Gjithë shpresat në përkrahjen e jashtme

Beograd May 9, 2001

Pas shpalljes së ndryshimeve në sistemin tatimor, që paraqet hapin e parë të reformave, vëmendja e pushtetit të ri serb u orientua drejt botës së jashtme ku nga faktorët ndërkombëtarë pritet që përmes donacioneve, faljes së borxheve dhe kredive të reja të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë vendase.

AIM, Beograd, 01. 05. 2001.

Për këtë dëshmon edhe vizita e kryeministrit serb Zoran Gjingjiqit jashtë vendit, i cili gjendet në një pozicion shumë më të vështirë se kryetari jugosllav Voisllav Koshtunica. Derisa kryetari jugosllav gjithkund i ka dyert e hapura dhe gjithkund i pranuar si rrëzues në formë demokratike të regjimit të kaluar, kryeministri serb ka një rol jo falemnderues për të "paguar" kooperativitetin e treguar deri tani të pushtetit të ri. Qeveria e Serbisë vendosi që reformën e parë ta fillonte në terrenin e tatimeve, duke zgjeruar listën tatimore gjithashtu edhe listën e obliguesve tatimorë.

Drejt këtij hapi ishte i detyruar për dy shkaqe: së pari të tregonte gatishmëri që me paratë e vendit të mbulonte pjesën më të madhe të mundësive materiale të brendshme, buxhetit të lartë republikan, kurse së dyti të krijojë sa më parë kushtet e njohura të ekonomisë për t'i bindur

biznesmenët se nga ana e shtetit nuk i pret kurfare befasie e padëshirueshme. Gjatë kohës së regjimit të dikurshëm karakteristika kryesore të ekonomisë ishin ndryshimet e shpeshta, varësisht nga nevoja, me çka thujase gjysma e aktiviteteve ekonomike zhvilloheshin jashtë kanaleve të rregullta.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 40 përqind e prodhimit shoqëror u krijua në zonën e zezë, gjegjësisht jashtë kontrollit dhe kërkesave të organeve tatimore. Biznismenët iknin nga kontrollet, sepse asnjëherë nuk e dinin se sa kanë detyrime legale. Regjimi i dikurshëm "prodhoi" afër treqind detyrime tatimore dhe të të ardhurave, që për të obliguarit paraqiste një rëndesë të madhe tatimore. Disa refuzonin të paguanin, kurse të tjerët shteti i shikonte mes gis

htave, kështu shfrytëzuesit e buxhetit, para së gjithash arsimi dhe shëndetësia u dëmtuan, që u reflektua edhe në shërbimet e tyre të dobëta.

Pushteti i ri kishte dy mundësi. Që ta cungonte buxhetin sipas mundësive materiale ekonomike dhe kështu shfrytëzuesit e saj t'i çonte në një situatë edhe më të keqe ose të përcaktohej për këtë arkë buxhetore që do të mundësonte përmirësimin e shërbimeve të arsimit dhe shëndetësisë dhe do të shtonte sigurinë sociale të më shumë se njëqind mijë qytetarëve që marrin ndihmë sociale.

Qeveria u përcaktua për variantin e dytë sipas të cilit në këtë vit duhet siguruar 129,3 miliardë dinarë për nevojat buxhetore.Opozita parlamentare tentoi ta shfrytëzonte politikën e re tatimore, me çka shtohen të dhënat e qytetarëve, për nxitjen e pakënaqësive masovike, por

nuk pati sukses.

Edhe përkundër kësaj Qeveria e Serbisë edhe mëtej ec nëpër tel të hollë, sepse janë shtrenjtuar rryma, barnat dhe ushqimi, kështu që as të hyrat e shtuara nuk janë të mjaftueshme të mbulojnë shpenzimet e shtuara.

Duke e ditur se luajtja me kartën e mosdurimit të qytetarëve është mjaft e pasigurtë Qeveria filloi gjithnjë më shumë të orientohej jashtë prej nga pret ndihmë prej donatorëve, kredi dhe hyrje të kapitalit të huaj. Kur së shpejti do të miratohet ndryshimi i ligjit për privatizimin palët potenciale të jashtme që më parë do të dijnë se për çka bëhet fjalë, nëse nisen udhës së aranzhmaneve punuese në Serbi.

Karakteristikë kryesore e sistemit të ri tatimor është pasqyrimi, gjithëpërfshirja, shtrirja progresive dhe lehtësimet për palët investuese.Ishte ky parakusht për fillimin e hapit tjetër reformator, që përfshin privatizimin e detyrueshëm dhe zvogëlimin e pjesës shtetërore dhe shoqërore të shoqërisë që do t'i jepet të punësurave dhe popullësisë tjetër. Me këtë"operacion" Serbia do të duhet të krijojë ambient sipas shijes së Fondit monetar ndërkombëtar, që bazohet në modelin e respektimit të kushtit se lejohet të harxhohet vetëm ajo që mund të jetë e leverdishme.

