Elections Americana

Tirana Jul 29, 2001

AIM TIRANA, 27.07.2001

Socialistet shqiptare kane mundur te marrin edhe nje mandat te dyte qeverises, pas zgjedhjeve te pergjitheshme te veres 2001, por duket se kane deshtuar te marrin nje certifikate pastertie dhe ndershmerie per procesin elektoral, i cili, ndonese ka patur nje fillim spektakolar, eshte njollosur rruges ne menyre te panevojshme.

Pas perfundimit te raundit te trete te zgjedhjeve ( i cili megjithate nuk eshte i fundit), socialistet e ish kryeministrit Fatos Nano kane fituar rreth 75 vende ne Parlamentin me 140 deputete, ndersa opozita e ish Presidentit Berisha ka mundur te fitoje rreth 45 vende. Rreth 20 vende te tjera do te ndahen mes partive te vogla, shumica e te cilave i perkasin bllokut prosocialist.

Socialistet, te cilet konkuruan te vetem ne keto zgjedhje, moren afro 42 perqind te votave, ndersa demokratet, qe konkuruan se bashku me aleatet e tyre te vegjel, moren 36 perqind te votave. Surpriza me e madhe e zgjedhjeve ishte rezultati i Partise se Re Demokrate, te drejtuar nga Genc Pollo, dikur aleat dhe me pas kritik i Berishes, qe mundi te marre 5.2 perqind te votave dhe te behet keshtu forca e trete politike e vendit.

Ne zgjedhjet e 24 qershorit moren pjese rreth 55 perqind te votuesve, cka shenon pjesemarrjen me te ulet ne nje proces elektoral gjate 10 viteve te tranzicionit postkomunist. Pjesemarrja shkoi duke rene ne raundet e dyte dhe te trete, cka reflektoi lodhjen e publikut nga nje proces i stergjatur.

Vezhguesit nderkombetare ishin optimiste ne vleresimin e zgjedhjeve shqiptare pas raundit te pare , duke i vleresuar ato si "nje hap domethenes drejt permbushjes se standarteve demokratike per zgjedhjet". Por entuziazmi ia la vendin zhgenjimit dhe tonet kritike u shtuan pas raundeve te metejshme. Gjithsesi, megjithe kritikat, vezhguesit nderkombetare insistuan ne progesin e shenuar gjate ketyre zgjedhjeve dhe ne zhvillimin paqesor te tyre.

Gjithashtu, Presidenti amerikan Bush, gjate fjalimit te tij perpara ushtareve amerikane ne bazen e Bon Steel ne Kosove tha se "zgjedhjet e fundit ne Shqiperi ishin me pak se perfekte, por ato ishin nje hap perpara ne zhvillimin demokratik te Shqiperise".

Socialistet, qe nuk ka dyshim, ishin fituesit e gares elektorale, ka te ngjare qe te kene "falsifikuar", ose njollosur, fitoren e tyre, per shkak te oreksit te tepruar, qe pas sigurimit te mandatit qeverises, te siguronin edhe mandatin e ardhshem te Presidentit te vendit. Parlamenti shqiptar do te zgjedhe pas nje viti Presidentin e vendit dhe per kete nevojitet nje shumice parlamentare prej 60 perqind. Ne rast se kjo shumice nuk arrihet pas tre votimesh, atehere vendi i drejtohet zgjedhjeve te reja te parakoheshme.

Zgjedhjet e fundit ironikisht mund te cilesoheshin edhe si "elections americana". Ecejaket e pafund neper gjykatat e niveleve te ndryshme, hapja e kutive dhe numerimi i votave ne prani te kamerave, konferencat e shpeshta te shtypit te kujtonin zgjedhjet e fundit amerikane. Ne 31 raste palet i jane drejtuar me ankesa Gjykates Kushtetuese te vendit. Per cudi, nuk ka munguar as Florida shqiptare, nje fshat ne Shqiperine e Mesme, i quajtur Dushk, ku zgjedhjet nuk u zhvilluan ne 24 qershor, por dy jave me vone.

