Avantazhet dhe dizavantazhet e qeverise se re Meta

Tirana Sep 16, 2001

AIM TIRANA, 15.09.2001

Askujt ne Tirane, por ndoshta edhe ne kryeqytete te tjera, qe interesohen per zhvillimet ne Shqiperi e ne rajonin e Evropes Juglindore, nuk i kishte shkuar ne mendje se presidenti i SHBA, Bush me 13 shtator, ne kulmin e impenjimit te tij presidencial per perballimin e tragjedise se shkaktuar nga atentatet terroriste kunder Amerikes, do t'i dergonte nje telegram urimi kryeministrit te shtetit te vogel prej 3 milion banoresh, me rastin e rizgjedhjes se tij. Pertej kredibilitetit qe presidenti me i fuqishem i botes i jepte kryeministrit Meta me shprehjen e deshires per te punuar sebashku, duket se ne kete hap disi jo te zakonte te Bushit ne adrese te kryeministrit shqiptar ka patur ndikimin e vet roli dhe politika e deritanishme e Metes ne dy drejtime. Se pari, ne ruajtjen e stabilitetit dhe frenimin institucional te akteve ekstremiste te dhunes politike brenda vendit dhe se dyti, ne distancimin dhe denimin e vendosur te ekstremizmit te grupeve te armatosura shqiptare ne Maqedoni.

Kryetari i Qeverise se re shqiptare, i ndergjegjeshem per motivet e kesaj mbeshtetjeje te rendesishme qe i vjen nga komuniteti nderkombetar, ne programin e Qeverise se tij te re qe paraqiti ne parlament me 10 shtator jo rastesisht vemendjen kryesore ia kushtoi pikerisht drejtimeve dhe orientimeve qe do te synojne te rrisin rolin e Shqiperise si faktor stabiliteti ne gadishullin e trazuar te Ballkanit.

Duke u kerkuar votebesimin deputeteve kryeministri Meta permblodhi objektivin kryesor te programit te tij ne ambicjen qe Shqiperia te mbylle ne te gjithe sektoret kapitullin e tranzicionit te tejzgjatur dhe qe mandati i tij te ishte nje faze e re e zhvillimit politik. Ne program jane rreshtuar nje seri prioritetesh politike, institucionale dhe ekonomike. Por ne analizen e listes se prioriteteve mund te besh nje ndarje te qarte se cilat prej tyre kane kushte me te pershtateshme per t'u realizuar dhe cilat jane me te veshtira. Nese do te klasifikohen fushat e medha ku bejne pjese, mund te thuhet se prioritetet e karakterit politik dhe institucional duken se jane avantazhet e qeverise se re. Ketu mund te futen prioritetet per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe me konkretisht nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit per te cilen u hap drita e gjelber nga Samiti i Goteborgut i Bashkimit Evropian ne qershor te ketj viti, ne prag te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi, prej te cilave doli edhe Qeveria e re Meta. Po keshtu edhe reformat ne administraten publike dhe lufta kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit, duken terrene ku qeveria Meta ka fituar nje fare pervoje ne mandatin e kaluar te kryeministrit dhe ku ka nje bashkepunim te qarte me institucionet nderkombetare per kete.

Por mbi te gjitha mund te vecohet se nje nga avantazhet me te medha te Qeverise se re Meta do te mbetet politika e saj e jashtme, ku per here te pare ne gjithe historine e shtetit shqiptar dikasterin do ta drejtoje nje grua, Arta Dade. Eshte fakt se kryeministri Meta ka arritur te siguroje nje mbeshtetje te gjere nderkombetare per politiken e tij te vendosur properendimotre ne rajon dhe te bashkepunimit te ngushte me fqinjet. Sidomos qendrimi i qarte ne mbeshtetje te sovranitetit dhe integritetit te Maqedonise dhe denimi i veprimtarise ekstremiste te UCK-se gjate konfliktit gjashtemujor te ketij vitit ne Maqedoni, i dhane kryeministrit shqiptar nje reputacion moderimi dhe realizmi ne qarqet diplomatike.

