Millosheviqi në Hagë: E çka tani?

Beograd Jul 1, 2001

Dorëzimi i Millosheviqit në Tribunalin e Hagës për krime lufte në Jugosllavi e dikurshme dhe të tanishmen, sërish sipërfaqësojë çështjen e

mbijetesës së koalicionit qeveritar në nivelin federal dhe republikan.

AIM, Beograd, 29.06. 2001.

Në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarë, të martën më 26 qershor, kryetari i RFJ-së Voisllav Koshtunica në formë të "rrëfimit personal " tha vetëm një gjë të re: se në vend përveç profiterëve lutarak dhe antiluftarak, ekzistojnë edhe “profiter të Hagës”. Gjithçka tjetër është e njohur kaherë, veçmas në arrestimin treditor spektakular të Sllobodan Millosheviqit, për ironi të bërë mu në 1 prill. Disa me këtë ironi deshtën që të luanin edhe njjëherë duke vendosur që dy ditë më vonë ta dërgonin Millosheviqin në Hag në ditë feste.

Është e ditur se në koalicionin 18 anëtarësh, aq sa e përbëjnë Opozitën Demokratike të Serbisë (ODS), ekzistojnë dallime të mëdha rreth bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës; Koshtunica bëri publik faktin se partia e tij, Partia Demokratike e Serbisë, gjatë “koordinimit” në ODS-së ka mbetur pakicë. Gjykimi i Millosheviqit ishte i pamundshëm të mbahej në Beograd shkaku i presionit të jashtëm - të Uashingtonit dhe presionit

të brendshëm - të shumicës së koalicionit qeveritar. Në mesin e “profiterëve të Hagës”, janë politikanët programi i të cilëve përmban bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha drejtimet, madje dhe anticipimin e kërkesave që do të parashtrohen. Këtu kanë përparësi bashkëpunëtorët e dikurshëm të Millosheviqit dhe ata që dikur negocuan me të. Koshtunica u përmbajt të përmendte emra, ashtu si shumica e gazetave u përmbajtën të nesërmen të përmendnin një pjesë të paraqitjes së tij. Dushan Mihajloviç, ministri aktual i policisë së Serbisë dhe Nebojsha Çoviç, nënkryetar i qeverisë republikane i autorizuar për zgjidhjen e problemit në Serbinë Jugore, kishin funksione të larta në regjimin e Millosheviqit. Në mesin e “negociatorëve” gjithashtu është edhe kryeministri më i mbrojtur i Serbisë, Zoran Gjingjiç: bisedat e tij të fshehta me Millosheviqin gjatë kohës së protestave qytetare në vitin 1996/97 shërbyen si një kurth për prishjen e koalicionit të atëhershëm “Sëbashku”, kurse sot disa mediume malaziase përmendin dy takime të fshehta me Millo Gjukanoviqin gjatë 15 ditëve të fundit.

Voisllav Koshtunica në fushatën e para një viti përmendte shpesh se Haga ishte “birra e fundit e kavallit", tha se se Tribunali funksionon sipas përcaktimeve politike e jo njerëzore, pastaj, si kryetar i RFJ-së, tha se Millosheviqi më parë duhet gjykuar në Beograd, pastaj se bashkëpunimi

me Hagën është i domosdoshëm, por brenda kuadratit juridik që do të kënaqnin Uashingtonin, Hagën dhe opinionin e brendshëm, pas kësaj se bashkëpunimi doemos duhet rregulluar me ligj, pastaj vendimi i qeverisë dhe më në fund së paku respektimi i procedurës për vendosjen e dërgimit të të akuzuarit. Pjesa tjetër e ODS nuk ishte aq shumë për respektimin e rregullave, procedurave dhe manireve të bukura. Koshtunica e gjykoi si të pakëndshme numrimin e ditëve deri tek dorëzimi i Millosheviqit nga ana e liderëve të koalicionit, kurse qeveria e Serbisë veproi ashtu sa në ndarjen e pushtetit demokratik nuk ishte kompetente. Kjo ka të bëjë me paralajmërimin e Gjingjiqit se qeveria që e udhëheq ai , në rast se Gjyqi Kushtetues me kërkesë të avokatit të Millosheviqit suspendon vendimin për bashkëpunim me Tribunalin, atëherë bashkëpunimi/dorëzimi i të akuzuarve do të bëhet me pranimin direkt të statutit të Tribunalit, që ndodhi ditën e nesërme.

