Kaos dhe luftë ose protektorat?

Skopje May 9, 2001

Kryeministri maqedonas paralajmëroi se të martën ose të mërkurën do shpall gjendje lufte. Sipas Kushtetutës së Maqedonisë gjendje lufte mund të vendoset në rastet: rrezik nga sulmet, gjatë sulmeve ose kur ato vijnë nga jashtë. Në rast se parlamenti, me dy të tretat e votave, e sjell këtë vendim kjo, de jure, do të thotë se pranon pohimet e kryeministrit se agresioni vjen nga Kosova. Kështu OKB-ja dhe NATO-ja, përmes UNMIK-ut dhe KFOR-it, do të shpalleshin si agresorë ndaj Maqedoninë!

AIM Shkup, 06.05.2001

Të shtunën pasdite gjatë hyrjes dhe daljes në takimim e kreut shtetëror me kryetarin Boris Trajkovskin pas ardhjes së tij nga SHBA, kryeministri maqedonas Lubço Georgievski u deklaroi gazetarëve të mbledhur para ndërtesës së parlamentit se ajo që ndodh gjatë luftës në Maqedoni , paraqet gjendje frontale të faktorit shqiptar dhe agresion nga Kosova (që sipas tij fakte për këtë janë: incidentet ndodhin në kufirin verior, se komandantët e UÇK-së së Maqedonisë vijnë nga Kosova, dhe se në anën e tyre luftojnë edhe të huaj të paguar), dhe se pritet, mbase deri të martën apo të mërkurën, të shpallet gjendje lufte. Ai me këtë rast apeloi që shqiptarët të tregojnë lojalitetin e tyre, por edhe porositi "që përfundimisht të vendosin se në cilën anë do të jenë".

Për të martën (08.05.2001) u caktua mbajtja e seancës së parlamentit, e cila do të duhej të mbahej të premten me iniciativë të kryeministrit, ku ai do të duhej të mbante ekspoze për situatën politike dhe të sigurisë në vend. Në të njëjtën seancë deputetëve duhej tu drejtohej edhe kryetari i shtetit Boris Trajkovski, i cili në parlament do të duhej të paraqitej menjëherë pas ardhjes së tij nga SHBA-të, ku u takua me kryetarin amerikan Bushin.

Shtyerja e seancës, sipas disa mediumeve maqedone, është paralajmëruar edhe si seancë kur kryeministri Georgievski opinionit publik do t'ia paraqiste dosjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), që pjesa më e madhe e opinionit publik e kuptoi si ftohje e partnerëve në qeveri VMRO-DPMNE dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Të njëjtën ditë, kur duhej të mbahej seanca, zëdhënësi i VMRO-DPMNE -së deklaroi se koalicioni është në këmbë të qelqta dhe se në të vërtetë nuk ka komunikim mes partnerëve kryesorë në qeveri. Shumica e mediumeve maqedonase e transmetuan informatën se LSDM-ja opozitare, në negociatat me VMRO-DPMNE rreth krijimit të qeverisë së re, ku do të hynte edhe opozita, insiston që të mos vijë deri tek ndarja përfundimtare e marrëdhënieve me këtë parti, që me fjalë tjera do të thotë se PDSH-ja do ta lëshojë qeverinë, që nuk do të ishte mirë në këtë situatë kaotike në vend.

Pas vrasjes së tetë pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurimit, afër fshatit Vejcë në Kodrën e Diellit (Popova Shapkë) më 28 prill, në rajonin, ku sipas autoriteteve të Shkupit duhet të pastrohet nga pjesëtarët e UÇK-së, Maqedonia sikur hyri në kaos. Më parë qytetarët e Manastirit, pas varrosjes së policëve të vrarë në Sharr, që ishin nga ky qytet, demoluan dyzet duçane, shitore të shqiptarëve, por edhe maqedonasve muslimanë, ngjarje që vazhduan edhe mbrëmjen tjetër. Ngjashëm ishte edhe në Shkup, ku përveç djegies së disa objekteve, u vra edhe një qytetar nga personat e maskuar që hyrën në picerinë "Lozana" pronar i së cilës është shqiptar, kurse kësi incidentesh ndodhën edhe në disa qytete tjera në Maqedoni...

