“Ushtri clirimtare” qe clirojne fantazi
AIM Tirana, 19.06. 2001
Ne Ballkan eshte ne mode krijimi i “ushtrive te clirimit”, por sic ndodh me cdo mode politike ne rajonin tone, edhe me kete po kalohet masa. Ky eshte mendimi i pergjithshem ne qarqet e mireinformuara ne Tirane lidhur me njoftimet ne fund te muajit te kaluar per krijimin e nje “Ushtrie te Clirimit te Camerise”, qe eshte zona veriore e Greqise, Thesprotia, ku ka jetuar nje popullsi shqiptare e quajtur came dhe qe eshte debuar ne drejtim te Shqiperise ne fund te Luftes se Dyte Boterore, me akuzen e bashkepunimit me fashistet. Ne dallim nga Ushtria Clirimtare e Kosoves dhe Ushtria Clrimtare Kombetare ne Maqedoni, te cilat kur u krijuan jane njoftuar nga shqiptare, krijimi i nje “Ushtrie te Clirimit te Camerise” u njoftua nga shtypi maqedonas dhe ka zene menjehere nje hapesire te gjere ne mediat greke. Eshte kjo zhurme kaq e madhe, qe e detyroi edhe zedhenesin e qeverise greke me 16 qershor qe te pergenjeshtronte per here te dyte brenda dy javeve ekzistencen e cdo lloj forme apo aktiviteti te kesaj “UCC” ne Greqi.
Ne fakt ne Tirane njoftimi per krijimin e nje “Ushtrie te Clirimit te Camerise” u vleresua me shume si provokim, pavaresisht se kush mund te ishin autoret e tij, qofte nga rradhet e qarqeve nacionaliste antishqiptare, qofte nga rradhet e qarqeve nacionaliste shqiptare. I menjehershem ishte denimi nga ana e Qeverise shqiptare, e cila me nje deklarate te zedhenesit te saj me 1 qershor theksonte se deklarime te tilla, anonime apo jo, jane teresisht te denueshme, sepse ato synojne shfaqjen e dhunes edhe pertej Maqedonise. Edhe ministri i jashtem shqiptar Paskal Milo ne nje interviste ne televizionin publik shqiptar nenvizoi se edhe po te jete shpikje e qarqeve nacionaliste antishqiptare, edhe po te jete shpikje e disa mendjeve ekstremiste shqiptare, ato nuk kane asnje baze dhe jane te denueshme.
Reagimi i menjereshem i Tiranes zyrtare shpjegohet jo me seriozitetin e njoftimit per ekzistencen e “UCC”-se, por per faktin se ceshtja implikon ne menyre te drejtperdrejte marredheniet e rendesishme me shtetin fqinj te Greqise, i cili per Qeverine aktuale shqiptare vleresohet si nje partner strategjik i Shqiperise. Ajo qe terheq vemendjen eshte fakti se jo vetem qeveria dhe partite e koalicionit qeverises, por edhe opozita e partite opozitare jane treguar shume te kujdeseshme dhe nuk i kane bere aspak jehone kesaj “UCC”-je. Edhe pse Shqiperia eshte aktualisht ne kulmin e fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit, as pozita, dhe as opozita, nuk e kane bere teme te propagandes edhe fushates elektorale ceshtjen e kesaj “UCC”-je, duke ndjekur nje vije qendrimi per refuzimin e cdo lloj grupi qe do te pretendoje “clirimin e Camerise”. Edhe mediat shqiptare, te pozites, opozites apo te pavarura, nuk i kushtuan asnje vemendje kesaj “UCC”-je dhe e kane injoruar ate plotesisht, gje qe tregon se ata e kane vleresuar kete teme si te huaj dhe te panevojshme per publikun shqiptar.
Shpjegimet, qe jepen ne qarqet e mireinformuara ne Tirane lidhur me arsyet dhe synimet e krjimit te kesaj zhurme per nje te ashtuquajtur “Ushtri e Clirimit te Camerise”, jane se per kete ekziston interes tek qarqe te ndryshme nacionaliste maqedonase dhe greke. Qarqet nacionaliste maqedonase jane te interesuara te diskreditojne UCK-ne dhe shqiptaret dhe t'i paraqesin ata si terroriste, qe krijojne trazira jo veten ne Maqedoni, por edhe ne drejtim te shteteve te NATO-s e BE-se, sic eshte Greqia. Ne kete linje interpretohet ketu edhe deklarata e presidentit jugosllav V.Koshtunica me 18 qershor, i cili ne takimin e tij me presidentin rus V.Putin deklaroi se terrorizmi shqiptar eshte nje kercenim edhe per Veriun e Greqise.
Mendohet gjithashtu edhe se qarqe nacionaliste greke, qe ushqejne lakmi te vjetra per pjesen jugore te Shqiperise,qe ata e quajne “Vorio Epir”, ku jeton nje minoritet grek, kane interes te krijojne tensione ne marredheniet dypaleshe e te ushtrojne presion mbi Shqiperine per te krijuar hapesira me te medha per partine e pakices greke dhe shoqatat minoritare greke, qe te fitojne vende me shume ne parlamentin e ardheshem.
