Rëndësia e Ferhadijes
Se ç'ndodhi më saktësisht të hënën dhe gjashtë javë më parë aty ku ishte xhamia Ferhadia do të dihet vetëm pas një muaji. Athua ishte goditja e fundit ndaj Republikës Serbe apo paralajmërimi i parë se udhëheqësia e saj është e gatshme për reforma radikale politike, që po priten.
AIM Banjallukë, 21.06. 2001.
Le të dyshojmë se kreu politik i Republikës Serbe ishte i detyruar që të hënën të ishte pranë reisit Mustafa Ceriç dhe Zllatko Llagumxhisë gjatë vënies së gurthemelit të xhamisë së Ferhadisë; le të besojmë në armiqtë e tyre se Mirko Sharoviç, Mlladen Ivaniç dhe Dragan Kaliniç, duke qëndruar pranë reisit mbrojtën pushtetin e tyre; le të mos flakim pohimin se ata nuk e bënë këtë shkaku i dashurisë për liri fetare në Republikën Serbe, por për mbijetesën e tyre dhe nga fakti, siç tha një natë më parë Dragan Caviç, se RS nuk do të mund të përballonte edhe një 7 maj. Të themi se gjithçka është kështu dhe se treshi i prijësave nga RS nuk kishte asnjë motiv njerëzor që të hënën të ishte pranë Ceriçit. Ishte hera e parë në historinë e RS që kreu i saj të gjendej para një vendimi të rëndë, që mund t'i kushtojë tek zgjedhësit radikal, ishte hera e parë që ata lëshuan pe pa iu hedhur në qafë njëri-tjetrit, tradhëtarit Millosheviq, të huajve josensibil dhe boshnjakëve ngatërrestar.
Policia e RS, edhe pse pa dëshirë, ishte e gatshme të përdorte shkopinj dhe topa uji ndaj disa qindra demonstruesve që bërtisnin "Kjo është Serbi!" dhe "Tradhëtarë", parrulla që mbuluan Banjallukën si ato të falangistëve frankist "Viva la muerte!". Ky ishte edhe një fakt se udhëheqësia e RS u përcaktua për jetën, kundër vdekjes, edhe sikur kjo jetë të ishte frymëzuar nga shkaqet vetjake dhe triviale siç është mbetja në pushtet.
ZGAVRA QË GËLLTIT PËRGJIGJET: Natyrisht, dyqind metra mëtej, gjithçka ishte si para 40 ditëve: disa qindra demonstrues të ashpër, plot afsh dhe të ashpër edhe ndaj gjakut të vet sulmonin pjesëmarrësit në ceremonial, përkundër udhëheqësve të tyre, ata vizatuan vijën më të saktë të demarkacionit që ekziston sot mes serbëve, jo vetëm në Bosnjë, por edhe në Serbi, ku vazhdon rrëfimi i njëjtë, por për dallim nga rrëfimi i
Banja Llukës që quhet Ferhadije, atje quhet Hagë. Në këtë vijë demarkacioni në mes Ferhadijes dhe hotelit banjallukas "Palas" ishte vendosur gjithë ajo që do ndodhte me serbët gjatë vitit, gjithë ajo që do të caktonte jo vetëm çështjen e ekzistencës së RS, por edhe të serbëve në Bosnjë.
Por rrëfimi për Ferhadijen nuk ka përfunduar, jo vetëm nga shkaku se policia e RS duhet të ruajë gjatë natës atë që po ndërtohet. Derisa placi në qendrën e Banja Llukës është i zbrazur dhe pa atë xhami, do të ketë një gropë të pafundme në vetëdijen politike serbe që duke qëndruar në tehun e saj do të ishte e pakuptimtë të pritej që përgjegjësia për çfarëdo përleshjeje rreth Ferhadies të ishte e ndarë, do të ishte e pashije të flitej se boshnjakët, në të vërtetë, në gjithë rrëfimin manipulojnë politikisht, do të ishte thjesht e pamundshme të mendohet në temën se athua kjo xhami për çastin i duhet radikalit Ceriç si shtëpi e fesë, si shenjë e qetësimit, siç deklarohet me shuumë dëshirë, ose si simbol i dominimit nacional prej çka serbëve u ngrihen flokët përpjetë.
Për vendosjen e themeleve, në rast se nuk ndodh ndonjë ndyrësi e paparashikueshme, për të cilat serbët e banjallukës nuk duhet të dyshojnë, ende nuk janë harxhuar të gjitha potencialet, tani është hapur udha për përgjigje përfundimtare në këtë pyetje, ngjashëm si gjatë muajve të fundit pas intervenimit me forcë në Kosovë dhe në Serbinë Jugore që i ndihmoi Beogradit t'i përgjigjej vetvetes dhe botës në pyetjen se athua shqiptarët shkrepin ndaj serbëve në vetmbrojtje dhe frikë apo sepse jetën e tyre e dirigjojnë nacionalistët e papërmirësueshëm.
