Rruga e veshtire per ne Bashkimin Europian: avokate te njohur dhe gjyqtare te panjohur

Tirana May 29, 2001

AIM Tirana, 28.05. 2001

Ne Ballkan per te matur veten nese punet te shkojne mire apo keq gjithmone behet krahasimi me fqinjet. Pasi Kroacia parafroi me 14 maj maj Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit me Bashkimin Evropian , dhe para saj me 9 prill Maqedonia e kishte nenshkruar kete Marreveshje, ne Tirane e kuptuan se rruga shqiptare deri tek kjo marreveshje eshte shume me e gjate se sa e kishin menduar. Ne fakt krijimi i nje grupi drejtues te nivelit te larte Bashkim Evropian –Shqiperi, qe u vendos ne Samitin e Zagrebit te 24 nentorit 2000 te vendeve te BE me vendet pjesemarrese te procesit te Stabilizim-Asocimit, rezultoi se ishte si guri i Sizifit, qe Shqiperia duhej ta ngjise ne majen e malit qe quhet Komisioni Evropian.

Brenda kater muajve grupi i mesiperm u mblodh tre here ne Tirane dhe perseri Shqiperia e sheh veten ne rreze te malit, ku duhet te ngjise gurin nga e para. Shqiperia kishte kembengulur fort ne Samitin e Zagrebit te merrte nje premtin te perafert per kohen e hapjes se negociatave dhe pas Samitit luftoi shume qe ta realizonte kete gjate presidences suedeze te Bashkimit Evropian, qe perfundon ne qershor , mesa duket bashke me premtimin.

Mbledhja e fundit e ketij grupi e mbajtur ne 16-17 maj mund te thuhet se qe nje zhgenjim i vertete per Tiranen. Jo vetem se ajo nuk arriti te realizoje objektivin e saj qe brenda presidences suedeze te marre nje date per hapjen e bisedimeve, por edhe sepse tani Shqiperia eshte ne fushate elektorale per zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit. Ministri i jashtem shqiptar Milo, pas punimeve te ketij grupi, e permblodhi keshtu kete deziluzion, duke deklaruar se midis deshires se qeverise shqiptare dhe vendimit qe do te marre Keshilli i Pergjithshem dhe vete Samititi i Goteborgut sigurisht qe ka nje ndryshim, por kjo nuk varet nga ne. Deklarata e shefit te diplomacise shqiptare krijon pershtypjen se mendimi i qeverise shqiptare eshte se ajo i ka kryer detyrat e saj per te kapercyer kete faze te fillimit te negociatave.

Koalicioni qeverises i maxhorances se majte do te desheronte te shkonte ne zgjedhjet parlamentare me nje sukses nderkombetar, sic eshte hapja e bisedimeve me BE, gje per te cilen ka investuar perpjekje e kapital te madh diplomatik. Mosnenshkrimi i kesaj marreveshje me siguri do te mund te shfrytezohet nga opozita gjate fushates elektorale per te kritikuar politiken e jashteme te koalicionit qeverises ne nje pike te ndjeshme per publikun. Me kete rast opozita paraqiti pozicionin e saj elektoral me qendrimin,qe shprehte organi kryesor i Partise Demokratike “Rilindja Demokratike” se me kete qeveri Shqiperia i ka te humbura shanset per te nenshkruar marreveshjen me BE-ne.

Ne mbledhjen e pare te grupit BE-Shqiperi,te zhvilluar ne 12 shkurt te ketij vitit, perfaqesuesja e Bashkimit Evropian Katherine Day, zevendesdrejtore e pergjitheshme per marredheniet me jashte ne Komisionin Evropian, premtoi se takimet e ketij grupi do te jene rruga drejt se ciles do te shkohet tek nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizimit dhe Asocimit. Por ne mbledhje e trete te 16-17 majit ajo u duk se ishte me pak premtuese se ne mbledhjen e pare. Ajo vetem tha se komisioni i saj do te punoje per te hartuar nje raport qe do t'ia paraqese 15 vendeve anetare te Bashkimit Evropian, pa permendur as se kur do te mbaroje ky raport i grupit. Pas kesaj duhet pritur se cfare vleresimesh e sugjerimesh do te japin secili shtet anetar i BE-se per rrugen e marredhenieve me Shqiperine.

Ne te tre mbledhjet e grupit BE-Shqiperi ne qender te punimeve kane qene ceshtjet e rendit publik dhe te sigurise, te kuadrit ligjor te doganave apo tatimeve, si dhe te bashkepunimit rajonal, fusha ku realisht mund te thuhet se Qeveria shqiptare ka bere disa perparime ne keto gjashte muaj dhe per te cilat eshte vleresuar ne deklaratat e udheheqesve te ndryshem te vete shteteve anetare te BE-se. Por kur nder kushtet qe parashtrohen, qe nisnin tek metereologjia dhe mbrojtja e mjedisit, megjithe rendesine qe kane keto ceshtje, pershtypja qe krijohet ne Tirane eshte se barra qe kerkohet per t'u mbajtur eshte me e rende se duhet.

