kryesisë dhe as më ka pyetur kush derisa kam qenë anëtar i Kryesisë". Stjepan Kljuiç gati në mënyrë identike komentoi angazhimin e vetë: "Nuk jam i sigurtë që ekziston ndonjë dokument që do të ishte kompromitues për Kryesinë e BeH... Atje asnjëherë nuk ka patur diskutim për aktivitetet e Armatës së BeH, kjo ishte jashtë Kryesisë... Armata ishte në duart e një njeriu... Por, fatkeqësisht, shumica e aprovonin, që mund të vërtetohet lehtë nga procesverbalet". I pyetur nëse ky qëndrim do të thotë përgjegjësi për anëtarët e Kryesisë, që nuk e kishin bërë punën e tyre siç duhej, Kljuiç thotë se kjo është mjaft e rëndësishme: "Megjithatë, atëherë ishte gjë e bukur që të përjetoje beneficionet e ndryshme, ambasador në emrin e Kryesisë, nënpunës në funksione të ndryshme, apo me pozitë në Kryesi...".

Në të njëjtën bisedë Kljuiç përmend se ai disa herë kishte kërkuar procesverbalet e Kryesisë, por nuk mund i kishte marrë shkaku i sqarimit të Izetbegoviqit se ishte gjë e shtrenjtë, se duhej kohë, se Kryesia nuk kishte para dhe të ngjashme: "Asnjëherë nuk i kemi marrë procesverbalet", thotë Kljuiç. Anëtarët e atëhershëm të Kryesisë që dëshirojnë të fshehin identitetin e tyre pohuan se asnjëherë nuk e zbuluan se me cilin nga kreu ushtarak takohej fshehtas Izetbegoviçi në kabinetin e tij. Njëri nga këta pohoi se jo rrallë herë kishte raste kur kamarierëve të punësuar në ndërtesën e Kryesisë tu paguanin nga një kuti cigaresh për të mësuar se me cilin dhe për çka bisedonte Izetbegoviçi!

Natyrisht, vetë Izetbegoviçi konsideron se Kryesia e BeH nuk ka përgjegjësi: "Edhe Kryesia edhe unë personalisht kemi penguar krimet ku kemi mundur dhe në këtë drejtim kemi pasur sukses. Kjo ishte politika jonë. Megjithatë dua ta potencoj se nuk ik nga ndarja e fatit me gjeneralët tanë me të cilët kam mbrojtur dhe vepruar dhe kam arritur të mbroj Bosnjën dhe popullin e saj". Izetbegoviç gjithashtu deklaroi se është mirë që Tribunali i Hagës bën punën e vetë sepse atje "shkruhet në detaje historia e BeH gjatë kohës së agresionit. Kjo histori me siguri nuk do të jetë pa gabime, por do të jetë më e vërtetë nga gjithë ajo që mund ta shkruajnë njerëzit".

Gjatë këtij muaji ka edhe nga ata, atëherë opozitarë, sikurse liberali Rasim Kadiç që thotë se deklaratat e anëtarëve të atëhershëm të Kryesisë se nuk kishin ditur asgjë, janë "hipokrite dhe të pamoralshme". A është e mundshme që njerëz seriozë, të cilët në kohën më të vështirë ishin në pozicionet më të përgjegjshme të vlerësojnë se i shmangen përgjegjësisë vetëm duke pranuar se nuk ishin pyetur fare, gjegjësisht se nuk kanë punuar? Edhe anëtari aktual i Kryesisë Beriz Belkiç thotë se nuk mund të mos shqyrtohet se si këta njerëz kanë vepruar kështu, si është e mundshme që disa çështje të mos i pastronin, t'i hapnin dhe t'i zgjidhnin deri në fund...

"Nëse Kryesia është komandë supreme, atëherë është e palogjikshme të jeshë pjesë e saj e të mos përzihesh fare. Këtë me të vërtetë nuk e kuptoj dhe nuk mund ta marr me mend sesi njerëz, që vetë thonë se për asgjë nuk kanë pyetur, kanë mundur të jenë pjesë e Kryesisë së asak kohe?", pyet Belkiçi. Ai njëkohësisht ndërmend se ish kreu shtetëror dhe komandantët e Armatës së BeH ishin të obligueshëm të procesuonin krimet dhe kriminelët për t'i ikur alternativës së kërkimit të përgjegjësisë sipas linjës komanduese: "Në këtë rast do të kërkohet përgjegjësia e komandës së lartë, por jo edhe të kryerësve konkret të krimit", thotë Belkiçi.

Athua ndonjë nga anëtarët e Kryesisë mund të "heq dore" letrën famoze nga fillimi i 1995 ku pesë veta Durakoviçi, Ljuiçi, Mijatoviçi, Komshiqi, Pejanoviçi dhe Kljuiçi kundërshtuan islamizimin e Armatës së BeH? Atëherë komandantët në terren pranonin vetëm komandat e Izetbegoviçit dhe eventualisht Ganiçit, kurse refuzohej Kuvendi në krye të të cilit qëndronte Lazoviçi dhe dyshonin në komandantët sikurse Jovan Divjak dhe Stjepan Shiber, sepse nuk ishin boshnjakë... Athua kjo letër mund të pranohet si skaji i pafuqishmërisë në aspektin e kundërshtimit politik dhe punimeve të Kryesisë së BeH në ato kohë? Gjegjësisht, athua vërtet asgjë nuk dinin anëtarët e Kryesisë?

Kryeshefi i atëhershëm i Shtatmadhorisë së Armatët së BeH Sefer Haliloviç njëkohësisht ishte edhe anëtar i Kryesisë së BeH. Ai thotë se "anëtarët e Kryesisë atëherë kur kanë dashur kanë mundur të merrnin informacione për atë që ndodh në terren... më së shpeshti gjatë seancës, apo pika e parë e rendit, ishte informata për gjendjen luftarake. Ata, sipas funskionit kushtetues, ishin komanda supreme, kurse Izetbegoviçi ishte kryetar dhe komandant suprem. Natyrisht, ai më shumë u interesua nga të tjerët dhe në çdo mënyrë tentoi që vetëm ai të krijonte komunikimin me Armatën". Haliloviçi thotë se ai me orë të tëra e kishte kaluar me Pejanoviçin, Tatjana Ljuiç-Mijatoviç, me Graniqin, edhe ndaras edhe në seancat e Kryesisë: "Kryesia informohej dhe sillte vendime", thotë Haliloviç.

Çka në vijim? Sipas të dhënave asnjëri nga të përmendurit në Kryesi nuk kanë qëndruar "menjanë". Durakoviçi gjatë kohës së ofanzivave më të vështira ushtarake ishte në turne në Australi, Komshiqi për dy vjet gjysmë sa ishte në Kryesi kishte marrë rreth 200 mëditje për udhëtim jashtë shteti, për Lazoviçin thonë se kishte udhëtuar më shumë sesa ministri i punëve të jashtme...Gjatë gjithë kësaj kohe ai që komandoi me të vërtetë ishte Alija Izetbegoviçi. Disa thonë se ai i largonte qëllimisht "ikebanat" e tij ose siç tha edhe vetë njëherë për anëtarët tjerë të Kryesisë "makinat votuese". Athua për të kështu ishte më lehtë që të mbante kontrollin në teren apo nuk ua kishte besën, ose bëhej fjalë për njerëz që nuk u treguan të "pjekur" apo vetëm nuk kishin interesim që të merrnin komandën...

Përgjigje për gjithçka me siguri se do të japë Tribunali i Hagës, gjegjësisht atje ku është shkruar historia.

RUBINA CENGIÇ