Në gjueti të pasanikëve
Pushteti trembëdhjetvjeçar i Millosheviqit e solli deri në kufijtë e skamjes 90 përqind të popullatës së Serbisë. Çdo të bëjë pushteti i ri me disa mijë nga ata që në të njëjtën kohë u pasuruan maramendshëm?
AIM Beograd, 06.05. 2001
Gazetarët dhe redaktorët e mediumeve në Serbi tashmë me javë hulumtojnë dhe gërmojnë rreth situatave të çuditshme dhe lidhjeve të dikurshme. Pra, në shënjeshtër është lista famoze e 200 personave më të pasur dhe ndërmarrjeve që u formuan në kohën e pushtetit të Millosheviqit. Shkaku i këtyre hulumtimeve nervoze është ligji në aprovim mbi tatimin e vazhdueshëm të ekstra profitit dhe ekstra pronës së fituar sipas kushteve të veçanta, që vlejnë vetëm për qytetarë të zgjedhur dhe njerëz të caktuar. Shkurt, atyre që duke luftuar për interesat e popullit dhe shtetit u bënë të pasur përballë popullit që e sollën buzë humnerës, kurse shtetit ia shkatërruan themelet. Kuvendi popullor i Serbisë duhej që ta shqyrtonte propozimin dhe ta miratonte ligjin deri ka fundi i prillit, nëse nuk vazhdonin deri në pafundësi obstruksionet e radikalëve të Voisllav Sheshelit, pushtetmbajtës të deridjesshëm dhe socialistëve të Sllobodan Millosheviqit.
Përndryshe radikalët mund të bëjnë zhurrmë: prezenca e tyre në pushtetin e Millosheviqit ishte e kufizuar dhe rreptësisht e kontrolluar, kështu ishte edhe me mundësinë e tyre që të depërtonin në rradhët e para të pasanikëve të rinj. Veç kësaj, seria goditëse e burgosjeve, hetimet dhe fletpaditë penale deri tani janë orientuar kundër socialistëve dhe "julistëve"; Vojisllav Sheshelit i është lejuar të protestojë lirshëm dhe të demonstrojë shkaku i marrjes së xhipit të blinduar të cilin më parë ia kishte dhënë MPB-ja e Serbisë, të Mihal Kertesit, ish drejtorit të Drejtorisë federale të doganave dhe "ministrit të popullit", që më parë i takonte - amerikanit Uiliam Uokerit, shefit të misionit vëzhgues të OEBS-a në Kosovë deri në fillim të bombardimeve të Natos në 1999.
Shumica prej atyre që pasuria, punët dhe prona e të cilëve mund të ishte në shënjestrën e pushtetit të ri nuk proponcohen publikisht. Flitet për tentimet e tyre të krijojnë, ripërtrijnë ose të forcojnë lidhjet me garniturën e re të funksionarëve drejtonjës, por edhe për këtë deklarohen rrallë.
Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Vuk Obradoviç i autorizuar për "korupcion", kryetar i komisionit qeveritar për shqyrtimin e keqpërdorimeve në sferën e ekonomisë dhe transaksioneve finansiare, vepër e të cilit është edhe propozim ligji për tatim të vazhdueshëm të ekstra profitit dhe pronës nga 1 janari i vitit 1989 deri sot, në një nga deklaratat e tij për opinionin publik, demantoi ekzistimin e "listës famoze 200", duke thënë se vlerësimet reale flasin se në atë periudhë pasuria nacionale "u derdh" në pronësinë e rreth 7000 familjeve, kurse pjesa më e madhe përfundoi në duart e rreth 200 njerëzve. Sipas kësaj, lista eventuale do të përfshinte më shumë se 200 emra.
Obradoviçi shpesh përmend se një pjesë e pasurisë së madhe dhe pronës nuk është rezultat i thyerjes së ligjit, por i shfrytëzimit të privilegjeve që i patën biznismenët e afërt me pushtetin e Millosheviqit. Komisioni për shqyrtimin e keqpërdorimeve në sferën e ekonomisë dhe çështjeve finansiare përpunoi gjatë dy muajve dyqind raste të privatizimit të dyshimtë dhe transaksioneve finansiare: Vuk Obradoviç pranon se përkundër pohimeve të tij për dy-tre milionë marka gjermane që duhet t'u kthehen qytetarëve/shtetit kjo shumë është shumë më e madhe, që sipas përvojës, bëhet fjalë për tre deri pesë miliardë marka që do të paguheshin me miratimin e ligjit të ri. Madje edhe këto mund të jenë pak, nëse janë të sakta vlerësimet se gjatë kohës së Millosheviqit shteti plaçkiti një shumë që madje arriti deri në 30 miliardë dollarë.
