Si shpenzohen parate e te obliguarve tatimore ne Serbi

Beograd Apr 26, 2001

Sa kushton cirku parlamentar?

AIM Beograd, 23.04.2001.

Cdo dite seance e parlamentit serb te obliguarve tatimore u kushton mesatarisht mbi 11 mije marka. Kete te dhene e beri te njohur shefi i grupit parlamentar i DOS-it, Cedomir Jovanoviq, duke apeluar qe mbledhjet parlamentare te Serbise te mos e nderpresin punen e seances deri sa te mos e aprovojne tere pakon e ligjeve tatimore. Mirepo ideja e politikanit te ri nuk hasi ne mirekuptim jo vetem te deputetet e opozites, por edhe ne radhet e grupit te vet parlamentar.

Derisa gjate rrjedhes se seances se fundit te Parlamentit te Serbise radikalet benin shfaqje para parlamentit duke mbrojtur me trupat e tyre nga kamerat e shumta televizive xhipin e vjedhur te blinduar, (dhurate per radikalet nga ish kryesia e policise serbe) cmimi i te cilit vleresohet ne 600.000 DM, deputetet e Partise se Bashkimit Serb (Partia srpskog jedinstva) thirreshin ne ate se " te lodhurit nuk mund te jepnin kontributin e vet te plote ne punen per aprovimin e ligjeve te rendesishme per qytetaret", kurse shefi i grupit parlamentar te Partise Socialiste Serbe, Branisllav Ivkoviq, akuzonte DOS-in se " don te shfrytezoje mungesen e radikaleve ne karriget e deputeteve dhe keshtu lehte e shpejte te votoj zgjidhjet e propozuara ligjore me te cilat ende me shume rrjepet lekura e shpines se popullit dhe mbushen xhepat e pushtetmbajtesve dosovist", deputetet e shumices parlamentare nuk kishin ardhur ne numer te mjaftueshem ne vazhdimin e seances. Kryetarit te kuvendit Dragan Marshican nuk i mbetej gje tjeter perpos qe vazhdimin e saj ta caktoje per te nesermen.

Radikalet vendimin e tij e priten me te qeshur duke u pergaditur qe per vazhdimin e seances se nderprere te zbatonin taktiken me anen e seciles, pas shume perpjekjeve paraprake te obstrukcionit, te pamundesonin punen e parlamentit. Rolin kryesor kete here e luajti deputetja e SRK-s nga Kragujevci, Natasha Jovanoviq, e cila, pa zgjedhur fjalet, iu versul DOS-it dhe deputeteve te tij, Qeverise dhe ministrave dhe, pasi e larguan nga mbledhja, u ule ne mesin e grupit te deputeteve te radikaleve te cilet u perpoqen te pengojne siguruesit e parlamentit qe mos e largonin deputeten nga salla. Kryetari i parlamentit shfrytezoi nderprerjen e mbledhjes qe te "ftoheshin kokat", mirepo ftohja duhej te zgjaste disa dite.

Shfaqja, te cilen e inskenuan javen e kaluar radikalet dhe i pari i tyre Vojisllav Sheshel, parashtroi nje liste te gjate pyetjesh lidhur me punen e ardhshme te parlamentit serb, para te cilit, per nje afat te shkurter, renditen per shqyrtim rreth 200 ligje te nevojshme per Serbine, e cila, sic i ishte premtuar popullit, ka filluar ndryshimet. Per dy seanca ose per tete dite pune deputetet kane arritur qe te votojne dhe miratojne vetem 9 dispozita, kurse per seancen ne vazhdim para tyre qendrojne edhe 16 akte ligjore. Ne rast se per nje akt nevojiteshin mesatarisht ndermjet nje dhe dy dite, atehere aprovimi i nje akti te obliguarve tatimore u kushton deri me 22 mije DM, ose po aq sa jane190 pensione mesatare ose 164 rroga mesatare. Me fjale te tjera, shpenzimet per aprovimin e nje akti jane te barabarta me ndihmen te cilen do te mund ta merrnin 1400 punetore te "Zastaves", te cilet,sic dihet, ka vite qe nuk punojne. Duke qene se deri ne pushimet e veres para deputeteve qendron detyre qe krahas ketyre 16 te aprovojne se paku edhe 60 ligje te tjera, kjo atehere do te thot se deputetet duhet te bejne seanca sepaku edhe sa 152 dite pune dhe e tere kjo do te kushtonte 1.773.232 marka gjermane. Ne rend dite kane arritur ato me nga njeqind nene, keshtu qe fare pak eshte e besueshme se koha mesatare per sjelljen e nje akti nuk do te zgjatet sepaku edhe per nje dite. Sipas kesaj qe shenuam deputetet do te duhej te punonin pa pushim 45 jave, kurse deri ne pushimet e veres kane ngele vetem 10 jave jo te plota. Kjo pune atehere do te kushtonte se paku plus 886.616 marka gjermane, gjegjesisht aprovimi i nje ligji do te kushtonte gjithesej mbi 2,6 milione DM, gjate se ciles, fatkeqesisht, nuk jane llogaritur shpenzimet e mbledhjeve te grupeve dhe te keshillave parlamentare, rrogat e 65 te punesuarve me kohe te pacaktuar neper keshilla dhe komisione, shpenzimet e telefonave te tyre celulare, rrogat e deputeteve, shujtat, shpenzimet e udhetimit dhe vendosja ne hotel per deputetet, te cilet nuk jane nga rrethina e Beogradit.

