55 Xhami te demtuara,16 prej tyre te paperdorshme
AIM Junior Shkup, 05.09.2001
Gjate perleshjeve luftarake mes forcave ushtarako policore te Maqedonise dhe Ushtrise Clirimtare Kombetare, jo vetem qe u shkateruan disa fshatra te banuara me shqiptare por si pasoje e granatimeve nga forcat ushtarako policore maqedonase, u shkateruan edhe 55 objekte me rendesi te kultures Islame, gjegjesisht 55xhami. BIM.(Bashkesia Islame e aqedonise) e shprehe indinjaten e vete lidhur me deklaraten e m.r.Gjorgji Naumov qe ka te beje me demtimin e objekteve sarkale te botuar me 28.08.2001 me titullin”Kishat caqe te zgjedhura cmendurisht , xhamite caqe legjitime ushtarake”. Sipas perfaqesuesve te BIM-se.kete deklerate Naumov definitivisht e legjitimoi veten si person i njeanshem i cili ne menyre fanatike i mbrone interesat te vetem nje pjese te popullates ne Maqedoni. Duke marre parasysh faktin se ai eshte kryetar i komisionit per maredhenie me bashkesite fetare eshte i papranueshem nje qendrim i tije i njeanshem dhe nuk eshte ne funksion te perpjekjeve te rikthimit te mirebesimit nderetinik e nderkonfeksional ne vende. Eshte absurde qe nje funksionare i qeverise te arsyetoj granatimin dhe shkaterimin e xhamive duke i emertuar caqe legjitime ushtarake dhe me preteks se ato objekte qenkan shfrytezuar si pozicione nga te cilat eshte qelluar mbi mbrojtesit, thone perfaqesues te BIM.
Nderkaq sipas perfaqesuesve te BIM –se Xhamia e larme ne Tetove gjendet ne te thuash pjesen qendrore te qytetit dhe ishte kater here e sulmuar dhe e demtuar me rafale nga drejtimi i rruges kryesore dhe nga rruga e cila e lidhe objektin e policise se Tetoves dhe qendren e qytetit. Ekzistojne deshmi se ne c'menyre jane demtuar keto dy objekte kulmore te kultures islame ne Maqedoni. BIM-se qe ne fillimin e konflikteve te armatosura doli me apel gjere te palet e involvuara ne lufte qe ti kursejne objektet fetare dhe qendrat shpirterore te besimtareve nga veprimet luftarake .Mirepo per fate te keq pas gjashte muajsh lufte ketij apeli fare pak iu pergjigjen kompetentet. Sulmet e ekzaltuara rezultuan me kete epilog, bejne te ditur perfaqesuesit e BIM-se: 55 objekte fetare islame jane te demtuara ndersa 16 prej tyre jane teresishte te paperdorshme.Nga ky numer 5 objekte paraqesin monumente te kategorise se pare qe jane te mbrojtura me ligje. Edhe ate jane shkateruar 12 xhami ne Shkup gjegjesishte fshatrave per rreth,15 xhami ne Tetove,17 ne Kumanove. Si dhe 4 xhami ne Manastire, 4 ne Shtip ,1 ne Prilep,1 ne Kercove dhe nje ne Oher, pra nje qytete ku as qe ka pas akcione luftarake po ku erdhi ne shprehje urrejtja ndaj konfesionit islam.
Me fillimin e konfliktit te armatosur ne Maqedoni, fatekeqesisht thote Behixhudin Shehapi, perfaqesues i BIM-se, cak i sulmeve te ekstremisteve te shfrenuar dhe histerik maqedonas ishin edhe Xhamite , te cilet ne menyre hakmarese i shkateronin keto objekte. Xhamia e Larme ose e Pashes ne Tetove jo vetem qe eshte demtuar nga te shtenate pjestraeve te papergjegjshem dhe ksenofob te forcave te sigurise te Maqedonise, por sic njoftoi z.Shehapi me 1 Gushte te ketij viti besimtaret qe cdo dite i kryejne obligimet fetare ne xhami kane verejtur se ne hyrje te hapsires per falje, respektivisht ne anen e djathte te portes se hyrjes mungon pllaka e bronzit me mbishkrimin “Monoment i kultures i mbrojtur me ligj”. Kjo do te thote se dikush e ka hequr dhe e ka vjedhur kete pllake qe eshte e njejte per te gjitha monomentet ne Maqedoni, e standarizuar nga Enti per mbrojtjen e monomenteve te kultures, institucion ky qe eshte i autorizuar t'i vendos keto mbishkrime. Mund te supozohet se kjo pllake nga Xhamia eshte hequr me qellim qe para vizitoreve te mos verehet ky mbishkrim qe deshmon per paprekshmerine dhe mbrojtjen e saj me ligj. Apo ndoshta dikujt i nevojitet nje mbishkrim i tille ne nje forme te tille te standarizuar qe ta vendos para ndonje kishe me te re ne rajonin e Tetoves dhe ta perdor pretekstit se gjoja kisha si element kulturor pameshirshem sulmohet nga “terroristet shqiptare”. Kjo xhami e ndertuar ne shek. XV-te dhe rindertuar nga themeli ne shek.XIX u ngrit ne nje simbol te qytetit. Andaj sipas Behixhudin Shehapit me demtimin e xhamise se larme eshte demtuar edhe zemra e qytetit. Me kete rast ai u apelon vandalisteve qe te qendrojne sa me large kesaj xhamie dhe xhamive te tjera dhe ti respektojne konventat nderkombetare dhe rregullat luftarake sepse per te ngritur vepra te ketilla te perkryera nevojitet shume aftesi mendore dhe kreacione, por qe te shkaterrohet mjaftohet vetem nje i cmendur.
SEVDIJE METAJ - ZUBER