Tashmë ca ditë në brezin e gjërë përreth 12 fshatra kumanovare - pas vrasjes së dy ushtarëve të ARM dhe një të arrestuari nga pjesëtarët e UÇK-së afër fshatit Vaksincë - vazhdon aksioni i forcave të sigurisë maqedonase. Këto forca që gjenden jashtë këtyre fshatrave gjuajtën më së pari me armë të rënda artilerike, kurse pastaj mbi këtë hapësirë fluturuan helikopterët që granatuan, kurse pastaj filluan të veprojnë edhe tankset. Deri tani nuk ka informacione për hyrjen e pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë në këto fshatra, ku sipas pohimeve të forcave maqedonase të sigurisë gjenden pjesëtarët e UÇK-së.

Popullata, kryesisht shqiptare, e vendosur në këto fshatra, edhe përkundër disa apeleve të lëshuar nga autoritetet maqedonase mbeti aty, ku gjendet edhe më tej. Sipas vlerësimeve të palës maqedonase pjesëtarët e UÇK-së e mbajnë popullatën civile si "mburojë të gjallë", kurse nënkryetari i PDSH-së Menduh Thaçi deklaroi se popullata nuk u beson forcave maqedonase të sigurisë. Sipas vlerësimeve zyrtare vetëm në katër fshatra (Vaksincë, Sllupçan, Orizarë dhe Otlle) gjenden më së paku 3 mijë banorë.

Derisa zëdhënësi i Shtatmadhorisë së ARM koloneli Blagoja Markovski deklaron se forcat e armatosura maqedonase shtyejnë "në caqet e selektuara dhe rentabile(!?)", me çka nënkupton që të shtihet "në vendet komanduese, vatrat e mitralozave, minahedhësve dhe snajperëve dhe pozicioneve të forcave diversante-terroriste". Nga ana tjetër pohohet se shtihet sistematikisht në shtëpitë ku gjendet popullata civile. Gjatë një deklarate në një televizion të Shkupit, koloneli Markovski përmblodhi efektet e veprimit treditor të forcave maqedonase të sigurisë: 14 pozicione të ndryshme, 8 minahedhës, 7 vatra snajperësh, 6 punkte kontrolluese, 3 magazina dhe një pozicion zjarri të minahedhësve. Markovski sqaroi se deri tani nuk është përdorur këmbësoria sepse "këmbësoria sjell shumë viktima, edhe në anën tonë edhe në anën e tyre". Shefi i zyrës së OSBE në Maqedoni Karlo Ungaro deklaroi se në këto fshatra ka më së paku shtatë viktima civile, kurse sipas Menduh Thaçit numri është më së paku 10, mes të cilëve edhe një vajzë 9 vjeçare.

Të dielën pasdite u prononcua edhe kabineti i kryetarit të shtetit përmes një komunikate ku theksohet se në bazë të zhvillimit të situatës gjatë 2-3 muajve të kaluar është reale të shpallet gjendje lufte dhe se në këtë drejtim kryetari do të fillojë konsultimet me kryetarët e partive politike dhe me faktorët tjerë relevantë. Në garnizonin e Kumanovës u mbajt konferencë shtypi, ku zëdhënësi Antonio Miloshoski deklaroi se qeveria, të martën, do t'i propozonte parlamentit vendosjen e gjendjes së luftës, duke shtuar se pala maqedonase merr parasyshë mendimin e bashkësisë ndërkombëtare, por, tha ai, Maqedonia është shtet i pavarur që vendos vet.

