Peripecia para shpërbërjes

Beograd Jul 23, 2001

Dërgimi i Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës ditën e Vidovdanit shkaktoi tronditje politike që brenda dy javëve deri te përçarjet brenda Opozitës Demokratike të Serbisë (ODS), rrënoi qeverinë federale dhe RF të Jugosllavisë e solli një hap para shpërbërjes

AIM, Beograd, 17.7.2001.

Vera beogradase është në gjithçka e nxehtë, edhe politikisht. Me siguri se as marrëveshja për formimin e qeverisë së re federale nuk do të mundësojë frymëmarrje të lehtë, veçmas tek qytetarët e pavarur. Kjo u arrit dhe u kumtua të premten më 13 korrik. Kryetari i RFJ-së Voisllav Koshtunica pranoi propozimin e Partisë Popullore Socialiste që kryeministër i ri të jetë Dragisha Peshiç, ministër i finansave në kabinetin e Zoran Zhizhiçit. Sipas deklaratave të para qeveria e re federale do të ketë vetëm nëntë ministri dhe nënkryetar për marrëdhënie ekonomike me jashtë. Pezulohen ministria e fesë, bujqësisë, sportit dhe shëndetësisë, kurse prej dy ministrive ekzistuese do formohet vetëm një – ministria për komunikacion dhe lidhje.

Opozitës Demokratike të Serbisë (ODS) i takojnë pesë ministri, kurse koalicionit malazez katër ministri dhe vendi i kryeministrit federal. Sipas deklaratës së Predrag Bullatoviqit, kryetar i Partisë Popullore Socialiste të Malit të Zi (PPS), renditja e re e forcave në qeverinë federale pamundëson mbivotimin mes pjesës serbe dhe malazeze, që ai e konsideron si një ndryshim të rëndësishëm në raport me gjendjen pas 28 qershorit. Dragolub Miçunoviçi, një nga liderët e ODS dhe kryetar i Këshillit të qytetarëve në Kuvendin Federal, lajmëroi gazetarët për marrëveshjen sipas së cilës qeveria e re vazhdon me reformat, duke "ruajtur Jugosllavinë derisa të përgatitet platforma për rregullim shtetëror".

Përsa i përket ngjarjeve që pasuan pas dorëzimit të Sllobodan Millosheviqit madje edhe deklaratat e kursyera u dukën mjaft optimiste. Mossuksesi për të arritur marrëveshje në mes ODS dhe Koalicionit për Jugosllavi rreth miratimin të Ligjit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, që duhej të votohej nga Kuvendi federal, me insistim të kryetarit të RF të Jugosllavisë Voisllav Koshtunicës, solli deri aty sa Qeveria federale, pa anëtarët e Malit të Zi, - veç njërit që ishte prezent dhe me përmbajtjen e tij gjatë votimit mundësoi sjelljen e vendimit – arriti bashkëpunim që mundësoi sjelljen e vendimit. Me kërkesë të avokatëve të Millosheviqit, Gjykata Kushtetuese e RFJ-së – gjithashtu në një përbërje jo të plotë “millosheviqiane” – në mënyrë rutinore suspendoi pranimin e vendimit si jokushtetues. Qeveria e Serbisë reagoi të njëjtën ditë, më 28 qershor, duke sjellur vendimin për bashkëpunim, dorëzimin e Sllobodan Millosheviqit, duke u thirrur në ligjet e Kushtetutës “millosheviqiane” të Serbisë – me siguri kur ai kishte hipur në helikopter për në Tuzëll. Vendimin e nënshkruan gjithë anëtarët e kabinetit të Gjingjiqit, por edhe disa ministra federal, prej të cilëve ca përmes faksit nga jashtë; siç ishte rasti me nënkryetarin Mirolub Labus drejtpërdrejtë nga Konferenca e donatorëve që RF të Jugosllavisë i solli 1,28 miliard dollarë. Kryeministri i qeverisë federale, Zoran Zhizhiç (PPS), dha dorëheqje, që automatikisht solli deri tek rënia komplete e qeverisë federale.

