Afera "Nacional" dhe Mali i Zi

Podgorica Jun 7, 2001

Afera "Del Turko", gjegjesisht shkrimet e shtypit italian dhe serb ne kohen e Millosheviqit ishin me pak te rrezikshme se sa fushata aktuale te cilen e ka inicuar "Nacional-i" zagrebas

AIM Podgorice, 31.05.2001

Opinioni politik malazez (dhe jo vetem ai) eshte shqetesuar shume nga era e nje drejtimi te papritur - nga ai i Kroacise. Javorja zagrebase "Nacional" ka publikuar ne tre vazhdime tekste te gjata per "bosin e kontrabandes ne Ballkan", Stanko Subotiq Cane-n, nga Ubi, me banim te perhershem ne Zvicer. Ne pamje te pare, shkaku per nje botim te ketille voluminoz - zbulimi i prapavijes se si dhe pse Subotiq, ne vitin 1999 mundi te fitoje nenshtetesine kroate, duket fare banal.

Pasoshi i Subotiqit, nderkaq, nuk eshte detaji me i diskutueshem. Ai, Subotiqi, sipas shkrimit te "Internacional-it" vite me radhe po gezon perkrahjen e qeveritareve me te larte malazez dhe serbe. Ne radhe te pare te presidentit malazez Milo Gjukanoviq, per te cilin javorja ne fjale verteton se me Subotiqin e pasur ndan fitimin nga kontrabanda e profitit te larte te cigareve.Krahas Gjukanoviqit, ne rrjeten e ngaterruar te lidhjeve te interesit, ne kontekst kompromitues permendet edhe kryeministri serb Zoran Gjingjiq, ish kryetari i parlamentit malazez, Svetozar Maroviq, si edhe shume persona te estrades kroaci dhe serbe, pjesetare te emruar dhe te paemruar te sherbimeve te ndryshme informative, njerez te nentokes malazeze dhe serbe

Ne llogari te Gjukanoviqit jane shkruar plot akuza te renda, nga te cilat me e renda eshte pikerisht ajo se ai qendron pas porosise per vrasjen e Goran Zhugiqit, te likuiduar ne Podgorice para gjysem viti. Zhugiq-i ishte keshilltar per sigurim kombetar i Gjukanoviqit. "Faji" i tij, sipas javores zagrebase, ka qene se, duke qene i angazhuar rreth fshehjes se te hollave te fituara bashke me Subotiqin, ka ditur shume gjera lidhur me vendin e sigurte ku jane fshehe. Per Subotiqin, "mbretin e kotrabandisteve" vertetohet, poashtu, se ka patur "eskadrone te verteta te vdekjes" ne cdo kohe te gatshme per akcion nese ndokush behej i padeshiruar ne ate zinxhir te komplikuar te biznisit. Mbi shpirtin e Subotiqit vihet madje edhe vrasja e Radovan Stojciq Baxhes, njeri i Millosheviqit, zevendes i dikurshem i ministrit te policise serbe. Ne "Nacional" lista e vrasjeve te "ortakut afarist" te Gjukanoviqit zgjerohet edhe me emrat e shume njerezve te njohur te nentokes serbe."Logistiku" i tij i permendur i Podgorices, Bllagoja Baja Sekuliq, per te cilin vertetohet se para disa vjetesh ne Athine ka likuiduar ortakun e dikurshem te Subotiqit te viteve te hershme te nentedhjeta, Vanja Bokan, u vra para dy ditesh ne Budva.