Por, njëkohësisht nëse serbët mendojnë se përmes tensioneve dhe të papriturave ndaj Ferhadijes i kanë ngritur kurth Ceriçit, atëherë do të dëshmohet se u janë dashur 40 ditë që nga rrënimi të kalojnë në një gabim të rrezikshëm. Sepse, ngjashëm si në 92, Bosnja është një teatër ku mundesh të dëmtosh cilin të duash, por nuk mundesh të shpëtosh jo vetëm vetveten, por asnjë nga tuajt të hyjë në anën tjetër. Bosnja edhe mëtej është vendi i të plagosurve, me çka, këtë rradhë, bëhet fjalë për dëmin politik.
URDHËRAT E PETRIÇIT: Prandaj duket e pashpres gjendja kur në mediumet sarajevase analizohet ajo që ndodhi të hënën duke filluar me analizimin e muskujve të fytyrës së Ivaniçit dhe shokëve të tij të vrenjtur derisa e shoqëronin vënien e themelit të ceremonialit të Ceriçit. Këto përdredhje thonë: ja, këta janë të ngjashëm si Karaxhiqi dhe Krajishniku vetëm se aktrojnë më mirë. Pas kësaj, natyrisht, në shtypin e Banja Llukës sjellja e Lagumxhisë dhe Ceriçit gjatë ceremonisë do të përshkruhej si një triumfalizëm i pashembullt (athua i mbanin kokat më drejt se sa ishte rendi), dhe ja rrëfimi në të cilin secili secilit i bën dëm e kurkush nuk e shpëton të vetin nga ky dëm.
Prandaj paraqitja në ceremonial e Ivaniçit, Sharoviçit dhe Kaliniçit duhet kuptuar si një gjë mjaft e guximshme. E vërteta nuk duhet nënçmuar. Sepse lufta mes dy koncepteve serbe, dy principeve thellësisht të kundërt, që në këtë paqe të brishtë mbijetojnë vetëm nën kushte të presionit, jo vetëm që në korpusin nacional nuk është përfunduar por nuk është përfunduar as në kokën e dy serbëve që dëgjuan Ceriçin.
Se a shkojnë gjërat në këtë drejtim vendosi të vërtetohej edhe Volfgang Petriçi, i cili që të martën mblodhi Ivaniçin dhe Kaliniçin duke ua kumtuar se janë edhe shumë Ferhadie në udhën e kësteve reformuese dhe atë pa ndihmën e policisë. Athua janë të përcaktuar për jetën ose janë të pafuqishëm dhe pa vetbesim si vet demonstruesit zëri zgjedhor i të cilëve (në PDS) u pa të hënën, duke uluruar "Viva la muerte". Kjo do të shihet së shpejti. Do të shihet shumë shpejt kur me vendim të Petriçit, do të duhet doemos të përmirësojnë marrëdhëniet me Këshillin e
Ministrave (që, dorën në zemër, vet nuk tregojnë mjaft gatishmëri për këtë gjë), kur do të detyrohen të rrisin fluksin e të kthyerve në RS dhe
veçmas kur, brenda muajit, duhet të vijë në rend miratimi i ligjit për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, që nënkupton dorëzimin e serbëve të dyshuar.
SHKARKIMI: Atëherë do të shihet se çka ndodhi në të vërtetë të hënën në Banja Llukë dhe çka ndodhi në të njëjtin vend para 40 ditëve. Atëherë do të dihet se athua ajo mpirje në fytyrën e Ivaniçit dhe Sharoviqit ishte shkaktuar sepse Petriçi ua kishte kthyer duart pas shpine ose ishte fjala për një mërzitje thjesht njerëzore para një pune të rrezikshme ku mund të fitohet diçka, por mund të humbet gjithçka, madje edhe koka. RS, e cila tre vjet kishte një pushtet të pranueshëm reformator, u kishte ikur prerjeve të dhimbshme të reformave politike; sot kur shumica beson ajo ka një ekip konzervativ në krye, që është para një zgjedhje të tmerrshme: ose reforma të menjëhershme dhe pa u vonuar ose vendosja e çelsit në derë. Të gjitha përgjigjet do të vijnë shumë shpejt: Sapo vendimet e Petriçit të vijnë në rradhë do të mësohet se athua Ivaniçi është i aftë të bëjë reforma politike, pa marrë parasyshë se ai me gëzim bëri reforma ekonomike, do të shohim se athua PSD-ja mund të largohet nga hipoteka e vet historike, do të dëgjojmë se athua rrëfimi për Ferhadijen ishte i fundit që ia tërhoqi vërejtjen Banjallukës apo i fundit që e goditi. Edhe pse shpejt afron kjo datë është herët për vlerësime, sepse shumica e aktorëve jo vetëm që nuk e dijnë se në cilën anë do të jenë, por nuk e dijnë se athua edhe vetë brohorasin për jetën apo vdekjen.
ZHELJKO CVIJANOVIQ