A po avancon kriza maqedonase srejt kufijve te Shqiperise?

Tirana Jul 26, 2001

AIM Tirana, 26.07. 2001

Askush ne zyrat e rendesishme qeveritare ne Tirane, te kontaktuara nga AIM , nuk e di nese ekziston vertet nota e protestes maqedonase qe, sic njoftoi me 23 korrik ne Shkup zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes se Maqedonise Marjan Gjurovski, i eshte drejtuar Qeverise shqiptare. Sipas zedhenesit te mesiperm protesta maqedonase ka te beje me incidentet e ndodhura ditet e fundit ne kufirin me Shqiperine midis forcave policore maqedonase dhe grupeve te armatosura shqiptare, te cilat sipas Ministrise se Mbrojtjes se Maqdonise kishin ardhur nga Shqiperia. Madje perfaqesuesi i dikasterit ushtarak maqedonas beri me 23 korrik deklaraten me te ashper qe nje zyrtar maqedonas ka bere ne adrese te Shqiperise qysh kur filloi konflikti i armatosur ne Maqedoni midis forcave qeveritare dhe gueriljeve shqiptare. Ai deklaroi se perzierja e Shqiperise ne krize dhe mbeshtetja per terroristet do te zgjeroje krizen e luftes ne gjithe rajonin dhe do te marre drejtime te padesheruara.

Eshte hera e pare qe nga Shkupi paraqitet pothuajse si e vertete nje forme e perzierjes se Shqiperise ne konfliktin e brendeshem maqedonas. Ne te vertete mundesia e nje perzierje me dashje apo pa dashje e Shqiperise ne kete konflikt qe ka vene perballe maqedonasit me shqiptaret ne Maqedoni, eshte diskutuar vazhdimisht ne qarqet diplomatike dhe politike ne kryeqytetin shqiptar. Por ajo qe ka perjashtuar qe ne fillim cdo hipoteze ne kete drejtim ka qene qendrimi i qarte dhe i vendosur i qeverise se Shqiperise ne te njejten vale me qendrimin perendimor, duke denuar aktet e armatosura te guerileve shqiptare dhe duke mbeshtetur sovranitetin e Maqedonise. Ne fjalen e tij mbajtur ne MPJ te Shqiperise me 21 korrik kryeministri Meta ritheksoi se ne krizen delikate maqedonase Shqiperia nuk mund te behet dhe nuk do te behet pale ne konflikt, sepse nuk mund t'i fryje zjarrit qe mund te perfshije gjithe Evropen Juglindore. Ky qendrim eshte e vleresuar vazhdimisht nga faktori nderkombetar dhe keto dite edhe presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, edhe kryeministri i Britanise se Madhe Toni Bler, ne letrat e tyre derguar kryeministrit te Shqiperise Ilir Meta kane pershendetur ne menyre te vecante pikerisht linjen e ndjekur nga qeveria shqiptare ne krizen maqedonase.

Ne fakt kujdesi i autoriteteve ne Tirane per te shmangur cdo mundesi qe linte shteg per ndonje akuze per perzierje te Shqiperise ka qene teper i madh. Shqiperia jo vetem ka forcuar kontrollet ne kufirin e saj me Maqedonine, por qysh ne fillim te krizes iu drejtua zyrtarisht NATO-s per te derguar ekipe dhe pajisje qe te kontrollonin kufirin shqiptar me Maqedonine. Dhe kjo ka pasur rezultatin e vet. Shefi i Misionit te OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori G.Ahrens, pas nje inspektimi qe beri ne kufijte e Shqiperise, deklaroi me 17 korrik se qendrimi i qeverise shqiptare ndaj Maqedonise ka mbeshtetjen e plote te komunitetit nderkombetar dhe se pergjate kufirit me Maqedonine (ku OSBE ka zyra lokale ne Peshkopi, Korce, Elbasan) nuk eshte shenuar asnje rast i kalimit te elementeve te armatosur nga Shqiperia ne anen tjeter te kufirit.

