Kapja e mjegullës
A mundet që dhia të ruajë lakren. Si varianti i kësaj thënie popullore është krijimi i asociacionit për aksionin më të ri të Qeverisë së Malit të Zi në pengimin e ekonomisë së egër. Sepse, gjitha të dhënat flasin se deri tani shteti ishte mburoja kryesore e ekonomisë së egër në Mal të Zi
AIM Podgoricë, 06.09.2001.
Ekonomia e egër një kohë të gjatë paraqet njërin ndër problemet kryesore me të cilin ballafaqohet shoqëria malazeze. Vlerësimet, pavarësisht nëse arrijnë nga burimet zyrtare apo jozyrtare, thonë se 40 - 60 përqind të aktiviteteve të gjithëmbarshme ekonomike në Mal të Zi zhvillohen në sferën e ekonomisë së egër. Paramendohet se përmes formave ilegale ekonomike ekzistencën e vetë arrijnë ta sigurojnë një e treta e banorëve të aftë për punë në Mal të Zi, pra 70 deri 100 mijë njerëz.
Për këtë shkak nuk duhet askënd ta çudisë vigjilenca me të cilën opinioni publik në Mal të Zi e ndoqi Programin qeveritar për marrjen e masave për pengimin e ekonomisë së egër. Ishte ky, njëherit, një nga veprimet e parë të qeverisë së pakicës të udhëhequr nga Filip Vujanoviqi, e zgjedhur kah mesi i korrikut, pas bisedimeve disajavore të koalicionit Fitorja me Lidhjen Liberale.
Hapi i parë konkret për eliminimin e tregut të zi ishte bërë në dhjetëditëshin e parë të muajit gusht. Pronarët e mallrave me doganë të papaguar, tatim dhe akcizë, mundeshin në atë periudhë, pa u dënuar, t'ia tregonin mallin Drejtorisë së të hyrave publike dhe pas pagesës së një shume të caktuar të hynin në kanalet legale të tregëtisë. Mundësinë e dhënë e shfrytëzuan afër 3.5 mijë tregëtarë zyrtarë dhe jozyrtarë duke paraqitur mallin me vlerë prej 20 milionë markash gjermane.
Vetëm përmes këtij aksioni në buxhetin shtetëror u shtuan 2.5 milionë marka të paplanifikuara. Ashtu siç pritej, malli më i paraqitur ishin cigaret, në vlerë prej 5 milionë markash gjermane (sipas çmimit furnizues). U dëshmua gjithashtu se ishte paraqitur vetëm një pjesë e mallit që tashmë po shitet apo që është shpërndarë në gjithë Malin e Zi. Kontrolli i parë i policisë finansiare dhe policisë nga njësia për pengimin e kriminalitetit ekonomik, solli deri tek konfiskimi i mallit me vlerë prej 1,3 milionë markash gjermane (edhe këtu dominuan cigaret).
"Nga 1 gushti të hyrat tatimore u rritën për 31 përqind në krahasim me muajin e mëparshëm, kurse kur është në pyetje tatimi i qarkullimit përqindja është edhe më e favorshme dhe arrin deri në 47 përqind", thotë drejtori i Drejtorisë për të hyra publike Predrag Markoviç, duke përmbledhur efektet e deritanishme të qeverisë në luftë kundër ekonomisë së egër. Shikuar nga ky këndvështrim gjithçka është në rregull.
Megjithatë, në jetën e përditshme nuk duken kështu efektet e aksionit të organeve shtetërore. Shitësit e mallit ilegal, kryesisht të alkoolit dhe cigareve, sërish janë në vendet e njëjta të punës, pas një tërheqje të shkurtë në "pozitat rezerve".
Ndryshimi i vetëm që duket është shtrenjtimi i mallrrave të importuar, atyre legal dhe ilegal. Pra, gjithçka që gjendet në treg.
Tregëtia me importimin e cigareve dëshmon shumë haptas këto pohime. Kur Qeveria paralajmëroi aktivitetet e Programit për pengimin e ekonomisë së egër ishte e logjikshme të paramendoje se "biznesi i duhanit" do të pësonte goditjen e parë. Llogaritjet tregojnë se nga pagesa e "dhurratave të duhanit" mund të shtohet dukshëm buxheti republikan.
