Mes referendumit dhe RFJ-së

Podgorica Apr 30, 2001

Gjukanoviqi fitoi, por kundërshtarët e tij nuk humbën. Zgjedhjet vërtetuan atë që dihej: divergjencat thelbësore të shoqërisë malazeze, edhe pse dominoi opcioni për Mal të Zi të pavarur. Mirëpo, zgjedhjet nuk dhanë përgjigje as për ardhmërinë e afërt të shtetit malazez as të RFJ-së.

AIM Podgoricë 24.04.2001.

Në orët e hershme të mëngjesit të 23 prillit, kur u shpallën rezultatet e para të zgjedhjeve të jashtëzakonëshme në Mal të Zi kishte një pamjt të çuditshme nadrealiste. Në Koalicionin “ Së bashku për Jugosllavinë” një disponim i kthjellët, në shtabin “Fitorja për Malin e Zi” - një heshtje e mundimshme.

Turmës së reporterëve të jashtëm atë mëngjes pa dyshim shumë gjera nuk u ishin të qarta: fitimtarët dukeshin si humbës, kurse humbësit -mbanin kokën lartë. I këtillë është Mali i Zi: Koalicioni “ Fitore për Malin e Zi” ka fituar, mirëpo nuk ka shkak të kremtojë, Koalicioni “Së bashku për Jugosllavinë” ka humbur, por ka pse të mos e mallkojë Zoti.

Përbërja e re e parlamentit malazez do të duket kështu: Koalicioni “Fitorja për Malin e Zi” (PDS dhe SPD) do të ketë 36 deputetë, Koalicioni “Së bashku për Jugosllavinë” (PPS, PP dhe PSP) 33, Aleanca Liberale 6, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike nga një.

Statistika e plotë zgjedhore duket e këtillë: Koalicioni “Fitore për Malin e Zi” ka fituar 42,05 përqind, Koalicioni “Së bashku për Jugosllavinë” 40,67. E treta në radhë është Aleanca Liberale e Malit të Zi (7,65 përqind), kurse dy partitë shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike hynë në parlament edhe pse fituan nga një për qind të votave të përgjithshme, duke iu falenderuar faktit që rregullativa zgjedhore mundëson që pjesa e territorit e përbërë thuaj ekskluzivisht nga Shqiptarët të ketë përfaqësuesit e vetë në parlamentin malazez.

Partia Popullore Socialiste e Momir Bullatoviqit ishte pranë kufirit të hyrjes në parlament: i mungonin gjithësej 700 vota. Edhe pse në tri njësi zgjedhore (nga gjithësej 1090) zgjedhjet do të përsëriten, vështirë mund të besohet se mund të sigurojnë ndonjë karrige në parlament. Me fjalë të tjera, Momir Bullatoviq ngadalë hiqet nga skena politike e Malit të Zi, së bashku me largimin e Sllobodan Millosheviqit, mentorit të tij politik.

Në orët e hershme të mëngjesit të gjithë vrapuan që të kremtonin. “ Ne jemi fitimtarë, sepse referendum nuk do të ketë”, vlerësoi Predrag Bullatoviq-i, kryetar i Partisë Socialiste Popullore.

“Bëmë një hap të rëndësishëm përpara, i cili në të vërtetë është hapi prej shtatë miljesh në ngritjen e ndërgjegjjes malazeze te qytetarët e Malit të Zi”, theksoi Milo Gjukanoviq, presidenti malazez dhe lider i Koalicionit “Fitore për Malin e Zi”.

Ndoshta të gjithë kanë të drejtë derisa rezultatet e zgjedhjeve të 22 prillit i shikojnë nga kënde të ndryshme? Me gjasë edhe kjo është njëra nga specifikat e zgjedhjeve malazeze dhe aktualitetit malazez.

Përveç testimit të forcave partiake këto zgjedhje ishin edhe zgjedhje plotësuese: për ardhmërinë e Malit të Zi në shtetin e përbashkët ose të Malit e Zi me pranim ndërkombëtar.

Rezultatet treguan për divergjencat thelbësore të shoqërisë malazeze. Në fund, pasi të analizohen rezultatet, raportet e forcave në parlamanetin malazez pasqyrohen ashtu siç janë: Mali i Zi - 57 përqind, Jugosllavia - 43 përqind. Sipas votave mund të jetë edhe kështu - 55:45. Në krahasim me rezultatet e para tre vjetëve blloku malazez mbase ka arësye të jetë i kënaqur: në janarin e vitit 1998 hulumtimet e opinionit publik tregonin se pothuaj gjashtëdhjetë përqind e qytetarëve përkrahnin idenë e RFJ-së të përbashkët, kurse tre vjet më vonë - domethënë në prillin e vitit 2001, - mbi 55 përqind u përcaktuan për pavarësinë e Malit të Zi.

