Një vend - tre monopole
Mobiteli me emblemë nacionale Konkurenca e lirë, kryesisht në sferën e telekomunikimeve, është njëra nga anët më të mira të kapitalizmit, sepse në fund përfiton shpenzuesi, duke përfituar prodhim cilësor dhe shërbime me çmim më të lirë. Edhe pse kanë hapëruar në kapitalizëm banorëve të BeH u mbetet të besojnë në fjalët e banoorëve të vendeve tjera kalimtare, sepse vet i janë nënshtruar fatit apo fatkeqësisë së telekomit me emblemë nacionale.
AIM, Sarajevë, 28.05.2001.
Në BeH ekzistejnë tre operatorë të telekomit. Në shikim të parë mund të konkludohet se qytetarët janë të privilegjuar shkaku i konkurencës në tregun e lirë, që gjithnjë u sjell përfitime konsumuesve. Fatkeqësisht, kjo nuk është pamja idilike, sepse secili nga tre operatorët ekzistues me seli në Sarajevë, Banja Llukë dhe Mostar, ka monopol në pjesën e "vet" të BeH. Banorët e Republikës Serbe për shërbimet e telefonisë celulare mund të drejtohen vetëm në një adresë Telekomin e Serpskës, e njëjtë situata edhe me entitetet tjera boshnjakohercegovinase: në Federatën e BeH , në pjesën "boshnjake" monopolin e mban PTT e BeH në Sarajevë, kurse në pjesën tjetër "kroate" të Federatës monopol ka "Eroteli" nga Mostari.
Me dekret të bashkësisë ndërkombëtare, përmes një Rregulloreje të agjencisë për telekomunikim të BeH, më në fund më 30 prill të këtij viti u shpall tender për ndarje të lejeve të përhershme për operatorin e tretë të telefonisë celulare, që do të mbulonte gjithë territorin e BeH. Njëkohësisht, dy operatorët ekzistues në pronësi të shtetit , PTT e BeH nga Sarajeva dhe Mobilna Srpska nga Banja Lluka morrën leje të përhershme, me kusht që të ofrojnë shërbime për gjithë territorin e BeH, gjegjësisht të fillojnë të sillen si konkurentë të njëra-tjetrës. Kështu përfundimisht do të dihet për monopolin nga të tre operatorët ekzistues në BeH, kurse se kush është paraqitur në tender do të dihet më 18 qershor.
Në faktin se telekomunikimi është një nga bizneset më profitabël në botë, nuk bën përjashtim as BeH. Por, kjo "aromë parashë" bëri që gjatë dhjetë
viteve të kaluar partitë pushtetore nacionale, secila në rajonin e vet, t'i kushtonte kujdes pronësisë mbi këto kompani, duke tentuar me çdo kusht të ruanin monopolin në rajonin e tyre. Nga ajo që ndodhi, pra gjithë këto "brenga" i paguan qytetarët, që për fatin e keq të tyre u desh të ballafaqohen me këto monopole dhe fuqinë finansiare ta harxhonin për elitat politike nacionale. Rezultati përfundimtar i gjithë kësaj ishte çmimi i lartë i shfrytëzimit të telefonave celular, që është në përpjestim të zhdrejtë me aftësinë blerësve të qytetarëve dhe standardin e tyre jetësor. Në këtë plaçkitje të qytetarëve printe PTT e BeH në Sarajevë, ku, deri para një viti, për kyçje të telefonit duhej paguar nga 300 deri 600 DM, kurse biseda për një minutë ishte gjysmë marke gjermane. Gjatë muajve të fundit, me paralajmërimin për konkurencë, çmimet u ulën disi. Për kyçje tani paguhet 99 marka, kurse një minut bisedë kushton 0,45 DM dhe plus 16 marka shtesë si parapagim. Njëkohësisht, rroga mesatare në Federatën e BeH është rreth 450 DM, që do të thotë se të punësuarit në Federatën e BeH fitojnë për një orë në punë aq para sa kushton një bisedë pesëminutëshe me telefon celular. Së këndejmi është shumë e kuptueshme që PTT e BeH ka profit vjetor prej 100 milionë markash gjermane .
Në ndarjen e lejeve operatorëve ekzistues "fluturoi" "Eroneti" nga Mostari, që nuk fitoi leje të përhershme për punë, por do të vazhdojë të funksionojë edhe mëtej, duke u mbështetur në licencën e përkohshme të marrë më parë. Sqarimi jozyrtar se pse "Euroneti" nuk fitoi leje të përhershme është struktura e paqartë pronësore. Kjo firmë në gusht të vitit1996 u formua nga "Telekomunikacioni Kroat" (HT) nga Zagrebi dhe "Republika Kroate e Herceg Bosnës" së atëhershme. Edhe pse pjesa më e madhe e mjeteve fillestare dhe pajisjeve erdhën nga Zagrebi, me vlerë prej disa dhjetëra milionë markash, gjatë riregjistrimit të pjesës së partnerit zagrebas vlera ra nën gjysmë. Aktualisht në dokumentet zyrtare si pronar përmendën Telekomunikacioni i Kroacisë me 49 përqind, dhe tre kompani private nga Hercegovina perëndimore, "Hercegovina osiguranje" nga Mostari (35,6 përqind), "Alpina komerc" nga Shiroki Bregu (10,92 përqind) dhe "Croherc" nga Mostari (4,48 përqind). Të tre këto tre firma konsiderohen shumë të afërta me udhëheqësinë e BDK-së në BeH.
Në ndërkohë "Deutsche Telekom" u bë pronar i 35 përqind të HPT-së në Zagreb, me çka praktikisht është edhe bashkëpronar në "Eronet". Të pakënaqur me mënyrën se si pjesa e tyre u ul nën 50 përqind të kapitalit në "Eronet", partnerët nga Kroacia kanë ngritur proces gjyqësor në BeH që ende nuk është mbyllur. Teorikisht, është lënë e hapur mundësia që edhe ky të paraqitet në tenderin e shpallur për operatorin e tretë, por objektivisht ka gjasa të vogla për të dalë fitues, nga fakti se i treti do të jeti edhe operatori i fundit që do të marrë lejen për punë në gjithë territorin e BeH.
Nuk ka dyshim se të tre operatorët e telefonisë celulare do të punojnë me profit- natyrisht dikush me më shumë e dikush me më pak- sepse, shikuar në planin afatgjatë, askush në botë nuk ka pasur humbje me këtë biznes. Megjithatë, më shumë arsye për t'u gëzuar kanë qytetarët e rëndomtë të cilët shpresojnë se përfundimisht do të presin ditën kur do të kenë mundësi të zgjedhin, pa qenë nën mëshirën e telekomeve partiake. Deri tani, duke e shfrytëzuar monopolin e vet, telekomet nxorrën paratë nga xhepat e qytetarëve, për t'u shfrytëzuar më pas për finansimin e gjithçkaje. Që nga mbulimi i humbjeve të Bankës Popullore të BeH, projekteve të dështuara filmike sipas dëshirës së liderëve të partive nacionale, fondeve të egra dhe të zeza partiake, policisë sekrete dhe gjërave tjera të ngjashme të PAD-it dhe BDK-së. Sigurisht se shfaqja e konkurencës në këtë drejtim shumë shpejt do të rezultojë me uljen e çmimeve të shërbimeve të tanishme të telefonisë celulare. Për qytetarët e BeH, sa për fillim, edhe kjo është e mjaftueshme.
DRAZHEN SIMIQ