Venie rregulli ne mediat elektronike

Sarajevo Apr 26, 2001

Denime per tejkalim, mirepo nuk dihet shpejtesia e lejuar

AIM Sarajeve, 23.04.2001.

Agjencia Qendrore Rregulluese ( AQR) ne BeH, ose ish Komisioni i Pavarur per Mediat (KPM) e perfundoi procesin e konkurimit per leje me kohezgjatjeje prej 2 deri me 5 vjet, per te parin nga 13 regjionet ne aq sa eshte ndare tere shteti, ekskluzivisht ne baze te topografise. Keshtu qe nga 62 aplikimet apo kerkesat ( 19 stacione televizive dhe 43 radiostacione), lejet apo licencat per pune afatgjate i fituan vetem 20 media, nga te cilat 5 publike dhe 15 private, respektivisht kater televizive dhe 16 radiostacione. Nga ky numer - nje stacion televiziv dhe dy radiostacione fituan leje per te mbuluar tere regjionin e Tuzlles, kurse tre televizione dhe 14 radiostacione per mbulim te pjeserishem te ketij regjioni. Pas kalimit te afatit per ankesa, gjate te cilit 15 stacione shprehen pakenaqesine e vet, leje e fituan edhe tre media te tjera elektronike.

Derisa mediat e printuara dolen me komentet " Rruajtje e vertete dhe spastrim i madh", ato elektroniket ishin mjaft te permbajtura - te frikesuara per lejet te cilat AQR duhet t'ua leshonte. KPM (Komisioni i Pavarur per Mediat), perndryshe, eshte themeluar me 11 qershor te vitit 1998 ne perputhje me vendimin e Perfaqesuesit te atehereshem te larte Carlosa Westendorp. Meqe deri atehere nuk ekzistonte kurrfare evidence e sakte rreth asaj se sa media vepronin, cfare frekuencash shfrytezonin, kush i financonte, cfare programi emitonin e tjere, AQR pranoi detyren dhe mandatin qe te vendos dhe caktoje rregullat e punes se mediave elektronike, te nivelizoje shkallet teknike te stacioneve ( nje numer i caktuar ende perdore emitues apo sinjaldhenes dhe linke te bere me dore), spektrin e frekuencave - ate pjese qe shfrytezojne aparatet mediale ne perputhje me standardet evropiane; pastaj te caktoje mekanizmat sanksionuese per mosrespektimin e rregullave te caktuara, si edhe ne menyre periodike te kontrolloje te gjitha mediat dhe te jap ose marre lejet per pune. AQR gjate tre vjeteve te kaluar, me se pari "ka incizuar" gjendjen (numrin e mediave) dhe ka publikuar regjistrin, gjegjesisht listen komplete te mediave private dhe shoqerore; pastaj ka dhene, ne dy faza, leje te perkoheshme afatshkurtera. Njekohesisht eshte perpiluar edhe nje numer i madh kodeksesh dhe rregullash lidhur me redaktimin e programeve, respektimin e te drejtave te autorit, qendrimin e mediave ne periudhat parazgjedhore, reklamimin, sponzorimin Ne fillimin e marsit te ketij viti KPM, respektivisht tani AQR - Agjencia Qendrore Rregulluese, startoi edhe me dhenien e lejeve afatgjate me qellim qe t'u mundesohet puna atyre qe jane me kualitativ dhe me te cmuar ne bashkesite te cilat "i mbulojne" me sinjalin e vet. Eshte me rendesi te theksohet se numri i caktuar i lejeve qe do te ndahen nuk eshte caktuar prej me pare, mirepo, gjykuar sipas regjionit te Tuzlles, numri i tyre do te jete mjaft me i vogel se i tanishmi.

Stacionet qe kane ngelur pa leje kane per detyre qe 14 dite pas shpalljes se vendimit te AQR te nderpresin emitimin e programit, me ate qe perseri mund te aplikojne pas perfundimit te procesit ne te gjitha 13 regjionet. "Stacionet te cilat kane ngele pa leje mund te vazhdojne te prodhojne programe per shtepite tjera", tha zedhenesja e AQR, Zinada Baboviq, ne mbledhjen e paradokoheshme me gazetaret. Ne pyetjen se cfare do te behet me gazetaret te cilet me kete vendim do te ngelin pa pune, ne AQR thone se ata jane vetem trup rregullator, i cili gjate mandatit te vet nuk ka komponenten sociale, por se do te perkrahe " cdo akcion konstruktiv ne drejtim te sigurimit te vendeve te punes per gazetaret te cilet do te goditen nga keto vendime".

