Kroacia e pershkuar me korrupcion
AIM Zagreb, 25.04.2001
Nëse në Kroaci polici i qarkullimit u ndalon me timonin në duar, për shkak se u ka zënë duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, përsëri mund të jeni mjaft të sigurtë se do të shpëtoni me gjysmën e dënimit të paraparë. Në rast se në kufirin shtetror u del përballë një doganier i mërzitshëm, kurse në bagazh keni një sasi jo të vogël sendesh që nuk doni t'i deklaroni, ju ende keni mundësi të rregulloni punën me kapon që u rri përpara. Dhe mos i radhitim tani të gjithë shembujt një nga një, sepse rregulli është i njëjtë: në rast se nuk dini si të shpëtoni nga mjekët, profesorët, gjykatësit, inspektorët, kontrollorët etj.etj të pakëndëshëm kroatë - jepuni njerëzve me kohë pak para ashtu jozyrtarisht dhe fshehtas, dhe do të kuptoheni fare mirë, sepse të këtilla janë rezultatet e hulumtimeve të agjencisë së njohur “Gallup” në bashkëpunim me Institutin për hulumtimin e kriminalitet ndërkombëtar të KB-ve.
Ky projekt është realizuar para disa ditësh dhe të gjitha të dhënat që janë pasqyruar në të tregojnë se Kroacia, si përbërje politike dhe si shoqëri e tranzicionit ekonomik, ka sharruar thellë në korrupcion. Është indikative ajo se këtu të anketuarit dhe të pyeturit rrallë herë pranojnë se si edhe vetë u kanë ofruar diçka disa nëpunësve shtetrorë, dhe kështu del se diç të tillë ka provuar çdo qytetar i dhjetë kroat. Mirëpo çdo të dytit i ka ndodhur të jetë vënë në sprovë nga polici ose doganieri. Çdo i treti vlerëson se ndërmarrja e tij në njëfarë mënyre i blen dhe korrupton bartësit e pushtetit lokal. Rreth 42 përqind të të anketuarve nga mesi i njerëzve afaristë, të cilët pa dyshim janë njerëz me përvojë, besojnë se në punët e pushtetit komunal dhe të zhupanive ka korrupcion të madh. Nga ana tjetër, vetëm një përqind e rasteve të korrupcionit, qofshin këta nga mesi i doganierëve ose policëve, janë të emruar dhe të paraqitur.
Kordinatori kryesor, pa dyshim jo aq i suksesshëm, i Programit Nacional të luftës kundër korrupcionit, Josip Kregar, bëri krahasimin e disa hulumtimeve të deritashme që kanë bërë organizata të ndryshme nga jasht, në të cilat ekzemplari, modeli apo mostra gjithnjë mund të tregohej në disa qindra të anketuar. Qytetarët kroatë korrupcionin e përjetojnë si një dukuri të përhapur, konstaton Kregar, dhe të rrallë janë optimistët që mendojnë se ai mund të zhduket. Opinioni shpesh dëgjon të ashtuquajturat arsyetime historike të përhapjes së korrupcionit, gjë që vërteton shkallën e lartë të relativizimit të tij, sqaron kordinatori i Programit nacional. Hulumtimet e paradokohëshme të Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Banka botrore, kanë zbuluar poashtu se në Kroaci mbretron një shkallë ende më serioze e korrupcionit të lartë, më saktë korrumpimi i funksionarëve të radhëve të para të pushtetit dhe të politikës së lartë në përgjithësi.
Një sqarim i “Gallupit” që vlen të shënohet - spjegon se si rezultatet e hulumtimit janë më të mira nga ato që janë pritur, kur të kemi parasysh bindjen e plasuar të mediave për gjendjen katastrofikeMirëpo, projekti i kësaj organizate përfshinte edhe shtatë shtete, kështu që konstatimi i fundit është krejtësisht i natyrës krahasimtare: Rumaninë, Hungarinë, Ukrahinën, Bjellorusinë, Rusinë, Bullgarinë dhe Lituaninë. Në ato shtete, vështruar në përgjithësi, i ashtuquajturi korrupcion administrativ është tepër më i madh se në Kroaci, kurse ai i larti është më i ulët. E dhëna që nuk bën të nënçmohet është se Zagrebi, në krahasim me shtatë metropolat e përmendura evropiane është më i sigurtë sa i takon kriminalitetit rrugor. Mirëpo duhet të kujtojmë, për shembull,se kryeqyteti i Kroacisë edhe para pesëmbëdhjetë vjetësh ishte shumë më i sigurtë se ç' është sot dhe , ishte më i sigurtë në jetën e përditshme se sa Bukureshti dhe Kijevi.
