(Mos)pranimi i BeH në Këshillin e Evropës

Sarajevo Jun 30, 2001

Si u shdërruan akuzat në përkrahje

AIM, Sarajevë, 27.06.2001.

Kush me cilin, ne për Ligjin zgjedhor. Ky dokument i pamiratuar, aq shumë ishte propozuar dhe po aq u refuzua si propozim - ligj në historinë gjashtëvjeçare të shtetit të BeH sipas Dejtonit. E qepën dhe ua afruan të gjithëve me rradhë – ekspertëve të njohur të bashkësisë ndërkombëtare dhe juristëve vendës, partive opozitare dhe qeveritare, deri Parlamentit apo Qeverisë. Askush nuk e aprovoi. Në ndërkohë, Ligji u bë argumenti më i fuqishëm për (mos)pranimin e BeH në Këshillin e Evropës dhe një ultimatum i OSBE dhe OHR për garniturën e kaluar në pushtet dhe të tanishmen.

Propozimi i fundit i Ligjit zgjedhor erdhi nga ana e Këshillit të ministrave të BeH (Aleanca për ndryshime), por javën e kaluar u hodh poshtë në Parlamentin shtetëror nga përfaqësuesit e të njëjtës Aleancë?! Kryesuesi i Këshillit të Ministrave Bozho Matiç (PSD) pas kësaj dha dorëheqje të parevokueshme. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare klithnin se edhe ky pushtet është i papjekur dhe i papërgjegjshëm sepse shkatëroi shansin për pranimin e BeH në asociacionin evropian (afati për miratimin e ligjit ishte 23 qershori), kurse garnitura e dikurshme pushtetore e bllokut nacionalist veproi sipas sistemit - ja këta të rinjtë, siç e shihni, janë edhe më të këqinj se ne!

Akuzat dhe kundërakuzat erdhën nga të gjitha anët. Gjatë uikendit të kaluar ndodhi Strazburgu dhe seanca e Asamblesë Politike të Këshillit të Evropës. Epilogu: Aleanca, gjegjësisht forcat multietnike në BeH u përkrahën për qëndrimin e tyre ndaj propozim ligjit për zgjedhjet?! U hap diskutimi për pranimin e BeH në Këshillin e Evropës, kurse për ligjin kontestues u fitua kohë deri në shtator - pranimi në Këshillin e Evropës u planifikua më së voni deri në vjeshtë e këtij viti. Dorëheqja e Matiçit u pranua si "akt moral", por Matiçi vazhdon të punojë në Këshillin e Ministrave, kurse mandati i kryesuesit edhe ashtu i skadoi shkaku i rotacionit tetëmujor. Atëherë ku ishte problemi?

Si filloi?

Bosnja dhe Hercegovina, si çdo shtet me sistem shumëpartiak, doemos duhet të ketë ligj zgjedhor, dhe kjo nuk është kontestuese. Është e paraparë edhe me Aneksin 3 të Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit, kurse në ndërkohe procesi zgjedhor pesëvjeçar në BeH u zhvillua në bazë të Rregullores së përkohëshme dhe parimeve të përcaktuara nga ana e OSBE- së, sërish nga Komisioni i Përkohshëm Zgjedhor. Fillimi i punimeve të ligjit për zgjedhje nisi që më 1998 në Deklaratën e Madridit. Këshilli për vendosjen e paqes (anëtarët e ish-Grupit të Kontaktit) me sugjerimet për krijimin e një ligji të përhershëm zgjedhor potencuan se ligji duhej përshtatur idesë multietnike, shtetit demokratik të BeH, kurse pushteti i ardhshëm të ishte i gatshëm të zbatonte në vepër, ndërkohë të ishte i përgjegjshëm për punën e vet përpara gjithë qytetarëve të BeH dhe jo vetëm bazës njënacionale ose asaj brendapartiake.

Më pas OHR, gjegjësisht Përfaqësuesi i Lartë, i dikurshëm, Carlos Westendorp dhe OSBE nën kryesimin e Robert L. Barry formoi të ashtuquajturin Grup punues, i përbërë nga shtatë juristë vendës dhe ekspertin francez Francois Froment-Meurice, që një vit të tërë studiuan Kushtetutën e Dejtonit për BeH dhe përpiluan propozimin e ligjit të përhershëm zgjedhor.