Procesi i dhenies se lejeve ne regjionin e pare ne opinion eshte vleresuar kryesisht si "jotransparent dhe inkonsekuent", dhe ka perfunduar edhe me doreheqjen e njerit nga antaret e AQR-s (Srgjan Dizdareviq, kryetar i Komitetit te Helsinkut per te drejtat e njeriut ne BeH), me paralajmerimin e doreheqjes se antarit te dyte (Mehmed Husiq, kryetar i Unionit te gazetareve te pavarur ne BeH), me letren e pakenaqesise te cilen ombdusmani federal per mediat, Mehmed Haliloviq, ia drejtoi kryetarit te Keshillit te AQR dhe paralajmerimin e disa mediave qe kane ngelur pa leje se do t'i ankohen Pallatit per te drejtat e njeriut ne BeH, Keshillit te Evropes, Gjyqit nderkombetar te drejtesise ne Strasbur, Reportereve pa kufinj, Keshillit per mbrojtjen e gazetareve. Ka poashtu edhe reagime ne te cilat disa media thone se nuk do t'i respektojne vendimet per mbylljen e stacioneve.

Per shume nga ata qe kane vleresuar proceduren ne regjionin e Tuzlles nuk eshte i diskutueshem numri i atyreve qe kane fituar "drite te gjelber", porse menyra se si eshte arritur deri te ajo, te leja. Ne cfare menyre, per shembull, AQR i ka vleresuar radiostacionet dhe stacionet televizive? Separi ka vleresuar kualitetin e programit per te cilin mund te fitohen me se paku12 pike nga 20 piket e mundeshme, pastaj konstrukcionin financiar ( nga 10 piket e mundshme mund te fitohen sepaku 6 pike) dhe operimet teknike (nga 10 maksimalet - me se paku 6). "KPM, gjegjesisht AQR, askujt dhe ne asnje menyre nuk guxon t'ia "mbuloje" poenat" spjegojne ne AQR. Keshtu, si nje shembull i vecante, RTV Zenica ne regjionin e Tuzlles ka ngelur pa leje vetem "per mungese" te nje pike nga operimet teknike - nuk eshte e qarte se ne cfare menyre i kontrollojne sinjalet- edhe pse ka fituar madje 19 pike ne pjesen programore dhe 6,5 ne sekcionin financiar. Verejtjet qe arrijne nga mediat qe kane ngelur pa lejet e punes jane te shumta dhe te llojllojshme. Ne materialet qe u jane derguar stacioneve sebashku me me formularin aplikativ jane paraqitur tabelat ne te cilat ne menyre te sakte eshte shenuar sa pike fitohen nga ndonje detaj lidhur me operimet teknike ose afarizmin financiar te stacionit si ndermarrje, por me se paku eshte e qarte ajo qe eshte me interesante dhe me e rendesishme- ne cfare menyre vleresohet kualiteti i permbajtjeve programore? "Kjo eshte sikur t'u denojne per shkak te tejkalimit te shpejtesise, por kur pyetni cila shpejtesi eshte e lejuar, askush nuk di t'u pergjigjet", thot njeri nga te angazhuarit e larte te bashkesise nderkombetare, i cili ne detyrat e pershkruara e ka edhe analizen e punes se KPM/AQR-s. Ne AQR poashtu vertetojne se eshte " e pamundur qe te vendos mosobjektiviteti i dikujt, gjegjesisht animi. Dhjete njerez punojne ne analizimet e programeve. Mediat na i sjellin incizimet e programeve te tyre per dy dite - per nje dite te punes dhe nje te uikendit dhe kjo - sipas percaktimit te tyre. Analistet e analizojne programin sipas segmenteve, dhe, pas kesaj, ne mbledhjen e perbashket te grupit programor mblidhen shefat e njesive dhe arsyetojne vleresimet qe kane dhene. Vendimi definitiv sillet ne mbledhjen e perbashket ne nivelin me te larte", spjegon zedhenesja Baboviq.

