Ligji për tatimin e vazhdueshëm të ekstra profitit
Riparimi i padrejtësisë
AIM, Beograd, 27. 6. 2001.
Sikur Serbia të ishte gjatë dhjetëvjeçarit të fundit shtet i njëmendtë juridik, ligji për tatimin e vazhdueshëm të ekstra profitit, që është miratuar në parlamentin republikan, aspak nuk do të gjendej në rend dite. Në një shtet ku vlejnë rregullat për të gjithë dhe ku institucionet funksionojnë sipas ligjit, çdo mendim për të sanksionuar ndonjë dukuri retrospektive do të hudhej që në start. Jo nga këndvështrimi juridik, por thjeshtë se nuk do të kishte asnjë person për të cilin do të vlente ai ligj. Sepse kaherë do të ishte në burg.
Në Serbi, gjatë dymbëdhjetë viteve të kaluara, nuk do të kishte bankë qendrore që dikujt i shiste deviza e dikuj tjetër jo, që dikujt i miratonte kredite të leverdishme e të tjerëve jo, nuk do të kishte qeveri e individë që të përkëdhelurve të vet do t'u ndanin vila dhe banesa e njëkohësisht do të manipulonin me mëditjet për solidaritet, sot në Serbi nuk do të ishin
qytetarë që do tu duhej ky ligj. Megjithatë ka, sepse në Serbi nga viti 1989 nuk ka funksionuar ligji, institucionet e sistemit nuk kanë punuar siç do të duhej, qytetarët nuk ishin të njëjtë përpara ligjit. Kishte individë që kishin vjedhur për vete dhe për të afërmit e tyre të drejta që u mundësuan të pasuroheshin për kohëzgjatjeje të shkurtë. Tani ka ardhur koha që kjo
pjesë e pasurisë t'i kthehet shtetit, duke u paguar tatimi që nuk ishte
paguar gjatë viteve të kaluara.
Ligji për tatimin e ekstra profitit nuk ka ambicje të ndjek fajtorët, të
hetojë përzierjen e tyre në kriminalitet, por thjeshtë të vendos pjesërisht një rregull, të barazojë para ligjit një zanatçi të pavarur që e kishin ndjekur organet tatimore për çdo denarë të papaguar për tatim dhe "biznismenët" që me zemërgjërësi u lejohej që të mos paguanin tatim për vlera në milionë.
Athua kështu do të përmirësohen të gjitha padrejtësitë e bëra gjatë dymbëdhjetë viteve? Gjithsesi se jo, por së paku një pjesë e pasurisë së
fituar të atyre që shfrytëzuan afërsinë me regjimin e dikurshëm t'i kthehet shtetit. Në këtë çast është vështirë të vlerësohet se sa para janë, sepse pas miratimit të ligjit pason hapi tjetër i vështirë - zbatimi. Në organet tatimore dhe organet të tjera për çdo individ që erdhi deri tek profiti,
sipas 19 ligjeve, pason gjoba nga 30 deri 90 përqind e profitit prej 100
mijë DM deri 10 milionë DM e më shumë.
Komisioni qeveritar për shqyrtimin e keqpërdorimeve nëpër firma dhe finansa identifikoi se një pjesë e tyre në periudhën e mëparshme arritën
ekstraprofit duke shfrytëzuar emisione primare ose të egra, blerje devizash sipas kursit zyrtar derisa në treg vlera ishte dhjetëfish më e lartë, mbartja e devizave në bazë të pagesës së avancuar të faturave pa shërbime të kryera, eksport dhe distribuim prodhimesh me akcizë pa pagesë të doganës, tatime dhe të dhëna tjera, eksport dhe import prodhimesh të kontigjenteve ose kuotave, furnizim rezervash të mallrave ose blerje pa licitacion publik, posedim të buxhetit dhe fondeve publike, organizim të sigurimit të domosdoshëm social, firma dhe banesa publike, shfrytëzim të mjeteve nga harxhimet e pashpenzuara, shfrytëzim të mëditjeve për solidaritet gjegjësisht taksi.
