Çka fitojnë apo humbin serbët nga "zgjedhjet shqiptare"

Beograd Sep 16, 2001

Shteti deri në fund të shtatorit do të dalë me qëndrim rreth daljes së serbëve në zgjedhje, përkundër polarizimeve të mëdha në Serbi. Pakica mendon se vetëm me dalje në zgjedhje serbët mund të kenë ndonjë ndikim kurse çështje mbetet se në kushte të barabarta a munden ata të marrin pjesë në to. Të tjerët qëndrojnë në bindjen se duhet krijuar pushteti i tyre, kurse argumenti kryesor i tyre është se 14 ose 16 vende në Kuvendin që do të numërojë 120 deputetë nuk mund të mbrojnë interesin vital të serbëve.

AIM, Beograd,14.09.2001.

Kur ekziston cak i qartë, gjithçka tjetër është e lehtë. Kjo u dëshmua edhe në rastin e regjistrimit të personave të shpërngulur dhe të dëbuar nga Kosova, që e kishte filluar OSBE më 30 korrik të këtij viti. Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet lokale në Kosovë, kurse më 17 nëntor janë zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës. Me këtë rast OSBE ka paraparë një afat 6-javor ku serbët dhe popullata tjetër joshqiptare duhet të përmirësojnë gabimin, kurse 901 mijë shqiptarë që ishin regjistruar gjatë vitit të kaluar, duhet të vërtetojnë regjistrimin e tyre. Kushti për regjistrim është që personi të ketë 18 vjet ditën e zgjedhjeve dhe më 1 janar 1998 të ketë qenë në territorin e Kosovës, dhe një nga katër kushtet: të jetë i lindur në Kosovë, njëri nga prndërit e tij të jetë nga Kosova, të ketë jetuar më shumë se pesë vjet në territorin e krahinës ose nëse ka qenë i dëbuar. E gjithë kjo dëshmohet me një nga 46 dokumentet e mundshme: nga lejenjoftimi apo pasaporta deri tek llogaria për rrymë apo telefon, nga libreza e kursimit e deri tek leja e peshkimit.

Edhe pse në premtimet parazgjedhore të gjitha partitë politike rreth Opozitës Demokratike të Serbisë përmendën si një nga detyrat e tyre më të rëndësishme problemin e Kosovës, duket se data e fillimit të regjistrimit u prit pa ndonjë qëndrim të prerë rreth asaj se a duhej serbët të regjistroheshin ose jo. Kryetari i Komitetit Federal për Kosovën Momçilo Trajkoviç tha se bashkësia ndërkombëtare që të mashtrojë serbët i detyron që të marrin pjesë në zgjedhje, në vend se të plotësojë kushtet që i ka paraqitur pala serbe. Reagimi i serbëve nga Kosova ishte nuk duam të votojmë për Thaçin dhe Rada Trajkoviçin, e cila është tradhëtare e serbëve. Nëse nuk dalim në zgjedhje, kurse serbët nga Kosova këtë nuk do ta bëjnë me çfarëdo çmimi, nuk ka kuptim që zgjedhësit të regjistrohen, tha Marko Jakshiç, nënkryetar i PDS.

Në fillim të gushtit zyrtarisht u tha se shteti do t'u bëjë thirrje serbëve nga Kosova që t'i përgjigjen ftesës për regjistrim, që nuk do të thotë edhe dalje në zgjedhje. Kah mesi i gushtit, në takimin e 17 shoqatave interne të personave të shpërngulur nga Kosova dhe Metohia, Sanda Rashkoviç-Iviç, komesar për refugjat dhe Nebojsha Çoviç, koordinator i Qendrës së sapoformuar koordinative jugosllave, u angazhuan që të bindin përfaqësuesit e shoqatave të përkrahnin regjistrimin sepse "perëndimorëve nuk u është e rëndësishme historia, por statistika dhe doemos duhet të tregojmë se sa jemi dhe haptas t'ua kumtojmë se nuk kemi hequr dorë nga Kosova, por kemi të drejtën për ta patur". Me fjalë tjera, komesari për refugjatë i Serbisë e tha zëshëm atë që më pas do të ishte kryefjalë e krerëve më të lartë shtetëror dhe kishtar.

-"Nëse nuk i përgjigjeni regjistrimit do të konsideroheni se asnjëherë nuk keni jetuar në Kosovë, e kjo do të thotë edhe humbje e të gjitha të drejtave tuaja.

