Pa para bie qeveria
"Rënia eventuale e qeverisë sime do t'i kushtojë bashkësisë ndërkombëtare 10 miliardë dollarë", tha kryeministri serb Zoran Gjingjiq. BE dhe donatorët tjerë duhet të kuptojnë se Serbisë urgjentisht i duhen paratë e premtuara për të mbijetuar periudhën deri te marrëveshja me të besuarit ndërkombëtar.
AIM, Beograd,16.7.2001.
"Seriozisht e paralajmëroj Perëndimin se nëse bie qeveria ime, kjo do t'i kushtojë bashkësisë ndërkombëtare 10 miliardë dollarë. Neve na duhet
ndihmë e sinqertë e jo deklarata boshe përpkrahjeje. Nëse nuk e marrim menjëherë injeksionin finansiar, më së voni deri në shtator, do të shfaqen demonstriime dhe trazira sociale, sepse nuk do të mund të plotësojmë premtimet". Kështu reagoi kryeministri serb Zoran Gjingjiç me
paralajmërimin se nga 300 milionë euro, sa premtoi BE-ja për Jugosllavinë në Konferencën e Donatorëve në Brisli, pjesa e parë që arriti në RFJ ishte 75 milionë euro, dhe atë në nëntor e jo në gusht, kurse pjesa tjetër u ndal si pagesë për borxhet e mëparshme.
Lajmi se ministrat e ekonomisë dhe finansave të BE propozuan që mjetet e miratuara si ndihmë të shfrytëzoheshin për kthimin e mëparshme ndaj Bankës Investuese Evropiane (BIE), arriti kur dukej se Jugosllavia në Brisli, në Konferencën e Donatorëve, tregoi se ka program cilësor, që tërhjek vëmendjen e investitorëve të huaj dhe se bota me ndihmën e miratuar në vlerë prej 1,3 miliardë dollarësh tregon se ishte pajtuar me
kursin që e morri. Saktësisht, ka mbetur vetëm se të kurorëzohen programet dhe paratë e premtuara dhe kjo të kumtohet për një afat sa më të shkurtër, që do të thotë paratë të vijnë në Jugosllavi që në fillim të vjeshtës. Me fjalë të tjera, rezultatet konkrete të Konferencës së Donatorëve qytetarët mund t'i ndjejnë para fundit të vitit në mënyrën më
të drejtpërdrejtë – të kuptojnë se janë të kursyer nga restrikcionet e energjisë elektrike, se një e pesta e donacioneve të përgjithshme të aprovuara janë dedikuar për remontin të termo dhe hidroelektranave, rrjeteve transmetuese dhe furnizimit me naftë. Për këtë qëllim Elektroekonomia ka marrë 270 milionë dollarë. Është e vërtetë se nga këto mjete janë harxhuar 110 milionë dollarë amerikan, kurse në realizim
e sipër është edhe shpenzimi i 83.5 milionë dollarëve për rrymën verore,
remontet e termoelektranave, xeheroreve, naftësjellësve, sqaron Goran Novakoviç, ministër për energjetikë në Qeverinë e Serbisë, duke shtuar se falë donacioneve të tanishme janë bërë remont 54 përqind e kapaciteteve.
Përndryshe 64 përqind e donacioneve janë në mjete, kurse 36 përqind janë kredi me kushte më të favorshme, me kamatë të vogël dhe afat të gjatë pagese. Për 40 përqind të ndihmave të premtuara janë precizuar edhe qëllimet e destinuara. Sipas fjalëve të Boris Begoviçit, anëtarit të Ju-delegacionit në Brisli, 820 milionë dollarë Jugosllavia i ka marrë si
mjete të pakthyeshme, jo të gjitha si para, por edhe si mall, pjesë rezerve dhe pajisje. Pjesa më e madhe e miratuar është dhënë nga vendet anëtare të BE, gjithsejt 506 milionë dollarë, ku pjesa e parë prej 220 milionë euro duhet të jenë të pakthyeshme, 300 milionë euro janë rezervuar për ripërtrirjen e sistemit energjetik, komunikacionin, furnizimin me vaj dhe sheqer dhe për arsim. Pjesa tjetër prej 460 milionë dollarësh janë kredite të levërdishme që duhet të vijnë nga Banka Investuese Evropiane, Banka Evropiane për Zhvillim dhe Ripërtrirje
dhe Banka Botërore.
