Demonstratat në Banjallukë : Porosi për Ivaniq-in
Pas shqetësimeve në Banjallukë dhe Trebinje shtrohet vetëm një pyetje: vallë do të ketë fuqi Ivaniq-i të bëhet pastrues i pakompromis i tërë asaj që të hënën i doli përpara dhe i zuri rrugën ose edhe vet do të pastrohet nga pastruesit e huaj, të cilët duke vozitur pas tij, ngadalë shtypin gazin
AIM Banjallukë, 08.05. 2001
Sikur të donte dikush të hënën t'i bëj hile Mladen Ivaniq-it, ai mundej, për shembull, t'i hedh bombë në Banski dvor ose të shtij në të. Por nëse donte t'i bëj hile pa i lënë kurrfarë shansi, do t'ia bënte pikërisht atë që i ndodhi në vendin kur më parë ndodhej Ferhadija. Fatkeqësisht, prapa afishes, e cila të hënën grinte nëpër Banjallukë duke thërritur “vëllezërit serbë”, qytetin e të cilëve “do ta sulmonin hordhitë islamike” që të kundërshtonin vendosjen e themelit për rindërtimin e xhamisë së rrënuar para plot tetë vjetësh, nuk qëndronte as CIA, as Vatikani, as Kominterna, as cilidoqoftë nga armiqtë shekullorë të serbëve.Qirilica e mirë e vjetër me të cilën ishte shkruar afishja zbulonte armikun më pak shekullor - vetë Serbët. Tërë ajo që ndodhi më vonë, tërë ajo egërsi e shkumuar e përcjellë me folklorin e obligueshëm nacional, tërë ajo bindje se Zoti “i tyre” kundërmonte vjam, tërë ai “dekontaminim” shkatërrues i Zotit të tyre të vjamtë me shetitje degutante të derrave nëpër placin ku dikur ka qenë Ferhadija dhe ku çdo serb, i cili mendon se sipër tij ekziston edhe diçka tjetër përveç helikopterit të Sforit duhet të ndjente sëpaku shqetësim të fshetë - tërë kjo do të duhej sëpaku të ishte ngjarja e fundit para sëcilës do të shtrohej pyetja: “O Perëndi, çka po na ndodh neve”.
ORËT E IVANIQ-it.: Mirëpo Serbët, sipas zakonit, kanë pyetje më urgjente. Për shembull, si ta mbijetojnë këtë rënie në fund të turpit kombëtar, për të cilin do të marrin dënim nga diç tjetër nëse jo nga vetë vetëdija e tyre. Ose, si do të mbrohen nga fakti se , sëbashku me shumicën e policëve të tyre të shtrirë dhe politikanëve të përgjumur, disa orë ua mbushën strajcat me argumente të gjithë atyreve të cilët thonë se Republika Serbe është një pyll me një milion e kusur nacionalistë gjenetikë dhe si e tillë duhet të zhduket. Edhe pse shumica e mendimeve me ndikim lidhur me temën e shtruar do të përfundojnë me përgjigjen pozitive - po, Serbët janë fashistë, por jo të gjithë dhe jo të gjithë njësoj - çeshtja në të vërtetë është, fatkeqësisht, shumë më e ndërlikuar.
Derisa premieri serb Mladen Ivaniq, por edhe shumë pas tij, besonte se RS sigurohej me ekonominë e cila disi mbahej, me marrëdhënie të mira me të jashtmit e rrezikshëm dhe kooperimin indiferentë me politikanët federativë, goditja erdhi nga ajo anë prej kah më së paku pritej. Të shohim se çfarë burri je - është porosia drejtuar Ivaniq-it nga demonstratat e Banjallukës dhe të Trebinjes. Ndoshta ai do të kishte braktisur idejën për përleshje, sikur të gjithë ata të huaj që atë të hënë u ndodhën në Banjallukë mos curronin veshët që të dëgjonin përgjigjen e tij para se vetë të fillonin të rrëfejnë.
