Ndarja në Vidovdan
Mashtrohet secili që mendon se me një helikopter dhe me një fluturim aeroplani nga Serbia ka fluturuar edhe gjithë dhjetëvjeçari i kaluar i saj. Ballafaqimi do të zgjasë shumë më gjatë se sa gjykimi në Hagë.
AIM, Beograd, 2.07.2001.
"Vëllezër serb hajt tungjatjeta!" Kjo, sipas "Nedelni Telegraf-it” ishte fjalia e fundit e ish-kryetarit jugosllav Sllobodan Millosheviqit thënë në Beograd. Athua fjalia e parë e thënë gjatë deklarimit të tij në gjykatoren e Hagës do të jetë "Nuk jam fajtor" ose "Nuk e pranoj këtë gjyq” do të dihet të martën më 3 korrik.
Në ditën e Vidovdanit më 28 qershor të 2001 – në ditën e dorëzimit të Millosheviqit në Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte në ish- Jugosllavi, në Hagë – një politikan nuk e arsyetoi shpresat se do të bëhej burrështeti, kurse tjetri, kur askush nuk e priste nga ai, solli vendim shtetëror.
Vazhdojmë mëtej: rënia e qeverisë federale, kriza më e madhe në RF të Jugosllavisë në ekzistimin nëntëvjeçar, suksesi i papritur në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, projekti më i papritur i kryetarit malazias Millo Gjukanoviqit për pavarësim të Malit të Zi, impotenca e pritur dhe pafuqia e Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) për ta mbrojtur shefin e vet, ndarjet e pritura brenda Opozitës Demokratike të Serbisë (ODS), rrahjet e gazetarëve, policëve dhe homoseksualëve.
Ajde të shkojmë me rradhë.
Kryetari jugosllav Voisllav Koshtunica teksa i drejtohej kombit tha se nuk e kishte ditur që Millosheviqi do t'i dorëzohej Gjykatës së Hagës, se ishte fjala për një vendim inferior, jokushtetues dhe joligjor që askush nuk e kishte kërkuar nga jashtë, që krijoi në vend ndarje dhe trazira. Ka të vërtetë në fjalët e tij. Megjithatë, Koshtunica nuk ofroi alternativë. Nuk tha asgjë kur dështoi Ligji mbi bashkëpunimin me Gjyqin e Hagës, të cilin vetë e propozoi; nuk bëri asgjë kur Gjykata federale kushtetuese në përbërjen e të cilës janë kuadrot e besueshëm të Millosheviqit ndaloi Vendimin e qeverisë federale për bashkëpunim juridik me Tribunalin; Ç'bëri kur bashkësia ndërkombëtare caktoi si kusht ndihmën për RF të Jugosllavisë dhe riintegrimin në botën normale me kërkesën për dorëzimin e të akuzuarve, kur nëntë muaj, që nga pesë tetori, nuk kishte kurfarë sinjali se shkaku i fletarrestit të Hagës do të përgatitej ndonjë gjykim në vend? Shkaku i mungesës së këtyre përgjigjeve deklarata e dhënë nga Koshtunica nuk mund të largojë atë nga përgjegjësia për një mungesë të skajshme të vendosmërisë dhe për mënyrën se si dëshiroi me çdo kusht të ruante rejtingun e lartë politik në mesin e trupit zgjedhor.
Kryetari i qeverisë së Serbisë Zoran Gjingjiq, i cili për dallim nga Koshtunica asnjëherë nuk është karakterizuar si principiel, zgjodhi krizën në mënyrë mjaft principiele. Duke zbatuar rregullat e Gjykatës së Hagës, u ngrit mbi interesat e politikës ditore dhe spekulimeve dhe, së bashku me gjithë qeverinë, solli të vetmin vendim të mundshëm. Pa ndonjë hamendje pranoi se fuqia e zotit nuk lut – vazhdimi i lojërave politike – burokratike i kushtoi Serbisë me kredibilitet dhe kredite. Duke u thirrur në të ardhmen Gjingjiqi e flijoi popullaritetin e vet dhe pranoi gjithë përgjegjësinë për pasojat e mundshme.