Keto jane shkaqet per njeren nga pyetjet kyce qe eshte ajo se si mund te evitohet perseritja e ngjarjeve te padeshirueshme ne parlamentin serb dhe puna e kuvendit te behet me frutdhenese. Njera nga pergjigjet me te thjeshta eshte, pa dyshim, qe " te pershtaten apo edukohen radikalet", gje qe nuk eshte ceshtje aq e lehte ne situaten kur shumica parlamentare perpiqet me cdo kusht qe te mos marre mbi vete epitetin e jodemokrateve duke i ndaluar radikalet dhe nje pjese te deputeteve te SPS qe tere punen rreth ndryshimeve te sistemit ta bejne te pakuptimte. Duke shfrytezuar institucionin e propozimit te amandamenteve, deputetet e opozites, me perjashtim te perfaqesuesve te SSJ, shpesh here perpiqen qe, duke propozuar ndryshime krejtesisht te paaresyeshme, te shfrytezojne mundesine qe te dalin ne foltore dhe para tv kamerave te flasin per cdo gje qe t'ju kujtohet.

Ekziston pershtypje e pergjithshme se po vazhdon pervoja e vjeter e dhunes verbale te pakices ndaj shumices. Nese vazhdohet po me ate dinamiken me te cilen jane aprovuar, perkatesisht ndryshuar dhe refuzuar disa dokumente te mepareshme, dhe ajo se per disa permiresime te pjeserishme dhe te jo aq cilesore jane shpenzuar madje 16 ore pune, atehere del se Kuvendi i Serbise as edhe brenda nje viti nuk do te arrije te sjelle qofte edhe nje dokument prej njeqind nenesh!

Sado qe mund te duket apsurde, pergjegjesia me e madhe per ardhmerine e jetes parlamentare ne Serbi bie mbi DOS-in. Para se gjithash, me kurrfare aresyetimesh ky koalicion nuk do te guxoje qe te sjelle ne pyetje punen e kuvendit. Parakusht i pare per kete eshte qe deputetet e DOS-it ne cdo cast dhe patjeter duhet te jene ne sallen e kuvendit, keshtu qe te sigurojne kuorumin, i cili nuk duhet te vije ne pyetje kurrsesi. Arsyetimi qe te behet kalkulim me numrin e deputeteve te pranishem te DOS-it, ne menyre qe keshtu te zvoglohen shpenzimet ne krahasim me shpenzimet qe krijohen per shkak te opstrukcionit te parlamentit ose me pamundesine qe ai te punoje deri sa eshte e nevojshme, eshte i papranueshem ne kushtet ekzistuese ne parlamentin serb.

Nuk do te ishte keq te perkujtohet nje pervoje nga puna ne te kaluaren. Ne do kohra dic me normale organet e kuvendit ishin ato ne te cilat harmonizoheshin qendrimet e deputeteve me ato te qeverise si propozuese dhe keshtu ne seancat e parlamentit shkohej pasi te arrihej njefare pajtueshmerie paraprake. Qeveria mirrte pjese aktive ne ndryshimin e propozimeve te veta duke pranuar disa nga amandamentet te cilat ishin te aferta me propozimet e saj. Ajo qe atehere nuk ishte kurrfare pengese, tani paraqitet si problem qe pengon. Shkaku eshte i kuptueshem: qellimi i amandamentit nuk eshte qe te permiresoje zgjidhjen e propozuar ligjore, por qe para kamerave televizive pala qe e propozon te siguroje ndonje poen politik per vete. Kthimi i punes ne keshillat e autorizuara presupozon qe ne ato organe duhet te perfshihen njerez te profesionit dhe jo te perkatesise politike.

Atehere nuk do te na ndodh ajo qe po na ndodh sot: prodhuesit bujqesore, sipas urdherit te partise, te propozojne dhe spjegojne amandamentet nga lemi i shendetesise, ekonomistet nga kultura, juristet nga bujqesia. Keshtu parlamenti nuk do te ishte loder ne duart e ndonje partie, as edhe e ndonje maqinerie te rastesishme votuese, e cila cvlereson parlamentarizmen dhe e shnderron ne cirk ashtu sic eshte rasti i siperm. Dhe dihet mire se sa u kushton tere kjo te obliguarve tatimore.

TATJANA STANKOVIQ