Nje bast per durimin e Tiranes
AIM Tirana, 08.05.2001
Disa analiste ne kryeqytetin shqiptar kane vene nje bast midis tyre se sa mund te vazhdoje durimi i Tiranes perballe zhvillimit te ngjarjeve dramatike ne Maqedoni, ndersa ne Shkup po duket gjithnje e me e forte tendenca per te implikuar ne nje menyre ose tjeter edhe Shqiperine. Kur me 1 maj disa sulmues te panjohur qelluan me arme ne drejtim te ambasades shqiptare ne Shkup dhe disa plumba hyne brenda ne ndertesen ku ndodhej nje diplomate, - dhe kjo ndodhte te nesermen e vales se shkaterrimeve te 60 dyqaneve te pronareve shqiptare ne qytetin e Manastirit,- mediat shqiptare njoftuan me shpejtesi se nje note proteste iu dorezua te ngarkuarit me pune te ambasades maqedonase ne Tirane. Ne realitet asnje note proteste nuk u dorezua, as per ngjarjen e pare e as per te dyten, ndonese diplomati maqedonas u thirr ne Ministrine e Jashteme.
Tirana nuk reagoi as edhe kur kryetari i grupit parlamentar te partise qe drejton koalicionin qeverises maqedonas, VMRO-DPMNE, D.Gligorovski, kerkoi mbylljen hermetike te kufirit midis Shqiperise dhe Maqedonise dhe as kur nje e perditeshme e Shkupit njoftoi me 4 maj se nje grup rebelesh te armatosur kishin hyre nga Shqiperia ne Maqedoni ne qytetin e Dibres dhe, pas shkembimit te armeve me policine maqedonase, ishin terhequr perseri ne Shqiperi.
Por piken kulmore akuzat nga Shkupi e shenuan me 6 maj kur kryeministri maqedonas Lupco Georgievski ne menyre indirekte akuzoi Shqiperine, duke deklaruar se ne qofte se konflikti i armatosur i guerilave do te shfaqet ne zonen e Dibres, ne kufi me Shqiperine, atehere ketu eshte e implikuar Shqiperia. Ndonese tashme per here te pare parashtronte nje akuze kryeministri i Maqedonise, asnje note apo replike zyrtare nuk u degjua ne Tirane. Kryeministri i Shqiperise Ilir Meta ne fjalen e tij te mbajtur ne Kongresin e 5-te te Partise Socialiste qe zhvilloi punimet ne Tirane pikerisht me 6 maj vetem i kerkoi Shkupit “civilizimin e krizes dhe jo militarizimin e saj”. I vetmi reagim zyrtar i drejtperdrejte ka qene nje komunikate e Ministrise se Rendit Publik te Shqiperise me 3 maj, ku pergenjeshtroheshin njoftimet e shtypit shqiptar se tre divizione te ushtrise shqiptare te Elbasanit, Korces dhe Dibres, i ishin afruar kufirit me Maqedonine.
Eshte e qarte se Tirana zyrtare po paguan nje cmim te brendeshem politik apo elektoral me politiken e saj te durimit ne krizen maqedonase. Tani eshte jo vetem koha e kulmit te krizes ne Maqedoni, por edhe koha e fillimit te fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit ne Shqiperi. Kriza maqedonase eshte bere qe tani pjese e duelit politik e elektoral ne Shqiperi. Nje numur partish, dhe sidomos ato te opozites, jo vetem kane shprehur pakenaqesi per politiken e durimit qe ka ndjekur Qeveria, por edhe e kane kritikuar ashper ate. Sidomos pas bastisjes se dyqaneve te shqiptareve ne Manastir, sulmit kunder ambasades shqiptare, dhe ofensives ushtarake maqedonase kunder guerileve ne fshatrat e Kumanoves, kritikat ne adrese te Qeverise jane bere me te ashpra. Kryetari i opozites, Ish Presidenti Berisha, me 3 maj kritikoi inkoherencen e plote te qeverise shqiptare ne qendrimin e saj per zhvillimet ne Maqedoni. Edhe ish ministri i jashtem dhe sekretar nderkombetar i Partise Demokrate, Tritan Shehu, i kerkoi Qeverise te jete me e qarte ne qendrimet e saj. Kryetari i Komisionit te Jashtem te Parlamentit Sabri Godo kritikoi ato qe ai i quajti “belbezime te Qeverise” dhe i kujtoi reagimet zyrtare qe MPJ te Greqise dhe te Bullgarise bene per ngjarjet e Manastirit.
Krahas shtimit te kritikave nga ana e partive te opozites, konstatohet edhe nje pakenaqesi ne rritje e partive politike shqiptare ne Prishtine ndaj qendrimeve te Tiranes per krizen maqdonase. Ne Kongresin e 5- te Partise Socialiste te Shqiperise, e cila drejton koalicionin qeverises ne vend, nuk erdhi asnje nga udheheqesit kryesore politike te partive shqiptare te Kosoves. Por as kjo nuk duket se e ka lekundur Tiranen nga linja e saj e durimit.
Ne nje pozite me te veshtire duket se eshte Tirana ne raport me partite politike shqiptare ne Maqedoni. Autoritetet shqiptare kane dale hapur ne mbrojtje te bashkepunimit dhe pjesemarrjes se partive shqiptare ne qeveri dhe ne parlament. Madje qeveria e Tiranes, me kerkese te kryeministrit maqedonas Georgievski, ka qene shume aktive ne perpjekjet pe te bindur partite politike shqiptare qe te marrin pjese ne nje qeveri te re me baze me te gjere ne Maqedoni. Mirepo politikane te ndryshem shqiptare ne Maqedoni kane lene te kuptohen disa shenja te pakenaqesise ndaj kesaj politike te durimit te Tiranes. Kjo pakenaqesi eshte me e madhe tek ajo qe quhet Ushtri e Clirimit Kombetar, forcat dhe veprimet e se ciles jane denuar me vendosmeri qysh ne fillim nga Tirana zyrtare.
Keshtu ne pamjen e pare duket sikur Tirana do t'i shkoje deri ne fund te krizes maqedonase kesaj politike te durimit. Ne te vertete nga nje analize e e qendrimeve dhe e politikes se ndjekur ndaj zhvillimeve ne Maqedoni, del e qarte se politika e durimit e Qeverise eshte bere mbi nje llogari te caktuar. Kjo ka te beje me llogaritjen qe Tirana zyrtare i ka bere te gjithe faktoreve dhe aktoreve te brendshem dhe te jashtem te krizes maqedonase. Nje llogaritje e tille ka bere qe ajo t'i bashkohet qe ne fillim me vendosmeri qendrimit dhe politikes se Bashkimit Evropian dhe te NATO-s ndaj ketyre ngjarjeve. Midis kostos ne raportet me partite politike shqiptare ne Kosove e Maqedoni dhe kostos ne raportet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, qeveria shqiptare ka zgjedhur natyrisht te paguaje te paren. Ajo e di se pasoja qe mund te kete nje qendrim ne kundershtim me politiken e Bashkimit Evropian dhe te NATO-s do te ishte shume e madhe per politiken dhe aspiraten e Shqiperise per te nenshkruar Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit me Bashkimin Evropian. Kjo eshte lehtesuar nga fakti se edhe opozita, pavaresisht nga disa kritika, ne fund te fundit, do te bente te njejten zgjedhje si edhe Qeveria. Ne kete menyre duket se bastin mbi ate se sa do te zgjase durimi lidhur me krizen maqedonase, do ta fitojne ata qe kane vene bast per durimin.
AIM Tirane
ARJAN LEKA