Nje peremer rrezikoi mbledhjen diplomatike te Tiranes
AIM Tirana, 19.05. 2001
Deklarata e Perbashket e mbledhjes se rregullt vjetore ministrave te jashtem te shteteve te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore, SEECP, qe zhvilloi punimet ne Tirane me 16 maj, ka patur nje jehone pozitive ne qarqet diplomatike dhe ne opinionin publik ne rajon e jashte tij, por pak e dine se ajo u miratua gjysem ne fshehtesi, per te mos thene se ajo u rrezikua qe mund te mos dilte fare. Nje peremer vuri ne rrezik suksesin e kesaj mbledhjeje te ministrave te jashtem, qe u mbajt ne nje kohe krizash e konfliktesh ne Maqedoni e Serbine Jugore. Ministri i jashtem shqiptar Milo, qe kryesonte mbledhjen si kryetar i rradhes i SEECP-se, refuzoi te pranonte Deklaraten e Perbashket, ku peremri “i tille” i referohej direkt akteve terroriste te ekstremisteve shqiptare ne Maqedoni. Drejtuesi nderpreu mbledhjen dhe thirri vecmas tere kryetaret e delegacioneve, qe te bindnin delegacionin maqedonas te hiqte dore nga peremri “i tille”. Vetem pas nje ore e gjysem konsultimesh me Shkupin, delegacioni maqedonas ra dakord qe peremri “i tille” te zevendesohej me peremrin tjeter “ky” dhe kjo te konsiderohej si shpetim i faqes se te gjitha paleve.
Por, megjithate mbledhja diplomatike e Tiranes eshte takimi i pare i SEECP, ku Deklarata e Perbashket nuk miratohet ne menyre solemne ne sallen e konferences, por vecmas ne nje takim koke me koke vetem te kryetareve te delegacioneve. Per hir te se vertetes duhet thene se ky takim nuk do te perbente rastin e pare, ku nuk do te dilej me deklarate, sepse edhe ne nentor te vitit te kaluar Komiteti i Drejtoreve Politike te vendeve te SEECP, i mbajtur ne Shkup ne prag te samitit te Zagrebit te vendeve te Bashkimit Evropian me disa vende te Ballkanit, deshtoi qe te hartonte nje Deklarate te Perbashket.
Ajo qe ndodhi ne takimin e Tiranes te ministrave te jashtem me Deklaraten e Perbashket eshte sinjifikative per te kuptuar klimen qe qarkullon ne underground-in diplomatik te rajonit. Tingellon disi si absurde, por eshte fakt, qe ne te gjitha mbledhjet e rendesishme diplomatike te niveleve te ndryshme ne kuadrin e nismes rajonale SEECP, vendet pjesemarrese nuk perpiqen aq te gjejne mesataren e gjuhes se perbashket te Deklaratave, por te gjithe perpiqen kush te gjeje deshmi se qendrimi i tij eshte me afer deklaratave apo rezolutave te Bashkimit Evropian, OKB-se, OSBE-se, Keshillit te Evropes,etj. Nese Shqiperia dhe Maqedonia u perplasen me njera tjetren lidhur me termin qe duhej perdorur per guerriljet e UCK-se ne Maqedoni: ekstremiste apo terrroriste, Bosnja dhe Turqia nuk ishin te nje mendje nese duhesh kritikuar separatizmi ne Bosnje. Maqedonia, e cila u perpoq te perfitonte nga atmosfera aktuale e perkrahjes se gjithaneshme nderkombetare per te, kembenguli te fuste gjithe akuzat e saj per ekstremistet shqiptare, por edhe te menjanonte cdo kerkese per dialog nderetnik dhe shoqeri multietnike, gje qe permbahet ne te gjithe dokumentet e fundit nderkombetare per Maqedonine. Shkupi beri edhe nje tentative te minutes se fundit per te futur nje nisme te veten per mbledhjen e armeve te lehta, por kjo u kundershtua me vendosmeri nga Shqiperia si nje nisme qe tashme eshte inicuar prej kohesh ne rajon dhe ku jane perfshire Shqiperia, SHBA, Norvegjia dhe Gjermania.