Pasojat e këtyre ngjarjeve, gjykuar sipas të gjithëve, gjatë kohë do të lënë gjurmë të pashlyeshme në marrëdhëniet politike mes Malit të Zi dhe Serbisë, në këtë Jugosllavi të tanishme, por edhe në ODS, në këtë koalicion që më 5 tetor të vitit të kaluar rrëzoi Sllobodan Millosheviqin nga pushteti.

Gjatë dy javëve të kaluara u dhanë plot deklarata, ankesa, kundërankesa dhe sqarime nga aktorët kryesor të ngjarjeve që tejkaluan edhe paraqitjet radikale në Kuvendin e Serbisë. Ishin më të shumta dhe më të zëshme se sa ato të protestave dhe demonstratave kundër dorëzim – shitjes “tradhëtare”, përkundër socialistëve millosheviqian që tek sa po hyrën në “serbizim”. Voisllav Koshtunica mënyrën e dorëzimit të Millosheviqit në Hagë e quajti grushtshtet, kurse pozitën e vet të kryetarit të shtetit e përshkroi si gjendje pengu të bashkësisë ndërkombëtare nga njëra anë dhe forcave politike të brendshme nga ana tjetër. Koalicioni malazez për Jugosllavinë, opozitë në republikën amë, akuzoi ODS për dyftyrësi – veçmas nënkryetarin e qeverisë Mirolub Labusin shkaku i mënyrës se si "ngatërroi" sjelljen e vendimit – dhe pengoi shpërbërjen e koalicionit, në rast se raporti ndaj PPS – si partner politik nuk ndryshohet me zor.

Kryeministri i qeverisë serbe Zoran Gjingjiq vazhdoi të vepronte si një politikan që i pëlqen të ketë dukje të një pragmatisti dhe një të vendosuri, por shpesh duket se “rrëshqet”. Ndaj akuzave se Millosheviqi ishte në rrugë për në Hagë ndërkohë që qeveria po vendoste për dorëzimin e tij edhe demantet duken jo aq të besueshme, veçmas rreth asaj se a ishte lajmëruar Voisllav Koshtunica për çka u dhanë shumë deklarata ("e ka ditur", "ka heshtur, dhe ka thënë 'po'”, "ministri i tij e ka ditur", "është informuar", "nuk është informuar... por edhe unë nuk kam ditur gjithçka") duke lejuar zbulimin e pakëndshëm, kontravers të detajeve teknike.

Duket se dorëzimi apo së paku mënyra se si u dorëzua nuk u mirëprit as nga Kisha Ortodokse Serbe, së këndejmi edhe vendimi më i ri, i thatë, i Gjingjiqit për mësimin e fesë në shkollat fillore dhe të mesme që nga shtatori, pa përgatitje si dhe paralajmërimi i vazhdimit të punimeve në altarin Shën Sava – që mund të ndërlidhen. Analisti i javores beogradase "Vreme" këtë potez të Gjingjiqit për ngritjen e varreve kishtare e kualifikoi si të shpejtuar duke aluduar në vrasjen e Karagjorgjit, në stilin koka dërguar sulltanit dhe varrosja e shpejtë e vrasësit.

Veç fjalëve të rënda, vendimi i shpejtë i ditëve të fundit çoi deri tek pasojat rëndësia e të cilëve mund të tregohet në të ardhmen. Partia Demokratike e Serbisë e Koshtunicës solli vendimin që në Kuvendet e Serbisë dhe Vojvodinës të ndante deputetët e vet në dy klube të veçantë deputetësh të ODS-së. Të njëjtin vendim e solli edhe Nova Srbija (NS) e Velimir Iliçit, "luftëtarit" të revolucionit serb të tetorit dhe kandidatit të vetëshpallur për kryetar të Serbisë, kurse këtë e paralajmëruan edhe Lëvizja për Serbi Demokratike e ish- shefit të shtatmadhorisë të UJ Momcillo Perishiçit. Në aspektin teorik, 46 deputetë e PDS dhe 8 deputetë të NS "vrasin” shumicën e tanishme komode të ODS në Kuvend, që do të thotë brishtësi ose vështirësi marrëveshjeje të partnerëve të koalicionit në të ardhmen dhe bashkëpunim me opozitën parlamentare të përbërë nga socialistët, radikalët dhe ish-partia e Arkanit Partia e Unitetit Serb (PUS).