Nga sa u tha me siper, ajo qe ne tere kete shfaqet si problem i madh eshte fakti se AQR nuk ia ka ofruar argumentimin per te gjitha stacionet tere opinionit, mirepo as edhe te gjitha stacionet te cilat konkuruan nuk moren arsyetime te mjaftueshme dhe te qarta, te sakta dhe te hollesishme. Keshtu p.sh. informata per opinionin e gjere u dha si nje lajmerim i thate ne te cilin u numruan emrat e atyreve qe fituan dhe te atyreve qe nuk fituan lejen. Sipas informatave jozyrtare, ne KPM/ AQR jane frikesuar mos valle stacionet te cilat duhet te vleresoheshin programin e tyre mos e "frizonin" dhe pershtatnin sipas udhezimeve te tyre. Si do qe te jete, nuk shihet qarte se edhe pergjegjesit e stacioneve qe konkuruan valle i kane lexuar si duhet dhe hollesisht rregullat te cilat definojne segmentet e pergjegjesise se mediave dhe spjegojne detyrat, te drejtat dhe mundesite, gje qe do te thote se nuk i kane plotesuar ne menyre gjegjese dhe adekuate aplikacionet e tyre.

Duke u mbrojtur nga akuzat per jotransparence, te punesuarit ne KPM/AQR vertetojne se cdo qytetar i BeH (dhe me gjere) mund te vije kur te doje dhe te kerkoj fajllin e cilitdoqofte radiostacioni apo stacioni televiziv dhe korrespodencen komplete ndermjet AQR dhe stacionit perkates. Nuk mund t'i epet vetem pjesa e informates lidhur me afarizmin financiar te stacioneve private - sepse kjo eshte fshehtesi e punes se tyre. Mirepo, eshte e qarte se kete qytetaret nuk e kane ditur: "Kur e ftuam opinionin qe te na drejtohet, pasoi heshtje e pergjithshme. Mirepo kur u pa se nga 62 radio dhe tv stacione qe kishin konkuruar per regjionin e Tuzlles lejen e fituan vetem njezet, na vershuan me letra, verrejtje, sugjerime dhe vleresime te ndryshme", thot Babovicka. Keshtu flitet kinse ka reaguar edhe ndonje organizate e Vatikanit, kurse Frans Liberasion shkroi tekste te gjata, vertete mjaft te pabazuara, per lavd te Studio 99 te Sarajeves, i cili nuk fitoi leje ne regjionin e Tuzlles Domethene, te gjithe mund te shkruajne, te kerkojne, gje qe eshte njera nga detyrat e mediave - nese konzumentet u drejtojne ndonje verejtje per punen e tyre, ata duhet ta ruajne dhe t'ia bashkangjitin dokumentacionit te vet. Kaq rreth transparences, mirepo kur behet fjale per aresyeshmerine e parimeve - ne kete drejtim fitohet pershtypje se edhe KPM/ AQR ngelin pa argumente. ----Pese stacionet e para lejet i fituan ende pa u shpallur konkursi. Keto jane: Radio M e Sarajeves,ose "media e pare private ne Ballkan", TVX sarajevase ( pa asnje minut program te vetin dhe pa te punesuar), ATV e Banjallukes, TV AMNA e Teshanjit dhe RTV 078 e Llaktashit - domethene ata qe pergadisin kontribute per OBN. Keta pese stacione, mbase per koincidence, lejet i fituan pothuaj ne te njejten kohe kur Gavrilo Bobar ( biznismen nga Bjelina, i cili nje kohe sponzoronte nje grup te madh te organizates IMC, Radio BOBAR-i ne Bjeline i cilit fitoi lejen per nje pjese te regjionit te Tuzlles) paralajmeroi blerjen e tere OBN-s. Mirepo pasi Bobar-i hoqi dore nga blerja dhe u shpall konkursi per Tuzlla - OBN si "subjekt i pavarur", atij leja nuk iu dha! Me vone, shtepite kulmore informative PBS, RTV FBeH dhe RTRS "porsa te perfundojne proceset aktuale te transformimit, lejet do t'i fitojne pa konkuruar, ne kushte te njejta sikurse stacionet tjera", paralajmerojne ne KPM/AQR duke spjeguar se me lehte eshte qe keto stacione te perpunojne programet e veta duke i pershtatur sipas kerkesave dhe rregullave te tyre se sa qe, ndoshta, te mos fitojne lejen. Ketyre stacioneve krahas ketij koncesioni dhe mjeteve te cilat i fitojne nga buxhet si media publike, tani edhe koha per reklame te paguar u zmadhohet nga kater ne dhjete minuta ne ore.