Ashtu, si ne nje ndeshje futbolli qe zhvillohet pasi kane perfunduar te tjerat, dhe palet luajne nje ndeshje miqesore, edhe ne zonen elektorale 60 te Dushkut, socialistet kane luajtur nje ndeshje miqesore me ish aleatet e tyre te vegjel (Aleancen Demokratike, Partine Agrare dhe Partine e te Drejtave te Njeriut), duke u bere thirrje perkrahesve te tyre qe te mos votonin per socialistet, por per ish aleatet, ne menyre qe ata te arrinin te kapercenin steken e 2.5 perqind, cka u lejonte te hynin ne parlament.

Nepermjet kesaj formule, ku nuk mund te thuhet se eshte cenuar ligji ne nenet e tij, por eshte cenuar ligji ne frymen e tij, socialistet shperndajne afro 10 vende nga lista e proporcionalit, duke demtuar partite e tjera parlamentare. Ligji shqiptar eshte nje ligj i kombinuar qe favorizon partite e vogla, nese ato e arrijne steken e 2.5 perqind.

Eshte ende e paqarte nese opozita e drejtuar nga Ish Presidenti Berisha do ta pranoje humbjen dhe do ta njohe rezultatin e zgjedhjeve. Berisha, qe prej disa muajsh ka adoptuar nje kurs politik me te moderuar se zakonisht, nuk e ka thene ende fjalen e fundit. Dilema e tij per ta njohur ose jo rezultatin e zgjedhjeve ka te ngjare te zgjidhet me nje formule te mesme, qe do te konsistonte ne nje njohje (ose mosnjohje) te pjeseshme te tij.

Ne dallim nga reagimi i ashper me protesta ne rruge qe shoqeroi periudhen pas zgjdhjeve lokale te tetorit, aktualisht opozita ka zgjedhur nje reagim institucional, duke iu drejtuar gjykatave dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, cka ka ndikuar pozitivisht ne permiresimin e kredencialeve te saj te lekundura demokratike. Gjithashtu, nuk perjashtohet, qe pasi gjykatave shqiptare, opozita t'i drejtohet edhe Gjykates se Strasburgut, nje veprim qe synon nderkombetarizimin e problemit te zgjedhjeve.

Ne te vertete, parregullsite e verejtura, nese e erresojne fitoren e socialisteve, nuk duket se e ndryshojne thelbesisht humbjen e demokrateve. Por, faqet me kritika te raportit te vezhguesve nderkombetare ndaj zgjedhjeve ka te ngjare te sherbejne si nje argument (ose edhe si pretekst) qe Partia Demokratike dhe Berisha vete te shmange nje analize serioze te humbjes ne zgjedhje.

Nga ana tjeter, socialistet gjenden perballe sfides se kapercimit te percarjeve te brendeshme. Pa mbaruar mire procesi zgjedhor, ne kampin socialist eshte shpallur lufta midis grupeve rivale, qe synojne postin e kryeministrit te vendit. Nga njera ane qendron kryeministri aktual Ilir Meta, qe vleresohet nga publiku per arritjet gjate mandatit te tij, por qe duket se nuk eshte shume popullor brenda partise, dhe ne anen tjeter, ish ministri i financave, Arben Malaj, pa shume emer ne publik, por me sa duket me me shume mbeshtetje ne parti. Meta ka gjithashtu avantazhin e nje mbeshtetjeje te qarte nderkombetare, cka llogaritet shume ne nje vend si Shqiperia. Malaj duket se ka ne krah kryetarin e Partise, Nano, figura me e rendesishme e socialisteve. Nano gjendet ne poziten e veshtire te njeriut qe nga njera ane kerkon te evitoje cenimin e autoritetit te tij ne parti dhe nga ana tjeter te evitoje acarimin me faktorin nderkombetar, qe mbeshtet Meten.

