Shitja e pulës së artë

Sarajevo Jun 22, 2001

Licenca për telefoninë celulare armiqëson të huajt dhe vendasit

AIM, Sarajevë, 20. 06. 2001.

Plaçkitje e shtetit. Kështu u kualifikua nga autoritetet vendore vendimi i Komisionit për Rregullimin e Komunikacionit të BeH, që leja 15-vjeçare

për operatorin e tretë të telefonisë celulare në BeH të jepet për vetëm dy milionë marka gjermane. Pra, nga Këshilli i Ministrave të BeH, Kryesia e BeH e deri tek qeveria e entiteteve. Kështu për herë të parë gjatë pesë viteve të pasluftës erdhi deri tek përleshjet e hapta mes autoriteteve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Kur më 30 prill në mediat vendore dhe të huaja u publikua tenderi ndërkombëtar, gati i zbrazur, për ndarjen e licencës së tretë, të përhershme, njëherit edhe të fundit për operatorë të telefonisë celulare në BeH, askush nuk u çudit shumë. Më parë dy licencat e përhershme iu dhanë dy telekomeve ekzistues në pronësi shtetërore, PTT sarajevase dhe “Mobitel Srpske” të Banja Llukës, me një kusht që secila prej tyre gjatë dy viteve të ardhshme të përfshijnë gjithë territorin e BeH, që qytetarët e BeH ta ndiejnë lehtësimin finansiar të konkurencës së tregut.

Detajet rreth kushteve për marrjen e licencës së tretë nuk u shpallën publikisht, kurse opinioni vendor, thënë më butë, ishte i befasuar kur Këshilli i Ministrave “pak para mesnatës”, më 14 qershor, në seancën e jashtëzakonshme, vetëm një ditë para skadimit të afatit për dorëzimin e ofertave, kërkoi vazhdimin e këtij afati dhe ndryshimin e Rregullores për lartësinë e ofertës. Pas kësaj kumtoi se çmimi i fiksuar është dy milionë marka gjermane për leje pesëmbëdhjetëvjeçare, plus 700 mijë marka për çdo vit kompenzim dhe 100 mijë marka gjermane kompenzim për çdo 100 mijë parapagues. Që gjërat të jenë edhe më të liga shteti nga kjo shumë simbolike nuk pa asnjë markë, sepse të gjitha paratë u derdhën në arkën e Agjencionit për Rregullimin e Komunikacionit. Njëkohësisht, kundërshtimi i Qeverisë shtetërore dhe Kryesisë së BeH, Shefit kolektiv të shtetit, nuk e impresionoi drejtorin e Agjencionit Jerker Torngrenin, i cili përmes plot gjakftohtësi porositi përmes mediumeve se nuk e ka ndërmend të vazhdojë tenderin dhe as të ndërrojë kushtet e tij, se askush nuk mund të ndikojë në vendimet e Agjencionit, madje as përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH, e ku më vendasit. Si "ngushëllim" për autoritetet vendore, Torngren tha se arka shtetërore megjithatë do të ketë ndonjë levërdi – pra nga tatimi që do të paguajë operatori i tretë i telefonisë celulare në BeH.

Ministri i punëve të jashtme i BeH dhe lideri i Aleancës për Ndryshime, që është në pushtet, Dr. Zlatko Lagumxhia, iu drejtua opinionit pa asnjë

sjellje diplomatike, ku këtë sjellje të kreut të Agjencionit e kualifikoi si neokolonializëm, duke e akuzuar se e keqpërdor pozicionin e vetë për shkak të interesave të "lojtarëve të fuqishëm", duke aluduar kështu në faktin se pronari i licencës me këto kushte do të fitojë jo pulë të “artë”, por prej “diamanti”, prandaj kërkoi largimin e Torngrenit nga funksioni. Lagumxhia, kalimthi, përmendi gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare me punë të përkohshme në BeH, se në këtë rast “nuk kanë punë me politikanët vendor të korruptuar, por me profesorin e përdorimeve strategjike të teknologjisë informative”.