Buxheti i Serbisë ka një të metë të madhe, sepse i mungojnë afër një miliardë marka për mbulimin e shpenzimeve të parapara. Finansimi deficitar i të dalave buxhetore edhe deri tani ishte praktikë e rregullt, prandaj si në ish-RSFJ, por edhe kësaj here nuk është e lejueshme që zbrazëtirat të plotësohen me shtypjen e parave pa mbulesë. Prandaj pushteti i ri u drejtua drejt botës së jashtme nga e cila pret ndihmë në formë donacionesh, si dhe kredite për zhvillim, me çka mundësitë materiale të ekonomisë vendore do t'i ngriste deri në atë shkallë sa të mbulonte të dhënat për harxhimet publike dhe përmirësim të standardit jetësorë.

Autoritetet në Serbi dhe Jugosllavi llogarisin se faktori ndërkombëtarë do të tregojë mirëkuptim, por edhe obligim që të ndihmojë vendin, që shkaku i politikës luftarake të regjimit të kaluar dhe jokooperativitetit të fuçisë ballkanike, iu nënshtrua sanksioneve disavjeçare dhe iu "dhurruan" bomba. Pas prerjes të rreptë tatimore, shmangies së shpejtë të disparitetit të çmimeve dhe ndryshimeve të kushteve për privatizim vëmendja e pushtetit të ri është orientuar tek ndihmat e jashtme. Sipas rendit tashmë të vërtetuar Jugosllavia gjendet para nënshkrimit të sten baj arazhmanit me FMN-në nga i cili duhet të marrë kredit prej 240 milionë dollarësh, por edhe dritë jeshile për bisedime me Klubin e Parisit dhe Londrës rreth faljes së dy të tretave të borxheve ndaj shteteve dhuruese, si dhe nga bankat komerciale. Të dy palëve u ka borxh rreth tetë miliardë dollarë. Pa miratimin e FMN-së dhe anëtarësisë së Bankës Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim nuk është e mundshme që të fillojnë bisedimet as për lejimin e kredive të reja.

Edhe përkundër asaj se të dhënat statistikore regjistrojnë rritjen e prodhimtarisë, ajo edhe mëtej është e vogël që të mundet forcave vendore

t'ua shmang barrën e ringjalljes së ekonomisë, që shfrytëzon vetëm 25 përqind të kapacitetit. Në salla ka vetëm pajisje të vjetëruara teknologjike, prandaj për prodhimin e mallit me kësi makinash nuk ekziston interesim në tregun e jashtëm.

Stacioni i dytë i zhvillimit jugosllav është Konferenca e donatorëve në Bruksel nga e cila pritet që vendit t'i sigurohet së paku një miliardë dollarë. Se sa do të jetë vlera e kësaj ndihme varet edhe nga ajo se me çfarë gatishmërie vijnë përfaqësuesit jugosllav. Raportet mes Jugosllavisë dhe

faktorëve ndërkombëtarë i ngjajnë një musake ku secila palë duhet të krijojë shtresat e veta. Athua në shtresën e jashtme do të ketë "mish" apo "patate" varet edhe nga veprimet jugosllave. Me kooperativitetin e deritanishëm pushteti i ri llogarit në ndihma, por edhe në uljen e presioneve.

Në këtë drejtim ishte karakteristike edhe vizita e fundit e kryeministrit serb Zoran Gjingjiqit në Gjermani, i cili kërkoi ndihmë, por njëherit apeloi për zvogëlimin e presioneve, sepse pa to pala jugosllave mund të arrijë edhe më shumë se sa pret pala tjetër. Hipoteka serbe, është aq e rëndë sa premtimet verbale pa veprime konkrete edhe mëtej mbeten të pabaza, kështu që rezervat dhe dyshimet e partnerëve të jashtëm nuk janë shmangur. Megjithathë në opinionin publik, që mbetet me barrën e obligimeve të reja, rritet shpresa se ngadalë shkrihet mosbesimi.

Në vijë të kësaj shprese është edhe qarku i zgjeruar i lobistëve për Jugosllavinë, si dhe përshëndetja e kryetarit amerikan me rastin e festës jugosllave, gjegjësisht krijimit të Jugosllavisë së tretë. Është hera e parë që urimi vjen nga pala amerikane, vetëm, sipas skeptikëve, të mos jetë i fundit, duke pasur parasyshë me këtë rast raportet mes Serbisë dhe Malit të Zi.

AIM Beograd

RATOMIR PETKOVIQ