Punët e turbullta të Kishës Katolikke

Zagreb May 17, 2001

AIM, Zagreb, 12.05.2001.

Për ministrin kroat për zhvillim dhe rindërtim Radimir Caciç, s'do kishte gjë më të vështirë sikur dikush ta pyeste për investimet e tanishme me vlerë më shumë se 60 milionë marka gjermane. Me përjashtim të disa projekteve kapitale tjerat mund t'i numërosh me gishta. Një investim 60 milionë marka gjermane – marramendës për rrethanat kroate – është ndërtimi dhe rindërtimi i 80 kishave nga ana e Kishës Katolike. Në kohën kur ekonomia kroate assesi t'i ikë pikës së vdekjes dhe kur papunësia ka shkuar mbi 20 përqind, Kisha në Kroaci u dëshmua si një nga investitorët më të mëdhenj, që ka aftësi në këtë kohë skamjeje të ndërtojë më shumë se kurdoherë.

Mijo Gabric, drejtues i Zyrës për të mirën e arqipeshkvisë të Zagrebit thotë se tani vetëm në Zagreb, ndërtohen 11 objekte sakrale. Se kisha nuk i ka problemet nga të cilët vuan shoqëria kroate tregon edhe fakti se vetëm në Zapreshiç –në një pjesë të Zagrebit –ndërtohen njëkohësisht dy kisha. Gabriç thotë se ndërtimi i kishave nuk është i shtrenjtë, sepse në këtë ndihmojnë famullitë. Kisha nuk është e ngarkuar me administratë, pjesën më të madhe materiale e siguron prej donacioneve, kurse projektuesit marrin relativisht pak para. Megjithatë, thotë ai, deri në momentin “sa i vihet kulmi një kishëze" një metër katror kushton rreth 1.500 DM, kurse ndërtimi, thotë ai, mund të zgjasë deri 20 vjet. Krahasuar këtë çmim me tre deri katër mijë DM sa kushton një metër katrorë i një banese të mirë në Zagreb nuk është i lartë. Por, si gjithçka, edhe ky rrëfim ka anën tjetër të medaljes.

Sipërfaqja e kishave që tani ndërtohen në Kroaci sillet nga 300 deri 700 metër katrorë, kurse nëse merret si mesatare 500 metër katrorë për një kishë, atëherë arrijmë te shifra prej 60 milionë DM. Megjithatë, disa kisha, në kuadrin e së cilave ndërtohen edhe objekte tjera, si famullia Mbretëresha Paqes në Makarskë, që së bashku me qendrën pastorale ka 1.700 metra katrorë, zmadhon përqindjen e metër katrorit. Vetëm ndërtimi i këtij objekti sakral kushtoi 2,5 milionë DM, kurse ata që thonë se Kisha Katolike ka investuar në ndërtimin e objekteve të reja më shumë se sa 100 milionë DM aspak nuk e teprojnë. Veç kësaj, në listën e ndërtimeve që përmend drejtuesi i Zyrës për të mirën e arqipeshkvisë së Zagrebit, nuk përshihen disa ndërtime monumentale, siç është fjala për manastirin karmelit, i cili tashmë pesë vjet ndërtohet heshtazi në Levanski Varosh, afër Gjakovicës.

Ai objekt pompoz, me një arkitekturë spektakulare, më shumë ngjan si një hotel luksoz për klientë të pasur, diçka rreptësisht për “rendin katolik lypsar", siç e quajnë veten karmelasit, i madh më shumë se 3.800 metër katrorë, me hapësirë të madhe dhe me një pyll prej 4.5 hektarë rreth e qark. Në këtë manastir, atëherë kur do të ndërtohet, do të jetojnë 16 motra karmelase, nga 30-të, sa mund të vendosen gjithsejt. Kur dhe nëse numri i murgeshave në manastirin karmelas në Levanski Varosh do të shtohej nga 16 sa ka tani në më shumë se 30, atëherë kjo do të jetë shenjë për fillimin e ndërtimit të një manastiri të ri. Sepse numri është i kufizuar në 30 dhe kur ky numër tejkalohet atëherë manastiri fillon të ndahet. Gjitha dhomat e manastirit karmelit në Levanski Varosh, të ashtuquajtura qeli manastiri, kanë nyje sanitare dhe banjo si

dhe dalje në banesë të veçantë. Janë të përgatitura si gjithë objekti tjetër, me nxemje qendrore, kurse në kuadër të ndërtesës së madhe gjendet gjithçka që është e nevojshme për jetë të pavarur të motrave karmelite. Nga kuzhinat dhe vendet për ruajten e ushqimit, punëtoritë, sqolla me tertore dhe atelie për hekurosje, me sakresti dhe kupolë të jashtme e të brendshme – deri tek restorantet, bibliotekat dhe hapësirat për lutje. Në mesin e manastirit, siç është edhe zakon, mes mureve të trashë të ndërtesës gjendet një park, vend për pushim në hapësirë të hapur.

