Lojrat politike rreth imunitetit të deputetëve
SNP nuk dorezon Millosheviqin?
AIM, Beograd, 20.05.2001
Funksionarët e dikurshëm të lartë të Partisë Socialiste Serbe (SPS), Nikolla Shainoviq dhe Jovan Zebiq, me vendimin e shumicës së kolegëve të tyre pas pazarimeve shumëditore në Këshillin e qytetarëve të Kuvendit të RFJ-s, kanë mbetur pa mbrojtjen që u siguron imuniteti i deputetit. Një vendim i këtillë organeve të autorizuara gjyqësore u ka dhënë mundësi që të kryejnë punën e vet lidhur me hetimet me rolin e tyre në procedurën që zhvillohet kundër ish presidentit të RFJ-s, Sllobodan Millosheviq. Mirëpo në rast se shfaqet nevojë që këta dy ish funksionarë të Partisë Sociliste Serbe të paditen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe malverzimeve financiare dhe të vihen në paraburgim, atëherë gjyqi lidhur me paraburgimin e tyre sërish do të jetë i detyruar të pres vendimin e deputetëve të parlamentit jugosllav. Në këtë mënyrë në të vërtetë shpjegohen nenet dhe rregullat ligjore dhe kushtetuese të institucionit imunitet i deputetit. Me këtë shpjegim është krijuar kushti që votën për marrjen e imunitetit ta jap shumica e nevojshme parlamentare. Sepse, si është vërtetuar disa herë, ajo që nga pikëpamja logjike është fare e qartë, kur vështrohet nga këndi i politikës, me gjasë, nuk duket e tillë.
Deputetët e Partisë Socialiste Popullore të Malit të Zi, në të vërtetë, nuk shfaqën gadishmëri të tepruar që dy deputetët e Partisë Socialiste serbe t'i lënë në duart e drejtësisë. Më së pari përfaqësuesi i tyre në këshillin përkatës me deklaratën se kjo ishte “çështje e brendshme e Serbisë” dy herë këshillin e pengoi që t'i propozojë Kuvendit që t'ua marrë imunitetin Shainoviqit dhe Zebiqit. Së dyti me mosvotimin që çështja e marrjes së imunitetit të futej në rendin ditor të senacës së Kuvendit atmosfera u bë tejet e nxehtë sa solli në pyetje edhe krizën e qeverisë federative, edhe pse liderët malazezë deklaruan publikisht se si nuk shihnin arësye që “një pyetje e tillë të shqyrtohej në atë nivel”. Më në fund në qoftë se kjo për DOS-in ishte aq e rëndësishme, pse vallë asnjëri nga liderët e tij nuk e shfaqi këtë në mbledhjen me përfaqësuesit e Partisë Popullore Serbe (SNP) gjatë mbledhjes së këshillit, pyeti, sikur të mos kuptonte asgjë, para kamerave TV lideri i SNP-s Predrag Bullatoviq. Dikur marrëveshja u arrit, shumica parlamentare u sigurua, mirëpo përshtypja jo e mirë rreth tërë asaj që ndodhi nuk u tejkalua.
Edhe vetë shpjegimi se organet gjyqësore të Serbisë do të duhej që për punën e tyre të pavarur,përndryshe të garantuar sipas kushtetutës, eventualisht edhe një herë të fitojnë të votën e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit interesi personal politik i të cilëve është kriter i vetëm i përcaktimit, i vë në pyetje edhe zgjidhjet ligjore në rast se, shikuar sipas drejtësisë, shpjegimi i përmendur i dhënë në parlament nuk i nënshtrohet dyshimit. Në atë rast , hapi i parë i qeverisë duhet të jetë ndërrimi i menjëhershëm i paragrafeve të ligjit, kurse parlamenti do të duhet të ndërrojë rregulloren e punës me anën e të cilës përkufizohet puna e organeve gjyqësore. Në të kundërtën, parlamenti federativ, duke vendosur rreth asaj se cili është dhe cili nuk është përgjegjës para ligjit, do të marrë mbi vete rolin e organeve gjyqësore, me të cilën në mënyrë të vetëdishme do të shkelë Kushtetutën. Njëra nga rrugëdaljet mund të jetë edhe ajo që deputetët të obligohen që të mos thirren në imunitetin e tyre, gjegjësisht se imuniteti do të shlyhej në mënyrë automatike sipas kërkesës së gjyqit, përveç në rastet kur bëhet fjalë për paditë private. Duke marrë parasysh njohurinë se shumica e deputetëve nga radhët e opozitës mund të ndeshen në goditje të ligjit për atë që kanë bërë në të kaluarën,diçka e këtillë është fare pak e besueshme.
Qëndrimi i liderëve dhe deputetëve të Partisë Socialiste Popullore , sipas asaj se si dëshirojnë të shpjegojnë qëndrimin e tyre të rezervuar lidhur me marrjen e imunitetit të Shainoviqit dhe Zebiqit, ka shkaktuar dyshim serioz se ata në të vërtetë nuk janë aq të preokupuar as për fatin e vetë Sllobodan Millosheviqit. Pesha e këtij problemi për DOS-in dhe Serbinë - mundësia që i është dhënë PSP (SNP) që menjëherë pas zgjedhjeve në Mal të Zi të provojë forcën e saj të vërtetë në suaza federative,ashtu si vlerësohet prej shumicës, është fare e qartë. Në këtë mënyrë partnerëve të koalicionit ua bën të qartë se pa të nuk mund të bëjnë kurrfarë pune.