Mendimet për rezultatet e papritura optimiste të hulumtimeve, ndërkaq, megjithatë nuk na gëzojnë. Optimizmi këtu është vendosur në raporte konkrete dhe krahasime efektive, kurse sasia e pacaktuar e korrupcionit dhe kriminalitetit në Kroaci është me tepër se shqetësuese. Kulmi i kësaj gjendjeje, i cili, sipas disa statistikave, është arritur para tre-katër vitesh, krahasuar me vlerat e mira të vjetra, në ndërkohë nuk ka rënë ,edhepse duhej të bjerë. Para një viti e gjysmë ra pushteti i deriatëheshëm, pa dyshim mbështetja më e lartë e korrupcionit, poashtu u ndamë ende më shumë nga koha e luftës, si mbulesë e goditur për korrupcionin e bekuar politik. Disa komentatorë përpiqen që marrjen e rryshfetit nga nëpunësit e ulët ta arësyetojnë me standardin jetësor gjithnjë më të ulët, gjë që vërtet është shkaku i vjetër kryesor i korrupcionit në Rumani dhe Bjellorusi, mirëpo ai është vetëm shkaku fillestar i të keqes.
Siç dëgjuam nga Josip Kregar, Kroacia dallohet sidomos me shkallën e lartë të korrupcionit në kreun politik të shtetit. Por këtë nuk do të na e tregojnë hulumtuesit dhe kontrollorët e policisë dhe të gjyqit, por më shpesh shumica e njerëzve afaristë, të cilët kanë punë dhe kontakte me politikanët por që, me gjasë, nuk ndihen të obliguar që të tregojnë emrat dhe rastet konkrete. Shtresa shoqërore, të cilën e quajmë qytetarë të rëndomtë dhe që kanë standardin jetësor më të ulët shoqëror, në Kroaci mostër të shkëlqyer për korrupcion ka fytyrat e udhëheqësve të njohur politikë. Do të ishte një çudi e madhe sikur inspektorët dhe doganierët të mos korruptoheshin, kurse edhe ata dhe vetë qytetarët thellësisht janë të bindur në prishjen e thellë të pushtetit qeveritar. Mirëpo pse atëherë qytetarët e rëndomtë me aq dëshirë dhe vendosmëri votojnë për politikanët për të cilët janë të bindur se janë të korruptuar, nëse kemi parasysh faktin se nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër dhe atë se shoqëria megjithatë fiton udhëheqësit sipas gjendjes së vet? Nga shkaku se qytetarët e rëndomtë janë pajtuar që në heshtje të lidhin marrëveshjen e vërtetë shoqërore për korrupcionin (e ndërsjellë), derisa në anën tjetër të tavolinës nënshkrimin e kanë vënë politikanët kryesorë. Shpesh kemi rastin të dëgjojmë se si politikanët në pushtet gjatë zgjedhjeve të fundit me qytetarët bënë marrëveshje shoqërore për përparimin e përbashkët kah e nesërmja më e mirë, mirëpo kjo për fat të keq, nuk është e vërtetë. Një marrëveshje e tillë, lidhur për korrumpimin e pa penguar të dyanshëm nuk është asgjë tjetër, përveç se rrenë e madhe. Marrëveshja e mëparëshme, siç duket, ishte mjaft e suksesshme, kështu që në këtë qëndron shkaku që kjo e mëvonëshmja, nga fillimi i vitit të kaluar, nuk realizohet lehtë. Korruptimi i politikanëve qëndron në atë që edhe të sotshmit edhe të djeshmit në shumë gjera janë të njëjtë. Sepse, pushteti i sotshëm në atë të djeshmin merrte pjesë në atë mënyrë që as për së afërmi nuk bëri atë që mund të bënte që në favor të mirëqenies së përgjithëshme ta rrëzonte atë nga kulmi.
Kurse korruptimi i qytetarëve qëndron në atë që vite me rradhë kanë pranuar perverzionet e pushtetit të mëparshëm, deri në kohën që kryesorja e problemeve të shkaktuara ka shkuar në fitim të ndonjë grupi të vogël ose të shtetit fqinj në përgjithësi. Për çka Kroatët atëherë meritojnë që pushteti aktual të heq dorë nga korrupcioni i dobishëm ( i cili pasqyrohet p.sh. në provizionet e mëdha gjatë lidhjes së punës në nivele shtetrore)? Për asgjë. Dhe prandaj politikanët edhe shumë kohë do të pasurohen në shpinë të mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë, deri sa shumë kolegë të tyre në shtetet e ish blokut socialist do të ankohen që te ata nuk ka patur luftë. Prandaj qytetarët kroatë politikanët do t'i shohin gjithnjë mirë e më mirë, kurse edhe mitosja e nëpunësve të ulët do të bëhet diçka fare e rëndomtë. Më në fund, për këto shkaqe edhe shumë vjetë me radhë do të vlejë një aforizëm që godet në cak, sipas të cilit tragjedia greke është bazuar në mit(e), kurse ajo kroate në korrupcion.
IGOR LASIQ