Edhe disa shembuj te tjere per ilustrim: radio-stacionet Kairo dhe Vesta aplikuan per here te pare, pa program eksperimental dhe cdo gje tjeter - Vesta fitoi lejen si medie private (sipas njohurive jozyrtare- behet fjale per medie, e cila starton me te hollat e organizates humanitare suedeze e afert me ish drejtorin e KPM Crister Thelin), kurse Kairos nuk i jepet leje. Te shumte jane ata qe vene pikepyetje edhe mbi vendimin se si ka fituar lejen stacionit Soli ( i "proviniences kroate" me program me numer te madh oresh te riemituar nga Radioja kroate). Te tjeret, nga ana tjeter, pyesin pse valle TV FS3, stacion komercial privat me 12 vjet pervoje nuk fiton lejen, me aresyetim kinse programi i tij "nuk eshte aq i llollojshem", kurse radio Sloboda sepse "nuk ka lajme lokale". Ne te dyja rastet behet fjale per stacione pronaret e te cileve ne pronesi kane edhe nga nje medie tjeter - TV FS3 ka Front slobode, kurse Sloboda - Radio Kameleonin. Komenti mbeshtetet ne dilemen se KPM/AQR i frikesohet pushtetit te madh te nje personi ose nje grupi njerezish!"

Megjithate dhe perpos te gjithave, ne vendin ne te cilin nuk ndodh asgje e rendesishme pa gishtin e ndonjerit nga bashkesia nderkombetare, edhe ekzistenca dhe nevoja per KPM, gjegjesisht AQR eshte dic relative. Nje kohe ne BeH mund te emitonte program per lagjen e vet dhe dy lagje te aferme, te fliste cka deshironte dhe si te deshironte, pa mos respektuar kurrfare standardesh dhe rregullash, secili qe dinte te beje radioemitues prej tre tranzistoresh dhe nje diode.. Keshtu per shembull

  • Radio Boston-i nga Sanski Most para disa vitesh i celi mikrofonat per degjuesit per me teper se 100 ore pa nderprere, duke promovuar qendrim jashtezakonisht agresiv nacionalist; poashtu edhe radiostacioni musliman sarajevas Radio Hayat programin e tij dikur e mbyllte me thirrjet per tubime publike dhe pothuaj lincim te cdo gjeje joboshnjake). KPM/AQR, para se gjithash, provuan te vene rregull - te incizojne gjendjen, te vene rend ne percaktimet dhe normat teknike dhe ne aspektin e respektimit te rregullave per shfrytezimin e spektrit te frekuencave, me vone shkuan nje hap me tutje - venie rendi ne redaktimin e programit, respektimin e te drejtave te autorit (ne BeH nuk ka ligj per kete), si edhe per kohen, gjatesine dhe rregullat e reklamimit Hapi vijues i metejshem duhet te ishte zvoglimi i numrit te mediave ne jo me shume se
  1. Mirepo, me gjase, as AQR nuk eshte e vetedijshme per fuqine dhe pergjegjesine te cilen posedon, as qe edhe mediat jane te ndergjegjshme per obligimet e tyre qe dalin nga te gjithe kodekset, rregulloret dhe autorizimet e AQR-s. Sido qe te jete, njeri nga regjionet duhet te ishte i pari dhe te tregonte tera te metat dhe leshimet e te gjithe pjesemarresve ne kete proces, dhe tani te pritet se si e tere kjo do te zhvillohet te te tjeret.

RUBINA CENGIQ