Ekuidistanca e pamundur e Tiranes mes Podgorices dhe Beogradit
AIM Tirana, 30.04.2001
Presidenti malazez Milo Gjukanovic do ta kete pritur gjate nje telegram pershendetje per fitoren e tij ne zgjedhjet parlamentare te 22 prillit nga ana e nje prej aleateve te tij te pakte ne Evropen Juglindore, Shqiperise. Por telegrami nuk shkoi dhe ky fakt, i vendosur ne kuadrin e marredhenieve te vecanta qe Tirana dhe Podgorica kane krijuar prej kohesh midis tyre, paraqet ate pozicion te veshtire, ku ndodhet aktualisht Shqiperia ne raportet e saj mes Podgorices dhe Beogradit.
Ne te vertete edhe reagimi i zyrtareve ne Tirane per zgjedhjet ne Mal te Zi ishte teper i rezervuar dhe jo i zakonte, po te kemi parasysh qendrimet e mbajtura nga Tirana ne perkrahje te politikes se presidentit Milo Gjukanovic. Ministri i Puneve te Jashtme Paskal Milo, i ndodhur ne qytetin e Shkodres, ne kufi me Malin e Zi, diten e zgjedhjeve parlamentare malazeze, shprehu vendosmerine e Shqiperise per te bashkepunuar me cdo qeveri malazeze qe do te krijohet pas ketyre zgjedhjeve. Asnje zyrtar apo politikan i larte i Shqiperise nuk pershendeti fitoren e koalicionit te Milo Gjukanovicit si fitore e kursit te pavaresise, te cilen Tirana e ka mbeshtetur hapur dhe zyrtarisht, te pakten deri me 25 tetor 2000, kur presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani deklaroi ne samitin e vendeve te Evropes Juglindore ne Shkup, ne prani te presidentit te ri jugosllav Koshtunica se Shqiperia eshte per nje Mal te Zi dhe nje Kosove si njesi apo entitete te pavarura. Ne te njejten kohe Tirana zyrtare ka inkurajuar vazhdimisht pakicen shqiptare ne Mal te Zi qe te bashkepunoje dhe te votoje per koalicionin e Gjukanovicit dhe politiken e tij te reformave demokratike dhe te pavaresise. Por zgjedhjet parlamentare malazeze u zhvilluan ne nje klime nderkombetare te re dhe ne kete moment te veshtire te krijuar per te, Tirana u perpoq qe te gjeje formula te ndermjetme per te kenaqur edhe aleatin e vjeter Gjukanovic, edhe aleatet tradicionale perendimore te cilet bene parlajmerime te reja kunder pavaresise se Malit te Zi. Gjate nje vizite te tij ne Suedi me 26 prill ministri i jashtem shqiptar vetem uroi qe zhvillimet ne Mal te Zi te mbeshteten ne shprehjen e vullnetit te lire te popullit ne kete vend dhe te shkojne ne interes te ruajtjes se sigurise dhe stabilitetit ne rajon.
Ajo qe e ben me interesante kete mungese reagimi te qarte nga ana e zyrtareve shqiptare eshte fakti qe edhe opozita shqiptare ka ecur pak a shume ne te njejten linje hezitimi me qeverine dhe nuk ka treguar ndonje entusiazem te madh publik per fitoren e koalicionit te Gjukanovicit. Sekretari nderkombetar i PD Besnik Mustafaj me 23 prill madje e pershendeti fitoren e Gjukanovicit si fitore per qendren e djathte, ndonese pozicioni ideologjik i koalicionit malazez qe fitoi zgjedhjet, eshte gjeja me e parendesishme per politiken shqiptare. Edhe perfaqesuesi i PD, duke perdorur formulat e ndermjetme, gjithashtu kerkoi vazhdimin e frymes konstruktive nga forcat politike ne Mal te Zi, qe standartet demokratike t'i sigurojne integrim ne familje evropiane. Me kete fryme i vleresoi zgjedhjet edhe perfaqesuesi i nje partie tjeter te opozites, Tritan Shehu, ish minister i jashtem dhe sekretar nderkombetar i Partise Demokrate.
Duket qarte se ka nje ngurrim sidomos nga pozita, per shprehjen e nje qendrimi te hapur ne perkrahje te kursit dhe synimeve te presidentit Milo Gjukanovic per pavaresi. Kjo nuk vjen nga fakti se pozita dhe opozita ne Shqiperi kane ndryshuar qendrim ndaj presidentit malazez dhe kursit te tij te reformave demokratike dhe te ecjes drejt pavaresimit. Ne te vertete si pozita, ashtu dhe opozita ne Shqiperi kane qene dakord ne mbeshtetjen shqiptare ndaj presidentit Gjukanovic dhe perpjekjeve te tij per shkeputjen e Malit te Zi nga federata jugosllave. Qeverite e te dy kraheve ne Tirane, kane ndjekur gjate sundimit te Miloshevicit ne Beograd, nje politike selektive kundrejt Malit te Zi ne raport me Serbine.