Zoran Gjingjiçi morri epitetin e politikanit “pragmatist” falë ndërrimit të shpeshtë të qëndrimeve, gatishmërinë për të mohuar deklaratat e dhëna

dje apo veprimeve të bëra pa dhënë ndonjë sqarim të veçantë dhe së fundi pranimin si koordinator i fushatës zgjedhore të ODS-së të punojë në dobi të kandidaturës së Koshtunicës për kryetar të RFJ-së. Koshtunica përherë, në një masë të konsiderueshme, mbajti fjalët: përndryshe fushata e tij zgjedhore filloi me slloganin "Jap fjalën...". Ky detaj mbase na shpie në papërvojën politike të të dy liderëve: edhe njëri edhe tjetri me firmën e hedhur garantuan se Sllobodan Millosheviqi nuk burgosej që të dorëzohej në Hagë, kurse tani është çështje se kë e obligon më shumë firma e hedhur. Nga ky kënvështrim tronditja që e shqetëson Jugosllavinë mund të interpretohet si (keq)përdorim i Koshtunicës nga partnerët e koalicionit: duke mos mundur të burgosnin Milloshevqin gjatë mungesës së Koshtunicës në vend, kërkuan firmosjen e tij si garancë, e morrën dhe kur nuk u arrit dot marrëveshja me partnerin e koalicionit në nivel federal për sjelljen e ligjit për bashkëpunim me Tribunalin, shumica në ODS dhe pjesa më e madhe e Serbisë vendosi që ta dorëzonte Millosheviqin, kalimthi duke e “ndarë” Serbinë nga Jugosllavia.

Më 28 qershor Zoran Gjingjiç veproi seriozisht dhe me vendosmëri duke kumtuar se qeveria e tij solli aktin për bashkëpunim me Tribunalin në bazë të nenit të Kushtetutës (“millosheviqiane”) të Serbisë që parasheh se në rast të mospërputhjes së ligjeve republikane dhe federale atëherë republika ka të drejtë të veprojë pavarësisht, se vendimi tashmë ishte shtypur në gazetën zyrtare, se kishte hyrë në fuqi dhe se zbatohej menjëherë... Seanca e qeverisë u bë “fluturimthi”, gjykuar sipas asaj se disa anëtarë u paraqitën pak para kumtimit të vendimit. Në këtë çast Millosheviqi ishte në rrugë për në Hagë, në duart e prokurores së Tribunalit - kurse gjithë procedura, nga fillimi i seancës së qeverisë së Serbisë deri tek vërtetimi se Sllobodan Millosheviqi gjendet në Hagë, zgjati disa orë. Shkas për vendimin qeveritar dhe dorëzimin e shpejtë të

Millosheviqit Zoran Gjingjiqi e gjeti tek zgjidhja e Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë sipas së cilës vendimi i qeverisë federale për bashkëpunim me Hagën u suspendua shkaku i kushtetutshmërisë që, përndryshe, bën pjesë në procedurën rutinore. Shkaku i dytë është konferenca e donatorëve në Bruksel, gjegjësisht mundësia që mosdorëzimi i Millosheviqit të ndikonte në rrjedhën e donacioneve, rrjedhën e bisedimeve me klubet dhe ardhmërinë e gjithë vendit. Më në fund, kryeministri u thirr në atë se Gjyqi i tanishëm Kushtetues federal nuk funksionon në interes të Serbisë, sa Gjingjiqi gjithsesi duhej ta dinte rregullin se gjykatat punojnë sipas kushtetutës dhe ligjeve e jo sipas interesave.

Siç ndodhi duket se grusht më të fortë ndaj autoritetit të Koshtunicës paraqet mossuksesi i ligjësimit të bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, për çka duhej pajtueshmëria e domosdoshme e Partisë Popullore Socialiste (PPS) të Malit të Zi. Për ta bindur u humbën gati dy muaj, sepse PPS-ja duke u thirrur në qëndrimet e trupit të vet votues përfundimisht refuzoi që në Kuvendin federal të përkrahte ligjin për bashkëpunim. Kështu, pa marrë parasyshë kalkulimet e PPS, i mbeti Opozitës Demokratike të Serbisë të sillte vendimin që e festoi krejt bota, me çka do të përfundojë një periudhë e errët, kurse zëdhënësi i prokurores së Tribunalit, Florans Artman, siç e pranoi edhe vet, tashmë kishte pirë një sasi të pijes.

Duke vlerësuar se momenti ishte mjaft i vështirë, madje vendimtar, Voisllav Koshtunica iu drejtua opinionit publik tevona më 28 qershor duke konstatuar në fillim problemet e trashëguara të Jugosllavisë nga regjimi i Millosheviqit sollën shtetin të ballafaqohet me problemin "që kotnasikoti dhe pa u menduar është bërë këtu”. Dorëzimi i mbrëmshëm i kryetarit të dikurshëm të RFJ Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, si dhe dorëzimi i mëparshëm i Milomir Stakiçit, nuk mund të konsiderohen si të ligjshëm dhe kushtetues". Injorimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë së Serbisë mund të “komentohet si një cenim serioz i rendit kushtetues në vend”, kurse shteti juridik, një qëllim programor i ODS-së, “nuk mund të ndërtohet me padrejtësi”. Nga arsenali i politikës së Millosheviqit, që ishte vrastare për shtetin dhe popullin, tani merren dhe ringjallen elementet më jodemokratike: mungesa e ligjit, bërja e veprimeve nënçmuese që askush nuk i kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare.".

