A po evitohet kriza humanitare!?

Skopje Jul 19, 2001

AIM Junior, Shkup, 19.07.2001

Ndonëse qytetarët e tërë vendit po përballen me kushte shumë të vështira që ka shkaktuar lufta, aktivistët e organizatave ndërkombëtare janë duke u bërë gati për ate më të keqen që mund të shpërthej në cdo cast në Maqedoni. „ Kushtet kaotike të sigurisë dhe mundësia e eskalimit të ri të situatës, tejmase e kanë vështirësuar punën e organizatave humanitare për të vepruar në brendësi të terrenit, për të definuar numrin dhe lokacionin e refugjatëve, e lere më ata për ti ndihmuar “, thotë kryetar i organizatës humanitare“Jeta“, Gafur Zharku.

Shifrat rreth numrit të të shpërngulurve dhe të rrezikuarve nrshojnë në çdo orë, meqë regjistrohen vajtje ardhje të përditshme të të zhvendosurve në Shkup, Kumanovë dhe në vendkalimet kufitare veriperendimore të vendit. „ Jemi duke u bërë gati për më të keqen dhe se kjo duhet të na gjej gati", thonë shumica e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, edhe pse ata nuk shpresojnë aq shumë për një gjë të tillë. „ Brenga jonë kryesore janë civilët e rajonit të Likovës ,të cilët nuk kanë ushqim , strehim dhe jetojnë në qiell të hapur. Ne mundohemi ti qasemi problemit, por ai vazhdon të rritet, kurse pengesat për mosdepërtimin tonë dihen “, thotë Aqif Ajdini ,shef i zyrës së OH “El Hilal“ në Kumanovë. Sipas tij pas armëpushimit të shpallur mund të vij deri tek organizimi i karvaneve shtesë humanitare për të depërtuar në zonat e krizës, por ai thotë se autoritetet shtetërore janë pengesa e vetme. Ai heziton të tregoj për sjelljet dhe metodat e policisë ,e cila në disa raste ka në shënjestër edhe aktivistët humanitar.

Grumbullimi i këtyre të dhënave që kanë të bëjnë kryesisht me barrierat që bëhen ndaj aktivistëve humanitarë janë duke u përcjellur edhe nga disa organizata ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe me të drejtat e aktiviteteve dhe misioneve humanitare në botë. Monitoruesit e BE-së, OSBE-së dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë janë më të aktivizuar në rajonet e krizës , duke shfrytësuar mandatin e tyre ndërkombëtarë në gjendje të luftës. Këto organizata që çdo ditë depërtojnë në rajonet e krizës në veri të vendit pohojnë se simbolikisht ndihmojnë civilët e rrezikuar, por njëkohësisht vëzhgojnë respektimin e armëpushimit.

Mjeku Fatmir Hasani, nga fshati Sllupcan tani thotë se është i kënaqur me ardhjen e monitoruesve ndërkombëtar në rajonin e krizës në Likovë. Sipas tij, fshatarët janë të rrezikuara nga diarea, dehidrimi dhe epidemite e tjera ,që tash mbretërojnë në këto temperatura të larta. Duke rrëfyer për mungesën e mjeteve shëndetsore dhe për personat e sëmurë, ai tha se ndihmat mjeksore që janë kryesisht nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë janë tejet minimale, kurse kriza është grandioze.Depërtimet disa herë të kesaj organizate humanitare kanë mundësuar evakuimin e disa civilve që kapin shifrën deri në 600 veta dhe të cilët kryesisht ishin pleq,fëmijë dhe gra shtatëzëna.

Apelet e përditshme nga ana e civilve të rrezikuar siduket gjithnë kanë hasur në veshë të shurdhër. Kryetari i komunës së Likovës Husamedin Halili është më i zëshëm në drejtim të thirrjeve pubike për të ndihmuar banorët e komunës së tij. Edhe ai është i vendosur në një shhtëpi të qytetit si dhe nuk i lejohet depërtimi në brendinë e komunës së tij. Halili thotë se disa herë është maltretuar nga policia maqedonse në punktet policore gjë që nuk le për të komentuar për sigurinë e banorëve të komunës së tij.

Në fshatin e Likovës pas shpalljes së armëpushimit të dyanshëm shtabi i mbrojtjes civile të kësaj komune ka filluar shpërndarjen e civilve nëpër fshatrat e tyre ku për shkak të shkatrrimeve ata si strehimore tani më kanë qiellin e hapur , bodrumet dhe ahret ku rrijnë kafshët. Drejtuesi i këtij shtabi Hatip Demiri thotë se tani ka filluar edhe aksioni i pastrimit të terrenit nëpër fshatrat e përfshira nga dëmet e mëdha të luftës, me çrast rreth 3000 kafshë janë evidentuar të ngordhura.

Raporte të ndryshme të vendit dhe të jashtme të vëzhguesve thonë se nga granatimet nga forcat maqedonase të sigurimit dhe nga zjarri janë shkatrruar më shumë se 70 përqind të shtëpive të komunave të krizës në rajonin e Likovës, duke e pamundësuar kështu një numër të madh të të zhvnedosurve nga lufta që të kthehen në shhtepitë e tyre.

