Kush është fajtor për vdekjen e 16 punëtorëve të RTS?
Një muaj pas fillimit të procesit gjyqësor në Beograd, anëtar të familjeve të të punësuarve të RTS, të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s në prill të vitit 1999, do të dëshmojnë para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, pasi kishin ngritur padi kundër 17 vendeve anëtare të Aleancës.
AIM, Beograd, 16.09.2001.
Gati dy vjet e gjysmë pasi kishin humbur jetën 16 punëtorë të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) gjatë sulmeve ajrore të NATO-s, në Beograd, më 13 shtator, filloi gjykimi i Dragolub Milanoviçit, ish-drejtorit të përgjitshëm të RTS, i akuzuar për nxitjen e rrezikut të përgjithshëm, gjegjësisht se nuk kishte ndërmarrë asgjë për shpëtimin e jetës së punëtorëve të tij.
Të premten u ndërpre gjykimi, shkaku i vendimit të avokatit të Milanoviqit, Branimir Gugl që të tërhiqej, dhe u vendos që gjykimi të vazhdonte më 9 tetor, deri kur shefi i dikurshëm i televizionit shtetëror duhet të gjejë avokat të ri.
Gugl e arsyetoi vendimin e tij me pamundësinë për të përgatitur mbrojtjen, sepse nuk i kishte në shqyrtim dokumentet origjinale të lëndës. Sipas vlerësimit të gjykatëses Radmila Dragiçeviç Ciciç, familjeve të të vrarëve dhe të akredituarve të tyre, fjala është për një obstruksion ndaj këtij gjykimi.
Familjet e të vrarëve, kryesisht punëtorë të rinj në RTS, të cilët nga dita e kobshme e 23 prillit të vitit 1999, insistuan të gjendej fajtori dhe të nxirrej para drejtësisë, nuk ishin të kënaqur me fillimin e gjykimit kundër njeriut që konsiderohet si më përgjegjës. Gjykimi i Dragolub Milanoviç, mbështetet në dy akuza: përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve, por edhe keqpërdorim të autorizimeve në ndërmarrje. Dënimi për të dyja veprat, sipas fjalës së avokatit, Borivoje Boroviç, parasheh dënim deri në 15 vjet heqje lirie.
"Gjykimi i përnjëhershëm për vrasjen e punëtorëve dhe kriminalitetit të bërë devalvon përgjegjësinë e Milanoviçit dhe përmasat e tragjedisë", ka vlerësuar përfaqësuesi i të të dëmtuarve, avokati beogradas Slobodan Zhizhiç, duke komentuar vendimin e Trupit Gjykues që kishte refuzuar kërkesën e tij për procedura të ndara.
Gjykuar sipas "avokatit në dorëheqje" të Millanoviqit, Branimir Gugl, drejtori i dikurshëm i RTS do të vazhdojë me përpjekjet për të dëshmuar se "kacacitetet prodhuese nga Aberdareva nuk janë të shpikura, sepse nuk ka pasur vend të sigurtë", si dhe nuk e ka e ditur se do të bombardohej ndërtesa e RTS-së. Avokati Boroviç megjithatë beson se përmes procesit gjyqësor do të vërtetohet drejt ajo që e kërkojnë familjet e të të dëmtuarve, pra se Millanoviqi e ka ditur se ndërtesa do të bombardohej. Me këtë rast, sipas fjalëve të tyre, akuza do të mund të zgjerohej si vrasje me paramendim (Në Ligjin Penal të Serbisë për këtë vepër është paraparë madje edhe dënim me vdekje, por që është paralajmëruar se do të suspendohet kjo mundësi).
Kështu, së paku teoritikisht, u paraqit mundësia që edhe Millanoviçi të dalë në rolin e dëshmitarit dhe të shfrytëzojë përparësitë e ligjit të ri që parasheh lehtësim dënimi për kryerësit dhe bashkëpjesëmarrësit në krim nëse zbulojnë autorizuesin. Duke vlerësuar se autorizues kryesor mund të ishte kryetari i dikurshëm jugosllav, Sllobodan Millosheviqi, Boroviçi, megjithatë, nxjerr përfundimin se Millanoviçi si bashkëpunëtor shumëvjeçar i Millosheviqit, nuk do ta shfrytëzojë këtë rast që e mundëson ligji i ri.
Gugl të enjten pohoi se "nga ngritja e akuzës deri tek caktimi i paraburgimit është bërë vetëm mosrespektimi i masave të sigurisë, kurse pastaj duhej kërkuar fakte se a e kishte ditur se RTS-ja do të bombardohej". Duke përmendur dy refuzimet e kryeprokurores së Hagës Karla del Pontes për ekzistimin e dëshmive të mjaftueshme para gjyqit holandez, ai tentoi të nxirrte konkludimin për "proces të montuar". Argumentimi i tij shtesë bazohej në faktin se mbrojtja, për dallim nga të akredituarit e të dëmtuarve, nuk kishte pasur mundësinë të shihte materialin dëshmues në të cilin bazohet akuza.