Socialistet kane mundur t'i zgjidhin deri tani konfliktet dhe perplasjet e brendeshme duke aplikuar formulen e koalicionit te brendshem ndersocialist. Nese kjo nuk arrihet perseri, atehere percarja, qe mund te shkoje deri ne ndarje mes dy grupeve, do te ishte e paevitueshme dhe vendi mund te hynte ne zhvillime politike te papritura.

Sfidat qe qendrojne perpara kabinetit te ardhshem socialist nuk jane aspak te lehta. Meqenese ka te ngjare qe komuniteti nderkombetar te mos ta kete thene plotesisht ate qe mendon ne te vertete per zgjedhjet, nuk perjashtohet qe tonet kritike te shtohen ne te ardhmen. Alibia e Berishes, qe ka funksionuar per nje kohe te gjate nuk duket se do te jete e vlefshme me. Njesia matese qe do te perdorin tani e tutje si shqiptaret, ashtu edhe te huajt, per te gjykuar kabinetin e ardhshem socialist duket se do te jene standartet demokratike te pranuara boterisht dhe rezultatet konkrete.

Nje Raport i Departamentit te Shtetit i diteve te fundit e rendiste Shqiperine ne listen e 23 vendeve nga ku kalojne trafiqet e ndryshme dhe i kerkonte Tiranes zyrtare angazhim me serioz ne luften ndaj tyre. Gjithashtu lufta kunder korrupsionit, ku perfshihet edhe ai qeveritar, mbetet thembra e Akilit e qeverisjes ne Shqiperi.

Pavaresisht se kush do te jete kryeministri, kabineti i ardhshem pritet te jete kryesisht socialist. Perberja e kabinetit qeveritar do te varet shume nga fakti se cili krah do te fitoje ne luften per pushtet brenda partise.

Partite e vogla, aleate te socialisteve, Partia Agrare dhe Aleanca Demokratike mund te ruajne portofolet qe kane aktualisht dhe nje vit me vone te ngrene doren per zgjedhjen e Presidentit.

Nuk eshte e qarte nese socialdemokratet e nervozuar do t'i bashkohen koalicionit qeverises. Por, edhe nese ata hyjne ne aleance, veshtire se do te mund te ruajne postet kyce te Kryetarit te Parlamentit dhe ate te ministrit te jashtem. Duket se socialistet jane te vendosur qe ministrin e jashtem ta caktojne nga rradhet e tyre, megjithese duket se jane ne veshtiresi per te gjetur nje figure te pranueshme dhe te pershtatshme per kete post.

Nga ana e saj, Partia e te Drejtave te Njeriut, qe shpreh interesat e minoriteteve, pas disfates ne zgjedhje dhe hyrjes me paterica ne Parlament, duket se nuk di nga t'ia mbaje. Zakonisht, vendimet e rendesishme per kete parti jane marre ne Athine. Qeveria greke, ne dallim nga zhurma qe shoqeroi zgjedhjet lokale te tetorit, ka mbajtur nje qendrim te kujdeseshem dhe gati indiferent ndaj zgjedhjeve te fundit. Nje deklarate e zedhenesit te Qeverise greke pas raundit te pare pershendeste zhvillimin paqesor te zgjedhjeve ne Shqiperi, pa komentuar rezultatin e Partise se te Drejtave te Njeriut.

Zgjedhjet qe po perfundojne ne Shqiperi kane zgjidhur disa probleme dhe kane lene te hapura disa te tjera. Epoka e zgjedhjeve-referendume, e votes kundra duket se eshte mbyllur. Shqiptaret kane zgjedhur mes dy alternativave dhe balanca eshte ngushtuar ndjeshem. Askush nuk ka me monopolin e frikshem te dy te tretave. Me e rendesishmja, krismat e armeve nuk u degjuan kesaj here prane kutive te votimit. Ne nje kuptim politika fillon tani ne Shqiperi.

REMZI LANI