"Kush nuk jep autonomi, do të japë republikë"
Janë gjithnjë e më të zëshme vërejtjet se "centralizmi është më i fuqishëm se sa në kohën e Millosheviqit", siç thekson blloku ende jozyrtar i partive vojvodinase që udhëhiqet nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinës (LSV) e shoqëruar nga Reformistët e Vojvodinës. Si impuls shtesë ishte refuzimi i amandmaneve të kuvendit krahinor për ligjin e privatizimit nga ana e parlamentit republikan.
AIM Beograd,19.07.2001.
Për momentin në Vojvodinë askush nuk është i kënaqur: as autonomistët, as mbrojtësit e "interesit nacional", as reformistët pragmatik. Edhe pas ndërrimit të pushtetit temat janë të njëjta. Orari, siç thotë Nenad Çanaku, kryetar i parlamentit vojvodinas ishte: "më e nevojshme ishte largimi i Millosheviqit nga pushteti, burgosja dhe dorëzimi i tij në Hagë. Domosdoshmëria e sigurimit të bazës elementare ekonomike në vend, dhe të bisedojmë mëtej. Tani ka ardhur koha që të bisedohet edhe mëtej, të shikojmë se çka dhe si në Vojvodinë”.
Sipas shijes së autonomistëve vojvodinas koncepti shtetëror millosheviqian për Serbinë centralise ndryshohet shumë ngathtë. Gjithnjë e më të zëshme janë vërejtjet se "centralizmi është më i madh se në kohën e Millosheviqit", siç thotë blloku jozyrtar i partive vojvodinase të udhëhequra nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinës (LSV) e përkahur nga Reformistët e Vojvodinës. Si impuls shtesë ishte refuzimi i amandmaneve të kuvendit krahinor për ligjin e privatizimit nga ana e parlamentit republikan. Thelbi i propozimit ishte kushtëzimi dhe privatizimi i firmave nga Vojvodina t'i përshkrueshin krahinës. Ky opcion politik insiston që, pasi Millosheviqi është në Hagë, të fillojë ndërtimi i sistemit që ishte i pafuqishëm dhe ndërtimi i institucioneve që ai i shkatërroi sistematikisht.
Partia e kryetarit Koshtunica (PDS) duke kumtuar formimin e grupit të veçantë parlamentar në parlamentin krahinor, zyrtarizoi mospajtimin permanent me pjesën tjetër të ODS edhe në Vojvodinë, por pa braktisur funksionet në pushtet, qeveri, organe drejtuese dhe në të gjitha vendet ku kuotat partiake arsyetojnë profesionalizimin.
Këtu PDS demonstron një përmbajtje të hapur ose kundërshon jo vetëm idenë për autonomi, por edhe gjithçka tjetër, përmes sqarimeve të herëpasershme se si të drejtat e pakicave nacionale cenojnë të drejtat (kombëtare) e shumicës. Një pohim mbështetës për platformën politike të ODS-së dha Mirolub Leshnjak, nënkryetar i Kuvendit të Krahinës Autonome të Vojvodinës, duke vlerësuar se ekshumimi i kufomave të kosovarëve dhe gjetja e frigoriferëve të fshehur ka mundur edhe më të presë, sepse ky hap, në këtë moment, nuk është i justifikueshëm moralisht: "Zbulimi i krimeve të ngjashme të luftës të bëra ndaj serbëve në Kroaci dhe në territorin e Kosovës mund të na bëjnë të llogarisim në pasoja tjera, kështu serbët mund të shpallen si fajtorë kolektiv". Pohimet e tij morale nuk kishin kurfarë publiciteti.
Nuk janë të kënaqur as ithtarët e Partisë Demokratike të Gjingjiqit (PD). Ata që kishin dalë në rrugën Beograd - Novi Sad, për shkak se ishte shtyrë në mënyrë kontraverse shitja e fabrikës së Beoçinskës e kërkuar nga fabrika franceze e çimentos Lafarzhu, e kishin të qartë se faza autonomiste e Gjingjiqit ishte "decentralizim plus demokratizim e barabarta me një Serbi të re". Demokratët e tij filluan të flasin për autonominë dhe të votonin në Kuvendin e Vojvodinës, me një përmbajtje dhe me mjaft kujdes e jo siç kishin premtuar në fushatën zgjedhore. Gara për madhësinë e autonomistëve ("unë jam më shumë autonomist se Canaku", tha Gjingjiç) është një rrëfim i përfunduar për "autonominë ekonomike", që e lansuan demokratët dhe që tani hudhet nën rrogoz.
