Suspendimi i serbëve nga pushteti
AIM, Zagreb, 24.06.2001.
Për momentin në Kroaci jemi dëshmitarë të një praktike interesante: Një i panjohur vendosi të fillonte me aksionin e gjërë të eliminimit të serbëve nga institucionet vendore, prandaj jemi përpara një dukurie që përbëhet nga koalicionet e jashtëzakonshme që kanë vetëm një qëllim – të mos u lejojnë serbëve të inkuadrohen në organet e pushtetit lokal. Si pasojë kemi një absurd: pjesëmarrja e partive serbe në pushtetin lokal, pas konstituimit të qeverive komunale, qytetare dhe rajonale, dukshëm është zvogëluar se sa në kohën e qeverisjes së BDK-së, me çka rezultatet e partive politike serbe në zgjedhjet e fundit, kryesisht ishin më të mira se sa rezultati i të njëjtave parti politike në zgjedhjet e 1997.
Shembull Vukovari. Në zgjedhjet lokale në këtë qytet Partia e Pavarur Demokratike Serbe (PPDS) fitoi më shumë se 30 përqind të votave dhe sipas marrëveshjes së parë ndërpartiake duhej të fitonte vendin e bashkëprefektit të Vukovarit, pastaj zëvendës kryetarin e Këshillit të qytetit dhe tre kolltuqe në udhëheqësinë e komunës. Por, njëzet e katër orë nga marrëveshja e parë pasoi mbledhja e përfaqësuesve të BDK-së, PSD, PSK dhe DC së Graniçit: në këtë mbledhje u vendos që PPDS të flakej ashpër gjatë ndarjes së funksioneve vendore dhe pushteti të përbëhej nga i ashtuquajturi blloku kroat. Sikur gjithë këtij rrëfimi të mos i mungonte cinizmi, PPDS (për të cilin opcion votoi çdo i treti banor i Vukovarit) iu ofrua vendi i zëvendës kryetarit të Këshillit të qytetit. Këtë ofertë, natyrisht, e refuzuan.
"Politikisht është papërgjegjësi, juridikisht e papranueshme, retrogarde, jocivilizuese që në qytetin me marrëdhënieve të brishta ndëretnike të vendoset një pushtet njënacional. Kështu asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e Vukovarit", shkruanin krerët PPDS-së në kumtesën e tyre.
Megjithatë, vendimi i partive kroate është i papërgjegjshëm, juridikisht pa mbështetje, retrogard, jocivilizues, që mund të ketë pasoja mjaft serioze për banorët e Vukovarit dhe gjithë rajonit. Pyetja që mund të dëgjohet këtyre ditëve në qarqet e OSBE-së dhe te funksionarët e lartë të Bashkësisë Evropiane është: a duhet që në Podunavlen kroate sërish të vendoset administrata ndërkombëtare si në kohën e UNTAES-it dhe të kthehet gjenerali Jacques Klein në pozitën e guvernatorit?
Pyetja është tërësisht e bazuar, sepse vendoset një pushtet njënacional në rajonin e Podunavles, përkundër gjithë përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare që në këtë rajon të krijohen kushte për një jetë normale dhe për gjetje të mirëbesimit në mes kroatëve dhe serbëve. Situata është shumë më e keqe se sa në kohën e Tugjmanit, kur marrëveshja e Erdutit u siguroi serbëve pjesëmarrje në pushtetin vendor në rajonin e Sllavonisë dhe Baranjes. Siç qëndrojnë punët pushteti aktual pesëpartiak i përmbahet marrëveshjes së Erdutit aq sa ka borë nga viti i kaluar, duke përhapur vetëm fjalë për një dokument të përkohshëm që askënd nuk e obligon, por gjithashtu duket se i njëjti pushtet aspak nuk mendon për të ardhmen e këtij rajoni. Sikur e kanë kuptuar se bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare humanitare nuk e kanë ndërmend të japin të holla në rajonet ku nuk respektohet principi multietnik i qeverisjes dhe ku nuk respektohet vullneti demokratik i zgjedhësve.
Sikur të kishin menduar ndryshe atëherë me siguri nuk do të kishin formuar një qeverisje njënacionale kroate edhe në Beli Manastir: atje PPDS për nga numri i këshilltarëve fitoi vendin e dytë, por koalicioni lokal kroat krijoi pushtetin pa asnjë përfaqësues të popullit serb. Ose në Dardi, ku u arrit koncensusi gjithëkroat (nga PSD-ja e Raçanit e deri te PSK-ja e Gjapicevit) që të eliminoheshin nga pushteti serbët, që iu ofrua një vend thjesht margjinal në udhëheqësinë vendore. Ose në Knin, ku serbët gjithashtu mbetën në opozitë shkaku i një lidhjeve gjithëkroate; madje në Kistanjam afër Kninit, ku PSD-ja bëri koalicion me BDK-në që të mund ta mposhte PPDS-në...
Pushtetmbajtësit aktual sikur të kishin menduar pak për këta atëherë do të kishin siguruar instrumente për mbajtjen e seancës në komunën e Vijniçit ku duhet të formohet pushteti vendor. Përndryshe me Juron dhe Bobanin në gojë dhe transparentet ku shkruhej "Kroatët asnjëherë nuk do të jenë pakicë në Vojnicën kroate” dhe "Nuk u vramë që t'iu mundësojnë të krijoni Krajinën në rrugë paqësore" qindra demonstrues kroat penguan hyrjen në ndërtesën e komunës për pesë këshilltarë të PSD-së dhe tre këshilltarë serb, kurse në ndërtesë normalisht u lëshuan pesë të zgjedhurit e BDK-së të cilët nuk mundën të formonin pushtetin vendor me çka u ngrit tensioni. Demonstruesit përmes aksioneve të veta, dëshironin të bënin presion ndaj pesëshes së PSD që të hynte në koalicion me BDK-në duke aktruar vullnetin e popullit dhe përjashtuar përfaqësuesit serb në formimin e pushtetit. Është interesant se policia nuk e lëvizi as gishtin për të siguruar mbajtjen e seancës konstituive të Këshillit komunal, kurse nëpunësja qeveritare Marija Horvatiç deklaroi se vetëm “populli i kësaj ane ka të drejtë të veprojë sipas bindjeve të veta".
Pas incidentit në Vijniç, Qeveria e Raçanit gjet forcë të kumtonte se do “të insistonte në ndërrimet strikte të ligjit kushtetues për të siguruar të drejtat e etniteteve dhe bashkësive nacionale apo pakicave, që do të mundësonte inkuadrimin e pakicave nacionale në komunat, qytetet, rajonet, ndryshime që përkraheshin nga të gjithë organet". Mbetet e paqartë prej nga kjo deklaratë kur në shumicën e vendeve, që u drejtohet
deklarata, pushteti tashmë është formuar. Por është e qartë diçka tjetër: Kjo deklaratë është plasuar shkaku i ndjeshmërisë së bashkësisë ndërkombëtare, që gjithnjë e më shumë ndërron qëndrimin për pushtetin aktual kroat. Diplomatët ndërkombëtar, menduan se ky pushtet është dukshëm i moderuar dhe nuk do t'i shkonte ndërmend që të diskriminonte pakicat kombëtare, por tani gjithnjë e më shumë vërejnë se kanë qenë në mjegull.
IVICA GJIKIÇ