Pas gjithe ketyre perpjekjeve ne Tirane eshte ende e paqarte se cilat jane arsyet e verteta pse nga Brukseli nuk po hapet drita jeshile e nisjes se negociatave per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit. Shpjegimi baze qe japin vazhdimisht perfaqesuesit e BE ne punimet e grupeve te mesiperme eshte se ka kritere teknike qe duhen plotesuar nga Shqiperia per hapjen e negociatave. Por ne Tirane kjo duket jo shume bindese kur krahasimi behet per shembull ne fqinjen e saj, Maqedonine, e cila e nenshkroi marreveshjen ne kulmin e nje konflikti te armatosur brenda saj dhe te nje pastabiliteti shqetesues per gjithe rajonin dhe kur u provua se problemet nderetnike te pazgjidhura(nje nga kriteret klasike teknike te BE), kerkonin urgjent nje dialog etnik, nje proces politik e zgjidhje politike.

Nenshkrimi i Marrsheveshjes nga BE me Maqedonine u pershendet ne Tirane, por ketu kjo u vleresua si nje hap politik i BE per t'i dhene mbeshtetje nje shteti ne krize. Te njejtin shpjegim japin qarqet zyrtare ne kryeqytetin shqiptar edhe kur vjen fjala per avancimet e BE ne marredheniet me RF te Jugosllavise dhe Kroacine, ku vihet ne dukje se kriteri politik politik ka prevaluar mbi kriterin teknik, sidomos me Serbine, ku mendohet se deri tani eshte bere pak ne drejtim te reformave demokratike ne drejtesi, ekonomi, ushtri,etj.

Catherine Day iu pergjegj me nje :”jo” te prere pyetjes Tirane nese BE po perdor nje sistem diferencues vleresimi per vendet e Evropes Juglindore. Ndersa kordinatori i BE-se per Paktin e Stabilitetit Bodo Hombach ne nje perpjekje per te ngushelluar shqiptaret, me 21 maj ne Tirane kritikoi disa qeveri ne rajon te cilat “qendrojne te varura pas idese se gjoja ato jane pak me mire se te tjeret dhe se ato mund ta bejne me shpejt rrugen vetem drejt Bashkimit Evropian”.

Ne fakt analiza e kerkesave qe i parashtrohen Shqiperise nga delegacionet qe vijne nga Brukseli, permbajne fusha, linja e probleme, te cilat ose kane nevoje per periudha kohore jashtezakonisht te gjata ose qe realisht jane ende te pazgjidhura edhe ne vendet e rajonit kandidate per ne BE apo qe kane nenshkruar Marreveshjen e Asocimit.

Sa me shume Brukseli ngul kembe se shtyrja e kohes vjen nga kriteret thjeshte teknike aq me pak duket se bindet Tirana per kete .Kjo eshte eshte perfocuar nga fakti se nje nga kerkesat e perhereshme te delegacioneve evropiane ndaj Tiranes eshte organizimi i zgjedhjeve te lira e demokratike. Kjo u be nga Brukseli ne prag te zgjedhjeve lokale te tetorit te vitit te kaluar, kjo po behet edhe tani ne prag te zgjedhjeve parlamentare te qershorit. Edhe kryetarja e delegacionit te BE, Day, perseriti me 17 maj se delegacioni i BE kishte qene shume i interesuar se si po ecte procedura e zgjedhjeve dhe se BE desheron shume qe ato te jene ne perputhje me standartet nderkombetare, duke lene te kuptohet varesine e qendrimit te BE nga mbarevajtja e zgjedhjeve.Mirepo sipas kalendarit politik shqiptar pothuajse cdo vit ka nje lloj zgjedhjesh ne vend, gje qe do te thote se cdo vit mund te kete ankesa e probleme per to.

Por elementi me interesant ne perpjekjet e Shqiperise per hapjen e negociatave me BE per Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit eshte se ne marredheniet dypaleshe, shtete te vecanta te BE i kane shprehur asaj perkrahjen e plote per hapjen e ketyre negociatave. Mund te thuhet se pothuajse te gjithe shtetet e rendesishme te BE, Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Greqia, etj. i kane premtuar asaj zyrtarisht se do te jene avokate te Shqiperise per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizimit dhe Asocimit me BE. Por duke falenderuar per kete perkrahje shtetet e rendesishme te BE-se, qe jane avokate te saj, Shqiperia nuk e ka gjetur ende se kush jane realisht pengesat dhe cilat jane gjyqtaret qe vendosin.

ARJAN LEKA