Zyrtarët jugosllav u kthyen nga Brisli duke besuar se shpejtësia e ardhjes ndihmave të premtuara varet në masë të konsiderueshme nga RFJ-ja dhe nuk fshehin se kjo nuk është kuptuar mirë në vend. U ilustrua detaisht se qeveria jugosllave ende nuk e ka miratuar vendimin rreth ndihmës prej 30 milionë dollarësh që RFJ-së ia miratoi Banka Botërore para Konferencës së Donatorëve për finansimin e programit të privatizimit, rikonstruimit energjetik, kurse 9.2 milionë dollarë për shtesa fëmijërore për rreth 330 mijë familje në Serbi që duhet të paguhet në fund të muajit gusht. Që kjo ndihmë të jetë operative veç vendimit të qeverisë duhet pajtueshmëria e ju-parlamentit. Banka Botërore selinë rajonale e ka mbartur nga Budapesta në Beograd.
Nga donacionet e drejtpërdrejta nga Brisli mjetet e parapara për energjetikë janë rreth 600 milion marka, për infrastrukturë rreth 500 milion marka, për çështje sociale 400 milionë marka, një pjesë, deri në fund të vitit, do të shfrytëzohet si ndihmë pensionistëve - në vlerë prej 200 milion markash. Për projekte buxhetore dhe makroekonomike janë dedikuar 360 milion marka, për zhvillim të firmave 260 milion marka që kryesisht do të realizohen përmes krediteve për firmat e vogla dhe të mesme, bujqësisë duhet t'i takojnë 165 milion marka, kurse për arsim pritet të ndahen 200 milion marka, për shëndetësi 155 milion marka. Me paratë dedikuar zhvillimit ekonomik, sipas vlerësimeve të Institutit të Shkencave Ekonomike në Beograd, gjërat mund të shënojnë proges deri kah fundi i vitit.
"Që nga ky vit do të fillojnë punët rreth projekteve prioritare të komunikacionit. Dihet se do të fillojnë punimet në rindërtimin e rrugëve
me rëndësi nacionale, me vlerë prej 120 milion dollarësh, kurse projekti
duhet të realizohet deri në fund të vitit të ardhshëm. Për rivitalizimin
e hekurudhës do të ndahen 59,2 milion dollarë kurse ky plan do të fillojë menjëherë dhe duhet të kryhet gjithashtu deri në fund të vitit të kaluar. Nga mjetet e Konferencës së Donatorëve gjatë këtij viti do të
ripërtrihet rivitalizimi i pajisjeve të sigurisë, lidhjeve dhe pajisjeve
elektrike. Vlera e kësaj llogaritet në 19,7 milion dollarë. Në mesin e prioriteteve është edhe rikonstruimi i urës hekurudhore në Ostruzhnici në vlerë prej 14,6 milion dollarësh, kurse për ndërtimin e urës "Sloboda" në Novi Sad do të ndahen 26,5 milion dollarë. Kjo punë duhet të kryhet në afat prej 15 muajsh. Në plan janë edhe projektet për rivitalizimin e sistemeve të mëdha të komunikacionit siç janë NH Beograd dhe JAT, si dhe rikonstruimi i aeroportit në Nish, sqaron ministrja për komunikacion dhe telekomunikim në qeverinë e Serbisë Marija Rasheta-Vukosavljeviç duke shtuar se këto punime nënkuptojnë aktivizimin e shumë fabrikave në Serbi.
Vetëm një ditë pas Konferencës së Donatorëve nënshkrimi i marrëveshjes për garancion të RFJ-së dhe Bankës Evropiane Investuese u sigurua kushti i parë që Jugosllavisë t'i arrinin 150 milion euro që i miratoi BE në Brisl. Është fjala për të ashtuquajturit kredite të buta për vitin e ardhshëm, me afat pagese deri më 25 vjet dhe greis periudhë deri më 7 vjet.
"Vlerësimi real është se këto para do të fillojnë të arrijnë kah muaji tetor-nëntor dhe do të ndahen për infrastrukturë. Përparësi, që në vitin
e kaluar, i është dhënë rikonstruimit të magjistrales së Ibrit, drejtimeve hekurudhore Shid-Beograd-Nish, Beograd-Tivar, koridorit 10, Rzav-Kokin Brod, terminalit për bartjen e naftës deri në Pançevë dhe Novi Sad, vendkalimit kufitar Sremska Raça dhe Preshevë, urës së Ostruzhnices dhe Zhezhelevi në Novi Sad, rrugës Bujanovc – Preshevë, modernizimit të aeroportit Beograd", thotë Mirolub Labus, nënkryetar i qeverisë federale.