Por, vetëm dy ditë pas kësaj Shoqata e Serbëve nga Kosova "Pragu i shtëpisë" nga Nishi e vlerësoi si absolutisht të papranueshëm vijimin e regjistrimit të të dëbuarve, duke kërkuar regjistrimin e të dëbuarve nga 6 prilli i vitit 1941 dhe pasardhësve të tyre dhe paralajmëroi se Shoqata e sapoformuar e organizatave joqeveritare serbe do të organizonte zgjedhje paralele për Kuvendin e Kosovës e Metohisë më 19 nëntor. Kështu u bë e qartë se pas shoqatave të ndryshme veprojnë liderët e PSS dhe JUL-it nga Kosova që shfrytëzojnë mjaft mirë dobësitë përsa i përket metodave të zgjidhjes së problemit kosovar, që ekziston në mesin e anëtarëve të ODS-së si dhe bëjnë çmos të pamundësojnë regjistrimin me pohimin, siç e sqaroi Milan Ivanoviç, nënkryetar i Lidhjes së shoqatave joqeveritare serbe se " më shumë 70 përqind e përfaqësuesve të shoqatave të serbëve të shpërngulur nga Kosova janë deklaruar kundër regjistrimit".

Atyre nga regjimi i kaluar, që kundërshtojnë regjistrimin, iu bashkangjitën edhe të PDS. Në seancën e zjarrtë të Qendrës Koordinative për Kosmetin, kah fundi i korrikut Zoran Angjellkoviq, funksionar i lartë i PSS, kërkoi që të mos merrej pjesë në regjistrim, sepse regjistrimi ishte pjesë e procedurës zgjedhore. Nënkryetari i PDS Marko Jakshiç u pajtua me këtë qëndrim duke thënë se "respekton qëndrimet e partisë së tij dhe të kryetarit", por ai "si dhe serbët nga Kosova dhe Metohia" nuk duan të pranojnë këtë regjistrim që ka të bëjë me zgjedhjet që i ka caktuar OSBE-ja.

Një qëndrim i këtillë i PDS shkaktoi hamendje te personat e shpërngulur nga Kosova që çdo mbrëmje kishin rastin ta shohin Voisllav Koshtunicën se si bënte thirrje të regjistroheshin, sepse në të kundërtën do të bëheshin të paemër, kështu ata do të mund të dëshmonin praninë në Kosmet, të realizonin të drejtat në lidhje me kontestet juridiko-pronësore dhe çka është më e rëndësishme mbrojtjen e pronës së tyre, kurse nënkryetari i kësaj partie këtë e kishte kundërshtuar. Në Serbi zyrtarisht vlerësohet se ka 200 mijë, kurse në Kosovë 60 deri 80 mijë persona joshqiptar të shpërngulur, kurse një javë para përfundimit të afatit për regjistrim janë evidentuar 20 mijë serbë, nga të cilët 4200 në Kosovë, kurse 134 në Mal të Zi. Ndryshimi ndodhi pasi të shpërngulurve u ishte drejtuar patriarku Pavle, mitropolit Amfilohije, dhe kur peshkopi për Rashkë dhe Prizren Artemije me të gjithë banorët e Graçanicës kishte shkuar të regjistrohej, duke e bërë këtë edhe Momçilo Trajkoviç, lider i SPOT-it dhe Oliver Ivanoviç, kryetar Këshillit nacional serb të Kosovës dhe anëtar i Qendrës koordinative për Kosovën. Pas thirrjes së patriarkut vetëm për një ditë u regjistruan 4 mijë persona. Sipas të dhënave zyrtare të OSBE-së për një muaj e gjysmë ishin regjistruar në territorin e Serbisë 65 mijë persona, kurse në Kosmet 30 mijë. Dhe atë në pesë komuna, me çka problem më të madh pati në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës ku veprojnë mjaft liderë të korpusit nacional serb. Sipas vlerësimit të shefit të misionit të OSBE-së për Kosovën Dan Everts do të ishte një dëm i njëmendtë nëse ndërpritet ky proces, prandaj afati i regjistrimit ishte zgjatur për dy javë, me shpresën se deri në fund të regjistrimit do të evidentoheshin 150 mijë serb të shpërngulur në Serbi dhe 60 mijë në Kosovë. Vlerësimet e autoriteteve serbe janë ndryshe. "Në Kosovë do të duhej të regjistroheshin rreth 140 mijë banorë joshqiptarë, në Serbi ndërmjet 200 deri 250 mijë", thotë Natasha Mandiç nga Komesariati për refugjatë të Serbisë.

Gjatë vitit janë dhënë të dhëna të ndryshme rreth asaj se sa serb dhe persona tjerë joshqiptarë ka të shpërngulur nga Kosova dhe Metohia, dhe sa shqiptarë ka kjo krahinë. U manipulua me numrat duke u zvogëluar njëra popullatë dhe duke u zmadhuar tjetra. Gjatë vitit të kaluar shqiptarët ishin regjistruar. Mes tjerash për këtë gjë ishte e rëndësishme që të thirreshin edhe serbët nga Kosova që ta bënin këtë gjë. Lëkundjet me të cilën kjo gjë u bë me siguri ishte përfitimi i një pjese me dëshirën që "të mos punohet nën diktatin e bashkësisë ndërkombëtare", mbase edhe me qëllimin që të prodhohet numri për popullatën në Kosovë për përdorime të sërishme, por edhe nga moskuptimi i asaj që ndodh në Kosovë dhe që do të ndodh në të ardhmen. Atëherë kur u kuptua se të dhënat nga regjistrimi në të ardhmen do të paraqesin të dhënat e vetme valide, i pëlqen kjo apo jo autoriteteve në Beograd, dhe në bazë të të cilave do të bëhet gjithçka, madje edhe në sferën e arsimit, shëndetësisë dhe ndihmave humanitare p.sh., iu bë thirrje serbëve të dilnin në regjistrim. "Është koha", siç tha Nebojsha Çoviç, "që serbët të ta kenë parasyshë dhe kur është në pyetje Kosova dhe Metohia të gjithë të sillemi me përgjegjësi".

