Ndarja e vëshirë me "më të dashurën"
Edhe pse anekënd Evropës numërohen ditët për fillimin e përdorimit përfundimtar të euros, si ndërrim për 12 valutat e deritanishme nacionale, ë BeH, njerëzit e zakonshëm ende nuk besojnë se DM-ja del përfundimisht nga historia. "Nuk mund ta bëjnë këtë", janë komentet më të shpeshta të atyre që 100 DM gjatë dhjetëvjeçarit u ishtë simboli i vetëm i besnikërisë.
AIM, Sarajevë, 17.09.2001.
Se çdo të ndodh pas 1 janarit me qindra milionë marka gjermane që boshnjakët dhe hercegovasit i mbajnë "në dyshek" ende nuk mund të thuhet asgjë. Vlerësimet se bëhet fjalë për një shumë ndërmjet gjysmë deri një miliardë marka gjermane, do të dalin në dritë një ditë shkaku i ndërrimit të markës gjermane me euron. Pa marrë parasyshë skamjen e përgjithshme, thuajse nuk ka asnjë familje që nuk ka të kursyer së paku 100 DM për "ditë të vështira". Këto sasi parashë shtëpiake përbëjnë një pjesë më të rëndësishme në vlerën e përgjithshme të DM se sa parashohin rrjedhat finansiare.
Pronarët e markave në BeH kanë shumë alternativa. T'i kthejnë paratë në valutën vendase, në markë konvertibile, që është e ndërlidhur me emnaken e vet gjermane sipas parimit "një për një", t'i fusin DM në librezat e kursimit që automatikisht gjithë vlerën e markave prej 1 janarit e konvertojnë në euro, pa kompenzim, ose pas festave të vitit të ri të shkojnë në sportelet e bankave dhe aty t'i këmbejnë markat për euro, me pagesë të provizionit. Për ata që nuk kanë durim dhe besim është zgjidhje konvertimi i markës gjermane në dollar, ose në ndonjë valutë të fuqishme, gjë e cila mund të bëhet para fundit të vitit.
Përvoja e deritanishme, gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, me valutat e vendit, tregon se qytetarët vështirë se do të përcaktohen për konvertimin e markës në markën vendase konvertibile,(MK) edhe pse gjatë viteve të kaluara MK pa asnjë problem mund të konvertohej në të njëjtën sasi të DM, falë funksionimit të Bankës Qendrore të BeH si institucion valutor në krye të së cilës është guvernatori i jashtëm, i zgjedhur nga ana Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Zgjedhje si duket do të jetë euro apo dollari. Besimi që kanë pasur qytetarët në markën gjermane nuk kalon me automatizëm tek pasardhësja e saj, por as kursi i ndryshueshëm i dollarit (veçmas pas ngjarjeve tragjike në New York dhe Washington, dhe paralajmërimet e para për krizë globale ekonomike) nuk jep shpresa për siguri për ata që janë të shqetësuar për të hollat e kursyera. Problem tjetër me të cilin duhet të ballafaqohen detyrimisht në BeH, veçmas ata që kanë shumë të konsiderueshme markash të kursyera në shtëpi, është prejardhja e të hollave. Sipas ligjit ekzistues, bankat janë të obliguara që çdo transaksion finansiar me vlerë prej më shumë se 30 mijë DM ta paraqesin në policinë finansiare, me të dhënat elementare për pronarin e këtyre të hollave. Ky vendim aplikohet edhe në rastin e sasive më të vogla, nëse një person tre ditë rradhazi këmben apo shënon në librezë nga 10 mijë marka gjermane. Gjatë 48 orëve banka mund të ndërpres transakcionin nëse policia finansiare vlerëson se prejardhja e tyre është e dyshimtë. Nëse dëshmohet ky dyshim, atëherë gjithë lënda i kalon hetuesisë kompetente. Është e çuditshme se në FBeH, edhe pse ekziston Ligji për pengimin e larjes së parave, vetëm tentimi për "larje parashë" nuk është vepër penale, por me sqarimin e policisë finansiare nëse bëhet fjalë për "para të ndyta" atëherë kjo hyn në grupin e kontrabandës, shmangie e tatimit ose të ndonjë forme tjetër të kriminalitetit, që sanksionohet me ligj.