Këto janë drejtorët, anëtarët e organeve drejtuese dhe personat e lidhur me ta që, kanë keqpërdorur procesin e privatizimit të firmave, si dhe mjetet e Huasë për ringjalljen e Serbisë, ose persona që ishin të privilegjuar në pagesën e kursimeve të vjetra devizore dhe kursimet në bankat private piramidale si dhe pronarët e banesave me mbi 90 metra katrorë që janë marrë gjatë kryerjes së funksioneve shtetërore. Në rast se nuk kanë para që të shlyejnë obligimet tatimore atëherë duhet që të fusin nën hipotekë pronën e tyre, kurse firmat shoqërore këtë mund ta bëjnë me lënien e një pjese të kapitalit në pronë shtetërore.
Tentimet për ikje nga shlyerja e tatimeve ose dhënien e të dhënave të rrejshme sipas Ligjit sanksionohen mjaft rëndë. Parashihen dënime deri në dhjetëfishin e vlerës së tatimit të papaguar. Sipas regimeve të para ata që gjatë dhjetëvjeçarit të fundi më shpesh përmendeshin si "shfrytëzuesit më të mëdhenj të privilegjeve që ua mundësoi miqësia me familjen Millosheviq" nuk do të ketë problem rreth pagesës së tatimit të ekstra profitit. Të pasurit vëllezërit Kariç ose Zheljko Mitrovicit, pronarë të televizionit "Pink" mund të paguajnë me lehtësi obligimet që i kanë ndaj shtetit. Ngjashëm, sipas njohësve të rrethanave në Serbi, është edhe me disa drejtorë firmash që u pasuruan përmes privatizimit që duhet të paguajnë "tatimin që është më i vogël se sa profiti njëmujor".
Se si do të paguajnë deputetët e tanishëm opozitar obligimet tatimore prej 60 mijë DM për banesat të mara gjatë kryerjes së punëve në Qeverinë e Serbisë ose kryetari i dikurshëm dhe i tanishëm i Serbisë që kanë edhe vila, kur zyrtarisht punojnë për 300 ose 500 DM ose madje nuk kanë kurfarë të ardhurash, kjo mbetet të shihet. Rrëfimi se në vila a banesa "kanë të drejtë të banojnë në bazë të funksioneve që kanë kryer" ose "i kanë marrë si gjithë qytetarët e tjerë", thjesht "nuk pin ujë". Ashtu siç nuk qëndrojnë një numër i madh vendimesh që gjatë diskutimeve për ligjet u dëgjuan në Kuvendin serb pikërisht nga ana e atyre që ishin më të privilegjuarit dhe që përmes pushtetit dhe afërsisë me të arritën të pasuroheshin.
Me të vërtetë duket absurde kur socialistët thonë se si përcaktimi i tyre themelor është ligji, kundër të cilit nuk kishin qenë, që nuk është rasti me pushtetin e tanishëm dhe se nuk ishin përfshirë në ekonominë e egër.
Më kësi veprimesh thjesht nuk dëshirojnë të kuptojnë se ndryshimet që i solli pushteti i ri mes tjerash do të thotë që nuk do të jenë më ata sjellja e të cilëve sipas ligjit nuk do të sanksionohet si vepër penale. Ata ngulmuan në tezën se ligji doemos duhet të vlejë edhe për pushtetin e tanishëm, që vetëm tregon dëshirën e tyre për të bërë marketing politik dhe asgjë më shumë se kaq. Sepse, me argumentet që dolën në foltoret e Kuvendit nuk mundën as me gisht të preknin në asnjërin nga opozita e dikurshme që mund të kishin pasur ndikim në emisionet primare, devizat sipas kursit zyrtar ose diçka të ngjashme. Edhe sikur të kishin mundësi, a do t'i kishin harruar? Ata që u bënë thirrje disa liderëve të DOS-it t tregonin se nga i kishin banesat ngjau vetëm si ndërrim tezash. Se nuk është kështu ata duhej të dëshmonin se cili nga funksionarët e Opozitës Demokratike Serbe morri të drejtë nga Qeveria të blente banesë ose uikend-shtëpi për vetëm dhjetëra mijë ndërkohë që sot vlejnë disa milionë marka gjermane. Bazuar si flet opozita e tanishme siç duket prap mirë e ka kuptuar larjen e borgjeve sipas Ligjit për tatimin e ekstra profitit. Me siguri nuk nënkupton edhe amnestinë për veprat penale, që nëse do të dëshmohen në një të ardhme të afërt apo të largët, doemos duhet të mbajnë përgjegjësi edhe për pasojat penale.
TATJANA STANKOVIÇ