"Nacional-i", pervec serialit te permendur te vrasjeve sipas regjise se Subotiqit dhe Gjukanoviqit, ne vazhdime parashtron edhe shume detaje te tjera kompromituese - orgji seksuale dhe megalomani e salltanete te ketyre dy aktoreve kryesore te ketij rrefimi. Si nje nga burimet kryesore te ketyre informatave, javorja malazeze permend sherbimin informativ amerikan, i cili, me gjase, ka filluar te hulumtoje burimet e te ardhurave te Gjukanoviqit prej ne kohen kur per kete u intriguan nga blerja e njerit nga tre aeroplanet te cilet tani jane prone e qeverise malazeze nga ana e presidentit. Ne vazhdimin e fundit u publikua nje interviste e gjere e "mbretit te duhanit" malazez, nenshtetasit poashtu "te fresket" kroat, Srecko Kestner, i cili gjeresisht rrefen per funkcionimin ilegal te tregtise se cigareve ne Mal te Zi, rreth asaj se si eshte ndare profiti dhe per aktoret kryesore te kesaj pune me fitim te madh ne keto vise gjate dhjete vjeteve te fundit, nga koha e aplikimit te sankcioneve nga KB-ja. Per Gjukanoviqin ai verteton se pjesen me te madhe e ka marre per vete, kurse per Svetozar Maroviqin, thote se nga Cane Subotiqi, ka marre nje shtese mujore "vetem qe te heshte". Nje apanazh te tille ka marre, sipas fjaleve te Kestnerit, edhe i ndjeri Goran Zhugiq.

Te gjitha keto tekste i publikon me pedanteri edhe e perditshmja e Podgorices "Dan" e cila eshte nen mbikqyrjen e Partise Popullore Socialiste jashtparlamentare, parti kjo e ish kryeministrit federativ, Momir Bullatoviq.

Shkrimi i javores zagrebase pa dyshim, ne radhe te pare, i dedikohet opinionit malazez. Dhe vertete ne Mal te Zi kjo ka marre permasat e nje afere te jashtezakonshme. Vete Gjukanoviqi e demantoi shkrimin e "Nacional-it", duke thene se behej fjale per shpifje monstruoze dhe duke paralajmeruar aktpadine kunder "Nacional-it" dhe "Dan-it" Shkrimin lidhur me apanazhin e ka demantuar edhe Svetozar Maroviq-i. Subotiq-i, nderkaq, duke mohuar shkrimin e javores zagrebase nepermjet avoketeve te vet, si burim te informatave, madje edhe si koautore te teksteve, e ka shpallur biznismenin dhe hotelxhiun malazez Ratko Dokiq, si dhe shefin e dikurshem te misionit tregtar malazez ne Uashington dhe ish mikun e afert te Gjukanoviqit - Ratko Knezheviq. Kunder tyre ka ngritur edhe aktpadi publike per shkak se, si thot, ofertes se ryshfetit. Para se ta vritnin, Bllagoja Sekuliqi ka shprehur publikisht gadishmerine qe te paraqitet ne gjyq si deshmitar ne favor te Subotiqit.

Shkrimi i "Nacional-it" ka shkaktuar nje vershime te papare demantesh, deklaratash dhe akuzash te ndersjella ne faqet e "Dan-it". Ne oret e vona veshtire eshte ta gjesh gazeten neper qoshqet e Podgorices.

Mediat shtetrore dhe gazeta e pavarur "Vijesti", qe vleresohet i afert me koalicionin e Gjukanoviqit, tere kete afere, thjeshte dhe lehte - e kalon ne heshtje. Eshte e cuditshme sidomos ajo se po hesht edhe gazeta opozitare "Glas crnogoraca" e cila eshte nen mbikqyrjen e koalicionit "Per Jugosllavine", i cili prin ne kritikat kunder Millo Gjukanoviqit dhe ne aferen kunder idhtareve te pavaresise se Malit te Zi. Nje qendrim i ketille i "Gllas-it" shpjegohet me faktin qe "Nacional" edhe kryeministrin serb Zoran Gjingjiq e permend ne rolin e "mentorit" te Subotiqit ne Serbi, derisa koalicioni i Bullatoviqit dhe Soceves - ne rolin e bashkepuntorit te DOS-it ne shkalle federative.