Në entitetin tjetër të bh, Republikën Serbe, ligji i veçantë që mund të pamundësojë "larjen e parave" nuk ekziston, por sipas përcaktimeve të Ligjit penal vetëm tentimi për "larje parashë" është i dënueshëm. Të gjithë ata në BeH që nuk mund të dëshmojnë se DM që i disponojnë nuk janë të kursyera me nder, nuk duhet të brengosen shumë, sepse Serbia është afër, kurse pushteti i atjeshëm ka paralajmëruar se për ndërrimin e DM në euro nuk do të bëjë "shumë" pyetje. Në ndërkohë, bankierët vendas shpresojnë se gjatë këmbimit të DM në euro, një pjesë e konsiderueshme e të hollave nga "dysheku" do të gjenden në librezat e kursimit të qytetarëve, sepse për qytetarët është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë që të vendosin për DM. Logjika bankare thotë se nëse paratë hyjnë në libreza kursimi, ata më lehtë do të vendosin që t'i mbajnë aty, së paku për një kohë të caktuar. Në këtë rrjedhë ngjarjesh mund të llogarisin vetëm bankat vendase me licencën Agenci për sigurimin e depozitit, ku kursimet me vlerë deri më 5 mijë marka gjermane janë të mbrojtura edhe në rast të falimentimit të bankës, sepse të hollat e kursyera i paguan Agjencia nga fondet e veta. Aktualisht Agjencia garanton për katër banka vendore, kurse pritet që deri në fund të vitit ky numër të dyfishohet.
Përkundër bindjes së bankarëve është reale të pritet që shumica e qytetarëve vendas megjithatë të preferojnë këmbimin e DM me euro apo në ndonjë valutë tjetër aty për aty, duke mos dashur në asnjë mënyrë që t'u besojnë bankave. Kjo sërish do të thotë krijim të rendeve të gjata para sporteleve të bankave pas festave të vitit të ri. Duke njohur mentalitetin tonë është lehtë të parashihet zhvillimi i ngjarjeve. Shumica e atyre që kanë DM të gatshme do të presin shkurtin (afati për ndërrimin e DM në botë skadon më 28 shkurt) që të binden se me të vërtetë DM kalon në histori, pa kthim prapa. Në "pesë minuta para mesnatës" do të ngrihet pluhur para sporteleve. Athua bankarët do të arrijnë të përgjigjen në mënyrë adekuate ndaj kërkesave të qytetarëve për konvertimin e DM apo gjithçka do të shndërrohet në një kaos të përgjithshëm, kjo varet nga një "imtësi", a dëshirojnë bankat të këmbejnë një për një me euro. Ashtu siç nuk e din askush se sa është shuma e markave në duart e qytetarëve , edhe më vështirë është të parashikosh se sa euro do të duhet gjatë janarit dhe shkurtit të vitit të ardhshëm. "Aktualisht diskutojmë me bankat për importimin e euros që do të jetë e mjaftueshme gjatë janarit në Bosnjë e Hercegovinë. Çdo bankë do të duhet të caktojë se sa euro dëshiron të ketë për këto nevoja. Ne rregullisht do të takohemi me përfaqësuesit e bankave prej tani deri në fund të vitit", thotë holandezi, Peter Nicholl, guvernator i Bankës Qendrore në BeH.
Sesa do të jenë prognozues të mirë bankarët kjo do të shihet nga qytetarët e BeH gjatë ditëve të para të janarit. Deri atëherë qytetarëve u mbetet që të vendosin definitivisht që besimin e tyre ta orientojnë kah euro-ja, dollari ose drejt markës vendase konvertibile.
TANJA IVANOVA