Pse qe i shpejte vleresimi nderkombetar per zgjedhjet?

Tirana Jul 16, 2001

AIM TIRANA, 16.07.2001

Edhe pas dy raundeve me 24 qershor dhe 8 korrik zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi nuk kane mbaruar ende, duke shenuar rekordin e radhes si zgjedhjet me te gjata ne historine e politikes shqiptare. Interesimi nderkombetar per keto zgjedhje parlamentare ne Shqiperi ka qene gjithashtu me i madh se per cdo lloj zgjedhjesh te tjera. Ajo qe e ben interesant eshte fakti se per keto zgjedhje ka pasur nje fare nxitimi nga ana a faktorit nderkombetar per te afirmuar menjehere vlefshmerine e tyre demokratike dhe per ta mbyllur procesin zgjedhor. Madje ne qarqet diplomatike ne Tirane behet e ditur se te dy partive kryesore politike, Partise Socialiste dhe Partise Demokratike u eshte dhene me force mesazhi nderkombetar se procesi zgjedhor duhet te perfundoje me 22 korrik.

Per zgjedhjet e tanishme parlamentare ky afirmim erdhi nga zyrat me te rendesishme te diplomacise nderkombetare. Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson, qe erdhi per nje vizite ne Tirane me 12 korrik, pra pas raundit te dyte, ne krye te delegacionit te keshillit te ambasadoreve te vendeve te NATO-s, deklaroi se rezultati i zgjedhjeve konfirmoi se instituciont demokratike ne Shqiperi jane te forta. Madje ai shkoi edhe me tej dhe uroi ne nje konference shtypi kryeministrin socialist Ilir Meta per rizgjehjen e tij. Ne fakt deklarata e Robertsoni u be ne nje kohe kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte dhene rezultatet perfundimtare te raundit te dyte dhe kur PS nuk e ka caktuar ende zyrtarisht kryeministrin per nje mandat te dyte. Nje dite perpara sekretarit te poergjitshem te NATO-s,ne Uashington, Beth Xhonson, ndihmesja e sekretarit amerikan te shtetit, deklaroi ne Komisionin e Jashtem te Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan se zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi qe perfunduan kete uikend, pra raundi i dyte, ishin nje hap tjeter perpara ne zhvillimin demokratik te vendit. Ne sintoni me ta edhe kryetari i radhes i OSBE, ministri i jashtem i Rumanise Mircea Geoana, deklaroi me 13 korrik se zgjedhjet ne Shqiperi perfaqesojne nje progres te qarte drejt standarteve evropiane dhe u beri thirrje partive politike shqiptare qe te njohin rezultatet e ketyre zgjedhjeve ne menyre demokratike.

Ajo qe terheq vemendjen ne deklarimet e Brukselit, Uashingtonit,etj. per vleresimin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi eshte se ato u bene ne keto rrethana: Se pari, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka shpallur zyrtarisht rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve ne Shqiperi, sepse ne kater zona do te kete perseri balotazhe me 22 korrik si dhe perseritje ne disa qendra votimi. Se dyti, kur nje pjese e kandidateve te shpallur si humbes nga KQZ-ja jane ende ne faza te ndryshme te proceseve gjyqesore prane gjykatave te shkalles se ulet apo ne Gjykaten Kushtetuese per shqyrtimin e ankesave te tyre per rezultatin individual. Se treti, kur koalicioni i opozites se djathte, "Bashkimi per fitore", i udhehequr nga Partia Demokratike i konteston zgjedhjet e tanishme si te manipuluara e te zhvilluara nen presion policor.

Sidoqe te jene rrethanat e brendeshme, eshte e konfirmuar tashme pas dy raundeve te zgjedhjeve se mandatin e formimit te qeverise se re ne Shqiperi nga keto zgjedhje parlamentare do ta marre Partia Socialiste. Kjo eshte e qarte si per forcat e brendeshme politike ne Tirane, ashtu edhe per faktorin nderkombetar, dhe sido qe te jete ecuria e disa proceseve gjyqesore, ato nuk e ndryshojne dot balancen parlamentare te vendosur.

