Ushtria - shkaku me i ri per grindje
AIM Zagreb, 23.04. 2001.
Kaluan pesembedhjete muaj prej kur koalicioni i gjashte partive eshte ne pushtet ne Kroaci dhe qe pjesen me te madhe te kohes mirret me vetveten, kurse javeve te fundit - ekskluzivisht me vetveten. Nuk nevojitet ndonje perpjekje e posacme analitike qe te pasqyrohet kjo, sepse edhe opinioni me i gjere ka kohe qe kete e sheh me syte e vet. Derisa gjendja ekonomike dhe sociale ne vend vazhdon te jete teper e veshtire, pa shenja se qeveria ka ndermend te beje dicka ne kete drejtim, edhe me tutje vazhdojne perpjekjet e mundimshme rreth asaj se cili do te rrembeje resoret me atraktive shtetrore.
Kur eshte ne pyetje ministria e ekonomise, e zhvillimit, financave, mbrojtjes sociale dhe te ngjashmet, thuase nuk leviz asgje. Beteja zhvillohet nderkaq rreth ministrise se mbrojtjes, gjegjesisht ushtrise, puneve te brendeshme, gjegjesisht policise. Pushka kroate ka kohe qe ndodhet ne supin kroat, sic ciceronin ne fillim te nentedhjetave propagandistet e Tugjmanit, mirepo tani kur shefi i madh nuk eshte me, gjashte pasardhesit e tij kane hyre ne beteje te ashper cili prej tyre te ve ne sup ostragushen mitike kroate. Zgjedhjet e ardhshme lokale, te cilat do te mbahen me 20 maj, kesaj i kane dhene nje zgjerim me te fuqishem. Gjashte partite tani nuk fshehin se ne zgjedhjet e ardhshme nuk dalin aq per te marre nje numer te caktuar kolltukesh te prefekteve dhe zhupaneve se sa per te perforcuar pozitat e tyre ne nivel kombetar.
Prandaj fushata paraelektorale duket disi e cuditeshme. Nuk degjohen fjale te tilla si mund te degjohen ne zgjedhjet neper komuna, qytete dhe neper zhupanite, per ujesjellesa ose kanalizime, per tramvajet dhe hekurudhat periferike. Banoret e Zagrebit dhe te Splitit, por edhe te Pushca Bistres dhe Babina Gredes, duhet te animohen me temen hit te kesaj pranvere, dhe kjo eshte heqja e sherbimit te rregullt ushtarak dhe formimi i ushtrise profesionale. Marketing terheqes? Nuk ka me mire, kjo tingellon magjepshem ne vendin ne te cilin profesioni ushtarak asnjehere nuk ka qene i vleresuar shume lart ( pervec se - gje qe nuk pranohet me deshire - ne kohen e LNC-s). Per kete shkak ministri i mbrojtjes Jozo Radosh vrapoi qe te fitoje simpatine e zgjedhesve dhe propozoi qe obligimi per sherbimin e afatit ushtarak te nderpritet duke filluar nga janari i vitit 2002, domethene pas nja tete-nente muajve.
Mirepo, menjehere u ballafaqua me kundervenien e ashper te anes rivale, e cila vlereson se ne pikepamje profesionale ky eshte nje propozim plotesisht i deshtuar, propozim i rrezikshem, i pa menduar mire dhe vetem per ate qe Partia Social- Liberale e Radoshit te fitoje poena zgjedhore; pa menduar sa shtrenjte mund t'i kushtoje kjo fuqise mbrojtese te vendit. Ekzistojne fakte, ne te vertete, se profesionalizimi nuk e ben me te lire ushtrine, por ne te kunderten, e ben me te shtrenjte. Prandaj me heqjen e sherbimit te afatit ushtarak nuk mund te fillohet para vitit 2010 dhe se vetem naivet ushtarake mund te premtojne se kjo arrihet brenda nates. Kjo verejtje e ashper ka dalur nga Kabineti i shefit te shtetit, Stipe Mesiq dhe, meqe lidhur me zgjedhjet konflikti nderlidhet edhe me ceshtjet tjera thelbesore te ushtrise, konfrontimi vetekuptueshem eshte zgjeruar edhe rreth tyre. Te dyja palet po perleshen ashper sidomos rreth asaj se si te rregullohen marredheniet ndermjet pushtetit ushtarak dhe atij civil, teme kjo rreth seciles po thyhen shigjetat ne intervistat plot helm nga te dyja anet.
Ne tere kete ka aq shume teprime te ndersjella sa qe gjenerali Imra Agotiq, keshilltari ushtarak i Mesiqit, Radoshin, perndryshe nxenes i padiplomuar i shkolles ushtarake te Zagrebit, e shpalli plotesisht jokompetent. I eshte thene se ai si person ushtarak, i cili nje dite edhe mund te kthehet ne formacionin aktiv ushtarak, nuk eshte kompetent te polemizoje me ministrin, gjegjesisht me antarin e Qeverise, per ceshtjet politike. Radoshi shkoi aq larg sa qe nga Mesiqi kerkoi qe Agotiqin ta pensionoj per shkak te nderhyrjes aktive ne jeten politike, ashtu sic i pensionoi vitin e kaluar dymbedhjete gjeneralet, te cilet iu drejtuan opinionit me leter te hapur duke kritikuar pushtetin aktual.
