Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi: Mision possible?!
AIM Tirana, 22 qershor 2001
Nuk ka asnje sondazh te opinionit publik qe te parashikoje rezultatin e zgjedhjeve parlamentare qe do te zhvillohen ne Shqiperi me 24 qershor. Por, shqiptaret po shkojne drejt kutive te votimit ne fushaten elektorale me te qete gjate 10 viteve te dekades postkomuniste. Dhe ne fakt, me i rendesishem se sa emri i fituesit, duket se do te jete menyra e zhvillimit te zgjedhjeve dhe pranimi apo jo i rezultatit te tyre.
Nuk pritet qe ne zgjedhjet shqiptare te shohim ndonje surprize si ajo qe ngjau ne Bullgari ne zgjedhjet e javes se kaluar. Skena politike shqiptare dominohet plotesisht nga Partia Socialiste ne pushtet e drejtuar nga ish kryeministri Fatos Nano dhe Partia Demokratike ne opozite, e drejtuar nga ish Presidenti Sali Berisha. Partite e vogla nuk pritet te luajne ndonje rol te vecante, ndersa nje force e trete serioze qe te mund te administronte votat e elektoratit te lekundur mungon.
Por, zgjedhjet e se dieles duket se do t'i japin fund per here te pare "hegjemonise" se dy te tretave, qe ka qene prezente ne Shqiperi gjate gjithe dekades. Ne te kater zgjedhjet parlamentare te deritanishme fituesit kane kontrolluar dy te tretat e vendeve ne Parlament.
Duke shkuar me 24 qershor per here te dhjete ne kutite e votimit ne 10 vitet e pluralizmit politik ( pervec kater zgjedhjeve parlamentare jane zhvilluar edhe tri zgjedhje lokale dhe dy referendume per Kushtetuten, pa numeruar ketu edhe referendumin per formen e regjimit, zhvilluar kater vjet me pare ne nje kohe me zgjedhjet e pergjitheshme), shqiptaret kane thyer cdo rekord. Aq sa jo pa te drejte qarkullon anekdota qe " nese per amerikanet sport kombetar eshte bejsbolli, per shqiptaret jane ...zgjedhjet".
Zgjedhjet e se dieles nuk duket te jene nje vote proteste, ose vote kunder, sic ka ndodhur zakonisht ne Shqiperi. Publiku duket i lodhur dhe i zhgenjyer nga politika dhe ne vend ndjehet me shume indiference se sa proteste. Kjo mund te coje ne nje pjesemarrje me te ulet se zakonisht, por jo me te vogel se 60 perqind. Duket se per here te pare shqiptaret voten e tyre do ta perdorin per te zgjedhur mes dy alternativave kryesore dhe jo per te kryer nje referendum pro apo kunder nje personi. Kater vjet me pare, ne zgjedhjet e qershorit 1997, pas krizes se skemave piramidale financiare, zgjedhjet ne te vertete perbenin nje referendum pro ose kunder presidentit konservator Sali Berisha.
Berisha ka mundur te ringrihet politikisht dhe synon rikthimin ne pushtet. Pas humbjes ne zgjedhjet lokale te tetorit 2000, Berisha ka aplikuar ate qe ai e quan politika e "fillimit te ri", duke e moderuar ndjeshem fjalorin e tij politik dhe duke u bere thirrje disidenteve te larguar nga Partia te rikthehen perseri.
Megjithe tonet joagresive te fushates se tij, ish Presidenti nuk eshte qarte ne asnje rast se ai do te njohe rezultatin e zgjedhjeve nese ai i humbet ato. Ne nje interviste dhene BBC Berisha tha se ai nuk do te njihte asnje rezultat qe do te dilte nga zgjedhjet e manipuluara dhe akuzoi Qeverine se po manipulonte listat e zgjedhesve.
Berisha ka formuar nje koalicion te gjere te forcave te se djathtes, ku perfshihen edhe republikanet, edhe monarkistet. Ai e ka lene gjithashtu te hapur deren e bashkepunimit pas zgjedhjeve edhe me Aleancen Demokratike, qe perbehet nga ish kundershtaret e tij te dikurshem, dhe me Partine e te Drejtave te Njeriut, qe perfaqeson interesat e minoritetit grek. Nese fiton, Berishes do t'i duhet te ndeshet me skepticizmin e brendshem dhe te jashtem rreth kredencialeve te tij demokratike.
Nga ana e tyre, socialistet e kane mbeshtetur fushaten e tyre ne shiritat e inaugurimeve te centraleve telefonike dhe te segmenteve rrugore neper fshatrat e Shqiperise, pa harruar karten antiBerisha. Kryeministri Meta gjate nje mitingu ne Shkoder, nje nga kryeqendrat e demokrateve, paralajmeroi se "ka marre fund koha e shtetit prej letre dhe se do t'i priten duart cilitdo qe do te tentonte te prekte voten e popullit".