Qetë dhe pa ndonjë dramaticitet të jashtëm, Koshtunica në vazhdim kritikoi një bashkëpunim të detyrueshëm me Tribunalin e Hagës duke bërë "dërgimin e këtillë të të akuzuarve, pa asnjë mbrojtje të qytetarëve dhe përfundimisht pa mbrojtje të shtetit.

“Nuk është respektuar asnjë hap. Dikush në vend dhe jashtë sikur shpejtoi të plotësojë kushedi përse, si dhe kur obligimin e marrë ".

Përmes dorëzimit të Millosheviqit Qeveria e Serbisë praktikisht anuloi edhe atë kuadër të vogël të bashkëpunimit, vendimin e qeverisë federale.

Në paraqitjen e shkurtër para kombit Voisllav Koshtunica përfundoi se "pa lëkundje, por me koka të ftohta" pason ballafaqimi me shkaqet dhe pengimin e më së keqes, se ky dhe veprime tjera nuk e cenojnë seriozisht vendin, qytetarët e tij dhe paqen tashmë të cenuar në rajon: "Do të bëj çmos që është në fuqinë time të pengohet më e keqja dhe të ruhet uniteti i vendit, interesi i qytetarëve të saj, si dhe gjithçka e mirë që është arritur deri tani në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar - juridik".

Të njëjtën mbrëmje dy - tre mijë ithtarë të Millosheviqit - socialistë të tij dhe radikalë të Sheshelit - protestuan në Sheshin e Republikës në

Beograd. Televizioni shtetëror (RTS) dhe disa mediume elektronike që më 5 tetor të vitit të kaluar iu bashkangjitën fituesve “neutralizuan” të gjitha reagimet që të mund të vinte në pikëpyetje vendimin e Qeverisë së Serbisë, duke botuar lajmin për gropimin e varrezave me kufoma të shqiptarëve nga Kosova, kurse më në fund Zoran Gjingjiçi iu drejtua drejtëpërdrejtë opinionit publik. Duke përmendur shkaqet për sjelljen e vendimit përmes një sqarimi të çuditshëm ose të paqartë se Gjykata Kushtetuese federale e suspendoi vendimin për bashkëpunim me Hagën ai shtoi se vendimi i vështirë për dorëzim u soll “jo në emrin tonë apo të baballarëve, por në emrin e fëmijëve tanë”.

Si në rastin e arrestimit të Millosheviqit më 1 prill, qeveria e Serbisë gjatë dorëzimit të tij më 28 qershor tregoi përshpejtim për çka nuk ka arsyetime kur rrethanat janë të njohura publikisht. Disa lajme flasin për rezistencën e Millosheviqit kur kuptoi se për çfarë bëhej fjalë, të tjera për refuzimin e drejtuesit të Burgut Qendror të Beogradit për ta dorëzuar. Gjykatësi hetues për rastin Millosheviç - Goran Cavlina, i cili gjatë tre muajve të kaluar nuk dha kurfarë rezultatesh të hetimeve, siç është e njohur, akuzën nuk e zgjeroi as me “zbulimin” e varrezave masive - ai refuzoi të nënshkruante letrën për “transfer”... Rrëfime të ngjashme këtyre ditëve do të ketë mjaft, përkundër deklaratës së Departmentit të shtetit se Uashingtoni e di dorëzimin, kurse Beogradit i ishte lënë të zgjidhte "problemet teknike".

Sipas traditës së këtushme ngjarjet shumë shpejt harrohen, kurse Gjingjiqi llogarit në veprimet pozitive të Konferencës së donatorëve, si dhe një unitetin e partnerëve të koalicionit, që vizualisht u demonstrua përmes daljes së përbashkët para gazetarëve për t'ua kumtuar lajmin për dorëzimin e Millosheviqit, duke i theksuar publikisht emrat e gjithë atyre që votuan vendimin. Zhvillimin e ngjarjeve është vështirë ta parashohësh. PPS e cila deri në sjelljen e vendimit për bashkëpunim me Hagën mundësoi funksionimin e qeverisë federale, me siguri se do të tërhiqet nga koalicioni, nga fakti se renditja e forcave në parlamentin federal çon deri tek një paralizë e pashërueshme të pushtetit federal. Kriza qeveritare formalisht mund të jetë shkas për shpalljen e zgjedhjeve federale, kurse për momentin kanë disponim për to vetëm radikalët e Sheshelit, por edhe socialistët. Partitë malazeze, që përkrahin Millo Gjukanoviqin, përfshirë edhe aleatët e saj, kanë vlerësuar se vendimi i qeverisë së Serbisë, ku është cenuar kushtetuta e Serbisë dhe Jugosllavisë, është fakt se shteti i përbashkët nuk ekziston. Ambicjet separatiste që duken të ftohura shkaku i faktit se në mesin e qytetarëve të Malit të Zi nuk ekziston gatishmëri e mjaftueshme për ndarje duke shtuar kësaj edhe presionin e bashkësisë ndërkombëtare, tani kanë marrë (ose duhet të marrin) një goditje të fuqishme.