Cdo gje ishte e lehte per Tiranen zyrtare ne kohen kur federaten e drejtonte presidenti i akuzuar si kriminel nderkombetar lufte Miloshevic. Madje mund te thuhet se Shqiperia dhe Mali i Zi arriten te krijojne nje status te vecante marredheniesh shteterore midis tyre, duke sfiduar edhe Beogradin. Ne shkurt te vitit 2000 u nenshkrua marreveshja dypaleshe per heqjen e vizave per te gjitha llojet e pasaportave midis Shqiperise dhe Malit te Zi dhe ne prill te vitit 2000 u nenshkrua Memorandumi i Mirekuptimit ne fushat Ekonomike, Tregtare e Kulturore midis dy vendeve. Ne kete kuader u ngrit edhe Komisioni i Perbashket shqiptaro-malazez per zbatimin e Memorandumit. Ministrat e jashtem shkembyen vizita zyrtare ne prill dhe nentor te vitit te kaluar dhe Mali i Zi hapi piken kufitare te Hanit te Hotit, qe lidh Shqiperine me Malin e Zi, te bllokuar prej disa vitesh. Gjithashtu te dy palet rane dakord te hapin edhe dy pika te reja kufitare midis te dy vendeve ne Vermosh dhe ne Muriqan.
Per rolin e vecante qe Shqiperia i jepte marredhenieve ne Malin e Zi tregon edhe organizimi per here te pare i nje samiti trepalesh midis kryeministrit te Shqiperise Ilir Meta, atij te Malit te Zi Filip Vujanovic dhe atij maqedonas Lupco Georgievski ne Oher , Maqedoni, ne janar te vitit 2000 dhe me pas i nje samiti tjeter te te tre kryeministrave ne Durres, Shqiperi, ne korrik te vitit 2000. Gjithashtu Shqiperia mbeshteti fort pjesemarrjen e Malit te Zi ne projektet dhe takimet nderkombetare ne kuader te Paktit te Stabilitetit.
Por ndryshimi i regjimit ne Beograd dhe sidomos rivendosja e marredhenieve diplomatike midis Shqiperise dhe RF te Jugosllavise ne janar te ketij viti, e vune Tiranen zyrtare ne nje pozite jo vetem delicate, por edhe te veshtire per te mbajtur nje ekuidistance ne raportet e saj mes Podgorices dhe Beogradit. Ardhja ne Beograd e nje regjimi te cilesuar demokratik nga vendet perendimore krijoi nje klime me te pafavoreshme per mbeshtetjen e synimeve indipendentiste te Gjukanovicit. Ne te njejten kohe Tirana duhej te mbaje parasysh se tani ka marredhenie diplomatike me nje shtet qe quhet federate jugosllave, dhe ku cdo qendrim publik ndaj nje pjese te federates mund te kete efekte ne marredheniet midis Shqiperise dhe RF te Jugosllavise.
Por kjo nuk eshte faktori kryesor qe ka bere Tiranen te tregohet me e rezervuar ne shprehjen e perkrahjes tani kundrejt Malit te Zi. Faktori kryesor i frenimit duhet konsideruar qendrimi i Perendimit, i Bashkimit Evropian dhe i SHBA, te cilet nxituan pas zgjedhjeve te 22 prillit t'i kerkojne presidentit Gjukanovic qe te mos ngutet me veprime te njeaneshme por ta shohe Malin e Zi demokratik ne nje Jugosllavi Demokratike. Tirana nuk e ka bere te sajen kete formule perendimore dhe veshtire ta beje per shkak te rrethanave politike te brendeshme, por ne nje menyre apo tjeter ajo ndjehet e pafuqishme te vecohet nga qendrimi i shteteve perendimore kunder pavaresimit malazez. Ndaj edhe duke mos qene ne realitet plotesisht dakord me nje Mal te Zi nen Serbine, ajo ka zgjedhur heshtjen si nje qendrim, ku ne mos i befte qejfin as Podgorices dhe as Beogradit, te pakten nuk i jep shkas as njerit dhe as tjetrit kryeqytet te akuzojne ate per anesi.
ARIAN LEKA