Xhepi i zbrazur i "kapitalistëve me fuqi ligjore"
Katër milionë banorë, dy bursa dhe një milion e gjysëm aksione. Tingëllon si një vend i mirëqenies, nuk bëhet fjalë për Singaporin, por për BeH, vendin e paradokseve, me banorë që, sipas kritereve ndërkombëtare, jetojnë nën nivelin që shënon kufirin e varfërisë.
AIM, Sarajevë, 28.06.2001.
Sarajeva së pari herë në histori fitoi bursë. Shpallja zyrtare (20 qershor) nuk shkaktoi ndonjë eufori të tepruar në mes "kapitalistëve sipas fuqisë së ligjit" brenda Federatës në BeH, mu si gjatë themelimit të bursës në Banja Llukë, që nuk rezultoi me eufori masovike të qytetarëve të magjepsur të entitetit tjetër të bh, Republika Srbe.
Mosinteresimi i qytetarit të thjeshtë në BeH për bursën dhe aksionet është prozaik: njerëzit nuk kanë para as për mbijetesë. Sipas logjikës së shëndoshë gjithkund në botë marrin aksione ata që kanë tepricë parashë, prandaj është shumë logjike që qytetarët e Federatës BeH, ku të ardhurat mujore janë 430 marka, të mos bëjnë pjesë në këtë kategori. Në anën tjetër, në Federatën BeH deri tani 400 mijë qytetarë janë bërë pronarë të aksioneve të firmave, që d.t.th. çdo i shtati banor.
Në Republikën Serbe numri i aksioneve është rreth një milion, gjegjësisht çdo banor i rritur i kësaj pjese të BeH. Sqarimi i paradoksit është i thjeshtë - privatizimi masovik. Shteti gjysmën e kapitalit në BeH ua shiti me zemërgjërësi nënshtetasve të vet, përmes privatizimit masovik. Në thelb, principi i gjithë asaj që u zhvillua, është i njëjtë për të gjithë entitetet bh., kurse dallimi është se në RS gjithë qytetarëve të rritur iu ndanë vaucere pa vlerë nominale, kurse në FBeH iu ndanë çertifikata me vlerë nominale të llogaritur në marka.
Përmes çertifikatës në FBeH shteti u pagoi qytetarëve gjitha borxhet që kishte ndaj tyre: rrogat e papaguara derisa shërbenin si ushtarë gjatë luftës katërvjeçare në BeH, pensionet e papaguara pensionistëve dhe veç kësaj çdo qytetar i rritur në FBeH morri rreth 2.000 marka në çertifikatë, që të mos ankoheshin "se nuk kishin me se të merrnin pjesë në privatizim".
Në Republikës Serbe (Serpska), shitja e kapitalit shtetëror, i paraparë për privatizim masovik, u krye përmes një raundi, kurse në FBeH zhvillohet në faza, prandaj deri tani janë privatizuar gjysma e ndërmarrjeve shtetërore, kurse pjesa tjetër në duart e privatistëve duhet të kalojë deri në fund të vitit. Kjo do të thotë se në FBeH numri i poseduesve të aksioneve edhe më do të rritet.
Megjithatë, edhe përkundër themelimit zyrtar të bursës në Sarajevë dhe Banja Llukë, poseduesit e rinj të aksioneve doemos duhet të presin përpara se ta ofrojnë për shitje pjesën e tyre, sepse asnjëra nga këto bursa nuk ka filluar të punojë praktikisht. Kur bëhet fjalë për bursën sarajevase, në paralajmërimet zyrtare përmendët se do të fillojë me punë gjatë muajit shtator, por jozyrtarisht, ekspertët mendojnë se kjo mund të ndodhte realisht gjatë pranverës së vitit tjetër, atëherë kur do të duhej të punonte siç duhej. Pa marrë parasyshë se a punon bursa në shtator ose më vonë, aksionistët e rinj nuk kanë shumë arsye për tu gëzuar. Gjykuar sipas përvojës së deritanishme dhe gjendjes buxhetore, shumica e aksionistëve do të tentojnë që menjëherë t'i shesin aksionet e tyre. Pra ofertat në bursë nuk do të mungojnë, por nuk mund të thuhet se e njëjta gjë do të jetë edhe për kërkesat. Nëse shumica e pronarëve të aksioneve shpejton të shesë pjesën e vet, sepse u duhen para për mbijetesën e çdoditshme, mbetet çështje e hapur se kush do të jenë blerësit. Në mesin e qytetarëve vendas praktikisht nuk ka, kurse të huajtë gjatë gjithë viteve të kaluara nuk kanë investuar në BeH.