Kërkesat e Koalicionit malazez për Jugosllavinë, gjatë bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re federale, detyruan nënkryetarin në dorëheqje, Mirolub Labus, që gjatë javës së kaluar t'i dërgonte letër Voisllav Koshtunicës, Zoran Gjingjiqit dhe “shefit” të dikurshëm Zhizhiçit ku sqaron se shkon në pushim të merituar, me lutjen ta lajmërojnë atëherë kur do të përfundonte farsa e bisedimeve. Mirolub Labus, i panjohur për opinionin si frikacak, që e mposht vetëm Voisllav Koshtunica, një kopje të letrës ua dha edhe mediumeve, kështu që adhuruesit e skandaleve mësuan se gjatë muajve të kaluar Labus kishte bërë edhe punët e kryeministrit Zoran Zhizhiç. Ai u përgjigj se gjithçka e bëri “kryesisht korrekt” – Labus punoi për Zhizhiçin sipas vendimeve të tij. Duket se shkaku për këtë plasje është kërkesa e PPS dhe Koalicionit për Jugosllavi që në qeverinë e re federale të merrte kontrollin mbi ministrinë e finansave apo ministrinë e bashkëpunimit ekonomik me botën e jashtme. Në secilin rast kjo është diçka e madhe – jo aq shkaku i kualifikimit dhe kuadrit, por nga fakti se Mali i Zi i Gjukanoviqit nga njëra anë kaherë nuk finanson buxhetin federal, kurse në anën tjetër nuk pret mjetet e ardhura nga jashtë.

Dr Slobodan Samarxhiq, ekspert për çështje të federalizimit dhe bashkësive politike, këshilltar i Voisllav Koshtunicës, vëren se vazhdojnë konfliktet brenda ODS dhe, në masë të madhe, mes ODS dhe Koalicionit për Jugosllavinë me gatishmërinë për të kaluar tek Millo Gjukanoviqi. Gjatë muajve të kaluar gjërat i qetësoi disi fushata për pavarësimin e Malit të Zi që sërish u ndez. Milo Gjukanoviç, kryeministri malazias Filip Vujanoviç dhe këshilltari Miodrag Vukoviç hodhën poshtë goditjet e sajuara: referendumi për pavarësinë u paralajmërua për marsin e vitit të kaluar, kurse bisedimet për të ardhmen duhet t'i zhvillojnë qeveritë republikane të Gjukanoviqit dhe Gjingjiqit

Përgjigja e kësaj porosie nuk mund të përmbajë atë që pritet, veçmas karshi intensitetit të diskutimeve brenda ODS-së. Qeveria federale do të formohet, kurse gjithë pjesëmarrësit pajtohen me konstatimin se qëllimi i saj është inkuadrimi në institucionet ndërkombëtare dhe vazhdimi i punimeve për përgatitjen e platformës së përbashkët për përcaktimin kushtetues së shtetit të përbashkët. Zoran Gjingjiqi në deklaratën e kolegut - kryeministrit Filip Vujanoviçit se bisedimet (e pacaktuara) të të dy qeverive "në mënyrë kualitative, të qartë dhe të pranueshme do të prezentonin nevojën për bashkëpunim të ndërsjelltë në rregullimin e federatës prej dy shteteve të pavarura, të pranuara ndërkombëtarisht”, u përgjigj: “Jam shumë i lodhur nga taktizimet e Malit të Zi". I prekur nga porosia e Gjingjiqit se pasi të gjithë pajtohen se duhet përcaktuar për statusin e Malit të Zi është e pashmangshme dhe e nevojshme mbajtja e referendumit e jo vazhdimisht të paralajmërohet dhe të shtyhet, Millo Gjukanoviqi u përgjigj se Serbia nuk mund të caktojë se kur do të përcaktohet Mali i Zi.