Partia Popullore Socialiste (PPS) e Malit të Zi e Predrag Bulatoviqit dhe Zoran Zhizhiçit duket sikur e bëri të pakuptimtë çdo lloj Jugosllavie. Nga rënia e qeverisë federale shkaku i dhënies së dorëheqjeve si shenjë mospajtimi për dorëzimin e Millosheviqit, më së shumti dobi pati Gjukanoviqi. Pas goditjes së marrë në zgjedhjet parlamentare kryetari malazias tani e mori veten sërish – a nuk ka thënë para shumë kohe se shteti i përbashkët është i pamundshëm pa marrë parasyshë se kush e prezenton Malin e Zi në Beograd. Është vështirë të shohish daljen nga kriza: ndonjë zgjidhje kalimtare apo qeveri kalimtare nuk janë të kontestueshme, e kontestueshme është mënyra e ridefinimit të federatës me dy blloqe politike malazeze – njëri që nuk don, kurse përkrahja politike e tjetrit është kundërproduktive. Përndryshe edhe në vet Serbinë numri i atyre që janë të gatshëm të lusin apo të përdorin forcën që ta detyrojnë dikënd të jetojë me zor me ata në të njëjtin shtet është gjithnjë më i vogël.
Kur është në pyetje fuqia socialistët dhe radikalët do të donin të bënin diçka me të, por nuk munden, prandaj tërbimin nëpër mitingjet protestuese ithtarët e Millosheviqit e nxjerin me fotoreporterët dhe xhiruesit. E deziorentuar dhe shpërndarë Partia Socialiste e Serbisë gjatë mitingjeve të veta në rrugë nuk bën asgjë tjetër veçse i mundëson Partisë Radikale Serbe të Voisllav Sheshelit edhe një paraqitje para Kuvendit për të shprehur demagogji nëntoke dhe për t'u vetreklamua. Frika e socialistëve nuk është e vogël. Haga, por edhe hetimet për vepra penale kundër funksionarëve të saj, imponojnë që kjo parti së shpejti të shlyhet nga regjistri i partive parlamentare. Thirrjet "Kryengritje, kryengritje", "Do ta vrasim Gjingjiqin" dhe të ngjashme, nuk paraqesin asgjë tjetër veçse një pasthënie të një njeriu dhe të politikës së tij që e solli Serbinë buzë humnerës.
Ndarjen e Partisë Demokratike të Serbisë (PDS) së Voisllav Koshtunicës me klub të veçantë deputetësh jashtë ODS-së, shumica e panë si fundin e koalicionit. Megjithatë duhet pasur rezervë: rënia e qeverisë aktuale do të paraqiste fundin e reformave të filluara dhe do të krijonte një krizë të thellë politike. Zgjedhjet e reja vështirë se do të zgjidhnin diçka – edhe sikur Partia Demokratike e Serbisë të fitonte shumicën dhe vetë të formonte qeverinë, herët ose vonë, doemos duhej të punonte si kjo e tanishmja, por pas një kohe mjaft të humbur dhe në rrethana edhe më të vështira. Koalicioni me socialistët ose radikalët do të ishte vetëvrasje politike; përndryshe këtë as e përmend dikush. Për këtë shkak veprimi i PDS duhet kuptuar si shtrirje e ndikimit tek pjesa votuese e pakënaqur me punën e ODS-së me qëllim të kapitalizimit në kohëra më të mira, kur do të vlerësohej për këtë.
Se dërgimi i Millosheviqit në Hagë paraqitet një çudi që zgjat tri ditë më së shumti mund të dëshmohet përmes homoseksualëve që janë simpatizues të flaktë të “Crvena Zvezdës”, “Partizanit” dhe “Radit” që kaluan me tërbim nëpër qendrën e Beogradit duke tentuar të festonin 30 qershorit “Ditën e madhështisë". Skenat e maltretimeve shtazarake, këngëve, sulmeve ndaj policisë që u mbrojt me të shtëna në ajër ishin aty-këtu më dramatike se “udhëtimi” i Millosheviqit në Hagë. Por, kjo nuk do të thotë se me një helikopter apo me një fluturim avioni për në Hagë Serbia përgjithmonë ka shmangur dhjetëvjeçarin e saj të fundit. Mashtrohet ai që mendon kështu – tani vjen koha e ballafaqimit me të. E kjo do të zgjasë shumë më tepër se sa gjykimi.
FILIP SHVARM