Nenet kontradiktore të Kushtetutës e vunë Grupin Punues para dilemave vendimtare: se athua duhej dhënë përparësi pjesës së Kushtetutës që diskriminon të drejtat nacionale dhe territoriale të qytetarëve të BeH (përafërsisht, serb i mirë është vetëm ai që jeton në RS, kurse kroat apo boshnjak i mirë ai që jeton në Federatën BeH) ose nenit 2 të Kushtetutës së BeH, që insiston në mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe pamundëson çfarëdo diskriminimi të njerëzve. ("Asnjë amandman i kësaj Kushtetute nuk mund të eliminojë apo pakësojë të drejtat dhe liritë e përcaktuara me nenin dy, as të ndërrohet ky paragraf ", Kapitulli 4 Neni 2 i Kushtetutës së BeH)

Boshnjakët dhe Hercegovinasit - njerëz me "gabime"

Grupi punues në krye me Froment-Meuricin, megjithatë, vendosi t'u japë epërsi përcaktimeve kushtetuese që limitojnë të drejtat njerëzore, që është propozim i Ligjit të tij zgjedhor dhe që i pamundëson gati një të tretës së shtetasve të BeH të realizojnë të drejtën e tyre themelore të jenë të zgjedhur në pozicionet e larta në shtet shkaku i përkatësisë së tyre nacionale të "gabuar". Ky është problemi i startit. Opozita e dikurshme, e udhëhequr nga socialdemokratët dhe organizatat joqeveritare filluan një fushatë publike kundër propozimit diskriminues të Ligjit zgjedhor. Në mediume, në ndërkohë, u liferua deklarata e francezit të përmendur, krijuesit të këtij ligji zgjedhor, që dyshonte në mbijetesën e BeH sepse parashihte bashkangjitjen me RS të Serbisë, kurse mosrespektimin e përcaktimeve të Deklaratës së Madridit rreth ligjit që do të promovonte multietnicitetin në BeH dhe të drejtat e njeriut Froment-Meurice e komentoi me fjalët se nuk është faji i tij që në BeH njerëz të entiteteve të caktuara "jetojnë në entitet të gabuar"! Pas këtyre deklaratave, kundërshtimi kundër propozimit të ligjit zgjedhor segregacional arriti kulmin. Ligji në fillim të vitit të kaluar përjetoi disfatë në parlamentin shtetëror, kurse francezi i përmendur u largua nga BeH. Megjithatë, pas tij edhe mëtej mbeti dokumenti kontestues si një gurë përkujtimor i diskutimeve të mëvonshme dhe, përfundimisht, ish-shefi narcist i OSBE-së në BeH, diplomati amerikan kaherë i pensionuar Robert Barry.

Duke e përjetuar refuzimin e propozim ligjit jo si një garë për një BeH demokratike, por si një mossukses personal, Barry, thonë njohësit e rrethanave, u inatos se dosjen e tij diplomatike do ta përfundonte duke sjellur ligjin e përhershëm zgjedhor. Atij i shkuan përdore kushtet që duhej plotësuar BeH për tu pranuar në Këshillin e Evropës, ku ligj u gjend kah maja e listës prej 40 detyrave të parashtruara. Nën moton “kjo

doemos duhet bërë”, Barry së pari nga Rregullat e përkohëshme zgjedhore hoqi pjesën e refuzuar të ligjit (zvogëlimin e njësive zgjedhore) dhe bëri një përmbledhje të zgjedhjeve të nëntorit, kurse pastaj propozim ligjin pak të modifikuar ia la amanet Këshillit të tanishëm të ministrave të BeH që ta dërgonte në Parlamentin shtetëror. Berry, para se të përfundojë mandatin e tij në OSBE dhe ta lëshojë BeH, Gjyqi Kushtetues i shtetit solli vendimin kyç për tre popujt konstituiv, me çka de facto u bë jo vetëm pajtueshmëria për një Kushtetutë entitetesh, por edhe për çdo akt tjetër ligjor.

Roli i Mirka Banjcit në gjithë rrëfimin

Përndryshe as propozimi i fundit i Ligjit zgjedhor nuk e kishte përmbledhur frymën e konstitutivitetit të popujve të BeH në gjithë territorin e saj. Këshilli i Ministrave (Bozho Matiç) dorëzoi në Parlament versionin e pranuar nga OSBE-ja, me çka për herë të parë në përmirësim ishte sjellja e amandmaneve në pikën më kritike të Ligjit. Kjo ka të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së BeH, me çka anëtari serb i Kryesisë edhe mëtej është përgjegjës për zgjedhësit e vet njënacional dhe për entitetin e vet, kurse boshnjaku dhe kroati për “taborrin” e vet. Me fjalë tjera, dy e treta e qytetarëve të BeH nuk kanë kurfarë mundësie të vendosin për dy shefat kolektiv të shtetit, as këto nuk preokupohen dhe japin përgjegjësi për punën e vet para qytetarëve të nacionaliteteve tjera. Kjo është kontradiktore, pra vetëm duke u nisur nga ideja për shefat e trefishtë kolektiv, prandaj Aleanca për Ndryshime – më saktë PSD-ja – përgatiti amandman për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë që parasheh dy raunde votimi me ç'rast në raundin e parë kandidatit do t'i jepnin përkrahje qytetarët e dy popujve, gjegjësisht entiteti tjetër, kurse pastaj, në raundin e dytë kandidatët me më shumë përkrahje do të garonin për inkuadrim në Kryesi, ashtu si deri më tani.