Kështu, në mes kësaj vere të nxehtë, qytetarët e Jugosllavisë presin se çka do të ndodh pastaj. Dr Slobodan Samarzhiç parasheh dy mundësi të komplikimit të situatës së tanishme. Rreth federatës me funksione minimale – të drejtat njerëzore, punët e jashtme, mbrojtja, baza e sistemit ekonomik dhe telekomunikacioni e lidhjet – pajtohen pushtetarët e ODS dhe Koalicioni për Jugosllavi, dhe gjithë partitë opozitare serbe. Pavarësi të plotë të Malit të Zi kërkojnë Lidhja Liberale (LS) dhe Partia Socialdemokrate (PSD), kurse "ndarje dhe kurorëzim të zbehtë" parasheh programi i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të Gjukanoviqit. Me fjalë tjera, vendimi do të varet nëse do të pranohet apo refuzohet platforma e PDS-së për një federatë të rirregulluar. Në rastin tjetër, vështirë se mund të flitet për çfarëdo lloj Jugosllavie. Madje edhe sikur PPS gjegjësisht Koalicioni për Jugosllavi afron gjatë muajve të ardhshëm rreth vetes pjesën më të madhe të elektoratit, nuk do të mund të pengojë ndarjen politike të Malit të Zi. Në këtë rast, sipas vlerësimit të Dr. Slobodan Samarzhiçit, në skenën politike vetëm se do të ndërronin aktorët.

Gjykuar sipas fjalës së mbajtur të Millo Gjukanoviqit në festën e 13 korrikut, ditës së kryengritjes së Malit të Zi, ai vazhdoi ofronte rreth vetes pjesën tradicionale të trupit votues. Sipas interpretimit të tij, komunistët malazias më 1941 ripërtrinë shtetësinë e Malit të Zi, të humbur nën presionin e ambicjeve serbomëdha më 1918. Interpretimit të këtillë të historisë mbase nuk duhet dhënë rëndësi të veçantë, sepse indirekt nuk vërteton vlerësimin politik të analistëve se kryetari i Malit të Zi gjatë viteve të kaluara zbrazi gjithë rezervoarin “e tij” në trupin votues dhe se dy partitë kundërshtare PDS dhe PPS janë "ngujuar" për votuesit e “vet”. Gjatë dhjetë viteve të kaluara në Mal të Zi as në hije të të dy krahëve të ish-komunistëve nuk u zhvillua opozita autentike. Përsa i përket Serbisë, duket haptas një qetësi rreth çështjes së pavarësimit të Malit të Zi. Opinioni publik është më shumë i interesuar rreth jetës së përditshme, që shumë pak ndryshoi gjatë këtyre tetë muajve, kurse pason çështja se athua, kur dhe në çfarë fraksionesh do të ndahet ODS. Katër grupimet themelore – Partia Demokratike e Gjingjiqit me satelitët, PDS me Koshtunicën e popullarizuar, “autonomistët” vojvodinas, partitë rajonale, nacionale – janë shumë të theksuar, gjithashtu vërehet përparësia e dukshme e PDS në raport me gjithë partitë tjera, veçmas apo në koalicion. Sëkëndejmi, me siguri, edhe padurimi i “autonomistëve” vojvodinas që çështja e Vojvodinës të zgjidhet në aspektin territorial sesa në zgjedhjet e ardhshme eventuale, si dhe gatishmëria e madhe, e papritur, e herëpashershme verbale e Gjingjiqit për rikonstruimin e qeverisë republikane – pa iu kërkua kjo.

Akti i parafundit i tragjedisë antike, peripecia, zgjidhet shpesh përmes deus ex machina, ndërhyrjes hyjnore në ngjarje. Në dramën e komplikuar jugosllave, as engjujt shpirtmirë nuk treguan aftësi në këtë rol. Sëkëndejmi, sado që të duket paradoksale dhe e pabesueshme, në këtë rast doemos duhet mbështetje nga arsyeja e kufizuar njerëzore.

ALEKSANDAR QIRIQ