Shkaku tjetër që nuk na bën të shpresojmë në ndonjë interesim të qytetarëve vendas për blerjen e aksioneve qëndron tek mosbesimi i të gjitha llojeve të "letrave", që nuk është i pabazë - kursimtarët në bankat vendore deri tani dy herë janë mashtruar. Njëherë para luftës kur "kursimet famoze devizore" të qytetarëve humbën pa gjurmë. Qytetarët mu për këtë definitivisht e kanë përjashtuar bankën shtetërore si institucion më të cilin duhet të kenë punë. Pas luftës, kur menduan se do të jetë ndryshe me bankat private, sërish u mashtruan. Kësaj here nuk u shpërbë shteti, por disa banka private, kurse për qytetarët askush nuk dha garanca.
Aktualisht qytetarët e BeH, mu si në vendet tjera në tranzicion, gjenden në pikën fillestare. Përveç se në libër, askush nuk ka përvojë me bursën dhe aksionet, as shteti, as ekspertët finansiarë, as qytetarët. Zhgënjimi i mëparshëm me bankat dhe kursimet nuk janë faktor lehtësues, prandaj shtrohet pyetja edhe sa kohë do të duhet që qytetarët e rëndomtë të mësojnë "rregullat e reja" të lojës që vlejnë në bursë. Në thelb, gjithçka funksionon sipas një principi të thjeshtë. Paratë hyjnë në aksione për dy arsye, nëse kursimtari ka bërë zgjedhje të mirë, vlera e aksioneve do të rritet gjatë kalimit të kohës, që d.t.th. edhe përfitimi. Përparësia tjetër e aksioneve është se në princip mund të shiten çdoherë, gjegjësisht sërish mund të kthehen në para, sepse gjithmonë dikush duhet të jetë i interesuar për blerje. Në praktikë, ky sistem së paku në fillim, nuk do të mund të funksionojnë sepse kërkesa për aksione nuk do të jetë e përafërt me ofertat, se nuk ka tepricë parashë dhe, duke marrë parasyshë ndërmarjet e tanishme, me aksionet e të cilave duhet bërë tregëti, shumica e tyre janë në gjendjen e "vdekjes klinike".
Kështu mbyllet rrethi, prandaj investimi masovik i aksioneve në firmat bh. nuk mund të realizohet në të ardhmen e afërt. Duke pasur parasyshë këtë është e qartë se në BeH nuk ka punë të mjaftueshme as për një bursë e ku më për dy. Kështu që në fillim vihet në dyshim e ardhmja e tyre. Ekspertët vendës dhe të huaj vlerësojnë se gjatë viteve të ardhshme këto dy bursa nuk do të mund të mbijetojnë, gjegjësisht do të bëhen "reparte të shpërbëra" të një burse të re, rajonale, virtuale. Bëhet fjalë për një logjikë të pashërueshme të globalizimit dhe profitabilitetit, për çka është pak edhe një popullësi dyqindmilionëshe, kurse të mos flasim për katër milionë boshnjakë dhe hercegovinas të varfër.
Qytetarët e rëndomtë në BeH momentalisht nuk lodhin kokën për të ardhmen e bursës së "tyre". E vetmja gjë që i preokupon tani është gjetja e mundësisë pët si t'i shitur aksionet për shumën e parave, sa u janë dhënë gjatë privatizimit masovik, që të mund të mbijetojnë nga fillimi deri në fund të muajit. Fatkeqësisht,askush nuk mund të japë përgjigje precize në këtë pyetje kaq të thjeshtë. Përndryshe një nga karakteristikat e bursës është edhe çmimi i paparashikueshëm i aksioneve, rritja e të cilëve nuk është e ndërlidhur gjithmonë me logjikën. Drejtuesve të dikurshëm, të ashtuquajturve kapitalistë, hyrja në aksione nuk u ka kushtuar asgjë, kudo që të arrijnë t'i shesin aksionet e veta, me çfarëdo çmimi, mund të thuhet se kanë dalë fitues. Kanë falimentuar firmat pronarët e të cilëve nuk humbin paratë e "njëmendëta", sepse nuk kanë investuar në aksione. Pra, mund vetëm të fitojnë, kurse bursa vetëm se u tregon se a janë në zero apo në plus.
DRAZHEN SIMIQ