Demonstrimi i forcës nga ana e Partisë Socialiste Popullore pikërisht në këtë kohë, sipas disa analistëve, është vetëm provim i pozitës së saj para sjelljes së Ligjit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, rreth vendimeve përfundimtare të të cilit lidhur me dorëzimin e nënshtetasve jugosllav këtij institucioni ndërkombëtar,si dihet , nuk ka pajtim.Për disa të tjerë ky qëndrim në radhë të parë është drejtuar kah pozicionimi në bisedat e ardhshme për Republikën Federative Jugosllave. Në rast se sprova lidhur me imunitetin para së cilës SNP-ja ka vendosur DOS-in është drejtuar kah braktisja e disa zgjidhjeve të propozuara në Ligjin për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, shtrohet pyetja se prej ku vjen ky qëndrim i ashpër i malazezve për mosdorëzimin në Hagë të të akuzuarve, derisa dihet fare mirë se ky është qëndrimi kyç i Ligjit pa të cilin në të vërtetë bëhet i panevojshëm vetë sjellja e tij, kur dihet poashtu se çdo gjë tjetër është rregulluar sipas ligjit të këtushëm penal, derisa dihet se edhe bashkësia ndërkombëtare pikërisht me këtë kushtëzon bashkëpunimin e mëtejshëm me Jugosllavinë. .. Dashuria ndaj Millosheviqit dhe kujdesi për fatin e tij të mëvonshëm është motiv që, përpos të gjitha lidhjeve të SNP-s me SPS-në, vështirë se mund të qëndroj. Nuk është poashtu aq e besueshme edhe droja se ndonjëri nga banorët e Malit të Zi për shkak të ngjarjeve të Dubrovnikut mund të gjendet në bangën e të akuzuarit për krime lufte, nga shkaku se fajtorët eventualë pakë a shumë kanë qenë në funkcion të partive të tjera të atëhertshme politike. Motivi i vetëm i arsyeshëm i qëndrimit të deputetëve dhe funksionarëve të SNP-s mund të ndërlidhet me disa çështje ende të pazgjidhura brenda vetë Malit të Zi, ku SNP në garat e mëtejshme të forcave llogarit shumë në votat e atyre zgjedhësve të cilët shtetin e përbashkët ende e identifikojnë me Millosheviqin. Për këto vota SNP nuk duhet të rrezikoj dhe të votoj për krijimin e kushteve për dorëzimin e tij eventual në Hagë.
Mosvotimi i ligjit për bashkëpunim me tribunalin e Hagës në të vërtetë do të thotë mbyllje të dyerve ndaj të gjitha institucioneve ndërkombëtare, të cilat sot Jugosllavisë për një afat të caktuar i janë hapur në tërë botën. Në rast se vendi nuk fiton donacionet dhe investimet e premtuara fare lehtë mund të ndodhë që Serbia të vë në pyetje ekzistencën e shtetit federativ të cilin e bart ajo vetë.
Çdo gjë vërteton se të gjithë lëvizjet që tërheq SNP-ja kanë vetëm një qëllim - pozicionimin sa më të mirë fillestar në marrëveshjet e ardhëshme për fatin e RFJ-së. Kur DOS-i në fillim të vitit publikoi platformën e vet për zgjidhjen e raporteve në federatën e ardhshme, kurse udhëheqësia e Malit të Zi ofroi si zgjidhje federatën e shteteve të pavarura, dhe sidomos pas insistimeve postzgjedhore të SDP-s së Milo Gjukanoviqit që bisedat e ardhshme të zhvilloheshin në relacionin e dy qeverive republikane, SNP-ja shansën e saj të vërtetë rreth shtetit të ardhshëm të përbashkët e sheh vetëm në marrëveshjen me DOS-in. Por pyetja se në çfarë mase pajtohet me qëndrimet e publikuara në platformën ekzistuese të DOS-it si dhe me disa modifikime të ofruara në ndërkohë lidhur me disa zgjidhje të caktuara, është diçka ende e panjohur dhe pa përgjigje. Çdo gjë ka ngelur në supozime dhe në shpjegime të mundshme të lëvizjeve konkrete që po vërehen. Deri tani këto lëvizje ndërlidhen me çëshjten e imunitetit dhe me disa të tjera siç janë çeshjtet më pak atraktive lidhur me mediat, ashtu siç ishte, për shembull, në dhomën e qytetarëve mospranimi i Statutit të ri të Bankës Popullore të Jugosllavisë, gjë e cila poashtu mund të ketë pasoja mjaft të rëndësishme jo aq për RFJ-n sepse BP përndryshe funkcionon realisht vetëm në njërën nga republikat, gjegjësisht sërish vetëm për Serbinë.
TATJANA STANKOVIQ