Numri i te zhvendosurve nga vatrat e krizes te Maqedonise
AIM Junior, Shkup 27.06.2001
Si pasoj e perleshjeve luftarake mes forcave ushtarako policore te Maqedonise dhe pjestareve te Ushtrise Clirimtare Kombetare që nisen ne fillim te muajit shkurt te ketij viti ne Malesin e Karadakut te Shkupit per të kaluar pastaj ne shpatiet e Sharit te Tetoves, ne fshatrat e komunes se Likoves dhe më vonë edhe ne komunen e Haraçines dhe disa fshatrave per reth , popullata e kesaj ane u detyrua te zhvendoset nga vatrat e tyre.
Perfaqsuesi i UNHCR-se Astrit Van Genderan Stort , ben te ditur se mbi 70 mije persona kryesisht gra , femij dhe pleq i braktisen fshatrat: Sellcë, Llacë, Vejcë, Brodec, Bozovcë, Veshallë, pastaj Tanushë, Brezë, Gushincë, Malinë dhe Llukare.Vendbanimet i leshuan edhe nje numer i konsiderushem i fshatrave te komunes se Likovës ku si pasoj e granatimeve te ketyre fshatrave nga ana e forcave maqedonase jeta ne keto fshatra eshte paralizuar dhe pothuajse fshtarat jane te shkatruara teresisht. Sipas disa organizatave humanitare ( SH.H. ”Jeta” O.H. ”Kalliri i Miresise”,O.H. ”EL-HILAL'', Kryqi i Kuq i Maqedonise si dhe kryqi i Kuq Nderkombetar) , shume nga te çvendosurit e mëparshëm nga rrethina e Kumanovës që ishin të strehuar në komunën e Haraçines , ne fshatin Hasan-Beg si dhe ne disa lagje te Shkupit, për shkak të përleshjeve të mëvonshme në rrethinën e Shkupi, u deshen te shperngulen. Numri me imadh i te zhvendosurve i takojne poullates shqiptere meqe luftimet behen mu ne fshatrat te banuara me shqiptare.
Edhe pse fillimisht te zhvendosurit e perkoheshem vendoseshin mbrenda ne Maqedoni ata me pas filluan te dalin kryesisht ne Kosove. Keshtu tani ne Kosove numri i te shperngulurve arrin mbi 50mije refugjate. Sa i perket numrit te te zhvendosurve maqedonas nga rajonet e krizes ai nuk eshte i madh dhe sipas informacioneve tona keta te shperngulur regjistrohe ne Kryqin e Kuq te maqedonise dhe jane te strehuar ne disa objekte te ndara nga ministria e punes dhe politikes socijale. Sa i perket numrit te te regjistruarve si refugjat duhet theksuar se ai dita dites ndryshon si ne ritje ashtu edhe ne zvoglim sidomos kur behet fjale per te zhvendosurit mbrenda ne Maqedoni.
Te dhenat e UNHCR-se Prishtine bejne te ditur se te shperngulur tani ka edhe nga fshatrat Raçe , Radushë , Svillare, te cilet si edhe te zhvendosurit e tjerë, në Kosovë po hyjnë permes vend kalimeve kufitera Jazhincë dhe Bllacë por edhe permes maleve. Sipas MPB te Maqedonise per grate dhe femijet deri 14 vjeç nuk eshte e domosdoshme qe te kene pasaporta, por ne Kosove mund te hyjne edhe vetem me certifikat. Mirpo ka pasur edhe dite kur ka qene i ndaluar kalimi i kufirit pa pasaporta. Nga ana tjeter te zhvendosurit e perkohshem qe kishin marre rrugen per ne Kosove gjate bisedes me ta na njoftonin se shpeshhere organet kompetente u kane kerkuar edhe 100 apo 150 marka gjermane per ta kaluar kufirin ata persona te cilet nuk kishin pasaport.
Pas kalimit të kufirit i pret UNHCR-ja në një qendër tranzitore te vendosur ne Kaçanik me kapacitet rreth 3 mije refugjate me crast kjo qender shfrytezohet per regjistrimin e refugjateve, dhe dhenjes se ndihmes se pare por edhe ne rast nevoje refugjatet te qendrojen aty. Sipas UNHCR-se te gjtihe refugjatet po vendosen tek familjaret e tyre neper fshatrat por edhe qytete te Kosoves. Edhe perkunder faktit se nje numer i madhe i banoreve te fshatrave te krizes i kane leshuar vatrat ka edhe persona të cilët kan braktosur Maqedoninë për shkak të panikut apo edhe frikes nga eskalimi i mëtutjeshëm i krizsë. Nga ana tjetër, nje numer i madhe edhepse jetojne ne vatrat e krizes, nuk i kanë lëshuar vatrat dhe akoma qendrojne aty ku ndihen vendas.
AIM Junior, Shkup
SEVDIJE METAJ - ZUBER