Por ka edhe arësye për të qënë të kënaqur edhe në Koalicionin “ Së bashku për Jugosllavinë”. Përpos frikës që kishin, ata nuk kanë humbur bindshëm. Përkundrazi : në raport ndaj kundërshtarit kryesor kishin fituar gjithësejt vetëm dy përqind të votave më pak. Përveç kësaj, e mposhtën Gjukanoviqin në shumë qytete ku Gjukanoviqi tradicionalisht ka patur përkrahje të fortë - në Nikshiq, Kotor dhe Beranë.

Nga ana tjetër, Gjukanoviq-i dhe partnerët e tij të koalicionit pikërisht tani qëndrojnë përballë përcaktimit të vështirë. Pritën fitoren e cila do t'u mundësonte të formonin Qeveri të pavarur dhe të peshonin se vallë dhe kur do të shpallnin referendum. Fitorja doli tepër e ngushtë, kurse kulaçi qeveritar patjetër duhet të ndahet me Aleancën Liberale. Në do kohra të tjera raporti i votave Mali i Zi / RFJ (55:45) do të mund të gëzonte kreun e pushtetit malazez. Ndoshta pikërisht kjo e nxiti Zharko Rakçeviq-in, liderin e PSD-s që në mëngjesin e 23 prillit të deklarojë se si “është hera e parë që nga Kuvendi i Podgoricës më 1918, të fitojë Mali i Zi”.

Por, shihet se nuk është shumica e madhe, e cila mund të votojë pavarësinë malazeze. Dhe kjo do të ketë ndikesë të madhe në hapat e ardhshëm. Sepse, thënë më shkurt: pas zgjedhjeve të prillit Jugosllavia në Mal të Zi në“pikëpamje klinike” është e vdekur, mirëpo Mali i Zi nuk u “ringjallë”.

Analistët tani në radhë të parë vlerësojnë efektet psikologjike të zgjedhjeve. Për formimin e një koalicioni të madh edhe rezultati i arritur do të vlerësohej si “ fitore e madhe e opcionit malazez”. Këtë herë në shesh dolën të gjitha dobësitë e aktorëve politikë. Analizat e para tregojnë se brenda Partisë Demokratike Socialiste është bërë edhe një “pastrim”. Afër 15 deri më 18 mijë anëtarë të PSd-së me gjasë nuk kanë dëgjuar porosinë e udhëheqjes së partisë së vet dhe janë përcaktuar që votën t'ia japin për Koalicionin e përbërë nga PSP,PP, PPS, gjegjësisht për shtetin e përbashkët.

E këtillë ishte situata në terren. Në të vërtetë, edhe pushteti edhe opozita kishin ekipet speciale për mbikqyrjen e zgjedhjeve: aktivistët partiakë kishin kopjet e listave zgjedhore dhe kopjet e antarëve dhe ithtarëve të partive. Me një vështrim të numrit dhe identitetit të atyreve që kishin dalur një vlerësim orientues i suksesit mund të bëhej edhe para përfundimit të procesit zgjedhor. Sipas këtij vlerësimi, aty kah ora 20, kreu i PDS-së kishte lajme mjaft të mira: përparësia do të jetë nga 12 deri më 14 përqind në favor të tyre, plus tetë deri më nëntë përqind të votave të Aleancës liberale. Mirëpo pas numrimit të vërtetë të votave u konstatua se puna në terren - edhe para fushatës edhe gjatë procesit të votimit- nuk ishte kryer aspak ashtu siç duhej: “votat e sigurta” nuk ishin aspak të sigurta.

Tani vërtetohet se edhe projekti i fushatës propaganduese nuk ishte zhvilluar deri në fund. Kreu i PDS-së gjatë kohë hamendeshin a të shkonin deri në fund me rrëfimin për pavarësinë shtetrore ose të përforconin rrëfimin për të ndejtur në dy karrike të pavarura në Unionin e shteteve me pranim ndërkombëtar. Kështu edhe spotet propaganduese nuk ishin përgaditur me porosi të qartë, kështu që zgjedhësve u ishte lënë që “vetë të mendojnë” dhe të përcaktohen.

Pyetja së cilës liderët e PDS-së duhet t'i japin përgjigjje para vetvetes dhe të tjerëve është: në këto zgjedhje vallë “është pastruar” definitivisht trupi zgjedhor i kësaj partie ose ende ka hapsirë për t'iu shmangur kësaj?

Nga ana tjetër, në falenderim të ndërmjetësimit të pjesës së Koshtunicës, liderët e Koalicionit “Së bashku për Jugosllavinë” arritën që të tejkalojnë mospajtimet e brendshme partiake dhe lideriste. Fushatën e bënin vetëm me një porosi të vetme dhe të qartë: për të gjithë do të jetë më mirë nëse nuk përcaktohen për Malin e Zi të pavarur. Në pultin medial të ODS-ë në Beograd u dha ndihmë konkrete rreth përgaditjes së pankartave, transparenteve, spoteve propaganduese dhe fushatës në terren. Në Podgoricë vlerësojnë se inzhekcioni direkt financiar (që do të thotë pa përfshirë këtu ndihmën mediale nëpërmjet reklamave në mediat beogradase) sillej në plot gjashtëqind mijë marka.

