Frika nga opinioni publik

Zagreb Jun 28, 2001

AIM, Zagreb, 26.06.2001.

Në mediumet kroate gjatë këtyre ditëve parashtrohet pyetja se a frikësohet ekipi i kryeministrit Ivica Raçan nga opinioni publik. Pyetja pason pas disa sjelljeve të ulta që nuk janë pritur nga pushteti demokratik. Kupa u mbush pasi Ivica Raçan refuzoi pjesëmarrjen në një emision të televizionin kroat, shkaku se një bërthamë e fortë në qeverinë kroate vendosi, përkundër premtimeve, ai të mos ishte në studio. Në emision ishin ftuar gazetarë, të njohur si kritikues të qeverisë.

Duke refuzuar ballafaqimin me pyetjet e ashpra, ekipi qeveritar tregoi pasiguri dhe frikë të madhe ndaj kritikave. Këtë e sqaroi me deklaratën që u bë një kul i skandalit: Raçani tha se ai dhe qeveria mund të zgjedhin bashkëbiseduesit e vet. Nuk e demantoi se kishte nënçmuar gazetarët por e vërtetoi se në këtë ka të drejtë.

Kryeministri është më i kujdesshëm në Kuvend, para kamerave televizive, të japë përgjigje në pyetjet e rregulluara, që ia parashtrojnë shokët e tij partiak. Ata, për shembull, këtyre ditëve e pyetën se si e sqaron që qeveria e tij merr lëvdata në botë, kurse brenda kritikohet. Natyrisht, Raçani e shfrytëzoi këtë porcion të shumëllojshëm për vetreklamim. Kryeministri gjithashtu preferon një lloj konspiracioni me gazetarët, me ç'rast vet bën listë të të ftuarve dhe pastaj bëhet seleksionimi, ngjashëm siç e praktikoi ish-pushtetari nga Pantovçaku.

Më parë ai ftoi gjithë kryeredaktorët e gazetave, veç disave, dhe kërkoi biseda me ta të jetë e fshehtë. Kështu tentoi që përmes pjesëmarrëse të krijonte një praktikë të errët. Është interesant se në listë janë të njëjtit gazetarë që ishin edhe në kohën e Tugjmanit. Pas dyerve të mbyllura kryeministri u foli për arritjen e koncensusit nacional. Për çka, në cilat tema, këtë nuk mundën ta kuptonin as të ftuarit.

Duket se Raçani koncensusin nacional e kupton ashtu siç e futi nëpër vrimë në Kuvend Deklaratën për Luftën Atdhetare, ku rrenën që e di gjithë bota -se Kroacia nuk ka marrë pjesë në agresionin ndaj Bosnjë e Hercegovinë - tenton ta paraqesë si një të vërtetë zyrtare. Koncensusi, gjykuar sipas të gjithëve, nga ana e pushtetarëve nuk shihet në ndonjë program, por si mundësi që Kroacia të vazhdojë me një mendim të uniformuar. Qeveria e cila deri tani ka treguar aftësi të madhe për dëbimin e këshilltarëve potencial, me bashkim nacional nënkupton shmangie të të gjithë disonancave. Koncensusi nacional ka emrin tjetër - shtypje e çdo kritike.

Se kryeministri nuk honeps kritikuesit kjo tash ka mundur të shihet. Ai beson se qeveria punon mirë, shkëlqyeshëm, por zërat rreth kësaj në opinion nuk e paraqesin faqebardhë. Raçani mendon se kabineti i tij është i shkëlqyeshëm dhe shumë më i suksesshëm se sa mund të konkludojnë mediumet, që do të thotë se është viktimë e një pasqyre e keqe dhe të thyer. Për reputacionin e tij të zbehtë nuk është përgjegjëse qeveria, por gazetarët. Prandaj gjithnjë niset nga zëdhënësit, por së mbrapshti. Është e vërtetë se qeveria në tërësi është tepër e ngathët në komunikim me opinionin publik. Kjo ka të bëjë me bashkëpunëtorët më të afërt të Raçanit që janë mjeshtër të deklaratave irrituese, njëkohësisht armiq më të mëdhenj të vetvetes. Problemi kryesor i qeverisë është se nuk arriti të siguronte atë që pritej nga ajo - konsolidimin ekonomik dhe social.

Vendimi i qeverisë që të mos merret pjesë në emision, ku do të ballafaqohej me gazetarët, nuk duhet parë vetëm si tentim për t'i ikur pyetjeve të papërshtatshme. Më parë duhet kuptuar si një tregues se garnitura qeveritare ka probleme me disa standarde demokratike. Raçani haptas përkrah tezën e partnerit të tij të parë Drazhen Budishës për marshin e së djathtas nëpër rrugë dhe të majtët në institucione, duke e paraqitur kështu platformën e çuditshme karshi atyre që mendojnë ndryshe.

Tha se marshet e së djathtës nëpër rrugë "nuk janë aq shumë të rrezikshme për Kroacinë", se "e djathta radikale me kësi aksionesh vetëm se e stabilizon Kroacinë, nxit shumicën e qytetarëve kundër këtij opcioni: sa më shumë e djathta është brutale, qytetarët aq më shumë e refuzojnë atë".

Zgjedhjet lokale treguan se nuk është kështu. Marshet në rrugë, madje edhe ekstremiste, assesi nuk mund të veprojnë si stabilizuese. Si i gabuar u dëshmua edhe vlerësimi i Raçanit se vrulli djathtist stabilizon pushtetin e tij; se opinioni nga frika e marsheve rrugore, do të jetë fatlum me qeverinë e tij.

Derisa e djathta e paraqiti si një këshilltar të vetin në Kroaci, siç u tha, për "të majtën radikale mjaft aktive" Raçani nuk gjeti asnjë fjalë mirëkuptimi. Këtë e përjetoi si pastrim të Sodomës dhe Gomorës! Por është interesante se ku hyri kryeministri në këtë ekstremizëm të majtë. Fjala është, sipas tij, për "individët dhe grupet që përmes mediumeve dëshirojnë ta imponojnë vullnetin e vet politik, që me të gjithë janë të pakënaqur, që duan të jenë profetë politikë dhe që kritikojnë pushtetin".

Pra, "e majta radikale mjaft aktive" sipas kryetarit të qeverisë janë gazetarët dhe intelektualët që paraqiten në mediume. Në botë të njëjtit mezi do të ishin liberalë, eventualisht socialistë. Raçani, natyrisht, këtë e di mjaft mirë, por për dallim nga e djathta, kundër së cilës asgjë nuk ka bërë, ai përmes etiketës për të majtët radikalë ua mbyll gojën kritikuesve të politikës së vet dhe veprimeve qeveritare. Me siguri se e ka kuptuar se sa janë të besueshëm.

Qeveria dhe njerëzit e saj të parë kohëve të fundit, sa i përket mediumeve, bënë disa poteze që janë të rrezikshme për shijet demokratike. Mund të kuptohet si nervozë e tyre, sepse gjërat nuk lëvizin si dikur, kurse krizës ekonomike dhe sociale nuk i shihet fundi. Këto veprime mund të kuptohen si pasojë e rrethanave dhe situatave të vështira pa mjete të mjaftueshme. Funksioni i mediumeve, mes tjerash, është që në emër të opinionit publik ta kontrollojnë pushtetin, të hap temat dhe ta problematizojnë realitetin. Pushteti aktual në Kroaci këtë nuk mund ta ndryshojë, vetëm se mund të legjitimojë gjërat negative. Përndryshe gjithnjë akuzohen se praktikojnë një light tugjmanizëm.

JELENA LOVRIÇ