Provimi i parë i kësaj përgjegjësie po jepet shpejt. Shteti doemos duhet të marrë qëndrim rreth daljes së serbëve në zgjedhje. Është paralajmëruar se ky qëndrim do të dihet deri kah fundi i muajit, përkundër polarizimit të madh në Serbi. Të paktët janë të mendimit se vetëm me dalje në zgjedhje serbët mund të kenë ndonjë ndikim kurse çështje mbetet se në kushte të barabarta a munden ata të marrin pjesë në to. Të tjerët qëndrojnë në bindjen se duhet krijuar pushteti i tyre, kurse argumenti kryesor i tyre është se 14 ose 16 vende në Kuvendin që do të numërojë 120 deputetë nuk mund të mbrojnë interesin vital të serbëve. Zëri i klerikut Artemije, që thotë se bojkoti i zgjedhjeve zyrtare dhe krijimi i institucioneve paralele në Kosovë është i pamundshëm, sepse në Kosovë nuk ka strukturë që do ta toleronte këtë, siç i kishte toleruar për dhjetë vjet Millosheviqi shqiptarët dhe se kjo do të çonte deri tek shpërngulja e tërësishme e serbëve nga Kosova, deri tani nuk has në mirëkuptimin e shumicës që jeton me mitet e së kaluarës ose me vizionet e dëshirave të tyre. Mbisundon mendimi se zgjedhjet e 17 nëntorit janë vetëm një formë e detyrueshme që të legalizohet gjendja momentale në Kosovë.

"Serbët me bojkotimin e zgjedhjeve nuk fitojnë shumë, por nuk humbin asgjë të rëndësishme. Por, mosdalja në votime do të dëshmojë se serbët nuk duan të verifikojnë një bashkësi të re shqiptare në të cilën ata do të ishin vetëm një dekor i thjeshtë dhe i pambrojtur nga vendimet diskriminuese të forumit shqiptar", është vlerësimi i Mark Jakshiçit. "Duhet gjetur zgjidhje normale rreth gjendjes momentale", bën me dije Nebojsha Çoviç.

"Do të ishte një gabim i madh nëse serbët nuk e pranojnë rastin që ua afrojnë zgjedhjet, sepse nuk do të kenë shans tjetër, do të jenë të margjinalizuar, të izoluar dhe do t'i shkaktojnë dëm të madh vetvetes", thotë Dan Everts, duke i ftuar serbët në garën zgjedhore dhe duke sugjeruar që të bëjnë një lloj koalicioni që të mos humben votat e tyre.

Unioni socialdemokrat, një nga partitë e rralla që preferon daljen në zgjedhje, vlerëson se në të kundërtën "rrezikojmë që zëri ynë të mos dëgjohet askund". "Vetëm përmes bashkëpunimit politik e jo konfliktit mund t'i realizojmë qëllimet tona: kthim të të dëbuarve, deri tek paqa, siguria dhe respektimi i të drejtave njerëzore", konsideron Vllatko Sekuloviç, kryetar i KE të USD.

Për shtetin mbetet që të mos e përsëris gabimin me regjistrimin. Doemos duhet që të vendos shpejt duke mos i lënë në pritje serbët e Kosovës ta humbin këtë rast, pa marrë parasyshë se ata nuk mund t'i detyrojmë që të dalin në vendvotime. Varianti më i keq është zvarritja.

Bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndryshojë rregulloren e bërë, as nuk do të organizojë zgjedhje të veçanta për serbët. Zvarritja e zyrtarëve mund të shfrytëzohet vetëm nga ata që përmes pazarllëqeve, manipulimeve dhe politikës realizuan interesat personale gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar. Si duket edhe sot kur flitet për "jelekun patriotik" lejohet që enklava e madhe serbe prej 13 mijë serbëve të lihet në mëshirën apo pamëshirën e kontrabanduesve të nacionaliteteve të ndryshme, vetëm shkaku se serbët refuzojnë që firmat e tyre t'i regjistrojnë tek UNMIK-u, kurse ky nuk u lejon bashkëatdhetarëve të vetë të furnizohen as me gjërat elementare jetësore, por këtë e bëjnë ata që UNMIKU nuk u jep leje.

TATJANA STANKOVIQ