Turi i pare ballkanik i ministrit te jashtem shqiptar
AIM TIRANA, 06.08.2001
Presidenca e Procesit te Bashkepunimit te Europes Juglindore (SEECP), nje iniciative rajonale qe vete ballkanasit e njohin pak, e ka detyruar ministrin e jashtem shqiptar Paskal Milo qe te sfidoje vapen dhe skepticizmin qe rrethon krizen maqedone, per te ndermarre nje tur diplomatik ne kryeqytetet e rajonit. I nisur nga Tirana ne 30 korrik ne bordin e nje carteri privat, Milo ka kerkuar te binde brenda 48 oresh homologet e tij rumun, jugosllav, grek, bullgar e turk, se solidariteti rajonal mes vendeve te Ballkanit, eshte me i forte se ndarjet dhe mosbesimi historik qe ka helmuar marredheniet mes tyre. Dhe se SEECP perben nje "shtrat" te besueshem per nje strategji te re rajonale per parandalimin dhe zgjidhjen e krizave.
Turi diplomatik i ministrit shqiptar nisi dhe mbaroi ne nje moment kur bisedimet shqiptaro-maqedone ne Oher, ndodheshin ne pragun e arritjes se nje kompromisi te asistuar edhe nga dy mediatoret nderkombetare Pardew dhe Leothard. Me njerin sy drejt asaj qe ndodhte ne skenen e konfliktit, Milo dhe stafi i tij kane qene te detyruar te modelojne disa here qendrimet, kerkesat dhe propozimet e tyre per pese homologet e rajonit. Dhe kjo ka perbere, pertej problemeve te njohura tashme ne skakieren ballkanike, veshtiresine kryesore teknike te nje misioni te pergatitur me urgjence nga Tirana zyrtare.
Ne fakt, ceshtja e permbajtjes se bisedimeve me homologet rajonale dhe e menyres se trajtimit te krizes maqedone, kane qene preokupuese per stafin e ministrit te jashtem shqiptar gjate gjithe turit diplomatik. Veshtiresite shumeplaneshe te kesaj levizjeje origjinale per nje diplomaci historikisht te pamesuar me rolin e protagonistit, qofte edhe ne Ballkan, fillonin me poziten delikate te Shqiperise ne krize maqedone, vazhdonin me mundesite e saj te kufizuara per te levizur nga pozicionet e tyre diplomacite e tjera te rajonit dhe mbaronin me reputacionin ende te ulet te nismes se SEECP ne shkalle nderkombetare. Nga ana tjeter, duke marre presidencen e Nismes ne fillim te ketij viti, Shqiperia kishte bere publike se prioritetet e saj ne krye te SEECP, do te ishin integrimi europian, lufta e trafiqeve dhe kriza energjitike. Per pasoje, devijimi nga ky aks qe Tirana e perzgjodhi me kujdes ne lemshin e iniciativave te presidencave paraardhese, krijonte jo pak veshtiresi ne percimin e mesazhit qe Milo dhe qeveria e tij kerkonin te transmetonin ne Sofje, Bukuresht, Beograd, Ankara dhe Athine.
Ne dosjen e Milos zune vend megjithate disa levizje te cilat u diskutuan hollesisht ne takimet qe ai ka pasur me koleget e tij. Ashtu sic zune vend edhe ceshtje te tjera qe lidheshin ose jo me krizen e Shkupit. Duke trajtuar kete te fundit, ministri i jashtem shqiptar u mundua qe ta trajtoje problemin ne menyre te diferencuar nga njeri kryeqytet ballkanik ne tjetrin, sipas sensibiliteteve qe problemi maqedon kishte krijuar ne secilin prej vendeve te rajonit. Sipas burimeve diplomatike nga Tirana, ne Bukuresht Milo beri thirrje qe presidenca rumune e OSBE te perfshihet direkt ne procesin stabilizues afatgjate te Maqedonise, ne rastin e arritjes se nje marreveshjeje politike. Ne Sofje, ai i tha homologut te tij te sapozgjedhur bullgar, se Tirana e sheh me shume rendesi influencen qe qeveria bullgare ka mbi popullsine sllavo-maqedone, nderkohe qe ne Beograd biseda me ministrin e jashtem Svilanovic dhe kryeministrin federal Peshic perfshiu edhe problemin kosovar dhe zgjedhjet e pergjithshme qe do te mbahen aty se afermi. Nga ana tjeter mesohet se ne Ankara dhe Athine ministri i jashtem shqiptar kerkoi me shume angazhim nga dy vendet me te fuqishme te rajonit, per te bere presion mbi qeverine e Shkupit, lidhur me pranimin e planit te paqes.
