Optimizmi i përbërë prej skandaleve
Në konferencën ndërkombëtare për investime në turizmin malazez të huajt në vend se të shihnin potencialet e pashfrytëzuara në të cilat ia vlen të investosh ata hetuan çështjet e pazgjidhura pronësore dhe pakujdesinë ndaj natyrës.
AIM Podgoricë, 29.05.2001
Konferenca ndërkombëtare rreth investimeve në turizëm në Malin e Zi ka përfunduar gjatë javës së kaluar në Budvë. Të huajt e organizuan, të huajt qëndruan – gjithsejt 160 përfaqësues të organizatave të ndryshme turistike e finansiare. Nikoqir zyrtar i takimit ishte Qeveria e Malit të Zi, kurse organizator "Burba Hotel Netvork".
Të gjithë theksuan se ky është një rast kryesor për rifillimin e shkëlqimit të moçëm të turizmit malazez dhe tërheqjes së sërishme të mysafirëve nga jashtë, por edhe investitorë. Megjithatë, konferenca e paralajmëruar me aq shumë pompozitet nuk kaloi pa skandal.
Athua nikoqirët nga Ministria e Turizmit dhe institucionet tjera shtetërore harruan se investuesve të huaj u ofrojnë edhe pronën e cila është kontestuese? Paralajmërimet optimiste për 36 projektet e ofruara për ndërtim dhe rikonstruim të objekteve turistike për çka janë të interesuar të huajt që nga dita e parë e konferencës ranë nën hijen e “ngjarjeve prapa kulisave”. Ish-pronarët e objekteve dhe vendeve që u nacionalizuan gjatë
kohës së RSFJ-së nuk kanë harruar se Qeveria malazeze ofron për shitje diçka që nuk është e saj.
"Shoqata për kthimin e pronës së dikurshme" në Konferencën ndërkombëtare në Igalo erdhi me qëllimin që të paralajmëronte investitorët e huaj për rrezikun që mbartin për hyrje në turizmin malazez. Argument për këtë janë raportet e papastruara pronësore dhe ligji për denacionalizim që ende nuk është miratuar në Mal të Zi. Përndryshe janë disa versione që qarkullojnë në Mal të Zi që prej një viti, por asnjëri nuk e ka gjetur udhën deri tek Parlamenti. Se kur do të miratohet ligji dhe kur do t'u kthehet prona pronarëve të dikurshëm askush këtë nuk e di.
Kryetari i "Shoqatës për kthimin e pronës së dikurshme” Velko Uskokovioç pohoi se gjatë tentimit për të hyrë në sallën ku mbahej konferenca, ministri i turizmit Vlado Mitroviç e kishte kërcënuar me burgosje. Pas kësaj Uskokoviç mbeti në “shoqëri” me policët. Nga ana tjetër, ministri Mitroviç e demantoi Uskokoviçin, duke pohuar se ai vet kishte kërkuar ta arrestonin.
Ndihmës ministri i turizmit Dragan Ivançeviç gjithë rastin e sqaroi me faktin se në konferencë “gjendeshin bankierë të njohur dhe operatorë turistikë nga të cilët varet fillimi i ciklit investues në turizmin malazez dhe të cilët një vit e gjysmë i kemi lutur të vinin në këtë konferencë”.
Ivançeviç shtoi se nuk do të ishte në rregull që investuesit e jashtëm të përjetonin të papritura të padëshirueshme.
Ku është e vërteta, dhe kush çfarë qëllimi kishte, tani kjo nuk është aq e rëndësishme. Është shumë më e rëndësishme pamja para së cilës u shtangën investitorët potencial nga jashtë shkaku i incidentit që ndodhi në parahyrjen e sallës ku mbahej konferenca.