Ne realitet ajo qe e ben ne nje menyre apo tjeter Tiranen te ndodhet ne nje pozicion te veshtire eshte fakti se ne marredheniet midis saj dhe Greqise ekziston ajo qe quhet “ceshtja came”. Kjo ka te beje me camet, nje popullsi shqiptare, e cila eshte debuar ne vitin 1945 nga Greqia dhe ndodhet ne Shqiperi, por ne Greqi ka lene pronat ,shtepiat e tokat e veta. Kjo popullsi, e cila ne kohen e debimit ka qene 30-45 mije vete, tani thuhet se arrin ne shifren rreth 200 mije vete dhe camet kane krijuar edhe nje shoqate politike me emrin “Cameria”, e cila kerkon kthimin e ketyre pronave. Pronat e shqiptareve came, me nje vendim te perbashket te Ministrise se Financave dhe te Ministrise se Ekonomise te Greqise te vitit 1947 u vune nen nje sekuestrim konservativ. Ne vitin 1998 ne Fletoren Zyrtare greke eshte botuar ligji nr.2664 i dates 27.11 1998 “ Per kadastrat kombetare dhe dispozita te tjera” ne baze te te cilit brenda dates 5 tetor 1999 duhej bere regjistrimi i te gjitha pasurive te paluajteshme ne Greqi. Ka kaluar dy vjet nga ky afat dhe keto prona tashme konsiderohen prona publike dhe shtetasit shqiptare mund ta kerkojne pronesine vetem nepermjet gjyqeve. Shoqata “Cameria” kerkon gjithashtu qe cameve tu kthehet shtetesia greke, e cila sipas tyre iu eshte hequr padrejtesisht nga regjimi i Enver Hoxhes , i cili shqiptareve came iu dha shtetesine shqiptare kur erdhen ne Shqiperi.
Problemi i pronave te cameve dhe shtetasve te tjere shqiptare ne Greqi eshte nje gjemb ne marredheniet midis dy vendeve, qe nuk ka gjetur nje rruge zgjidhjeje, ndonese ne Traktatin e Miqesise qe dy vendet kane nenshkruar ne vitin 1996 ne kohen e qeverise se presidentit Berisha thuhej se te dy palet do te punojne per heqjen e pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurise qe kane shtetasit e seciles pale ne territorin e tjetrit.
Te gjitha qeverite shqiptare jane treguar te permbajtura ne paraqitjen ketij problemi ne Athine dhe reagimi me i fundit zyrtar grek ka qene ai i kryeministrit grek Kostas Simitis, i cili deklaroi ne dhjetorin e vitit 1999 ne Athine se per qeverine greke “ceshtja came nuk ekziston”. Por fakti eshte se ne Shqiperi ka nje popullsi, qe provon me dokumente se ajo ka qene banore dhe shtetase ne Greqine e Veriut dhe ka atje prona te saj. Per te treguar se sa e kujdeseshme eshte Tirana mjafton te permendim e ne faqen ne internet te MPJ te Shqiperise nuk gjen ndonje informacion per ceshtjen came, ndersa ne faqen ne internet te MPJ te Turqise do te gjesh shume faqe qe japin informacion per “ceshtjen came ne Greqi”.
Pikerisht kjo situate ndoshta eshte quajtur e pershtateshme nga ato qarqe qe menduan te lancojne idene apo njoftimin per krijimin e nje “UCC” dhe ta bejne ate te duket e besueshme. Por kjo ide nuk duket se do te kete sukses si modelet e saj te mepareshme ne Kosove apo Maqedoni, sepse jane disa faktore.Se pari, ne Greqine e Veriut nuk ka popullsi shqiptare dhe atje nuk gjen nje shtetas grek qe te deklaroje se ka origjine came. Se dyti shteti shqiptar dhe partite poliike kryesore ne Shqiperi ne menyre kategorike jane deklaruar kunder ideve aventureske ne drejtim te Greqise. Se treti, edhe ne shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise kjo nuk gezon as perkrahje dhe as interes. Vete lideri politkik i UCK ne Maqedoni ,Ali Ahmeti ,qe u akuzua se ka dhene deklarata ne nje radio australiane per krijimin e “UCC”-se, pergenjeshtroi menjehere intervisten dhe njoftimin. Ai i dergoi nje leter ministrit te jashtem grek Papandreu, ku hedh poshte cdo pretendim per krijimin apo per mbeshtetje per nje “UCC” dhe e siguron per ndjenjat miqesore te shqiptareve ndaj popullit grek.
Ne keto kushte ideja e nje “UCC” shihet ne Tirane si nje krijim propagandistik ne tavoline, autoret e te cilit nuk jane shqiptaret. Ai duket nje projekt, qe kerkon te cliroje fantazi, dhe ne terrenin ballkanik fantazite politike dhe nacionaliste prodhojne shpesh projekte halucinante, te cilat kontribuojne te forcojne pershtypjen nderkombetare per Ballkanin si rajon qe kerkon sherret me doren e vet.
ARIAN LEKA