Zyrtarë të UNHCR-së në Shkup theksojne se mesë 60 mijë veta janë të detyruar të mbesin ende në Kosovë . Kurse autoritetet shtetrore maqedonase bëjnë të ditur se mbi 10 mijë veta janë kthyer në Maqedoni.

Nga ana tjetër të zhvendosurit në brendi të vendit që janë të strehuar nëpër qytet dhe lokacione të tjera arrijnë shifrën deri në 20 mijë veta. Shumica e të ikurve në Kosovë që nuk kanë disponuar dokumente identifikimi janë të evidentuar në një qendër tranzit të UNHCR-së në Kacanik, ku më pas transportimi i tyre në Maqedoni do të bëhej në mënyrë të organizuar .

Dëshmitarë okularë në pikën kufitare Bllacë bëjnë të ditur se policia maqedonase për kokë të kalimtarëve kërkon rreth 150 marka gjermane me arsyetimet e tyre se këto para janë tarifë që duhet ti paguhet shtetit. Disa prej kalimtarëve maltretohen dhe nuk lejohen të hyjnë në Maqedoni, thonë aktivistët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë në anën e Kosovës.

Nga ana tjetër , në vendkalimin Tabanoc në veri të vendit, të gjithë banorët shqiptarë shtetas të Maqedonisë pas një periudhe dyjavore më në fund u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre.Kjo fushatë që drejtohet nga njerëz të ministrisë së punëve të brendshme ka shqetsuar tejmase të gjithë qytetarët që prisnin me orë të tëra për të hyrë në shtetin amë. Bashkimi nga Kumanova nuk është lejuarqë të shkoj në vendbainimin e tij, megjithse ai është shtetas I Maqedonisë. „Pasi që prita për 8 orë të tëra polici kufitar më kërcënoi që menjherë të zhdukem nga kufiri,se përndryshe më tha se do të pësoj keq. Ata thonin se vetëm pse jam shqiptarë nuk mund të kaloj kufirin, kurse shqiptarët të shkojnë në vende të treta për të qenë më të sigurt“, thotë Bashkimi, duke vërtetuar se udhëtarët të përkatësisë maqedonase janë lejuar që të hyjnë në Maqedoni.

Zyrtarët e organizatave ndërkombëtare janë njohur me një fenomen të tillë të autoritëeteve kufitare, të clët si arsyetim përdorim alibi të ndryshme duke pohuar se ky vendim është urdhër nga lartë. Ministri i drejtësisë Ixhet Memeti që njëherit është edhe drejtues i këshillit qeveritar për menaxhimin e krizës tha se pas presioneve të mëdha këto akte u tejkaluan. Ne e kemi të qartë burimin e këtyre pengesave, dhe se së shpejti do ti ndriçojmë fytyrat e këtyre individëve, tha ai.

Kriza humanitare ka përfshirë edhe disa familje shqiptare të kryeqytetit , të cilët pas rrënimit të shtëpive të tyre nga një aksion vandal i organeve shtetërore kinse për rrënimin e shtëpive të ndërtuara pa leje (ndërkaq nuk u gjet asnjë shtëpi maqedonase si e tillë dhe gjitha të rrënuarat deri tani janë të pronarëve shqiptarë) kanë mbetur pa strehë në kokë. “ Inspektori më dha afat vetëm 2 minuta që të nxjerrë fëmijët dhe gjësendet e vlefshem nga shtëpia, duke më ofenduar rëndë në baza familjare", thotë F.A , i lindur në Tanushë, kuse për disa vite banorë i kryeqytetit. Pas pohimeve se rrënimi i shtëpive të shqiptarëve është ndaluar, këtyre ditëve avazi i aksionit të filluar nga njësitë rajonale të ministrisë së urbanizimit dhe planifikimit ka frikësuar banorët e komunës së Studenicanit.

Moti i verës megjithate ka mundësuar që jeta e vështirë të lehëtsohet sadopak. Megjithate, shqetësuese vazhdojnë të jenë fshatrat në veri të vendit që janë të rrezikuara nga diarea, dehidrimi dhe epidemite e tjera , që tash mbretërojnë në mesin e popullatës së zhvendosur. „Është pothuajse e pabesueshme që njerëzit të vdesin nga uria në mes të Evropës... por fatkeqësisht mund të jetë shumë e besueshme“, shprehet Mehmeti , 67 vjecar njëri prej 10 mijë të ardhurit nga fshatrat e rrezikuara, të cilët çdo ditë presin të marrin ndonjë ndihmë në qytetin e Kumanovës.

Subjektet relevante ndërkombëtare dhe disa nga ato të vendit ka kohë që po inicojnë propozime konkrete për gjetjen e nje zgjidhjeje për të eliminuar krizën humanitare në disa rajone ku po zhvillohen konfrontime të armatosura , por deri më tash pa sukses.

NASER PAJAZITI