A do të sjell vjeshta trazira sociale?
Derisa nga të gjitha anët e Malit të Zi arrijnë informacione se punëtorët bëjnë grevë urie ose bllokojnë rrugët, shumë pak zyrtarë malazez bisedojnë për këtë problem. Gjërat ende mbesin në terrenin politik. Për rastet sociale thuajse askush nuk mendon
AIM Podgoricë, 24.06.2001
"Paqa sociale në Mal të Zi mund të qëndrojë vetëm gjatë muajve të verës", tërheq vërejtjen Slavko Drlleviç, drejtor i “Hipotekarne banke”.
Drljeviç "parasheh" se "në vjeshtë do të ketë një brengë të madhe që duhet të dihet, kurse pushteti doemos duhet të bëjë gjithçka që t'u ik pasojave të kësaj gjendjeje".
Se Mali i Zi është në prag të trazirave sociale vërtetohet edhe nga numri gjithnjë më i madh i protestave të punëtorëve. Xhadeja malazeze mbase është pasqyra më e mirë e gjendjes sociale. Punëtorët gjithnjë e më shpesh vendosin që pakënaqësinë e vet ta shprehin përmes bllokimit të rrugëve. Kështu punëtorët e “Obodit” nga Cetinja gjatë këtyre ditëve ndërprenë komunikacionin në një nga vijat më të leverdishme në Mal të Zi: Podgorica – Budvë. Në shtypin ditor u paraqitën titujt e tipit : "Kryetari i Kuvendit Maroviç vonohet në punë shkaku i bllokimit të rrugës".
Sikur të gjithë menduan më të bëheshin më parë rrugët e kalueshme dhe punëtorët të ktheheshin në shtëpi. Për gjendjen e punëtorëve në fabrikë – asnjë fjalë. Në ndërkohë, duke parë se punëtorët e "Oboda" ishin "nderuar" me vizitën e kryetarit Gjukanoviq dhe pas kësaj u bë aranzhmani punues i kësaj firme me firmat sllovene, edhe shumë të tjerë u angazhuan në "regullimin e komunikacionit ". Kështu, në gjithë Malin e Zi, u ngritën "barikada sindikale". Punëtorët në shikim të parë nuk kërkojnë shumë. Kryesisht ata kërkojnë pagesën e të ardhurave të papaguara. Si të mos kërkojnë kur ka firma që u kanë borxh punëtorëve edhe nga pesëdhjetë rroga.
Një veprim të këtillë nuk e ndërmorrën vetëm punëtorët dhe fabrikat e falimentuara. Shoqata të ndërmarrjeve private paralajmëruan se duke bllokuar rrugët do të shprehnin pakënaqësinë e tyre. Ç'kanë ata?
Qeveria e Malit të Zi kah fundi i vitit të kaluar vendosi që përfundimisht të vinte rregull te privatistët dhe i "detyroi " të paguanin tatimin nga i cili kishin ikur vite të tëra. Tregu i zi, firmat fiktive, përmes së cilave u dhanë llogari të rrejshme, u shikuan nga pushteti nëpër gishta shkaku i situatës së vështirë në vend që mundësoi mbijetesën e tyre, por edhe të përfitonin mjaft dhe të krijonin një pasuri të njëmendtë. Megjithatë, shteti tha – stop. Këtë e bëri përmes vendimit që të gjithë dyçanet, zanatçinjtë e objektet hotelerike detyroheshin të kishin regjistër tatimor të arkave ku automatikisht u llogaritet tatimi nga malli i shitur.
Pa gënjeshtra e mashtrime. Drejtoria e të hyrave publike, e cila është e thirrur për rregullimin e gjithë kësaj pune filloi fushatën - "Rendi është rend". Siç qëndrojnë tani punët rendi i planifikuar vetëm se solli parregullësi. Privatistët ndaj fushatës së zëshme dhe të shtrenjtë ngritën një llavë akuzash kundër autoriteteve. Para së gjithash e akuzojnë shtetin për monopol. Qeveria e Malit të Zi krijoi ndërmarrjen SEKAS që do të servisojë arkat që tregëtarët privat i blejnë më parë nga Drejtoria e të hyrave publike. Thënë shkurt – Qeveria vendosi se çfarë arkash do të përdoren, nga kush do të blehen dhe ku do të riparohen. Janë në pyetje arkat "sarp" për të cilat privatistët thonë se janë të vjetra, një model që askund nuk përdoren në botë dhe se ata detyrohen që pajisjet e veta t'i zëvendësojnë me të vjetra sepse kështu thotë Qeveria.
Edhe pse sipas ligjit çdo objekt shitës duhet të ketë arkë deri më 1 janar të këtij viti që më vonë, gradualisht dhe varësisht nga veprimtaria tregëtare, duhet t'i vë në funksion, megjithatë shumë tregëtarë privat edhe sot e kësaj dite nuk kanë. Nuk duan të jenë viktima të monopolit shtetëror. Policia finansiare shkaku i mospasjes së arkave ka mbyllur disa firma private.
Tani edhe tregëtarët privat, sipas shembullit të punëtorëve, kërcënohen se do të bllokojnë rrugët, por kanë “menduar” edhe një lloj tjetër mospajtimi. Nëse nuk mundësohet që arkat të blihen edhe nga distribues tjerë privat, që kanë qenë të detyruar të blejnë arkat nga shteti, paralajmërojnë se do t'i sjellin para Kuvendit të Malit të Zi gjatë kohës së ndonjë seance dhe do t'ua vënë deputetëve “e le të shohin se ç'janë ato”, siç thotë një pronar i një kafeneje në qendër të Podgoricës.
"Ka shumë gjëra të një cilësie të dyshimtë dhe nuk punohet qartë", komenton Slavko Drljeviç reformat aktuale tatimore. "Hyjë në radhën e atyre që përkrahin vendosjen e arkave tatimore dhe rendit tatimor, por gjykuar sipas reagimeve, kjo duhet bërë në mënyra tjera", thotë Drljeviç.
Dhe derisa nga të gjitha anët e Malit të Zi arrijnë informacionet se punëtorët e disa fabrikave bëjnë grevë urie ose bllokojnë rrugët shumë pak zyrtarë malazez bisedojnë për këtë problem. Gjërat ende janë në terrenin politik. Për problemet sociale thujase askush nuk mendon.
"Kam frikë se ne nuk e kuptojmë se në çfarë situate jemi”, tërhjek vëmendjen Drjeviç. "Të huajt, megjithatë, dijnë shumë më tepër nga ne. Sllovenët në bazë të informacioneve të tyre prognozojnë të ardhme të keqe ekonomike për Malin e Zi, kurse të dhënat për llogaritë përfundimtare të ekonomisë malazeze për vitin e kaluar, që ne tani i bëjmë publike, ata i kanë pasur kaherë", thotë Drljeviç.
Opinioni publik malazez tani pret formimin përfundimtar të qeverisë së pakicës, e cila, gjykuar sipas të gjithëve, gjendet para sfidave të mëdha. Në këtë çast nuk është reale të pritet që çështjet politike dhe ajo e shtetësisë të anashkalohen shkaku i problemeve sociale. Megjithatë, nëse bëhen realitet prognozat e disa ekspertëve se vjeshta do të sjell trazira sociale është e vështirë që të paramendohet se çka na pret neve të gjithëve.
Në ndërkohë, Qeveria vendosi të bëjë një veprim radikal – të shesë "Telekomin", momentalisht firma më e leverdishme malazeze. Athua me këtë shitje dëshiron t'i mbush “gropat buxhetore” dhe të blejë edhe pak mirëqenie sociale?
MARIJANA KADIQ