Ne programin e tij te ri ai jo vetem konfirmoi vazhdimin e kursit te deritanishem te marredhenieve miqesore me vendet e rajonit, por i meshoi me shume se ne programin e tij te kaluar distancimit te Shqiperise nga platformat nacionaliste dhe refuzimit te paternalizmit dhe te emocioneve nacionaliste. Ne driten e ngjarjeve aktuale ne Maqedoni dhe te rolit te faktorit shqiptar ne Kosove,ne Luginen e Presheves dhe me gjere, nje theks i tille programor merr nje peshe te vecante. Kjo siguron mbeshtetje nderkombetare per kryeministrin, por ajo ka brenda saj edhe nje cmim politik per t'u paguar per imazhin e tij ne shqiptaret e Kosoves,Maqedonise apo Lugines se Presheves, te cilet natyrisht do te desheronin nje ngjyrim me patriotik ne programin e qeverise se re te Tiranes.

Dizavantazhet e programit te qeverise se re Meta duket se mbeten ato ekonomike. Edhe ketu Meta paraqiti projekte ambicioze qe nga zgjidhja nepermjet liberalizimit te tregut te problemit kronik te krizes se energjise elektrike, e cila po ndjehet qe tani ne muajt e veres, zhvillimi i tregjeve financiare nepermjet funksionimit te burses, rritja konstante e punesimit, mbajtja nen kontroll e inflacionit, zhvillimi i zonave turistike nepermjet permiresimit te infrastruktures, zhvillimi ekonomik i zonave te varfera verilindore e deri tek projekte te medha si perfundimi i Koridorit 8 Perendim- Lindje, autostrada Veri-Jug, ndertimi i rruges Durres-Kukes,etj. Por burimet financiare te Qeverise se re dhe te Shqiperise jane tejet modeste per te realizuar qofte edhe gjysmen e ketyre projekteve te programit te ri. Ato do te varen nga faktore te tjere si Pakti i Stabilitetit, Bashkimi Evropian, institucionet financare nderkombetare etj. Pra nuk varen nga qeveria shqiptare dhe kjo perben nje dizavantazh per te.

Qeveria e re e mori votebesimin e parlamentit prej 140 karrikesh vetem nga deputetet e partive qe perbejne koalicionin qeverises te drejtuar nga Partia Socialiste. Pjesa me e madhe e deputeteve te opozites te kryesuar nga Partia Demokratike e Ish Presidentit Berisha nuk jane paraqitur ende ne sallen e parlmentit te ri dhe nuk kane bere betimin. Vetem nje parti e opozites si Partia Demokrate, qe doli partia e trete ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit dhe qe drejtohet nga ish nenkryetari i Partise Demokratike, Genc Pollo, merr pjese ne punimet e parlamentit, por edhe deputetet e saj nuk i dhane votebesim qeverise. Kryeministri e kupton se nje qeverisjeje te sukseshme i duhet bashkepunimi i opozites dhe ne fjalen e tij ne parlament ai i beri nje oferte te drejtperdrejte opozites per te punuar sebashku dhe gatishmerine per t'ia lene se shkuares te gjitha polemikat e vjetra.

Nje pike tjeter e dobet e Qeverise se re Meta duket se eshte vete perberja e saj. Duke parandjere kete dobesi kryeministri jo rastesisht deklaroi qe me rendesi ka programi se sa Qeveria. Struktura e Qeverise perbehet nga 22 ministra, nder te cilet 5 jane caktuar ministra shteti qe nuk kane ministri. Jo vetem nga opozita, por edhe nga radhet e deputeteve socialiste ka patur kritika pse eshte zgjedhur rruga e rritjes se numurit te ministrave per te zgjidhur ekuilibret politike midis partive te koalicionit qeverises. Kjo eshte quajtur nje zgjidhje e momentit dhe nuk jane te pakte analistet ketu qe parashikojne se Meta te beje ne nje te ardhme te afert nje rikompozim te qeverise.

Qeveria e re e Shqiperise dhe kryeministri i saj 32 vjecar duket se kane vene bast mbi sukseset e te kaluares se mandatit te pare dhe ne perkrahjen e faktorit nderkombetar. Keto nuk jane pak per nje vend si Shqiperia, e cila, duke qene vendi i vetem ish komunist ne Evropen Lindore ku merr votbesim dy here radhazi nje qeveri e se njejtes ngjyre, shpreson se me te vertete ka hyre me ne fund ne rrugen e dhenies se lamtumires per tranzicionin e saj trondites te dhjete viteve te postkomunizmit.

ARJAN LEKA