Në rend dite sërish është çështja e vjetër, gjegjësisht shkaku që do të sjell deri tek shpërbërja e ODS. Gjatë nëntë muajve “federal” dhe tre “republikan” koalicioni i larmishëm tregoi një rezistencë ndaj goditjeve që vinin kryesisht nga brenda, nga "politbiroja" e liderëve partiak dhe bashkëpunëtorëve të tyre më të ngushtë. Hulumtimet më të reja të opinionit publik tregojnë se ODS-ja në ndërkohë ka harxhuar popullaritetin që e solli në pushtet. Zhgënjimin për mungesën e shenjave për përmirësimin e standardit ose gatishmërinë që të pritet më së voni deri në fund të këtij viti e kanë shprehur 45 përqind të qytetarëve, kurse durim për një apo dy vjet kanë shprehur 34 përqind të të anketuarve të bërë publik nga ana e qendrën beogradase të hulumtimit Qendra për Hulumtimin e Alternativave (QHA). Në listën e popullaritetit tek qytetarët bindshëm udhëheq Voisllav Koshtunica (raporti i vlerësimeve pozitive dhe negative 77:5) pastaj guvenatori i Bankës Popullore Mlladan Dinkiç (54:11) dhe nënkryetari i qeverisë federale Mirolub Labush (52:8), të dy të njohur për opinionin si ekspert të ekonomisë e jo liderë politikë. Pasojnë Nebojsha Çoviçi (50:15), Goran Svilanoviç (48:13) dhe Zoran Gjingjiqi, i cili edhe mëtej merr nota të dobëta (43:25).

Sipas hulumtimeve publike më shumë përkrahje ka Partia Demokratike e Serbisë e Koshtuniçit, ku “bilansi pozitive”, i dallimeve në vlerësimet e mira dhe të këqija, është 51. Partia Demokratike e Gjingjiqit (14), Alternativa Demokratike e Çoviçit (11) dhe Lidhja Qytetare e Svilanoviçit (5). Analistët e QHA-së vlerësojnë se në opinionin publik ekziston një pajtueshmëri për zgjidhjen e problemeve thelbësore në shoqëri, por është dallimi madh në zgjedhjen e prioriteteve tek qyetarët nga njëra anë dhe qeveria nga ana tjetër. Sëkëndejmi edhe përfundimi për domosdoshmërinë që DOS-it "me kohë duhet të sqarojë para qytetarëve rreth asaj që të “mos ketë ndonjë drekë të papaguar” se në dialogun me socialistët duhet të caktohen prioritetet, që të mos vijë më vonë ndonjë konflikt dramatik me ndryshime qeveritare ".

Një pjesë e opinionit publik serb do t'i duartrokasë qeverisë dhe Zoran Gjingjiqit shkaku se morri barrën që në procedurë të shkurtë të dorëzonte Millosheviqin në Sheveningen, një pjesë do të shqetësohet me faktin se orientimi paqësor demokratik i Serbisë gjatë nëntë muajve nis me veprime revolucionare, të tretët do të merakosen se kishin lëshuar rastin që Millosheviqin ta gjykonin ata që më së shumti i ka helmuar, kurse ca të katërt do të ngrenë supet para një fakti tjetër të një gatishmërie të pamjaftueshme të tërheqjes së pushtetit dhe padurueshmërisë së vartësve të tyre... Në këtë moment vendimi më i vështirë është për Voisllav Koshtunicën, vendimi që në mënyrë lapidare përshkruhet me thënien e vajtimit në urë, vajtimin e atyre që vijnë dhe nuk vijnë dhe urtësi të tjera të ngjashme. Në këtë kuptim mund të thuhet se kryetari jugosllav nuk ka se çfarë të humb. Fitoret e partnerëve koalicionues, kështu apo ashtu, do t'i sqarojnë vetë. Deri në zgjedhjet e ardhshme.

ALEKSANDAR ÇIRIQ