Në konferencën për shtyp të javës së kaluar guvernatori i Bankës Popullore të Jugosllavisë Mlladan Dinkiç me transparencën e vet karakteristike, përmendi rastin e Dragan Tomiçit, drejtorit të përgjithshëm të fabrikës "Simpo" nga Vranja, duke parashtruar pyetjen: prej nga i mori 35 milionë marka djali i tij për ta blerë Hekuranën e Shkupit, dhe prej nga paratë për gruan që ka blerë shtëpi mallrash në Pragë? Zonja Tomiç demantoi se është pronare e shtëpisë së mallrave, kurse sa i përket Hekuranës çështja ende mbetet në ajër.
E njëjta pyetje mund tu bëhet edhe shumë "perandorive të privilegjuara" dhe "ndërmarrjeve të suksesshme" që gjatë dekadës së kaluar ishin dëshmitarë të pasurimit të tyre duke filluar nga asgjëja, pra marrjes së pasurisë shoqërore. Kryeministri i tanishëm Zoran Gjingjiç është gjykuar dikur për "mashtrim" nga Mirka Marjanoviçi,shkaku i "potezave të
punës" sipas të cilit kryeministri i qeverisë së Millosheviqi i dha leje vetvetes si drejtor i "Progresit" të japë leje për shitjen e rezervave shtetërore të drithit dhe eksportin e naftëss dhe derivateve. Kryetari i "Delta holdingut" në karierën e tij të biznismenët të suksesshëm ka edhe një "epizodë" të paqartë të shitjes së gomave të automobilave të "Trajala"-së nga Krusheva... Dhe kështu me rradhë dhe kështu ngjashëm deri te patrioti i tipit të Zhelko Razhnjatoviq Arkanit, të cilit shefat e sigurimit shtetëror i ndanë pompë benzine, ose Marko Milosheviqit, për të cilin fakti banal se ishte djali kryetarrit ishte ishte i mjaftueshëm të merrej me tregëti pa doganë.
Rregulla millosheviqiane e pasurimit ishte e vetme dhe e qartë: krahasimi me mafinë në këtë kuptim nuk është kurfarë teprimi. Propozim ligji për tatim të vazhdueshëm të ekstra profitit dhe pronës ka 26 paragrafe; që meriton një trajtim të veçantë. Ai përfshin të gjithë ata që kanë pasur pronë veç qytetarëve të rëndomtë duke filluar nga 1 janari i vitit 1989. Veçmas numërohen mënyrat e shfrytëzimit për atë që disa herë quhet versioni serb i akumulimit të njëhershëm të kapitalit.
Si ekspert bankiar dhe lider nacional,i cili njëkohësisht akuzonte të tjerët, si njeri që ushtroi aftësitë e veta të ndërhyrjes në sistemin pagesor të RSFJ-së me çka do të shërbehej, Millosheviqi gjatë pushtetit të tij mundësoi inkuadrimin selektiv në emisionin primar të parave. Më banalja: shfrytëzuesit e autorizuar ngarkesat dhe stërngarkesat e letrave pavlerë i ndërruan me rezervat devizore të qytetarëve; në mënyrë të rafinuar: paratë fiktive mundësuan transaksionet e njëmendtëta që gjatë hiperinflacionit të vitit 1993 dhe "uikend - goditjeve" shumëvjeçare, të kurseve rutinore me çka ndërmjetësuesve të privilegjuar iu sigurua pasurim i papenguar. Nëse jo në librat mësimorë të ekonomisë, hiperinflacioni nga 1993 për këtë gjë hyri në librin e rekordeve më bizare. Kositja e tetorit të atij viti, shpërndau para, si gjethe të djegura, nëpër rrugët e Beogradit. Kjo fotografi që do të bënte të pabesueshëm filmat ose romanet, në Serbi është parë vite të tëra.
Shfrytëzuesit e privilegjuar blenë nga shteti valuta të forta sipas kursit zyrtar, që gjatë dekadës së kaluar filloi nga 1:3 deri 1:45, duke mundësuar kështu "transaksione finansiare" të shtrenjta. Një nga format më të dëshiruara ishte pagesa me avans për importit, kuptohet fiktiv: Importuesi i autorizuar i mallrave strategjik në këtë mënyrë mundej shumë lehtë të depononte para jashtë vendit. Dihet se kush mundet të importojë dhe distribuojë prodhime me akcizë - naftë, cigare, alkool dhe kafe - pa e paguar doganën, tatimet importuese, akcizën dhe taksën; dhe kush mund të arrijë deri tek mallrat e kontigjenteve nën regjim, gjegjësisht kuotës së eksport-importit. "Gjigantët prodhues" vendas ishin të liruar nga pagesa e të dhënave dhe të tregut; ajo që, thënë më butë, quhet fshehje të të ardhurave që praktikisht nënkuptonte se dikush mundej për llogari të shtetit- dhe të vetin - të shiste bakrin e Borit dhe arin, feroniklin, plumbin dhe argjendin nga Trepça, ose gjithçka tjetër nëse ishte ""në interes të shtetit". Kështu, gjatë viteve të fundit të regjimit të Millosheviqit praktikisht u shkatërruan rezervat e mallrave; uria serioze u shmang falë viteve plleshme.