Meta mundi te arrije nje sukses te rendesishem pak dite para zgjedhjeve, kur ne Samitin e Goteborgut u vendos qe te hapen negociatat per Marreveshjen e Associimit dhe Stabilizimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian.
Socialistet kane shpalosur objektin qe ata se bashku me aleatet e tyre te arrijne te marrin 60 perqind te votave, cka do t'u lejonte te zgjidhnin Presidentin pas skadimit te mandatit te Mejdanit ne 2002. Objektivi i socialisteve per te fituar 60 perqind te vendeve ne Parlament duket i veshtire per t'u arritur, sidomos po te kihet parasysh se ata shkojne ne zgjedhje te vetem, pas deshtimit te perpjekjeve per nje koalicion parazgjedhor me aleatet e tyre socialdemokrate dhe te tjere.
Por, nese socialistet do te vazhdojne te qendrojne ne pushtet, atyre do t'u duhet te ndeshen me sfiden e krahasimit me standartet demokratike dhe jo me Berishen, sic ka ndodhur deri tani. Alibia e Berishes nuk do te mund te funksiononte dhe nuk do te justifikohej edhe ne nje mandat te dyte. Analiste te pavarur ne Tirane kane shprehur shqetesimin qe ne nje mandat te ardhshem, tek qeverisja socialiste te forcohet nje lloj soft-arrogance ose hidden arrogance qe vihet re qe tani.
Pyetja qe shtrohet qe tani ne Tirane eshte se sa do te influencoje rezultati i zgjedhjeve te se dieles ne zgjedhjen e Presidentit te vendit nje vit me vone. Sipas Kushtetutes se re te Shqiperise, zgjedhja e Presidentit kerkon 60 perqind te votave. Nese pas tre votimeve ne Parlament Presidenti nuk zgjidhet, atehere vendi i drejtohet zgjedhjeve te parakoheshme. Ne kushtet kur 60 perqindeshi duket nje steke mjaft e larte per te dy partite kryesore dhe kompromisi nje art qe nuk njihet ne Shqiperi, nuk perjashtohet mundesia qe shqiptaret t'i drejtohen kutive te votimit per te njembedhjeten here vitin qe vjen.
Tani jane te njohur edhe emrat e kryeministrave te mundshem. Nese socialistet do te mbeten ne pushtet, Ilir Meta do te vazhdoje te drejtoje kabinetin, qe do te vazhdoje te mbetet nje koalicion i brendshem socialist, ndermjet grupit te Nanos dhe grupit te Metes, te cilet nuk eshte sekret qe nuk e duan njeri tjetrin.
Nese demokratet rikthehen ne pushtet, kryeminister i ri do te jete Ridvan Bode, aktualisht Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike. Bode ka drejtuar per nje kohe te shkurter Ministrine e Financave, disa muaj perpara krizes se skemave piramidale. Berisha vete nuk e ka bere te qarte se cfare roli do te kerkoje te marre nese fiton zgjedhjet.
Cilido qe te jete fitimtari ai do te kete avantazhin qe Shqiperia eshte tani nje vend qe po ecen perpara me nje ritem zhvillimi te kenaqshem, me stabilitet me te qendrueshem. Dhe cilido qe te jete fitimtari ai do te ndeshet me sfiden e luftes kunder korrupsionit te perhapur, trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar.
Zgjedhjet ne Shqiperi kane terhequr pak interesim nderkombetar dhe duket se jane lene ne hije nga kriza maqedonase. Bie ne sy fakti se kriza ne Maqedoni, sikurse edhe Kosova, nuk jane pjese e debatit elektoral. Si socialistet ne pushtet, ashtu edhe demokratet ne opozite kane mbajtur qendrime te ngjashme ndaj krizes ne Maqedoni duke adoptuar nje linje te kujdeshme te moderuar. Ndersa nje deklarate e para disa javeve e Aleances Demokratike qe kerkonte bashkimin e Shqiperise me Kosoven u kritikua nga te gjitha forcat politike dhe nuk pati ndonje jehone per t'u shenuar gjate fushates elektorale.
Ndersa vendi duket se eshte cliruar nga frika e trazirave pas zgjedhjeve, ose nga sindroma e "a day after", nuk perjashtohet aspak mundesia qe rezultati i zgjedhjeve te mos pranohet. Nese ndodh kjo, ky do te ishte varianti me i keq. Shqiperia eshte nder te paktat vende ish komuniste qe nuk e ka kaluar testin e rotacionit normal paqesor te pushtetit. Proceset e mepareshme elektorale jane kontestuar, me ose pa te drejte nga ata qe jane shpallur humbes. Ne kete kuptim zgjedhjet e ardhshme me shume se sa zgjedhje do te jene nje test. Nje test per demokracine dhe per stabilitetin e Shqiperise.
REMZI LANI