Fjalën "internacionalizim" mbi të ardhmen e Vojvodinës, para disa muajsh, e futën në fjalimet politike reformistët e Mile Isakovit, por askush nuk i kushtoi kujdes. "Fjalë e madhe" u bë atëherë kur filloi kryqëzimi i diskutimeve për dhe kundër pjesëmarrjes së Nenad Çanakut në bisedimet në tryezën e rrumbullakët të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Tema ishte: "Kthimi i autonomisë së Vojvodinës: modeli stabil shumënacional në Jugosllavi". Argumentet kundër ishin statutarë (athua Çanaku edhe në Uashington shkoi si kryetar i Kuvendit të Vojvodinës, nëse po atëherë përse nuk e konsultoi parlamentin, ose atje ishte "vetëm" si lider i LSV). Donka Stançiç (PDS) si deputete në Kuvendin e Vojvodinës shtroi pyetjen - athua "internacionalizimi" është term i ndërlidhur me situatën postkonfliktuoze ose jo.
Siç e transmetoi "Madar So" drejtori i programit për Evropën Lindore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Janush Bugajski i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që pa u vonuar të përkrahte zhvillimin e ekonomisë vojvodinase, si më e pasur dhe më produktive në vend, që në suaza të integrimit të autonomisë ekonomike dhe integrimeve rajonale do të ndihmonte dhe integrimin e Serbisë në proceset evropiane. Ideja e tij është formimi i grupit të ekspertëve ndërkombëtar që së bashku me përfaqësuesit e pushtetit novosadas dhe beogradas, të ndërtonin statusin buxhetor të Vojvodinës – të plotësuar me sugjestionin se për sigurimin e të drejtave të pakicave duhej krijuar forma gjegjëse e vetëqeverisjes dhe vetëorganizimit. Biseda në tryezën e rrumbullakët në Uashington nuk ishte frymëzuese për askend në Serbi. As për polemika.
Skena për përçarjet e ardhshme po ndërtohet gradualisht. Globalisht - në të dominon konflikti mes "legalistit" Koshtunica dhe "pragmatistit" Gjingjiç, por jo aq shumë rreth koncepteve të ndryshme shtetërore. As legalistëve, as pragmatistëve, nuk iu duk gjë e rëndësishme vërejtja se 102 ligje, si jokushtetues, edhe më kufizojnë të drejtat edhe ashtu të reduktuara të krahinës. Këtë temë e problematizon "blloku i tretë", veçmas autonomistët dhe partitë e theksuara qytetare.
"Në zgjedhjet e ardhshme do të shohim se si do të duket skena politike e Serbisë, ku unë nuk pres që ndonjë forcë mbinacionale, qytetare, ose vërtet reformatore etj, të ketë shumicë të fuqishme. Kjo nuk mund të pritet sepse këto forca e humbin fuqinë, duke përfshirë edhe atë pjesë të ODS që graviton Voisllav Koshtunica, kurse pjesa e ODS-së që graviton Zoran Gjingjiqi nuk përkrahet" thotë pët AIM Nenad Çanak.
"Deri tani ngjarjet në Serbi kanë ndryshuar teknikisht, e jo në aspektin strategjik, kurse koordinata kryesore është në Serbi. Sepse ajo që deri dje u quajt "ndryshimi i 5 tetorit", tani me eufemizëm quhet "ngjarja e 5 tetorit". Kjo flet qartë se në thelb nuk ka ndonjë ndryshim, përkundër angazhimit dhe vetflijimit të madh të qytetarëve të të gjithë vendit, pra nuk u bë ajo që duhet - ndryshimi i sistemit" , thotë Çanak.