Edhe vete "Dan-i" madje i kushtoi njehere nje faqe reagimit te politikaneve malazeze ne shkrimin e "Nacional-it". Por, pervec partise se Momir Bullatoviqit dhe "Dan-it" i cili ne Mal te Zi shitet me teper se cdo gazete tjeter, te tjeret sikur ngurojne qe te sigurojne poena politike ne llogari te aferes se madhe. Liberalet "shpresojne se shkrimi nuk ka kurrfare lidhjeje me te verteten"; per Partine Popullore Serbe te Dr. Bozhidar Bojoviq-it ky eshte edhe nje fakt se pushteti ne Mal te Zi eshte i kompromituar dhe korruptuar, kurse perfaqesuesi i Partise Socialiste popullore Predrag Bullatoviq thot se si njeri "i vjen jashtezakonisht rende kur per Malin e Zi dhe malazezet shkruhet ne ate menyre, madje sikur ata te jene edhe perfaqesues te pushtetit te ketushem". Per kryetarin e Partise Popullore kjo afere ishte shkas qe te lajmeroje prokurorin shtetror te Malit te Zi qe te ngreje hetimet zyrtare me qellim qe te vertetohet saktesia e shkrimit te "Nacional-it"

Predrag Popoviq-i, funkcionar i larte i partise se Soqit, paralajmeroi debat te bujshem parlamentar lidhur me kete teme ne parlamentin e sapokonstituuar malazez. As kjo deklarate, madje, nuk tingelloi si ndonje kercnim serioz. "Dan-i", sipas nje qendrimi te skajshem demagogjik, publikisht ua ofroi faqet e veta Milo Gjukanoviqit, Svetozar Maroviqit, Zoran Gjingjiqit dhe kryeministrit maqedonas Lubco Georgijevskit ( per te cilin vertetohet poashtu se eshte mbrojtes i Subotiqit) qe te " shpallin qendrimet e tyre". Gjingjiqi zgjodhi faqet e shtypit serb, kurse te tjeret kete oferte nuk e perfillen fare.

Nuk duhet, nderkaq, te mashtrohemi. Ne Mal te Zi mbreteron mendim i pergjithshem se, sado e zhurmeshme, afera "Del Turko" dhe fushata dyvjecare antigjukanoviqase e faqeve te shtypit italian dhe serb e cila kesaj i parapriu, per bashkepunimin me mafiozet italiane, ishte dic me pak e rrezikshme per presidentin malazez se kjo tani, e inicuar ne Kroaci. Vleresohet se pushteti i Gjukanoviqit kurrnjehere me pare nuk eshte rrezikuar sikur tani. Askush deri tani nuk e mohon, por mendim i pergjithshem eshte se krahet i ka mjaft te shkurtuar per realizimin e projektit te Malit te Zi te pavarur.

Ne Podgorice behen kalkulime te ndryshme jozyrtare lidhur me prapavijen dhe motivet e shkrimit te "Nacional-it" Ekziston bindje e pergjithshem se prapa kesaj qendron, para se gjithash, sherbimi i fshehte amerikan dhe interesat amerikane. Me sakte: me komprometimin e Gjingjiqit dhe Gjukanoviqit do te forcohet pushteti i Koshtunices si nje "adut ballkanik" proamerikan. Zbulimi i detajeve lidhur me kotrabanden e cigareve ne Mal te Zi nuk do te skandalizonte askend. Per kete teme flitet haptaz edhe ne instancat me te larta. Prandaj projekti per Malin e Zi te pavarur ne "Nacional"shpjegohet ekskluzivisht vetem si deshire e njohur e Gjukanoviqit per te mbrojtur pushtetin "apsolut mafioz". Lidhur me kete, shihet qarte, nuk ekzistojne dilema. Fakt dhe vertetim per kete eshte edhe vrasja e Sekuliq-it, pa marre parasysh se cili mund ta kete porositur dhe kryer kete vrasje.

GORDANA BOROVIQ