Duket qe mekanizmi diplomatik i bashkepunimit rajonal eshte teper i veshtire te punoje ne menyre te pavarur dhe kjo provohet nga shume elemente. Nje muaj me pare me 12 prill 2001, kur sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell thirri e Shkup nje mbledhje te 11 ministrave te jashtem te vendeve te rajonit, ndonese mbledhja u organizua me shpejtesi, te 11 ministrat e jashtem shkuan pa perjashtim ne Shkup. Por ne takimin e vetem dhe te rregullt vjetor te Procesit te Bashkepunimit Rajonal, qe u mbajt ne Tirane, gjysma e ministrave te jashtem te ketyre shteteve nuk moren pjese .I vetmi qe kishte njoftuar qysh me pare ishte ministri i jashtem rumun, M.Geoana, qe kishte nje angazhim ne kuadrin e OSBE-se ku eshte kryetar i rradhes, ndersa ministrja e jashteme bullgare Nadjezhda Mihajllova dhe ministri i jashtem turk Ismail Cem deri minuten e fundit kishin njoftuar pjesemarrjen dhe sipas burimeve diplomatike shpjegimet qe ata i dhane Tiranes per mosardhjen e tyre nuk tingelluan shume bindese.
Nje ngushellim mund te quhet per takimin e ministrave te jashtem fakti se per here te pare ne te merrnin pjese dy ministra te jashtem te rinj. Ministri i Jashtem jugosllav Svilanovic per here te pare perfaqesonte RFJ-ne nje takim te tille pas tre vjetesh mospjesemarje per shkak te pezullimit te RF te Jugosllavise per ngjarjet ne Kosove. Gjithashtu Svilanovic ishte i pari minister i jashtem jugosllav, qe shkelte ne Shqiperi pas dhjete vjetesh, qe nga tetori i vitit 1990, kur kishte ardhur ministri i jashtem jugosllav Budimir Loncar, pikerisht ne kuadrin e nje konference te ministrave te jashtem te vendeve te Ballkanit, qe u mbajt ne ate kohe ne Tirane. Edhe ministrja e jashtme e Maqedonise, Ilinka Mitreva per here te pare pas caktimit te saj ne qeverine e re me baze te gjere ne Shkup dilte jashte ne nje aktivitet nderkombetar si ministre dhe kete e beri ne Tirane. Por ne kete rast mund te thuhet se ishin me shume Svilanovici dhe Mitreva qe kishin nevoje per mbledhjen e Tiranes.
Nje element qe terhoqi vemendjen ne takimin e Tiranes ishte mospjesemarrja ne punimet e takimit te presidentes se rradhes se Bashkimit Evropian, ministres se jashteme suedeze Ana Lindt, e Komisionerit te Bashkimit Evropian per politiken e jashteme Kris Paten dhe e sekretarit te pergjithshem te NATO-s, George Robertson, te cilet ndodheshin te gjithe ne Tirane me 16 maj, diten e mbledhjes se ministrave te jashtem te rajonit. Mungesa e tyre nuk duket se vjen nga ajo qe ata nuk kishin ndonje mesazh per t'i dhene mbledhjes se ministrave te jashtem te rajonit ne kete kohe konflikti ne Maqedoni, por duket se vleresimi i qendrave te medha te politikes nderkombetare per takimet diplomatike te SEECP-se nuk ka nivelin qe desherojne dhe mendojne ne kryeqytetet e rajonit. Per Tiranen,ardhja e personaliteteve te larta te mesiperme nga Brukseli ne Shqiperi, ishte nje inkurajim i madh sepse ne syte e homologeve ballkanike ajo kishte te njejten dite perfaqesuesit me te larte te dy organizatave kryesore, Bashkimit Evropuan dhe NATO-s.
Mosardhja e tyre ne takimin e ministrave te jashtem kishte te bente me sa duket me vete procesin e bashkepunimit rajonal. Ky eshte nje element qe ka rendesi per te kuptuar ecurine e proceseve te bashkepunimit rajonal dhe aftesine e shteteve pjesemarrese per te formuar zerin e rajonit ne tryezat e rendesishme nderkombetare. Derisa sa vete vendet e rajonit nuk po demonstrojne se i japin procesit te nismes se tyre SEECP rendesine qe duhet, eshte e qarte se nuk duhet presin qe kete rendesi t'ia jape Bashkimi Evropian apo NATO. Ne kete menyre mund te thuhet se per Procesin e Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore, SEECP , ka filluar zbehja dhe ndonese nuk e thone me ze te larte, per kete jane te bindur shumica e kryeqyteteve te rajonit te Evropes Juglindore, sepse faji fillon pikerisht tek ata.
ARIAN LEKA