Megjithatë, procedura e punës së parlamentit të tanishëm shtetëror kërkon që propozim ligji para seancës parlamentare më parë të kalojë nëpër duar e komisionit parlamentar për jurispondencë, i cili shqyrton të gjitha amandmanet dhe, sipas vlerësimit të vet, i pranon ose i nuk i miraton. Amandmanet që i pranon ky Komision drejtpërdrejtë futen në tekstin e ligjit dhe si propozim u afrohen deputetëve për votim. Fati i amandmanit të Aleancës për Ndryshime ishte - nuk mundet! Në Propozim ligj që u gjend para disa kohe para pjesëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit të BeH kishte 16 amandmane tjera që u propozuan nga ana e partive të dikurshme në pushtet me ç'rast me propozim ligjin më shumë u pajtuan PSD dhe BDK. Përse? Sepse ata bëjnë shumicën në komisionin parlamentar që kryesohet nga Mirko Banjac, PSD-isti më agil!

Përfaqësuesit e Aleancës refuzuan të votonin këtë ligj. PSD në seancën e vet partiake vendosi që shkaku i një ligji të mirë zgjedhor duhej të flijonte "miqësinë" me bashkësinë ndërkombëtare në BeH. Bozho Matiç i shtyrë nga OHR-së se kësaj here duhej të sillej ligji zgjedhor dhe osgatishmërinë e partisë së tij ta pranonte, ofroi dorëheqje të parevokueshme. Mirko Banjac para kamerave televizive aktroi njeriun e çuditur - nuk e kam të qartë se si njëherë e propozojnë pastaj nuk duan ta votojnë ligjin e vet! Sepse është e njohur se këtu vetëm PSD dhe BDK janë luftëtarë të vërtetë për një Bosnjë dhe Hercegovinë demokratike, të tërësishme dhe evropiane, kurse gjithë të tjerët janë kundër(!?)

Tentimi i fundit, që në ditën e skadimit të afatit për miratimin e Ligjit zgjedhor të Kryesisë së BeH që propozimi i tij në parlament (Ligji i Berryevit plus amandmanet e Aleancës) në sistemin e votimit "merr ose lere", nuk pati sukses. Zhivko Radishiçit, anëtarit serb të Kryesisë, kjo ide nuk i pëlqeu aspak.

Dhe çka tani?

Duket se këtu e gjithë kjo ishte e huaj dhe e panjohur, kurse një pjesë që vendos për pranimin e BeH në asociacionet evropiane disponon me informata të plota. Sepse vetëm kështu mund të sqarohet kënaqësia e anëtarëve të Këshillit Politik të Kuvendit Parlamentar të KE shkaku i qëndrimit identik të partive multietnike në BeH për mospranimin e propozim ligjit për zgjedhje dhe hapjes së diskutimeve për pranimin e BeH në këtë asociacion përmes kohës së prolonguar për sjelljen e ligjit zgjedhor. Me fjalë tjera implementimi i vendimit për popujt konstituiv nëpër gjithë territorin dhe përcaktimet e Deklaratës së Madridit, doemos duhet të jetë në këtë propozim ligj për zgjedhjet, në të kundërtën përsëritet i gjithë rrëfimi.

Se si do të përfundojnë gjërat me kryetarin e Këshillit të Ministrave në dorëheqje varet nga lobimet e rifilluara për suspendimin e rotacionit në krye të këtij organi. Aleanca sërish mund të përfitojë nga gjithë ky gërshetim i krijuar pas dorëheqjes së Matiçit, pra përmes sjelljes së vendimit të ri për kryetar të përhershëm të Këshillit të ministrave, që sipas vlerësimeve të tanishme mund të propozohet Bozhidar Matiçi. Siç duket në funksionin e ri, të formuluar më ndryshe, por i njëjti, në mënyrën më të lehtë mund të zgjidhet dilema e tanishme - a është dorëheqja e papritur e kryetarit akt moral apo formal?

IVANA DRAZHIÇ