Edhe pse Gjukanoviqi ngeli në fron, përvoja e ODS-ë në shkatërrimin dhe rrëzimin e pushtetit të Millosheviqit u tregua si një maqineri e mirë edhe këtë herë: ndihma e pushtetit të ri të Beogradit ishte e një natyre tjetër dhe shumë më efikase se sa ajo në kohën e Millosheviq-it kur Malit të Zi vazhdimisht i drejtonin kërcnime dhe kur për shkak të frigës nga Millosheviqi Gjukanoviqi mjaft lehtë e gjente strategjinë fituese. Politikanët kryesorë të Beogradit me gjakftohtësi kumtonin të gjitha pasojat e mundshme të ndarjes së Malit të Zi, duke e orientuar tehun e kritikës më së pari mbi “Politikën jo të arësyeshme dhe të pakuptimtë të Gjukanoviqit, e cila shpje kah destabilizimi i regjionit” ( V. Koshtunica). Ishte ky qëndrim i qartë pas përcaktimit të bashkësisë ndërkombëtare e cila kundërshtoi pavarësinë e Malit të Zi, ishin forca shtyse e Koalicionit “Së bashku për Jugosllavinë” që ngelja në RFJ zgjedhësve t'u prezentohej si zgjedhje e vetme e arësyeshme për ardhmëri më të mirë.

Sikur të ishte në pushtet, Koalicioni “Së bashku për Jugosllavinë” do ta kishte mjaft vështirë; sepse atëherë të gjitha dallimet thelbësore më lehtë do të dilnin në sipërfaqe. Kështu, duke qënë si opozitë e respektueshme ata ishin në situatë të mirë për t'i bërë opstrukcione Gjukanoviqit dhe pushtetit të ri të bashkuar me Aleancën Liberale.

Vështirë është të parashikohet: cili do të jetë itinerari i veprimeve të ardhshme. Gjukanoviq-i tani nuk është në pozitë të lakmueshme - bashkësia ndërkombëtare do t'i bëjë presion që ta anulojë referedumin, kurse opinioni publik por edhe vetë Aleanca Liberale që referendumi të mbahet sa më shpejt. Është poashtu e qartë se , edhe sikur fushata të jetë dukshëm më e mirë, blloku malazez nuk mund të llogarisë në më shumë se 58-60 përqind të votave të referendumit, edhe nëse nuk ka bojkot të tij. Në rast se partitë serbo-jugosllave angazhohen për bojkot atëherë vështirë do të mund të caktohej përqindja e vërtetë e ithtarëve të pavarësisë ndaj numrit të kundërshtarëve të këtij opcioni dhe apstinentëve. Bashkësia ndërkombëtare me siguri nuk do ta pranojë një situatë të këtillë të paqartë.

Megjithatë, sërish është i vështirë kthimi prapa i Gjukanoviqit edhe sikur të dojë: sidoqoftë opcioni që propagon ai ka pushtuar shumicën e asaj pjese të Malit të Zi që pret zgjidhjen e statusit të shtetit. Edhe vetë bisedimet me Aleancën Liberale do të jenë të mundimshme, sepse edhe liberalët ende nuk i kanë artikulluar qartë kushtet për të hyrë në qeverinë e ardhshme. Gjatë fushatës, por edhe gjatë viteve të kaluara, PDS-ja dhe LLMZ shpesh janë konfrontuar ashpër, pikërisht ashtu sikurse edhe liderët e partive të tyre Gjukanoviq dhe Peroviq. Tani duhet të bashkohen. Vallë munden dhe kah do t'ia mbajnë? Kjo është pyetja sëcilës duhet së shpejti t'i përgjigjen për vete dhe për të tjerët.

Pushteti i ri shumë lehtë, gjithçka mund ta ketë në duart e veta.. Ata kanë shumicën apsolute dhe në parlament mund të ushtrojnë pushtetin pa pengesë. Pikërisht ashtu si edhe në 14 komunat malazeze. Ndonjë rezultat spektakular referendumi, siç dihet mirë, vështirë se mund të realizojë. Kurse, Aleanca Liberale tërë fushatën e vet e orientoi dhe bazoi një një kartë të vetme: domosdoshmëria e referendumit të shpejt për statusin e shtetit. Ata tani opinionit duhet t'ia spjegojnë shkaqet se ende nuk është koha për këtë dhe se u nevojitet përgaditje disamujore në terren dhe përmes hyrjes në pushtet, ashtu që këtë ta realizojnë sëbashku me Gjukanoviqin të cilin deri dje e kritikonin për shtyerjen e referendumit.

Cili do të jetë pra programi i pushtetit të ri- të vjetër: referendumi më i shpejtë ose mbajtja e status kuos. Me gjasë edhe vetë Gjukanoviq-i tani për tani nuk ka përgjigje për këtë pyetje.

DRASHKO GJURANOVIQ