Ne pamjen e pare duket se nga bashkesia nderkombetare nuk jane konsideruar objeksionet e opozites se djathte ndaj zgjedhjeve parlamentare. Por eshte nje fakt historik se qe nga viti 1996 ne Shqiperi asnjehere pala humbese nuk e ka pranuar palen tjeter si fituese. Kjo ka ndodhur ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1996, me pas ne zgjedhjet e parakoheshme parlamentare te vitit 1997, ne zgjedhjet lokale te vitit 2000 dhe kjo po ndodh edhe tani ne zgjedhjet parlamentare. Faktori nderkombetar dhe misionet e tij vezhguese ne zgjedhjet shqiptare jane mesuar tashme me kete praktike dhe ata po i kushtojne me shume vemendje hapave dhe elementeve te progresit ne organizimin dhe administrimin e procesit te zgjedhjeve. Dhe pavaresishjt se si dhe sa jane kontestimet e opozites se udhehequr nga PD dhe drejtuesi i saj, ish presidenti Sali Berisha, fakti eshte se misionet monitoruese nderkombetare te ardhur ne te dy raundet ne Shqiperi, i kane vleresuar ato si nje hap perpara ne konsolidimin e demokracise. Madje kryetarja e komisionit te Evropes Juglindore ne parlamentin evropian, Doris Pack, qe njihet per afinitetin e saj me te djathten shqiptare, deklaroi me 13 korrik se zgjedhjet ne Shqiperi ne shume drejtime ishin shume me te mira se te gjithe zgjedhjet e mepareshme.

Aftesia e misioneve dhe e faktorit nderkombetar per te kapur karakterin dhe elementet pozitive te zhvillimeve elektorale dhe politike ne Shqiperi, ka qene dhe eshte me e madhe se e vete opozitave shqiptare. Ne kete kuptim faktori nderkombetar e gjykon te nevojshme te shprehet shpejt dhe te shperndaje ate mosbesim qe ekziston ne nje pjese te mire te elektoratit shqiptar dhe qe eshte ushqyer me shume pikerisht nga paaftesia e partive politike shqiptare per te pranuar humbjen dhe fitoren si pjese te zgjedhjeve.

Duhet vene ne dukje se ajo qe e quajtem nje fare nxitimi i faktorit nderkombetar per te sanksionuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi dhe per te mbyllur kapitullin e procesit zgjedhor atje, diktohet jo pak edhe nga situata ne rajon. Vazhdimi i nje konflikti te armatosur ne Maqedoni midis guerileve shqiptare dhe qeverise maqedonase, pikerisht prane kufijve te Shqiperise ka bere qe te linde edhe nje shqetesim per ndonje shtrirje te mundeshme te konfliktit. Nje rrethane e tille e ben teper te rendesishem per planin strategjik nderkombetar te stabilizimit te rajonit qendrimin e Tiranes ndaj krizes dhe konfliktit ne Maqedoni. Kryeministri Ilir Meta eshte vleresuar se tepermi nga Bashkimi Evropian, NATO, OSBE, etj dhe madje edhe nga vete autoritetet maqedonase, per qendrimin qe ka mbajtur ndaj konfliktit,per denimin e akteve ekstremiste te armatosura dhe per mbeshtetjen qe i ka dhene sovranitetit dhe integritetit te Maqedonise. Aftesia e tij per te mbajtur Shqiperine jashte krizes maqedonase, megjithe incidentet e ndodhura ne kufirin midis dy vendeve gjate periudhes se krizes e deri ditet e fundit kur nje patrulle usharake maqedonase hyri ne territorin e Shiperise dhe grabiti afro 400 koke dhen, ka gjetur vleresimin e gjere nderkombetar.

Kjo ka bere qe edhe faktori nderkombetar t'i shohe zgjedhjet parlamentare shqiptare edhe ne driten e kursit qe do te mbaje nje qeveri e ardheshme e Tiranes pas zgjedhjeve. Sekretari i pergjithshem i NATO-s e deklaroi hapur ne Tirane se zgjedhjet e tanishme parlamentare ne Shqiperi jane te rendesishme per te gjithe rajonin. Te njejtin vleresim, shprehu edhe kryetari i radhes i OSBE-se. Qarqet me te rendesishme nderkombetare duke perfshire edhe ata te djathta si administrata e presidentit amerikan Bush apo kryeministri italian Berluskoni, kane shprehur qarte keto dite deshiren per te vazhduar bashkepunimin me qeverine e kryeministrit Meta. Dhe kur rezulatet e dy raundeve konfirmuan fitoren e qeverise socialiste, kjo krijoi shtytjen per faktorin nderkombetar per te shpejtuar ne shprehjen e vleresimit pozitiv te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi.

ARIAN LEKA