As ndërtuesi i manastirit e as nga kierarkia kishtare nuk dëshirojnë të tregojnë se sa ka kushtuar ky objekt madhështor. Vlerësohet se ka kushtuar pesë milionë DM (ekstremi i ulët) deri tek ai fantastik - 30 milionë marka gjermane. Çmimi nuk ëshhtë e lehtë të llogaritet, sepse janë në pyetje donacione të ndryshme, sponzorizime ose punë gratis, siç ishte rasti me kryerjen e punimeve nga ana e njësisë inxhinierike -pontoniere të Ushtrisë Kroate për përgatitjen e kopshtit(!). Sipas burimeve të UJ vlera e gjithë kësaj pune ishte 100.000 DM, por asgjë nuk është paguar, sepse ishte një dhurratë e Ushtrisë Kroate për Kishën Katolike. E njëjta gjë ndodhi edhe me pronën: hapësirën prej 4,5 hektarësh, manastirit karmelit ia dhurroi famullia e Osjekut dhe Baranjës, që pagoi edhe okumentacionin projektues, duke arritur kështu shumën prej 100.000 markash gjermane. Edhe firma tjera shtetërore, si Ujërat e Kroacisë, Pyjet e Kroacisë, INA, Elektroekonomia e Kroacisë dhurruan si donacione nga 100.000 DM secila, me para ose material. Kështu institucionet shtetërore ose ndërmarrjet shtetërore vetëm për manastirin karmelit, një nga objektet sakrale që ndërtohen tani në Kroaci – kanë ndarë mjete afër 1 milionë DM. Më saktë është fjala për paratë nga tatimet, gjegjësisht shërbimet e veçanta (Elekroekonomisë Kroate dhe INA), që duke paguar rrymën apo benzinin në fund i paguajnë qytetarët kroat kurse për këtë askush s'i ka

pyetur.

Por objektet sakrale janë vetëm një pjesë e investimeve të Kishës Katolike. Për ndërtimet tjera, siç janë “qendrat rekreative e shpirtërore”, fermat e derrave ose ato bujqësore dihet shumë pak. Kisha rrallë herë del me kësi të dhënash, që në realitet bëhen të njohura pasi ndodh ndonjë ekces. Si shembull është ndërtimi i qendrës së madhe “shpirtërore dhe rekreative” "Emaus" mes Osijekut dhe Valpovit, për çka gjatë këtyre ditëve Kisha do të gjendet para gjyqit. Kjo qendër aq e madhe, është vendosur në 18 hektarë (vendin për ndërtim sërish e dhurroi famullia e Osjekut dhe Baranjës), një projekt megaloman i një famullitari vendas, i cili përndryshe kishte bërë një biznes të konsiderueshëm.

"Emaus" është një banjë e madhe me restorante dhe gjëra tjera, por investitori, zyrtarisht "Caritas" i arqipeshkvisë së Gjakovicës, i mbeti borxh rreth një milion DM, të cilin Kisha ose nuk mundet ose nuk dëshiron ta paguajë. Është interesant se në ndërtimin e "Emausit" sërish si donatorë u paraqitën disa ndërmarrje publike, si Ujërat e Kroacisë, që ofroi gjysmën e shumës për pastruesin e ujit me vlerë prej 800.000 kuna. Vlera e "Emausit" ashtu siç është, arrin në 3,8 milionë DM, kurse ky është edhe një shembull se si Kisha vjen deri tek pronat.

Duke iu falemnderuar edhe një skandali – helmimit masovik me suxhuk, gjatë vitit të kaluar, kur në rajonin e Osiekut u helmuan 17 persona – u bë e ditur se kisha ka edhe biznes tjetër, prodhimin e mishit të derrit. Kështu u bë e njohur se si famullitari biznesmen që këtyre ditëve duhet të gjendet para gjyqit për mosshlyerje borxhi prej një milion DM, kryerës i punimeve në qendrën rekreative "Emaus", njëherit filloi edhe me ndërtimin e fermës së derrave me kapacitet prej 1.500 krerë. Famullitari i shkathtë për një shumë simbolike prej 100.000 DM arriti të gjente një ndërtesë dhe vend në birrarinë e dikurshme Pivovara me vlerë prej 2,4 milionë DM. Duke i vënë si peng të qendrës rekreative "Emaus", mori dy kredite me hipotekë, me çka arriti të ndërtonte farmën dhe të fillonte me prodhimtari.

Kisha kështu u dëshmua si ndërmarrje e shkathtë që pa skrupull – thënë më butë - në kapitalizmin e egër, bëri pasuri të madhe për çka ndihmohet nga donacione dhe në forma tjera, por edhe nga shteti. Ajo kështu aspak nuk e ndan fatin me besimtarët e vet, që në pjesën më të madhe, gjatë këtij dhjetëvjeçari, kanë humbur shumë gjëra. Nga vendet e punës, standardi deri te shtëpitë, të ardhurat dhe gjithë ekonominë. Shumë prej tyre u ka mbetur vetëm feja, të cilën edhe ashtu e paguajnë shtrenjtë.

DRAGO HEDL