Në Malin e Zi, brenda ditës, harxhohen rreth 200 mijë pako cigare. Nëse secila prej tyre, sipas përqindjes, do të sillte në arkën shtetërore nga një markë, atëherë buxheti shtetëror brenda vitit do të ishte më i pasur për 70 miliona marka gjermane. Por shteti, në vend të kësaj, me vite, kënaq një pakicë. Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe nënkryetar i Ekipit koordinativ për pengimin e ekonomisë së egër Zharko Rakçeviç thotë se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në buxhetin malazez nga prodhimet e duhanit kanë hyrë rreth 6,5 milionë marka, ndërkohë që vlerësimet flasin se të hyrat reale brenda një viti duhet të jenë shumë më të mëdha. Rakçeviç mendon se duhet të hynë 40 milionë marka.
Duket sheshit se kajmakun e kanë mbledhur organizuesit e "tranzitit". Këtë e bëjnë ende. Njëzet ditë pas atakut të parë ndaj shitësve të cigareve në rrugë nga ana e policisë finansiare, u panë ndryshime vetëm në rritjen e çmimeve. Shitësit e frikësuar, "birra e fundit e kavallit" në kurorën e gjatë të tregëtisë së duhanit, i shtrenjtuam mjaft çmimet. Cigaret më të kërkuara në treguan malazez ("Laki strajk", "Pal mal"...) u shtrenjtuan prej 50 deri 70 përqind. Në shikim të parë u duk se rritja e (pa)pritur e çmimeve u motivua shkaku i "frikës". Dyert e mbyllura të depove në dhe rreth Podgoricës, ku me vite pa u penguar fare janë shitur të gjitha llojet e cigareve të importuara, sikur shkuan në drejtim të thënieve se tregëtia ilegale kishte mbaruar.
Por, me dobësimin e çdoditshëm të kontrollit u bë gjithnjë e më e qartë se shteti - ose dikush në emrin e tij - pjesëmarrësve të shumtë në tregëtinë ilegale të duhanit u mundësoi krijimin e një ekstraprofiti të llojit të vetë.
"Qëllimi i aksionit të ekstraprofitit, që e kërkuam nga ana e organeve kompetente, nuk ishte të 'sulmonte' njerëzit që shisnin në rrugë mallin ilegal. Detyra e projektuar e kreut të Qeverisë, në çka kam insistuar personalisht, ishte 'goditja' e bosave që marrin pjesën më të madhe të pogaçes që i takon shtetit", thotë Rakçeviç, duke konstatuar se në këtë drejtim "nuk janë arritur rezultate adekuate".
- Konkretisht, nuk jam i kënaqur me sasinë e cigareve të konfiskuara, thotë nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi.
Në ndërkohë, në mënyrë mjaft pedante, janë mbyllur magazinat. Është ndryshuar vetëm mënyra e "punës". Sipas pohimeve të të mirëinformuarve shitja tani bëhet në atë mënyrë sa blerësi "i besuar" furnizohet duke lënë paratë dhe "specifikacionin e konsumit". Malli porositet duke u caktuar edhe dëmshpërblimi (kryesisht gjatë natës), jo rrallë herë edhe në adresë të atij që cakton blerësin.
Kur do të paraqiten pullat e akcizave do të jepet autorizim që të veprohet ashpërsisht ndaj gjithë atyre që shesin ilegalisht cigare. Pra edhe ndaj shitësve të vegjël dhe në shitore, paralajmëron Rakçeviç.
Deri tani krijohet përshtypja se shpërndarësit e vegjël më së shumti janë duke e paguar luftën malazeze kundër ekonomisë së egër. Nga ana tjetër, shpërndarësve të mëdhenj sikur iu është dhënë "greis periudhë" në të cilën pa u penguar fare mund të shesin mallin e siguruar dhe të paparaqitur (sipas disa burimeve me vlerë deri në 15 milionë marka). Gjithashtu edhe kohë që të mund të orientohen në ndonjë biznes legal.
Gjatë kësaj kohe, të gjithë të interesuarit që tregëtia e mallrave me akciza të inkuadrohet në mënyrë legale, edhe mëtej presin që shteti të caktojë vlerën e tatimeve dhe ta "zgjidh" problemin me shtypjen e pullave të akcizave". Athua pas njëmbëdhjetë vjetësh proklamim të "biznes - anarkisë" edhe kjo mund të jetë e mjaftueshme?
Zoran RADULOVIÇ