Ky realitet dhe ky vleresim i faktorit nderkombetar duket ka ndikuar qe Tirana te jete shume e permbajtur dhe te mos reagoje ndaj deklarimeve te herepashereshme te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Brendeshme te Maqedonise se elemente te armatosur kane hyre nga Shqiperia. Ne kete kuader Qeveria shqiptare nuk reagoi as edhe ndaj deklarates se forte te 23 korrikut te zedhenesit te Ministrise se Mbrojtes se Maqedonise. Ne fakt ajo iu pergjegj ne menyre te terthorte ketij pretendimi, nepermjet nje deklarate te zedhenesit te qeverise shqiptare me 24 korrik, ku nenvizon se ne bashkepunim me NATO-n qeveria do te intensifikoje perpjekjet e saj per forcimin e kufirit dhe te luftes kunder cdo tentative per trafiqe ilegale te armeve nepermjet Shqiperise.

Ne fakt autoritetet zyrtare ne Tirane kane arritur qe te evitojne cdo lloj incidenti qe mund te krijoje pershtypjen e ndonje forme te perzierjes apo te nje qendrimi tolerant ndaj ndihmes per guerilet. Policia shqiptare ka vendosur nje bllokade te forte qe ka bere praktikisht te pamundur per cdo mjet transporti qe te transportoje arme nga Shqiperia dhe ne dy tentative per trafik armesh nga shqiptare te Maqedonise, ata jane arrestuar nga policia shqiptare.

Duhet pranuar se fakti qe guerilet jane shqiptare dhe qe partite politike shqiptare ne Maqedoni kane paraqitur kerkesa per avancimin e te drejtave te popullsise shqiptare atje, e ka vene ne nje pozite jo te lehte te brendeshme Tiranen zyrtare. Ajo ndodhet nen presionin e disa qarqeve te opinionit publik apo politik per ta radikalizuar qendrimin e saj ndaj Shkupit dhe kesaj jave dy nga te perditeshmet kryesore shqiptare kane kritikuar qeverine se po tregohet teper e bute me Shkupin. Ndonese Shqiperia gjate nje muaji nga 24 qershori deri 29 korrik ndodhet ne nje proces te zgjatur zgjedhjesh parlamentare, ka arritur me sukses te shmange perfshirjen e krizes maqedonase si nje teme qendrore te debatit elektoral. Ketu ka ndikuar edhe qendrimi i partise kryesore te opozites, e cila eshte treguar edhe ajo e kujdeseshme per te mos e perfshire krizen maqedonase ne objektivat e kritikave ndaj qeverise.

Sidoqofte fakti qe Shqiperia eshte ne kufi krijon dhe mund te krijoje probleme te ndryshme qe mund te transformohen lehte ne incidente. Te tilla kane qene rastet e keqtrajtimit te shtetasve nga Shqiperia qe udhetojne ne Maqedoni. Sipas burimeve te policise shqiptare vetem gjate dy mujave qershor-korrik organet policore maqedonase kane kthyer mbrapsht 51 udhetare nga Shqiperia dhe disa prej tyre te keqrajtuar shume rende. Por megjithe keto raste, Qeveria shqiptare deri tani nuk ka ndjekur shembullin e qeverise se SHBA dhe te disa qeverive evropiane, qe i kane paralajmeruar shtetasit e tyre te mos udhetojne ne Maqedoni. Kjo eshte nje tregues i faktit se ne Tirane perpiqen me cdo kusht te evitojne cdo gjest apo hap qe do te konsiderohesh jomiqesor nga ana e Shkupit.

Ajo qe bie ne sy ne ngritjen e temperaturave ne marredheniet midis Tiranes dhe Shkupit eshte fakti se akuzat dhe deklaratat per forma te nderhyrjes apo te perzierjes se Shqiperise ne krizen maqedonase vine nga autoritete ushtarke dhe policore dhe deri tani ka qene Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendeshme autoret e deklaratave, ndersa Ministria e Jashtme maqedonase nuk eshte prononcuar asnjehere per keto pretendime te dikastereve te ushtrise dhe policise. Ne Tirane kjo shpjegohet me vijat e ndryshme qe ekzistojne brenda udheheqjes maqedonase, ku linja e dores se forte dhe e zgjidhjes ushtarake te krizes maqedonase duket e interesuar per nje atmosfere acarimi edhe ne kufijte rreth Maqdonise dhe sidomos me Shqiperine. Ndaj dhe zyrat e rendesishme qeveritare ne Tirane nuk e dine se ku ndodhet protesta e Ministrise se Mbrojtjes te Maqedonise dhe nese ajo ekziston vertet.

ARIAN LEKA