"Deri më tetor, kur bordi i Komisionit Evropian duhet të sjellë vendim për projektet në Jugosllavi, në vendin tonë duhet të sigurohet dokumentacioni i nevojshëm i përpiktë, kurse “gropat” për finansimn e huave nga BIE do të mbulohen me 195 milion dollarët që ia ka miratuar qeveria zvicerane RFJ-së si ndihmë afatshkurte, me çka plotësohet edhe kushti i dytë për miratimin e kreditit të BIE”, sqaron Labus.
Kjo marrëveshje nuk është veprimi i vetëm konkret i bërë nga 29 qershori. Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar nënshkroi në Beograd marrëveshjen për donacion prej 800 mijë markash për rikonstruim të nxemjes qendrore. Gjatë vitit të sivjetëm priten edhe dy konferenca donatorësh. E para do të mbahet në tetor në Konferencën Rajonale në Bukuresht, në kuadër të Paktit për Stabilitet të Evropës Juglindore.
"Prioritet do të jetë hekurudha Segedin-Kikindë-Temishuar, ku si të interesuara paraqiten tre shtete”, sqaron Milan Pajeviq, koordinator i Paktit për Stabilitet në RFJ.
Konferenca e tretë donatore për këtë vit do t'i dedikohet aftësimit të Danubit. Pa marrë parasyshë se RFJ-ja pret para nga donatorët me siguri se nuk do të mund të vijë në tërësi tek këto donacione.
"Disa vende aq shumë vajtuan sa kur u ndërprenë donacionet përjetuan zhgënjime të mëdha politike. Doemos duhet të vazhdojmë me reforma, me rend në shtëpi dhe të mos ketë korupsion, sepse askush nuk finanson në një shtëpi ku nuk ka rend dhe nuk kursehet. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë për tre deri katër vjet do të jemi tërësisht të lirë”, thotë Bozhidar Djeliç, ministër i finansave në qeverinë e Serbisë.
Vladimir Gligorov, anëtar i G 17 megjithatë nuk e ndan këtë mendim. Sipas tij, është e qartë se edhe gjatë kohë Jugosllavia do të mbështetet
në ndihmat e jashtme me rrezikun që të mbetet në pozitën kur borxhi nuk bie nën 70 përqind të BPSH (bruto prodhimit shtetëror). Se rruga deri te
stabilizimi ekonomik është e gjatë pajtohen edhe ekspertë të tjerë duke thënë se çelësi i gjithë kësaj është marrëveshja e shtatorit me të besuarit për kushtet e kthimit të borxhit të jashtëm jugosllav. Duhet gjetur zgjidhja për kthimin gradual të këtyre borxheve, nëpërmjet një ringjalljeje të mundshme ekonomike të vendit.
"Në rast se pjesa prej 12 miliardë dollarësh e borxhit të jashtëm jugosllav nuk çregjistrohet dhe riprogramohet vështirë se për Jugosllavinë dhe Serbinë vijnë ditë të mira”, thotë ekonomisti Nebojsha Saviç - duke shtuar se një pjesë e mirë e parave që duhej të vinin pas Konferencës së Donatorëve duhet të shkojnë patjetër në servisimin e këtyre borgjeve. Sipas fjalëve të Milica Uvaliçit, ndihmës – ministre për bashkëpunim ekonomik me botën e jashtme shumica prej 150 milion dollarësh nga Banka Botërore si dhe 220 milion dollarësh nga gjithsejt 530 milion dollarësh sa premtoi BE-ja do të shkojnë për këtë qëllim.
Problemi qëndron aty se BE-ja dhe donatorët tjerë duhet ta kuptojnë se Serbia urgjentisht duhet të marrë paratë e premtuara që të mbijetojë periudhën deri tek marrëveshja me të besuarit. Evropa dhe Amerika e dijnë mjaft mirë se sa i kushtoi Jugosllavisë, por edhe bashkësisë ndërkombëtare, hamendja për të ndihmuar qeverinë e Ante Markoviqit.
TANJA STANKOVIQ