Me fjalë të tjera, para premierit serb mbeti aq kohë sa të mund të matej me orë, dhe jo me ditë, që të demaskonte organizatorët e demonstratave, të burgoste të gjithë ata hajdutë të cilët patriotizmën e vet e masin sipas numrit të Boshnjakëve të rrahur dhe gurëve të hedhur dhe të bënte rikonsturimin e shpejtë dhe të përgjithshëm të policisë dhe pushtetit. Vetëm në këtë mënyrë ai do të mund të arësyetoj tezën, të cilën vërtetë e përkrah, se demonstrantët e Banjallukës nuk mund të kontrollojnë RS-në, porse kjo i kontrollon ata. Pa dyshim se këtë nuk mund ta bëj aq lehtë me një ministër policie i cili në një tubim të rrezikut të madh dërgon po aq policë sa i nevojiten për një derbi fudbollistik në Hrvaçan; një Zot e di se si do ta arrij këtë me disa shokë në pushtet të cilët asnjëherë nuk kanë çelur gojën të thonë se është diç fare e natyrshme që të rindërtohet ajo që dikur është rrënuar, edhe nëse është në pyetje xhamia. Vetë Dreqi mund të dijë se çfarë mund të bëjë krahas gjithë atyre të jashtëmve të cilët trokasin në gjysëm të udhës duke besuar se popujt e mbytyr me nacionalizëm më së pari duhet të qortohen, dhe atëherë prej tyre duhet bërë diçka tjetër.
FRIGA NË KUFINJTË E DEJTONIT: Nëse përjashtohen ata nja dhjetë demonstrantët më të skajshëm, të cilët janë përqindje shoveniste e sigurtë edhe te popujt të cilët luftën e fundit kombëtare e kanë bërë para dyqind vjetësh, mbetet pa përgjigje pyetja se çka ishte ajo që të hënën aq shumë Banjallukas i nxorri në rrugë, aq sa nuk mund të tuboj në ndonjë meting asnjë politikan, madje as Ceca në koncertin solistik, madje edhe sikur çdonjërit pjesëmarrës t'i siguroj një shishe me birrë të ftohtë. Përgjigjja është: friga. Pa dyshim në bashkësitë tradicionale të porsadalura nga lufta e zhvilluar sipas sistemit secili kundër secilit, friga është prodhuesi kryesor i nacionalizmit dhe klaustofobisë. Me fjalë të tjera, serbet nuk janë, sipas të gjithë ligjeve që sundojnë në shoqëri, nacionalistë aspak më të mëdhenj se Boshnjakët dhe Kroatët, nuk janë nacionalistë më të vrazhdë nga shkaku se fituan një copë tokë e cila ndonjëherë u duket se është vetëm e tyre. Problemi qëndron në atë që Serbët, sikurse të tjerët, nuk besojnë, me të drejtë, se lufta vërtet ka përfunduar. Sepse tri politikat nacionale në BeH - të huajt e vetëkënaqur për këtë nuk çajnë kokë - ndërmjet tyre më shumë largohen nga ajo që është distanca ndërmjet të djathtës ekstreme dhe të majtës ekstreme brenda cilës do grupi nacionalist. Dhe lidhur me këtë çdo gjë sillet “në kufinjtë e asaj që u lejon Marrëveshja e Dejtonit”. Këta kufinj, ndërkaq, janë aq elastikë sa që brenda tyre mund të sillesh prej te një Haris Silajxhiq, i cili angazhohet për suprimim defintiv të RS, deri te SDS--, i cili BeH-anë e vlerëson si stacion pritjeje në të cilën nuk duhet fjetur derisa të jashtmit të lodhen, derisa Rusia të zgjohet dhe në Serbi të fitojë Koshtunica. Me pak fjalë, mesazhi të cilin ua modelojnë popujve në BeH të huajt si hafëzë të vetëm të Marrëveshjes së Dejtonit, thotë: në suazat e Dejtonit është edhe që të humbas RS dhe të shpërngulet në Serbi, edhe të ketë në BeH tre etnitete dhe të mos ketë asnjë, edhe të ndërtohet Ferhadija edhe të zhduket çdo ide se ajo mund dhe duhet të ndërtohet rishtaz. Dejtoni, pra, këshillon: grabit sa të mundesh, çdo gjë është sipas Dejtonit, gjë të cilën e shfrytëzojnë edhe partitë edhe popujt duke u përgaditur për llogaritje përfundimtare, të xhveshur nga çdo dyshim se kot kanë luftuar, të bindur në atë se kanë gabuar që nuk kanë luftuar më mirë dhe pa skrupulla. Në një Bosnjë të tillë, në të cilën asnjë popull dhe asnjë qytetar ende nuk ka gjetur vendin që mendon se i takon, friga nga Ferhadija, si nga diçka që dëshmon se ata kanë grabitur pak më shumë, nuk është pa bazë të logjikshme dhe për këtë nuk ka shkak për habitje.