"Dëgjimi procedural" që në fillim rezultoi me ndërprerjen e gjykimit, me arsyetimin e gjyqtarit se duhej t'i mundësohej mbrojtjes që vetë të njihej me dokumentet, kopjimi i të cilëve nuk është i lejuar sepse paraqesin fshehtësi ushtarake. Sipas vlerësimit të Boroviçit, ishin këto vetëm formalitete të imëta "që mund të hudhin në hije vetë procedurën, pa kurfarë preteksti, sepse ekzistojnë dëshmi mjaft bindëse kundër Milanoviçit".
Avokati Boroviç të enjten shprehu shpresë se gjyqi gjatë procesit do të pranojë propozimet e palës së dëmtuar që si dëshmitarë të ftohen funksionarë të lartë ushtarak dhe policor, që të mund të zbardhet tërësisht e vërteta rreth asaj se kush i kishte të gjitha informacionet për bombardimin e planifikuar të RTS-së dhe si u morr vendimi që punëtorët të mos evakuoheshin nga ndërtesa e cila ishte e shpallur si cak.
Gjatë gjykimit ditën e premte, megjithatë si dëshmitarë u paraqitën vetëm gazetarët e RTS Angelina Vuçiç, Milorad Komrakov dh Milosh Markoviç. Ishte thirrur edhe kryetari i Serbisë Milan Milutinoviç, i cili mosprezencën e tij e kishte arsyetuar shkaku i sëmundjes, dhe ish-ministri i brendshëm i policisë serbe Vlajko Stoillkoviç, për të cilin u dëshmua se nuk i ishte dërguar ftesë për të dëshmuar.
Milanoviç është arrestuar më 13 shkurt "shkaku i rrezikut që të mos ndikonte ndaj dëshmitarëve gjatë hetimit të vrasjes së të punësuarve në RTS". Hetimin e kishte kërkuar Hetuesia Qarkore, kurse padinë për vepër penale e kishin bërë familjet e të punësuarve të vrarë. Gjykatësi hetues në këtë rast paralajmëroi se gjatë hetimit do të tentonte të vërtetonte se athua Milanoviçi kishte mundur të shmangte rrezikun dhe pasojat e bombardimit të ndërtesës së RTS-së.
Në ndërkohë, kundër tij është ngritur procedurë hetimore për shkak se dyshohet se ka dëmtuar RTS për tetë milionë dinarë, sa i kishte mbetur borxh televizionit shtetëror për materialin e xhiruar në fushatën parazgjedhore partia e dikurshme në pushtet Partia Socialiste e Serbisë (PSS).
Pikërisht në përvjetorin e bombardimit të ndërtesës së RTS-së, Millanoviqi u lëshua nga paraburgimi, duke tmerruar familjet e të vrarëve, që e morrën këtë lajm derisa luteshin përpara përmendores të të vrarëve, në Parkun e Taxhmejdanit, pranë ndërtesës së RTS. RTS "i ri" këtë ngjarje të pazakonshme e shënoi me një protestë gjysmëminutëshe të nxirrjes së ekranit. Dy javë më pas, gjyqtari hetues sërish caktoi paraburgim, kurse akuza se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe malverzime finansiare u ngrit në fillim të muajit gusht.
Sipas vlerësimeve të Boroviqit, procedura do të zgjasë disa muaj, kështu që kryeshefit të mediumit kryesor të Millosheviqit do t'i jepte mjaft kohë të vërtetojë akuzat ndaj tij.
Gjatë kësaj kohe të afërmit e të vdekurve, me ndihmën e Qendrës beogradase për të drjtat e njeriut do të zhvillojnë betejë edhe në një drejtim tjetër. Katër familje të të vrarëve dhe një punëtor i lënduar kanë ngritur padi në Gjyqin evropian për të drejtat e njeriut kundër 17 shteteve nënshkruese të Konventës evropiane, njëkohësisht edhe anëtare të NATO-s. Fakti se Gjyqi Evropian nuk e hodhi që në fillim kërkesën e tyre si të pabazuar duke u mbështetur në rregulloren e këtij Gjyqi që parasheh vetëm paditje të një shteti e jo edhe të organizatave ndërkombëtare, nga paditësit shihet si sukses i parë. Qëndrimin e tyre e bazojnë në argumentin se pamarrë parasyshë që vendimet në NATO sillen vetëm me pëlqim të të gjithë shteteve, anëtaret e NATO-s janë përgjegjëse për fatin e punëtorëve të RTS-së, sepse kishin mundësi që me zërin e tyre të pengonin bombardimin e ndërtesës së televizionit.
"NATO ka vrarë fëmiun tim, kurse këta tanët janë bashkëpjesëmarrës. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga të dyja palët", thotë Borka Bankoviç, nëna e njërit nga punëtorët e vrarë të RTS. Lufta konkrete për vërtetimin e përgjegjësisë së "vrasësve" fillon një muaj pas gjykimit të "bashkëpjesëmarrësve": në fund të muajit tetor para Trupit të madh të Gjyqit evropian për të drejtat të njeriut është caktuar dëshmimi i familjeve që janë të vendosur në betejën për të vërtetën edhe në planin ndërkombëtar.
VERA DIDANOVIQ