Vetëm një ditë më pas, kryeministri Filip Vujanoviç, duke iu drejtuar investitorëve të mbledhur, theksoi se “Mali i Zi ofron kuadër ekonomik stabil dhe të sigurtë për investime”. Optimizmi e kaploi edhe Veselin Vukotiçin, nënkryetarin e Këshillit për privatizim, i cili duke folur për potencialet e shumta të Malit të Zi, vlerësoi se perspektiva zhvillimore e Malit të Zi është e qartë dhe e sigurtë.
Në Konferencën në Igalo u prezentua edhe Master – plani i zhvillimit të turizmit që e kishin përgatitur ekspertët gjerman. Ministri Federal i Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Ripërtrirje Folker Herman theksoi se studimi i master – plnait ishte bërë në përputhje me rrethanat ekonomike dhe ekologjike.
Se cilat janë këto rrethana ekonomike e ekologjike, është e tepër të flasësh. Organizata turistike e Malit të Zi gjatë javëve të kaluara priti gazetarët sllovak e çek që do të duhej të ishin promovues të begative turistike të vendit tonë në vendin e tyre. Megjithatë, i pyetur se çka mendon për ofertën e Malit të Zi një gazetar nga Çekia tha se natyra është shumë e bukur, por është shumë e ndotur. "Në çdo hap deponi të egra dhe grumbuj bërrlloku”, tha gazetari duke shtuar se Mali i Zi, megjithatë, duhet t'i referohet klientëve vendës sepse të huajve nuk ka se çfarë u ofron, së paku tani.
Por, t'i kthehemi Konferencës, e cila, pa mos llogaritur ngjarjet politike, u paralajmërua në Mal të Zi si ngjarja më e rëndësishme për këtë vit. Një e dhënë tjetër për këtë është edhe paraqitja e kryetarit malazez Milo Gjukanoviqit natën e fundit të Konferencës, i cili iu drejtuar investuesve të pranishëm.
Atë natë, që duhej t'i vinte vulën gjithë ngjarjes, mysafirët u ftuan në
Shën Stefan. Qytet-hotel, amza e turizmit malazez me të cilin mburret gjithë opinioni malazez, që “duhej” të “bindte” të huajt se ia vlente të investohej këtu.
Në vend të kësaj edhe një skandal. Të huajt ishin tmerruar me ndotjen e detit rreth siujdhesës Shën Stefani që nuk duke si margaritarë i kaltër, siç paraqitet në katalog. Athua përfaqësuesit e Qeverisë ua sqaruan mysafirëve se kjo ishte “vetëm” pasojë e ndërtimeve të egra dhe hudhjes së pakontrolluar të materialeve ndotës në det ose gjetën ndonjë përgjigje më të mirë – kjo është e panjohur.
Pas përfundimit të Konferencës u shpreh edhe drejtori i SHTH "Budvanska rivijera" Ivo Armenko duke thënë se pamja e plazhit në Shën Stefan paraqet një “imazh të keq dhe katastrofë ekologjike” , duke shtuar se të huajt, investuesit potencial, gjatë qëndrimit në natën e fundit në Shën Stefan, ishin “tmerruar” me atë që kishin parë.
Megjithatë gjithçka mbeti në hijen e optimizmit që e “shpërndajnë” gjatë
këtyre ditëve nëpër opinionin publik punëtorët turistikë. Kurse “nxitje pozitive” përhapin edhe disa konsultantë të huaj që marrin pjesë në programin për zhvillimin e turizmit të këtushëm.
"Mali i Zi ka plazhe të jashtëzakonshme, liqenin e Shkodrës, Bokën e Kotorit, dhe bregdetin më të mirë nga Italia deri në Shqipëri, gjegjësisht gjitha mundësitë të afrojë investitorë të jashtëm”, tha në Konferencën e
Igalos, Johan Fridrih Engel, një nga konsultuesit kryesorë nga Gjermania. Sipas fjalëve të tij Mali i Zi vetëm pret rastin të zgjohet dhe sërish të pres mysafirë nga jashtë.
Pritet informata kthyese nga të huajt. Athua do të dëshirojnë të vijnë sërish?
MARIJANA KADIC