Ne nje aspekt me te detajuar, plani i Milos (megjithese zyrtarisht MPJ shqiptare e mohoi qe te kete ekzistuar nje i tille), thuhet se permban disa propozime qe lidhen me shume me te nesermen e nje kompromisi politik ne Shkup, sesa me zgjidhjen e pikes se vdekur ku kane hyre bisedimet dhe vete kriza maqedone. Shefi i diplomacise shqiptare i propozoi kolegeve te tij daljen me nje deklarate te perbashket pas arritjes se marreveshjes se paqes, si variantin minimal te angazhimit te vendeve anetare te SEECP, pa perjashtuar botimin e nje artikulli ose apeli ne shtypin perendimor, te firmosur nga te gjithe shefat e diplomacive rajonale. Plani nuk perjashton pergatitjen e nje misioni diplomatik ne format rajonal, qe do te shkonte ne Shkup, gjithmone pas mbylljes pozitive te bisedimeve shqiptaro-maqedone.
Burimet diplomatike nga Tirana thone se Milo u deklaroi ministrave te jashtem ballkanike se do te ishte joproduktive qe ky mision prej dy ose tre zyrtaresh te larte nga vendet e Ballkanit e qe perfaqesonin SEECP, te shkoje ne Maqedoni, nderkohe qe atje zhvillohen traktativat e paqes.
Ne konferencen e shtypit qe dha pas kthimit ne Tirane, ministri Milo tha se kishte gjetur mirekuptim te plote me koleget e tij ballkanike. Ai deklaroi se propozimet e tij kishin gjetur terren pozitiv tek homologet e tij, perfshire Beogradin, ku ai ishte ministri i pare shqiptar i jashtem qe shkelte pas 13 vjetesh. Sipas pikepamjes se Milos, turi diplomatik i inicuar nga diplomacia shqiptare kishte synuar te kerkonte dhe te gjente mbeshtetje nga jashte per procesin e negociatave ne Maqedoni, duke krijuar keshtu "nje ambjent te shendoshe rreth bisedimeve dhe per bisedimet", sic deklaroi ai vete. E pare keshtu, iniciativa shqiptare rezulton ne fakt si nje presion i terthorte i Tiranes mbi kryeqytetet tjera te Ballkanit, ne drejtim te pranimit te planit te paqes te ripunuar disa here dhe te pranuar nga partite shqiptare te Maqedonise.
Burimet nga qarqet diplomatike thone se ministri i jashtem shqiptar diskutoi ne detaje me koleget e tij rreth termave te planit, duke u ndalur gjate ne perdorimin e gjuhes shqipe dhe perberjen e policise lokale, dy pikat e nxehta te marreveshjes se paqes. Ne turin ballkanik te shefit te diplomacise shqiptare mungoi Shkupi. Vete ministri Milo deklaroi se duke mos shkuar ne Maqedoni, kishte dashur te evitoje "keqintepretimin e vizites ne nje moment kur negociatat e paqes kane hyre ne nje faze delikate". Duke mos e fshehur se e kishte diskutuar kete rrethane edhe gjate takimeve te tij ne rajon, Milo shpejtoi te deklaroje se "ka ndermend te shkoje se shpejti e Shkup", pa saktesuar megjithate nje date te perafert. Burime diplomatike njoftojne se kabineti i ministrit Milo ka bere, pas kthimit te ketij te fundit ne Tirane, demarshe per t'u lidhur me homologet maqedone ne Shkup.
Kjo vizite e munguar e ministrit te jashtem shqiptar, u shikua me dyshim nga nje pjese shtypit te Tiranes, i cili e komentoi si te pakuptueshem evitimin e epiqendres se krizes nga itinerari diplomatik i Milos. Ne nje plan me te gjere, ky gjest u komentua si mungese vizioni dhe frike e autoriteteve shqiptare, ne lidhje me perballjen e drejtperdrejte me krizen qe prek vendin fqinj. Ketyre kritikave te bera nga disa te perditshme u shtohen gjithashtu dyshimet e hedhura nga nje pjese e medias lidhur me turin diplomatik, rreth perpjekjeve per konsolidimin e pozitave te brendshme te vete ministrit Milo, ne pragun e formimit te kabinetit te ri qeveritar. Pakkush nderkaq e ka vene re, se iniciativa e kryediplomatit shqiptar ne cilesine e kryetarit te rradhes te SEECP, perben te parin turne ballkanik, ne historine e diplomacise shqiptare te pasluftes. Nje precedent qe duket i destinuar te zgjase ne kohe.
GENTIAN KAME