Lista e mënyrave se si krerët shtetërore u pasuruan duke vjedhur popullatën, përmes keqpërdorimeve në fondet publike, mjeteve të ndërmarjeve publike, buxhetit ose sigurimit social, ishte e gjërë. Që të vije tek vendi i drejtorit ishte e mjaftueshme vetëm të ishe afër Millosheviqit, kurse më vonë edhe gruas së tij, pastaj kishe mundësi fantastike. Kështu u shkatërrua fondi pensional dhe sistemi i mbrojtjes shëndetësore: ky shembull përmendet vetëm për të treguar se me dy veprime qytetarët e Serbisë u sollën në kufijtë e mjerimit. "Biznesmenët e suksesshëm" pa u dënuar mund të "drejtonin" mjetet e solidaritetit, taksat e transaksioneve punuese dhe të ardhurat gjatë solidaritetit pas tërmetin. Kështu, thuajse brenda natës, u privatizuan ndërmarje, "u blenë" ose u falën shtëpi dhe banesa, hapësirë punuese dhe kredite për to. Së fundi të privilegjuarit e veçantë, për dallim nga njerëzit e rëndomtë, mundeshin të krijonin kapital "të pjellshëm" nga të falimentuarat ( dhe mu për këtë edhe u themeluan) bankat parashtetërore, ashtu siç kishin shfrytëzuar më parë kanale të veçanta për hyrje të parave nga huatë e Millosheviqit për rilindjen e Serbisë. Natyrisht as pa obligimin fiktiv për t'i kthyer.
Ligji për tatimin e vazhdueshëm të ekstra profitit dhe pronës parasheh që në të gjitha rastet e përmendura tatimi të jetë nga 30 deri 90 përqind, varësisht nga madhësia e profitit të realizuar dhe pronës së krijuar (nga 100 mijë deri 10 e më shumë milionë marka). Përqindja më e lartë automatikisht do të vendoset edhe në sipërfaqet banesore prej 120 metrave katrorë, që për asnjë nga ata që ka parë kuartet lluksoze të vëllezërve Kariç dhe "biznismenëve tjerë të suksesshëm", në Dedinje, vilat dhe shtëpitë në pjesët tjera mondane të Beogradit ose "uikend-shtëpizat" e pushtetmbajtësve të deridjeshëm nuk është kontestuese. Është çështje se athua pushteti i ri do të ketë fuqi të mjaftueshme që të zbatojë ligjin.
Ndërtesa e re RTV "Pink" në Dedinje morri shpërblim për arkitekturë, për koincidencë njëkohësisht u publikuan të dhënat se nuk i përgjigjet leja për ndërtim. Kështu investitorët "ndërtuan" 1500 metra katrorë ndërtesë. Shteti tani duhet të vendos se athua dëshiron kiç-ndërtesën ta rënojë apo legalizojë me pagesën prej gjashtë milionë markash sa është vlera në treg e kësaj hapësire. Të përmendim rastin banal me Dragan Antiçit, drejtorit të deridjeshëm të "Politika", i cili për dy tre vjet u bë pronar i katër banesave elitare, pa mos paguar asnjë nga kreditet e mara - ose Vlajko Stojillkoviçit, ish-ministrit të punëve të brendshme, që banon në një shtëpi me sipërfaqe prej 420 metër katrorë, gjegjësisht plot shembuj të tjerë të ngjashëm, gjëra që do të zgjidhen përmes një lloj nacionalizimi ose shitje në dobi të arkës shtetërore.
Për çdo rast, thonë Vuk Obadoviç dhe Mladan Dinkiç - roli i të cilëve është zbulimi i parave të ndyra, që thjesht është i pallogaritshëm - ligji do të sanksionojë vetëm ata që deri tek pasurimi shfrytëzuan gjendjen e tyre të privilegjuar, në këtë kuptim, mund t'u ndihmojë që - pasi ta paguajnë tatimin "ekstra" - të tregojnë aftësitë e veta afariste në mënyrën legale, duke respektuar rregullat që vlejnë për të gjithë. Për ata që janë pasuruar përmes thyerjes së ligjit janë kompetentët gjyqësorë. Sa i përket shkallës së korupsionit RF e Jugosllavisë u rendit në vendin e dytë në botë, kurse shoqëria u shkatërrua në tërësi. Qëllimi i pushtetmbajtësve, që përmes pastrimit të ngrejnë kokë, vështirë se mund të vihet në dyshim. Është çështje se sa do të jenë këmbëngulës në këtë drejtim, kurse këtyre ditëve dëgjohet pyetja, athua e njëjta gjë do të vlejë edhe për anëtarët e koalicionit qeveritar, në mesin e të cilëve ka edhe biznesmenë të suksesshëm në krye me kryeministrin Zoran Gjingjiqin dhe ministrin e punëve të jashtme, Dushan Mihajloviçin.
ALEKSANDAR QIRIQ