Kumtesa e kabinetit të kryetarit dhe informata në konferencën për shtyp në Kumanovë u plasuan pas lajmeve nga Suedia. Nga Norcepingu, ku u mbajt takimi i ministrave të punëve të jashtme të BE-së, arriti apeli që autoritetet maqedonase të mos përcaktohen për gjendjen e luftës. Në Shkup, direkt nga ky takim arriti Havier Solana, kurse nesër pritet të vijë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Gjorgj Robertson.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë gjendja e luftës mund të shpallet nga parlamenti me dy të tretat e votave me propozim të kryetarit, qeverisë ose 30 deputetëve. Në rast se parlamenti nuk është në gjendje të mblidhet gjendjen e luftës mund ta shpallë kryetari i shtetit. Sipas Kushtetutës, ekzistojnë tre mundësi për shpalljen e gjendjes së luftës: nëse ekziston rreziku i sulmeve brenda vet shtetit, nëse shteti është i sulmuar nga jashtë ose nëse ekziston vendim që të sulmohet nga ndonjë vend tjetër. Në rastin e vendosjes së gjendjes së luftës gjithë pushteti

kalon në dorë të qeverisë dhe të kryetarit të shtetit, i cili është komandant suprem i forcave të armatosura.

Shkaku i këtyre ngjarjeve që ndodhin tashmë disa muaj, sa i përket Kushtetutës, Maqedonia ballafaqohet me thyerjen e kësaj kushtetute. Ajo përbrenda territorit të vet përdor Armatën e RM-së, edhe pse nuk është shpallur gjendje lufte, kurse Maqedonia gjendet në luftë. Mundësia e shpalljes së gjendjes së luftës, që de jure do të thotë edhe miratim i pohimeve të kryeministrit, të shprehuar disa herë gjatë këtyre

muajve, se bëhet fjalë për "agresion nga Kosova". Kurse Kosova për momentin është nën "qeverisjen" e UNMIK-ut, në planin civil, dhe KFOR-it, në atë ushtarak. Do të jetë ky rasti i parë që një vend ta shpallë si agresor të vetin OKB-në dhe NATO-n.

Përkundër tyre mediumet e këtushme transmetojnë informacionet se përkundër situatës kaotike në vend informatat burimore flasin se me siguri do të vijë deri tek formimi i qeverisë ku do të inkuadrohej edhe opozita,shpallja e së cilës pritet pas mbarimit të vizitave të diplomatëve të jashtëm. Me fjalë tjera, nuk vjen parasyshë që PDSH-ja ta braktiste qeverinë, por të inkuadrohen në të edhe parti tjera.

Kështu Maqedonia sikur ekziston mes dy mundësive: që të zvogëlohet qeveria e Maqedonisë (pa PDSH-në, e cila edhe më parë ka paralajmëruar se do të dilte nga qeveria në rast se shpallej gjendje lufte) dhe kryetari i shtetit t'i thotë "Jo" Perëndimit dhe të shpallë gjendje lufte ose Solana dhe Roberson të përkrahin formimin e qeverisë së shpëtimit ose do të ndodhë diçka e "tretë".

Kur gjatë javës së kaluar doli numri më i ri i javores në gjuhën shqipe "Lobi" me kërkesën që në Maqedoni, e cila gjendet në kaos, të vendoset protektorat ndërkombëtar, pak kush besoi se ky ishte propozim serioz për tejkalim të bllokadës pushtetore në vend (me një qeveri të brendshme të polarizuar në relacionin VMRO-DPMNE dhe PDSH, pra është e bllokuar mu si parlamenti ku është i njëjti koalicion, kurse kryetari i shtetit nuk ka edhe mjaft autorizime në kohë paqeje). Disa ditë protektorat, ose për fatin e vendit të vendoste bashkësia ndërkombëtare, që do të kishte më shumë ndikim, është një mundësi për dalje të Maqedonisë nga kaosi ku u gjend.

AIM Shkup

ISO RUSI