Prapa gjithe kesaj, nderkaq, qendron vetem nje ceshtje : cili do te kontrolloje strumbullarin kryesor te ushtrise kroate, gjegjesisht Shtatmadhorine ne krye te se ciles ndodhet gjenerali Petar Stipetiq ( gje e cila, sic mendohet, edhe ishte njeri nga shkaqet e problemeve te tij te papritura me gjyqin e Hages, meqe mendohet te jete njeri nga pjesemarresit ne kete konflikt, te cilin kundershtaret duan ta zgjidhin). Ne grindjet rreth kontrollit te Komandes kryesore te Forcave te armatosura, te dyja anet dalin me pikepamje diametralisht te kunderta. Ministria e mbrojtjes me Radoshin ne krye vlereson se Shtatmadhoria e ushtrise patjeter duhet te jete nen mbikqyrjen e tij, gje qe vlen njekohesisht edhe per sherbimin informativ ushtarak SIS, derisa ushtria ne pergjithesi do te ishte nen mbikqyrjen e parlamentit dhe organeve kompetente te tij.
Presidenti i shtetit dhe ekipi i njerezve rreth tij nuk e pranojne kierarqine e ketille pushtet civil - ushtarak, duke u mbeshtetur ne bindjen se Kushtetuta shefin e shtetit e definon si urdherdhenes apo kryekomandant te ushtrise. Kjo atehere tregon se nen kontrollin e tij eshte edhe Shtamadhoria apo shtylla Kryesore dhe SIS,, kurse kontrolli i parlamentit nuk duhet ta ve ne pyetje vijen e drejte te komandimit president i Republikes - kryeshef i Shtatmadhorise. Kete mendim, ajo qe eshte me rendesi, e perkrah edhe vete Shtatmadhoria me Stipe Mesiqin ne krye, i cili ka pervoje mjaft te keqe me modelin e Radoshit, meqenese pikerisht ashtu ka qene organizuar ushtria kroate ne kohen e ministrit te ndjere Gojko Shushka.
Ne ate kohe Shtatmadhoria ishte nen ndikimin e tij te drejtperdrejte, edhe pse komandant suprem ishte Tugjmani, te cilit i pershtatej qe ustashizimi i pjeserishem por sistematik i ushtrise te behej jo nen egiden e tij por nen ate te Shushkos. Pa u merzitur per kete, Radoshi diteve te fundit nga pikepamja formale eshte futur ne fushate te fuqishme mediale rreth mbrojtjes se modelit te tij, kurse realisht te atij te vetit, te Radoshit. Tere kete e ka ashpersuar shume sidomos rreth ceshtjes se ndishme ne ushtrine kroate, ate te raportit apo marredhenieve te komandanteve ushtrake te cilet jane shkolluar dhe kane sherbyer ne APJ dhe me vone, gjate viteve 1991-1992, kane kaluar ne Ushtrine kroate, dhe te tjereve, te cilet, kryesisht pa arsimin ushtarak, kane perparuar ne te ashtuquajturen Lufte Atdhetare.
Vija e ndarjes midis tyre nuk eshte terhequr aq ashper, sepse edhe ndermjet ketyreve te fundit ka edhe ish eprore te APJ (Bobetko, Domazet), mirepo keta megjithate llogariten si "tanet", kurse Stipetiqi, ja, qenka "i tyre", edhe pse ai gjate luftes ishte njeri nga komandantet me te shquar, i cili hyri edhe ne betejat vendimtare luftarake ne Olluj, ne vitin 1995. E tere kjo atij nuk i ndihmoi aspak qe pala e Radoshit neper kuloare mos e shpall nje lloj "jugokomunisti" te maskuar dobet, kurse njeri nga ndihmesit e Radoshit, Zoran Batushiq, Stipetiqin dhe ndihmesit e tij te afert te UK ne nje mbledhje me eproret ne Knin i quajti "stalinista". Eshte me interes ketu te shenohet se Drazhen Budisha, shef i Partise se Radoshit, para do kohe deklaroi se e djathta radikale kroate shpirterisht ka ngelur ne Jugosllavi, mirepo si duket ate aspak nuk e shqeteson kjo qe ata kthehen jo vetem ne RFSJ por edhe ne RFPJ.
Edhe pse Batushiq-i mohoi epizoden e Kninit, Radoshi ishte i detyruar qe ate ta flijoje dhe ta nderroj, mirepo ashper e kundershtoi edhe hetimin intern te cilin kinse me ate rast e kishte ndermarre Stipetiq-i dhe kerkoi qe te vertetohet edhe pergjegjesia e tij, sepse, thekson ai, eshte palejueshme qe nje ushtar, madje edhe e nje shkalle te tille, te bej hetime ndaj nepunesit te larte civil te Ministrise se mbrojtjes. Keshtu konflikti arriti piken e vlimit dhe pas kesaj Mesiqi dhe Racani u takuan pas dyerve te mbyllura qe te zbutnin konfliktin kinse ndermjet njerezve "te vete", kurse ne te vertete- konfliktin ndermjet vete atyreve. Gazetareve nuk u dhane leje qe te hynin ne ndertesen ku mbahej mbledhja, mirepo kamerat televizive shenuan nje pamje cuditerisht te skajshme.
Te dyja palet rrinin perballe njera tjetres ne tryezen mjaft te gjate; pamje qe eshte mjaft tipike per takime skuadrash te ndryshme nderkombetare, keshtu qe edhe nga kjo zbulohej se aty nuk behej fjale per dofare marreveshjesh te partnereve ne pushtet. Kjo me shume u ngjante bisedave te mundimshme, gje qe, shikuar prej anesh, shfaqeshte si dic e cuditeshme. Aq me shume kur dihet se pas bisedave te tilla rendome dilet me ndonjefare kumtese, kurse kesaj radhe - asgje. Heshtje, e cila nuk shfaq fare shprese se grindjet jane kah fundi.
MARINKO CULIQ