Zyrtarët vendor vlerësojnë se çmimi real për licencë pesëmbëdhjetëvjeçare për operatorin e GSM-së në BeH do të duhej të ishte më së paku 50 milionë marka. Deri te llogaritë e këtilla erdhën duke bërë krahasime me çmimet sa ishin të interesuar të paguanin për operatorët në vendet tjera evropiane. Por e gjithë kjo nuk e hamendi Agjencionin që më 18 qershor të shpallte ofertën zyrtare për tender ku në mesin e kandidatëve u gjendën pesë kompani: “Eronet” nga Mostari, pra kompani vendore, “Telekomi Kroat” dhe “VIP” nga Kroacia, "Zepter phone" nga Jugosllavia, dhe "Rumeli telekom". Është simptomatike se nuk ka ofertë nga kompanitë e mëdha botërore - "Deutsche Telekom" është i pranishëm vetëm indirekt si një nga pronarët e "Telekomit Kroat". Cila nga këto oferta do të shpallet më e mira nga ana e Agjencisë do të duhej të dihej gjatë fundit të korrikut.

Në ndërkohë, zyrtarët vendor paralajmërojnë se do të vazhdojnë me kërkesën për ndryshimin e Rregullores së tenderit, veçmas rreth shumës së kompenzimit. Edhe drejtori i Agjencionit gjithashtu porosit se nuk do të ndryshohet asgjë, duke ardhur kështu deri te një pat pozicion. Zyrtarisht, institucionet shtetërore vendore nuk janë direkt të "parapara" në Agjencinë për Rregullimin e Telekomunikacionit, e formuar me dekret të Përfaqësuesit të lartë dhe që është e pavarur nga autoritetet vendore, kurse drejtorin e huaj e emëron Përfaqësuesi i lartë. Në teori, Përfaqësuesi i Lartë mund të ndërrojë drejtorin, por nuk mund të ndërrojë vendimin e Agjencisë. Konflikti “vendasve” dhe të “huajve” rreth lartësisë së kompenzimit për operatorin e tretë GSM në BeH sërish e aktualizoi çështjen se athua BeH është vend nën protektorat ose jo. Zyrtarisht, nuk ka protektorat kurse bashkësia ndërkombëtare gjatë viteve të kaluara ka insistuar që politikanët vendës të merrnin përgjegjësinë e vendit në duart e tyre, duke pasur kujdes për ithtarët e tyre. Në praktikë, pjesëtarët e elitave nacionale për asgjë nuk mundnin të merreshin vesh prandaj gjithë ligjet e rëndësishme u arritën përmes dekretit të Përfaqësuesit të Lartë që ka kompetenca ta bëjë këtë si dhe të shkarkojë

secilin, nga sekretari i bashkësisë lokale deri te shefi i shtetit, që praktikisht është demonstruar në disa raste.

Megjithatë kur bëhet fjala për paratë, veçmas për miliona dollarë që janë në lojë në sektorin e telekomunikacionit, qëllimet e proklamuara të

bashkësisë ndërkombëtare në BeH për vlera morale, veç demokratizimit të shoqërisë boshnjako - hercegovinase, ligjeve zhvillimore të përgjegjësisë se politikanëve ndaj qytetarëve, transparenca e nëpunësve publik, duket se e humbin rëndësinë. Kështu edhe “bashkësia ndërkombëtare” famoze edhe nëpunësat e saj filluan të sillen si përfaqësues të interesave ekonomike të shtetit dhe kompanive, që cinikët do ta komentonin si një "kompenzim i llojit të vet për dhimbjet e shkaktuara shpirtërore " të bashkësisë ndërkombëtare në angazhimet e tyre shumëvjeçare me politikanët ballkanas.

Matja përfundimtare e forcave ndërmjet autoriteteve vendore dhe bashkësisë ndërkombëtare në BeH rreth licencës për operatorin GSM do të ketë pasoja afatgjata për BeH. Fitorja e autoriteteve vendore do të ishte dëshmi e pjekurisë politike dhe autoritetit të tyre në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, por nga ata do të kërkohet se deri ku “munden vet”, kurse të njëjtën pjekuri duhet ta tregojnë edhe në sfera tjera, para së gjithash në jurispondencë. Humbja e politikanëve vendës do të thotë që edhe mëtej problemet e vendit t'i servohen bashkësisë ndërkombëtare, e cila si deri më tani merret me gjetjen e zgjidhjeve, sepse "nëse din të merret me paratë le të merret edhe me problemet". Në thelb, në tavolinë “është vënë oferta” e përbërë nga paratë dhe problemet dhe vështirë se ndonjëra nga “palët ndërluftuese” do të pranonte t'i takonin vetëm problemet dhe të mos u kompenzohej, së paku pjesërisht, me pjesën tjetër të fuqisë – paratë, angazhimi në zgjidhjen e tyre.

DRAZHEN SIMIQ

Do You Yahoo!? Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 a year! http://personal.mail.yahoo.com/