Në kremten e 11- vjetorit të formimi të Ligës Socialdemokrate të Vojvodine Çanak konstaton: "kjo është ditëlindja e parë që nuk e festojmë si opozitë dhe mendoj se e fundmja". Para kësaj tërhoqi vërejtjen se me dorëzimin e Sllobodan Millosheviqit nuk do të thotë se u ekstraduan gjitha të këqijat nga vendi. Gjatë bisedës për AIM-in kujton se Opozita Demokratike e Serbisë bleu shumë në emër të rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti ("Kjo ndodhi") dhe është e palogjikshme të pritet se ODS-ja të bëjë gjithçka për demokratizimin e shoqërisë. Çanak kujton se ODS-ja ka, ("nuk do të thoja dominues, por") numër të madh njerëzish që ishin kundër Sllobodan Millosheviçit që nuk i arsyetuan pritjet, jo pse nuk u përpoqën në qëllimet e tyre; por ishin njerëz që dëshiruan reforma personale për disa struktura të pushtetit dhe jo t'i ndërronin sistematikisht. Në pyetjen se "a është në rradhë" përgjigja rreth çështjes së Vojvodinës, ai u përgjigj shkurt: "Nuk jam i sigurtë se është në rradhë çështja e Vojvodinës", por do të jetë kur do të vihet në rend dite, dhe kjo nuk mund të vihet aty pa mos e bërë këtë njerëz nga Vojvodina, në mënyrë "insitucionale ose jashtëinstitucionale, në rrugë ose në forume, por duhet të vihet".
Sipas fjalëve të tij, çështja duhet shtruar në mënyrën vijuese: se vetëm çështja vojvodinase nuk është pjesë e problemit në Serbi, por vetëm si pjesë e përgjigjeve të problemeve në Serbi. Për këtë shkak, thotë ai, duhet fokusuar dhe artikuluar vullneti politik që kjo të imponohet nga Vojvodina.
"Çështja kryesore e Vojvodinës, në raport me Serbinë, është: si të pengohet mbivotimi. Neve na kanë mbivotuar gjatë miratimit të amandmaneve të ligjit për privatizimin para shtatë ditësh. Kjo është çështja kryesore dhe pengesa kryesore. Sepse, nëse ndodh, shpesh dhe shumë herë mbivotimi në Parlamentin e Serbisë, atëherë Vojvodina më nuk do t'i drejtohet Parlamentit serb për mendime". Në një rast tjetër këtë Çanaku e mendoi dhe e definoi në mënyrë precize: "kush nuk jep autonomi, do të japë republikë, kush nuk jep republikë, askush nuk do ta pyesë?.
Sipas Ligjit të ri të privatizimit, Vojvodinës do t'i takojnë pesë përqind e vlerës së pronës së shitur në territorin e saj, pesë përqind do të marrin qytetet ose komunat, kurse pjesa tjetër do t'i takojë pushtetit qendror. Asnjë nga ligjet që parlamenti vojvodinas ia paraqiti parlamentit republikan nuk u sollën në rend dite. Kryetari i Parlamentit serb Dragan Marshiçanin (PDS), u detyrua që përmes një letre "legale" të informonte Kryesinë e ODS-së se parlamenti vojvodinas ka legjitimitet kushtetues për të propozuar ligje dhe ata doemos, sipas procedurës, duhet të hidhen në votë, dhe do të ishte e pakëndshme që partitë t'i urdhëronin deputetët të tërhiqnin propozim ligjet! Kjo rezultoi me formimin e komisioneve të të dy qeverive (krahinore dhe republikane) që do t'i shqyrtonte ato.
Gjatë kësaj kohe, tre e katërta e qytetarëve (70%) konsideron se mbi 70 përqind e tatimeve dhe të hyrave publike të grumbulluara në territorin e Vojvodinës duhet të ngelin në buxhetin e Vojvodinës, kurse 15,8 përqind mendojnë se paratë duhet të mbeten në buxhetin e krahinës, pra Vojvodina edhe mëtej mbetet në përbërjen buxhetore të Serbisë. Nenad Çanak theson se "për 36 orë nga Vojvodina dalin aq para sa është buxheti vjetor i saj". Sipas autorizimeve edhe paratë. Dhe kështu në qark.
MILENA PUTNIK