Nuk duhet poashtu të dyshohet në atë se të huajt këtë rast të volitshëm do ta shfrytëzojnë që të vërtetojnë se gjithnjë kanë patur të drejtë. Në vend që, sëbashku me politikanët vendas, përfundimisht të definojnë identitetin shoqëror të BeH, ata më me ëndje do të zbatojnë format e presionit. Më së pari problemet do t'ia ngarkojnë Ivaniq-it, të cilit do t'i tregojnë se tërë këto nuk do të ndodhnin sikur me kohë të hynte në koalicion me Milorad Dodigun dhe Zlatko Llagumdxhiun. Nga ana tjetër, nën presion, ndoshta edhe para ndalimit të punës, do të gjendet SDS-i, partia e cila në mënyrë më reprezantuese pasqyron shtrirjen serbe ndërmjet frigës (nacionalizmit) dhe kooperimit (me të huajt). Kur Dragan Çaviq-i, si fytyrë më e fortë e qytetit të Banjallukës, të hënën kur u përpoq të qetësojë popullin u përcoll me fishkëllima, kjo ishte shenjë se SDS, si parti shefat e sëcilës përpiqen të bindin Petriqin se, nëse ka nevojë, vetë do të vinin që të ndërtonin Ferhadijen, derisa zgjedhësve u thoshnin se nuk do të ketë kurrfarë Ferhadije dhe se kjo atyreve kot u premtohej, ishte shenjë se kësaj partie i kish ardhur fundi. SDS-i pas tërë kësaj ose do të shpërndahej, ose përfundimisht do të ndahej në ata për Ferhadijen dhe ata për Radovanin, ose do të shndërrohej në organizatë ilegale. E vetmja gjë në të cilën nuk mund të llogarisin është fitimi i simpatisë së të huajve, pa marrë parasysh çfarëdo kthese të re që mund të bëjnë, madje sikur gurët për ndërtimin e xhamisë t'i nxjerrin nga veshklat e veta.
Në këtë mënyrë në RS, njëra gjysmësezonë e qetë përfundoi diç më parë se ç' ishte planifikuar. Mlladen Ivaniqit i mbetet të vërtetojë sa vallë ishte serioz mendimi i tij kur tha se RS është etnitet boshnjak stabil, SDS-it i mbetet që t'i bind të huajt se në demonstrata nuk morën pjesë njerëzit e saj, kurse të huajve u mbetet që të nisen në pacifizimin përfundimtar të RS-së. Pas të gjithave një pyetje do të kërkojë përgjigjen e merituar: vallë do të ketë forcë Ivaniqi që të bëhet pastrues i pakompromis i tërë asaj që të hënën i doli para këmbëve ose vetë atë do ta pastrojnë pastruesit e huaj, të cilët duke vozitur prapa tij, shtypin më fortë gazin.
AIM Banjalluke
ZHELJKO CVIJANOVIQ